ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 03.08.2020

Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Evropaelire.org 

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, njoftoi pallati mbretëror, disa javë pasi emri u tij u ndërlidh me një hetim të dyshuar për korrupsion. Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë. "I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t'i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën", thuhet në letër. Читать дальше...

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus. Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC. Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi. Читать дальше...

Trump: TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet deri më 15 shtator

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të "dalë jashtë përdorimit" në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t'i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator. "Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve. Më herët, komania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është... Читать дальше...

Hyseni kërkon nga SHBA-ja të jetë e pranishme në dialogun e Brukselit

Evropaelire.org 

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hyseni po qëndron në Uashington ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, i cili njëherësh është edhe dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe zyrtarë tjerë amerikanë.  “Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv... Читать дальше...

Kosovë: Mbi një mijë gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19. Nga 27 korriku deri më 3 gusht, janë regjistruar mbi 1.500 raste të reja të të infektuarve dhe rreth 50 viktima. Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku, tha për Radion Evropa e Lirë se në shtatë ditët e fundit, Inspektorati Sanitar, ka kryer mbi 2,000 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës dhe me atë rast janë shqiptuar 923 gjoba për individë... Читать дальше...

Konfirmimi për shërim nga COVID-19, përmes telefonit

Evropaelire.org 

V.B. (emër i njohur për redaksinë) nga Prishtina, kishte rezultuar pozitive me koronavirus më 18 korrik. Ajo nuk ishte hospitalizuar dhe ka qëndruar shtëpi. Pas 16 ditëve, ajo ka dalë nga izolimi pa bërë ritestim për COVID-19, i cili do të tregonte nëse është shëruar nga kjo sëmundje. Përveç V.B., në familjen e saj ka pasur edhe anëtarë tjerë të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, e të cilët po ashtu kanë dalë nga izolimi pa u ritestuar. “Ne kemi insistuar përmes telefonit (me Institutin... Читать дальше...

Senatori Schumer mbështet blerjen e TikTok nga ndonjë kompani amerikane

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin e SHBA-së, Chuck Schumer, të hënën bëri thirrje që një kompani amerikane të blejë aplikacionin në pronësi kineze, TikTok, në mënyrë që të mbrojë të dhënat e përdoruesve, duke thënë se "duhet të gjendet një mënyrë e sigurt që TikTok të vazhdojë". "Një kompani amerikane duhet ta blejë TikTok në mënyrë që të gjithë të mund ta përdorin atë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta", tha Schumer përmes një postimi në rrjetin social Twitter. "Kjo ka të bëjë me privatësinë. Читать дальше...

Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë. Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë Reuters. ​ Nacionalizëm edhe për vaksinën ndaj koronavirusit?  Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së... Читать дальше...



Marrëveshja me Bullgarinë, sfidë për integrimin e Maqedonisë së V. në BE

Evropaelire.org 

Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk ka lëvizur aspak, që nga nënshkrimi i saj në më 2 gusht të vitit 2017. Ajo duhej të zgjidhte kontestet mes dy vendeve, por Shkupi dhe Sofja nuk po arrijnë të harmonizojnë qëndrimet që kanë të bëjnë me historinë deri në vitin 1944, prejardhjen e heroit të dy vendeve, Goce Dellçev, rolin e VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) dhe Kuvendin e Ilindenit, që kishte shpallur pavarësinë e shtetit të parë maqedonas, më 2 gusht të vitit 1903. Читать дальше...

Konstituohet Kuvendi i Serbisë

Evropaelire.org 

Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit. Derisa seanca po mbahej, dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet.   Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkelje të demokracisë së Serbisë duke ushtruar një ndikim të madh në institucionet shtetërore dhe mediat. Opozita e Bashkuar e Serbisë gjithashtu tha se që nga 3 gushti, Serbia "zyrtarisht nuk ka... Читать дальше...

Kosovë: 250 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë shënuar edhe 7 vdekje dhe 250 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Njoftimi është bërë të hënën nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK). Rezultatet e të infektuarve, janë bazuar në 454 testime që janë kryer gjatë 24 orëve të fundit. Komuna e Prishtinës prin për numrin e rasteve më gjithsej: 65. Që nga muaji mars, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 256, ndërsa i të infektuarve 9.049. IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 126 pacientë... Читать дальше...

Reuters: Blerja e sistemit raketor kinez shpërfaq thellimin e lidhjeve Serbi-Kinë

Evropaelire.org 

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në mes të Pekinit dhe Beogradit. Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit, ka transmetuar agjencia e lajmeve, Reuters. Jugoimport SDPR ka thënë se ka arritur 163 marrëveshje për import në 31 shtete, në vlerë të 620.3 milionë dollarëve më 2019. Читать дальше...

Itali: Inaugurohet ura e re në Gjenovë, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima

Evropaelire.org 

Zyrtarët në qytetin italian, Gjenova, janë duke inauguruar një urë të re, në vendin ku kishte ndodhur një incident tragjik dy vite më parë. Si pasojë e rrëzimit të urës atje kishin vdekur 43 persona. Ky rast pati vënë në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës dhe koncesioneve të dyshimta në një prej vendeve më të pasura në botë. Presidenti, Sergio Mattarella, ka qenë pjesë e ceremonisë së 3 gushtit. Zyrtarët ishte planifikuar që të lexonin emrat e viktimave përgjatë ceremonisë,... Читать дальше...

A e ka pezulluar Kosova lobimin?

Evropaelire.org 

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se institucionet, bashkë me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, janë duke punuar që Kosova të bëhet anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Njohësit e zhvillimeve politike, ndërkaq theksojnë se Kosova deri më tash ka dështuar të ndërtojë një diplomaci funksionale dhe profesionale. Kosova, sipas tyre, ka ngecur sa i takon çështjes së lobimit për njohje të reja, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës... Читать дальше...

Melburni izolohet sërish

Evropaelire.org 

Qyteti australian, Melburn do të mbyllë qytetet, fabrikat dhe bizneset tjera jo të domosdoshme, teksa autoritetet po përballen me shpërthime të reja të koronavirusit. Në mesin e masave të kufizimit përfshihet edhe ora policore në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë virusin e raportuar fillimisht në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Rreth një milion punëtorë do të detyrohen që shumë shpejt të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Për këtë arsye autoritetet... Читать дальше...

Infermierët kërkojnë të paguhen më shumë

Evropaelire.org 

Përmes një proteste simbolike, infermierët e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria që t’u paguhet më shumë ndërrimi i natës. Aktualisht ata paguhen 18 euro.

Hoti: Lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e qeverisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekzekutivi që ai udhëheqë, mbetet i përkushtuar në dy prioritete: luftën kundër koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike. Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se të hënën mbahet mbledhja e Komitetit për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ku sipas tij, autoritetet do të angazhohen që të shtohen kapacitetet spitalore – shtimi i shtretërve – dhe po punojnë edhe për të rritur kapacitetet testuese. Ndërkaq... Читать дальше...

Mijëra nxënës gjermanë u rikthehen shkollave

Evropaelire.org 

Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Evropë, dhjetëra mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 3 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore në landin verior, Mecklenburg-Vorpommern. Ky njëherësh është landi i parë gjerman, nga 16 sa janë në total që ka marrë vendim për hapje të shkollave prej përhapjes së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, në mesin e muajit mars. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë të ditura lajmet për testim... Читать дальше...

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

Evropaelire.org 

Hulumtuesit mbrapa një prej dy vaksinave potenciale të Rusisë kundër koronavirusit, që janë duke pritur procesin e miratimit në këtë shtet, kanë thënë se planifikojnë të nisin prodhimin e vaksinës në muajin nëntor. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se institucioni që drejton ai do të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor. “Ne presim nisjen e prodhimit në nëntor të këtij viti”, i ka thënë Maksyutov televizionit Rossiya 1... Читать дальше...

Новости России
Москва

Директор Благотворительного Фонда «Провидение» Елена Осипова стала финалистом премии «Россия - страна возможностей»


Infermierët kërkojnë t’iu paguhet më shumë ndërrimi i natës

Evropaelire.org 

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, kërkoi sot që ndërrimi i natës, t’iu paguhet nga 36 euro. Aktualisht, infermierët, për kujdestarinë e tyre paguhen 18 euro. Kjo kërkesë u bë në një protestë të organizuar nga këta profesionistë shëndetësorë, përballë Qeverisë së Kosovës. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin e natës) të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderuar këtij organizimi sindikal dhe profesional që e kemi... Читать дальше...

Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA

Evropaelire.org 

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan. Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani. Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion. Kjo pasi presidenti Trump ka thënë ditë më parë se planifikon të ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni në SHBA. Читать дальше...

Militantët e IS-it marrin përgjegjësinë për sulmin në burgun afgan

Evropaelire.org 

Forcat afgane të sigurisë janë duke vazhduar kërkimet për militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri në një burg në provincën afgane Nangarhar që ka lënë të vdekur dhjetëra persona. Një zëdhënës i guvernatorit të provincës ka thënë më 3 gusht se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi, Ataullah Khogyani, ka thënë se edhe tre sulmues janë vrarë. Mirëpo zyrtarët e sigurisë kanë mbyllur zonën rreth burgut... Читать дальше...

Pelegrinët myslimanë përfundojnë Haxhin

Evropaelire.org 

Pelegrinët myslimanë në Arabinë Saudite kanë përfunduar Haxhin më 2 gusht, që këtë vit është zhvilluar me një numër shumë të kufizuar personash për shkak të pandemisë me koronavirus. Vetëm rreth 10,000 myslimanë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e këtij viti, në krahasim me më shumë se 2 milionë myslimanë të 180 shteteve të botës që kanë qenë zakonisht atje vitet e kaluara. Në ditën e fundit, pelegrinët me maska kanë hedhur guralecë drejt murit që simbolizon djallin në Mina, afër qytetit të shenjtë Meka. Читать дальше...

Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se kishin mposhtur virusin në fazat e para. Në Shtetet e Bashkuara, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ka thënë se shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus tashmë ka hyrë në një “fazë të re”. “Ajo çfarë po shohim sot është ndryshe prej marsit dhe prillit”, ka thënë Birx. Читать дальше...

A do të prekë COVID-19 popullatën e re, sikur Gripi Spanjoll i vitit 1918?

Evropaelire.org 

Koronavirusi dhe sëmundja që shkakton ky virus, COVID-19, në fillim të përhapjes, ka prekur kryesisht personat më të moshuar, ata me shëndet më të dobët dhe grupet e pakicave etike. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë frikë se të rinjtë, që po e shijojnë verën janë në radhë – ashtu siç kishte ndodhur edhe me pandeminë e Gripit Spanjoll më 1918. “Ajo që kemi parë më 1918 ishte një ndryshim i virusit. Vala e dytë ishte më ndryshe nga vala e parë dhe preku një grup tjetër njerëzish, kryesisht të rinjtë”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA






Ряд соглашений о сотрудничестве подписал Микрон

Всероссийский турнир по карате прошел в Лобне

Проректор Шимановская перечислила льготы для поступающих в вузы

УФАС по Подмосковью включило ООО «Миракс» в реестр недобросовестных поставщиков