ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 06.08.2020

BE-ja siguron 33 milionë euro ndihmë emergjente për Libanin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin. Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian. Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare "të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit". "Ne ju ftojmë të intensifikoni mbështetjen tuaj për Libanin... Читать дальше...

Vjosa Osmani kritikon qeverinë për trajtimin e pandemisë së COVID-19

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shtruar nevojën për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës.  Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka ndarë mjetet për projekte jo të domosdoshme, duke neglizhuar nevojat që ka vendi për përballje me pandeminë.  "Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-COVID19 duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër... Читать дальше...

Mali i Zi me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Evropaelire.org 

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën "e verdhë" të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.  Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik - Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.  Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Читать дальше...

Twitter do të etiketojë llogaritë e mediave "të lidhura me shtetin"

Evropaelire.org 

Kompania Twitter tha se do të fillojë etiketimin e llogarive të mediave "të lidhura me shtetin" dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për të kufizuar përhapjen e fushatave për ndikim, të udhëhequra nga qeveritë. Gjigandi i mediave sociale me qendër në San Francisko shpalli masat e reja në një deklaratë të lëshuar më 6 gusht. Kompania tha se do të shtonte etiketime në llogari, dhe se gjithashtu nuk do t'i bëjë të dukshme përmes sistemeve të rekomandimit të saj, shumë postime nga llogari të tilla. "Për dallim nga media e pavarur... Читать дальше...

Libani i shkatërruar, dikur krahasohej me Zvicrën

Evropaelire.org 

Qytetarët e Bejrutit kanë shprehur pakënaqësi me zyrtarët libanezë, të cilët e pranuan se shpërthimi i fuqishëm, që ndodhi më 4 gusht, ka qenë i parashikueshëm dhe që zyrtarët e portit ishin paralajmëruar në disa raste se duhet të ruajnë në mënyrë të sigurtë ngarkesën me kimikatin: nitrat të amonit, që gjendej aty. Nga shpërthimi kanë humbur jetën së paku 135 njerëz, janë plagosur mbi 4 mijë të tjerë dhe rreth 300.000 kanë mbetur të pastrehë.  Kërkimi i të zhdukurve që kanë mbetur nën rrënoja, ende po vazhdon. Читать дальше...

Çifti kthehet në hotelin e shkatërruar ku do mbahej dasma

Evropaelire.org 

Shpërthimi që ndodhi në Bejrut më 4 gusht shkatërroi hotelin në të cilin çifti, Ahmad dhe Israa, do të mbanin dasmën e tyre. Nusja ishte duke bërë fotografi në momentin kur ndodhi shpërthimi, i cili deri më tani ka lënë mbi 140 persona të vdekur.

Dhjetëra militantë dhe civilë afganë të vrarë në një varg incidentesh

Evropaelire.org 

Dhjetëra militantë talibanë dhe civilë afganë janë vrarë në sulme dhe përleshje në Afganistan, mes përpjekjeve të paqes që synojnë t'i japin fund luftës gati 19-vjeçare. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Fawad Aman tha se të paktën 16 militantë talibanë u vranë në dy përleshje të veçanta me forcat qeveritare në provincën lindore të Ghazni më 6 gusht. Kjo ishte përleshja e parë e armatosur - e drejtpërdrejtë - midis talibanëve dhe forcave të sigurisë së qeverisë, që nga koha kur u njoftua armëpushimi i fundit. Читать дальше...

Pamjet nga satelitët tregojnë shkatërrimin në Bejrut

Evropaelire.org 

Banorët në Bejrut kanë filluar t’i pastrojnë shtëpitë e tyre pas shpërthimit të datës 4 gusht, derisa fotografitë nga satelitët tregojnë shkallën e shkatërrimit të portit të qytetit. Autoritetet thonë se deri më tash janë konfirmuar rreth 140 të vdekur, por numri mund të rritet në orët dhe ditët në vazhdim.



Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj 

Evropaelire.org 

Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme. “Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë... Читать дальше...

Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme në Bruksel

Evropaelire.org 

Brukseli do t'u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike - të jashtme dhe të mbyllura - nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, tha qeveria rajonale të enjten. Vendimi do të fillojë të zbatohet, kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë në 50 - gjatë një jave, tha Rudi Vervoort, kreu i qeverisë rajonale të Brukselit.  Javën e kaluar, mesatarja ditore në rajon ishte 38.4, raporton Reuters.  Belgjika vendosi kufizime të rrepta më 27 korrik... Читать дальше...

Shërimi nga COVID-19 me plazmë gjaku, kërkohen dhurues

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, u bëri thirrje pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 të dhurojnë plazmën e tyre të gjakut pasi mund të përdoret për shërimin e atyre personave që po luftojnë me koronavirusin e ri. Në Maqedoninë e Veriut, donatorët e parë të plazmës konvulsive janë regjistruar në fillim të prillit dhe deri tani janë siguruar 61 njësi gjak, ka bërë të ditur ministri Filipçe. “Plazma e gjakut mund të dhurohet nga një person që është shëruar nga koronavirusi. Читать дальше...

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 441 pacientë me COVID-19

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 622 pacientë, prej të cilëve 441 janë raste të konfirmuara me COVID-19. Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 11 raste, ndërsa me oksigjenoterapi 385 pacientë. Me makinën për frymëmarrje, sipas metodës CPAP, po trajtohen 35 pacientë.  Kosova po vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirusin e ri... Читать дальше...

IKSHP-ja njofton për 16 viktima dhe 196 të infektuar nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Kosova po vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.  Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja të të infektuarve.  Rezultatet janë në bazë të 475 testimeve.  Sipas IKSHPK, nga sëmundja kanë vdekur edhe 16 pacientë, duke çuar numrin e të vdekurve në 300.  Të shëruar janë konstatuar 134 pacientë.  Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 9.688 persona... Читать дальше...

Macron viziton Bejrutin pas shpërthimit, bën thirrje për reforma

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur të enjten në Bejrut, pas shpërthimit të 4 gushtit që ka lënë të vdekur qindra persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Ai ka thënë se Libani “do të vazhdojë të zhytet” nëse nuk kryen reforma kundër korrupsionit. Vizita e Macronit ka ardhur pasi Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka njoftuar se numri i personave të vdekur si pasojë e shpërthimit ka arritur në 137, përderisa besohet që të paktën 5,000 persona janë plagosur. Hetuesit kanë thënë më... Читать дальше...

Andrzej Duda bën betimin e dytë si president polak

Evropaelire.org 

Presidenti polak, Andrzej Duda është betuar të enjten për mandatin e dytë pesëvjeçar. Shumica e ligjvënësve opozitarë – si dhe ish-presidentë apo ish-kryeministra të Polonisë – kanë bojkotuar ceremoninë parlamentare. Disa ligjvënës opozitarë që kanë qenë pjesë e ngjarjes kanë veshur ngjyra të flamurit të komunitetit, LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), në shenjë proteste ndaj Dudas. Përgjatë fushatës zgjedhore, Duda është kritikuar ashpër për qasjen e tij kundër këtij komuniteti. Читать дальше...

Draft-ligji për COVID-19, në "mëshirën" e deputetëve

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës të premten pritet të diskutojë një draft-ligj të ri që ka të bëjë me pandeminë e COVID-19 të propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve në krye me kryetaren e kuvendit, Vjosa Osmani. Në draft-ligjin e hartuar tashmë, e i cili ka vetëm tetë nene, thuhet se 'ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë'. Hajrulla Çeku, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, një nga propozuesit të draft-ligjit... Читать дальше...

Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Evropaelire.org 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë. Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar përkrahje për mocionin. Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës... Читать дальше...

Palmer: Shtetet e Bashkuara duan njohje dypalëshe

Evropaelire.org 

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u shpreh entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, transmeton Zëri i Amerikës, Palmer foli për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse... Читать дальше...

Facebook dhe Twitter fshijnë pretendimet e Trumpit për koronavirusin

Evropaelire.org 

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë larguar disa postime të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe fushatës së tij për shkelje të politikave kundër përhapjes së dezinformimit rreth koronavirusit.  Facebook ka fshirë një video të llogarisë së presidentit, në të cilën ai ka pretenduar se fëmijët “janë pothuajse imunë” ndaj pandemisë.  Facebook ka thënë se një material i shkurtër nga një intervistë e rrjetit televiziv, Fox News, është larguar sepse ka pasur “përmbajtje të dëmshme për COVID-19”... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


ASHAK: Kosova po dështon krejtësisht në luftën ndaj pandemisë

Evropaelire.org 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri. Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarave, sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë. “Kjo situatë e ka bërë Kosovën vend të izoluar, në të cilin kanë dështuar jo vetëm institucionet e shëndetit publik, të rendit dhe të ligjit dhe të mirëmbajtjes së shoqërisë... Читать дальше...

Tribunali i Libanit shtyn vendimin për vdekjen e ish-kryeministrit Hariri

Evropaelire.org 

Tribunali Special për Libanin ka njoftuar se ka shtyrë për 18 gusht vendimin për sulmin me bombë të vitit 2005, i cili ka lënë të vdekur ish-kryeministrin libanez, Rafik al-Hariri, transmeton agjencia e lajmeve, AP. Ky vendim është marrë pas shpërthimit të së martës në Bejrut që kanë lënë mbi 130 persona të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Gjykata e përkrahur nga Kombet e Bashkuara jashtë Hagës, ishte planifikuar të publikonte ditën e premte vendimin për katër burra që akuzohen për vdekjen e Haririt dhe 21 burrave tjerë. Читать дальше...

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit në Bejrut

Evropaelire.org 

Numri i personave të vdekur pas shpërthimit që ka shkatërruar një pjesë të Bejrutit të martën, ka arritur në 137, teksa hetuesit janë duke kërkuar në portin e kryeqytetit të Libanit për shkakun e këtij incidenti. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se përveç të vdekurve, autoritetet kanë regjistruar edhe mbi 5,000 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit. Autoritetet shqetësohen se shifra finale e të vdekurve do të mund të jetë shumë më e madhe. Zyrtarët kanë thënë... Читать дальше...

Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Evropaelire.org 

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit. Fushata e Bidenit ka thënë më 5 gusht se ish-nënpresidenti amerikan do të realizojë fjalimin e tij të pranimit të nominimit nga shtëpia e tij në Delauer. Ky njoftim e kthen konventën e demokratëve, që do të mbahet nga 17 deri më 30 gusht, në organizim virtual. Shumica e demokratëve do të mbajnë fjalime në këtë konventë po ashtu në formë virtuale... Читать дальше...

SHBA-ja zgjeron luftën ndaj teknologjisë kineze "të përkrahur nga shteti"

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë duke synuar kufizimin e përdorimit të teknologjisë kineze, teksa marrëdhëniet në mes të dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të përkeqësohen. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë më 5 gusht se SHBA-ja do të tentojë të ndalojë shërbimet e disa aplikacioneve kineze, duke i përshkruar të njëjtat si teknologji kineze “të përkrahur nga shteti”, të cilat sipas tij përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe për të dhënat e shtetasve amerikanë.... Читать дальше...

Japonia përkujton 75-vjetorin e bombardimit të Hiroshimas

Evropaelire.org 

Të enjten në Hiroshima janë dëgjuar këmbanat teksa ky vend ka shënuar 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë me koronavirus. Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka qenë pjesë e ceremonisë, mirëpo vizitorët e huaj kanë qenë të paktë. Hyrja në Parkun e Paqes në këtë qytet është kufizuar dhe pothuajse vetëm të mbijetuarit dhe familjet e tyre kanë mundur të jenë pjesë e ceremonisë përkujtimore. Kryetari i qytetit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о смене гражданства: «Я никому ничего не доказываю. В меня поверил Казахстан, чему я очень рада»






Важная помощь бойцам, наступающим у Авдеевки и Артёмовска, от читателей «Русской Весны» (ВИДЕО)

Специалисты проверили водоснабжение дома № 1 в мкр Финский Щелкова

МВД опубликовало видео опроса подозреваемого в убийстве байкера в Москве

G7 введет санкции против всех стран мира, сотрудничающих с Россией