ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 02.08.2020

Kryeministri Hoti infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri. Në një postim në Facebook, Hoti tha se nuk ka simptoma, “përveç një kolle të lehtë”, duke shtuar se do të izolohet për dy javë. Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa... Читать дальше...

Diaspora më “dorëlirë” gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Linda Zejnullahu, rreth 25 vjeçe, që jeton në Komunën e Shtimes, me vite të tëra pranon mjete financiare nga xhaxhai i saj i cili jeton në shtetin e Gjermanisë, të cilat i shfrytëzon për shkollim. Kjo ka vazhduar edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. “Mua personalisht më ka dërguar para për shkollim deri në 100 euro në muaj. Gjatë kohës se pandemisë i ka dërguar para edhe familjes sime, 300 euro në muaj. Paratë i ka dërguar vetëm për qejf, pasi unë dhe disa familjarë punojmë në Kosovë”, tha Linda. Читать дальше...

Studiuesit rusë thonë se do të nisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 në muajin nëntor

Evropaelire.org 

Studiuesit e njërës prej dy vaksinave potenciale që po zhvillohen në Rusi, kundër koronavirusit, thonë se po presin miratimin e autoriteteve për vaksinën e tyre dhe se po planifikojnë që të nisin prodhimin e saj në muajin nëntor.  Këto pretendime të institutit shtetëror Vektor, janë në kundërshtim me disa paralajmërime të zyrtarëve rusë se një program i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19 – që e shkakton koronavirusi –  do të nisë në tetor. Drejtori i përgjithshëm i Institutit kërkimor shtetëror Vektor... Читать дальше...

Bie interesimi i qytetarëve të Maqedonisë së V. për marrje të kredive

Evropaelire.org 

Bankat Komerciale në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se edhe pse kanë lehtësuar kushtet për marrjen e kredive, interesimi qytetarëve për të marrë kredi ka shënuar rënie. Në një anketë të realizuar nga Banka Popullore, 58 për qind e bankave komerciale janë shprehur se ka pësuar rënie të konsiderueshme interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, përkatësish është shënuar rënie neto e kërkesës për kredi në sektorin e amvisërive. “Rënia neto e kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë është... Читать дальше...

Mbi 400 pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK dhe spitale

Evropaelire.org 

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale rajonale po trajtohen 448 pacientë, të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale. Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, përkatësisht 104 pacientë. Ndërkaq, sa i përket spitaleve rajonale... Читать дальше...

Kosovë: 13 të vdekur dhe 245 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 13 persona me koronavirus kanë vdekur dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 245 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19. Rastet e reja me koronavirus, dalin pas testimit të 468 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 249, ndërkaq një ditë më parë kjo shifër ishte 236. Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri... Читать дальше...

Frika nga pandemia, autobusët përdoren më pak për pushime

Evropaelire.org 

Pandemia ka goditur sektorin e transportit duke u shkaktuar shumë humbje kompanive që bëjnë bartjen e pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Një nga këto kompani është edhe Sharr Travel. Pronari i saj thotë se gjatë kohës së pandemisë ka humbur rreth një milion euro.

Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga Policia e Shqipërisë

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL. Haradinaj-Stublla tha se është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj, se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ai ishte ndaluar për verifikim. Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës... Читать дальше...



Policia arreston katër persona dhe mbyll pishina e lokale për mosrespektim të masave

Evropaelire.org 

Në Gjakovë, Rahovec dhe Skenderaj, Policia e Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar persona që nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit dhe po ashtu ka mbyllur lokale. Sipas raportit 24-orësh të policisë, në Gjakovë, në katër raste të ndara, janë arrestuar katër persona, të cilët kishin organizuar ahengje familjare. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka ndaluar të gjitha tubimet publike... Читать дальше...

IKSHPK bën thirrje për kujdes ndaj virusit të Nilit Perëndimor

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në Kosovë, sipas këtij Instituti, nuk është shfaqur asnjë rast me këtë virus. Sipas IKSHPK-së, virusi i Nilit Perëndimor – që transmetohet kryesisht te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave – mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit. “Sëmundja serioze mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat... Читать дальше...

Rusia planifikon të bëjë “vaksinim në shkallë të gjerë” kundër COVID-19 gjatë muajit tetor

Evropaelire.org 

Rusia planifikon që të zbatojë “vaksinim në shkallë të gjerë” ndaj koronavirusit në muajin tetor, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko. Duke folur për gazetarët, Murashko shtoi se mësuesit dhe punëtorët shëndetësorë do të jenë prioritet në këtë program vaksinimi. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje rreth vaksinës apo këtij programi të vaksinimit. Më herët gjatë javës, agjencia e lajmeve Reuters, duke u thirrur në një burim anonim, raportoi se vaksina e parë potenciale... Читать дальше...

Gucati: Policia e Shqipërisë, me kërkesën e Serbisë, ka ndaluar një veteran të UÇK-së

Evropaelire.org 

Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi që Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin. Читать дальше...

Çekia regjistron mbi 100 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Republika Çeke, në orët e vona të 1 gushtit, njoftoi se ka regjistruar 125 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 16,699. Autoritetet çeke njoftuan po ashtu se janë 4,729 raste aktive, 11,587 persona janë shëruar dhe 383 kanë vdekur. Rastet e reja janë raportuar në rajonet pranë qytetit Karvina, që gjendet afër kufirit me Poloninë, por edhe kryeqytet, Pragë. Në Çeki, që prej 1 korrikut, qytetarët nuk janë të obliguar që të mbajnë maska. Читать дальше...

OBSH parashikon se koronavirusi do të jetë prezent për një kohë të gjatë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kohëzgjatja e pandemisë së koronavirusit me gjasë do të jetë “e gjatë”, teksa shumë shtete po regjistrojnë rekorde rastesh të reja dhe është rritur frika se virusi po rikthehet. Ky vlerësim i OBSH-së bërë publik më 1 gusht, erdhi vetëm një ditë pasi komiteti i emergjencave të kësaj organizate, u takua për të vlerësuar krizën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar. “Komiteti ka vlerësuar... Читать дальше...

Në kohë pandemie, qytetarët po përballen edhe me gripin sezonal

Evropaelire.org 

Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, tashmë kanë filluar të shpërfaqen edhe simptoma të infektimeve me virusin sezonal, të cilat janë të ngjashme me koronavirusin. Dallimi mes këtyre viruseve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është se koronavirusi i ri është më i ashpër se viruset sezonale, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka. Ndërkaq sa i përket simptomave, ka ngjashmëri, si ethe, temperaturë, dhimbje fyti, të vjella, diarre, kokëdhimbje etj. Читать дальше...

Në Viktoria të Australisë rivendosen masa kufizuese

Evropaelire.org 

Në shtetin Viktoria të Australisë të dielën është shpallur gjendje e fatkeqësisë dhe janë rivendosur masa kufizuese, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Në Viktoria, të dielën u raportua për 671 raste të reja me COVID-19 – sëmundjen që e shkakton koronavirusi – dhe për shtatë të vdekur. Autoritetet thanë se ende nuk e dinë origjinën e shpërthimit të ri të infeksionit, prandaj do të vendosin kufizime të reja që do të jenë në fuqi për gjashtë javë. “Masat që kemi kanë evituar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Голикова: число обращений за помощью от пострадавших в «Крокусе» может вырасти

Александр Новиков поручил «Зеленстрою» отреставрировать стелы городов-героев в Смоленске

Собянин: каждый москвич с инвалидностью получает помощь от города

Москва возглавила 33 национальных рейтинга городов и регионов РФ в 2023 году