ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 07.08.2020

Inteligjenca amerikane paralajmëron për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje

Evropaelire.org 

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar për ndikim të mundshëm në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë, Kinës, dhe Iranit. Bill Evanina, drejtor në Qendrën Kombëtare të Sigurisë së Kundërzbulimit, ka thënë përmes një deklarate se të dhënat e inteligjencës amerikane kanë treguar se Pekini është duke shpresuar që presidenti amerikan, Donald Trump do të humbë zgjedhjet, Moska është duke punuar për të dobësuar rivalin e Trumpit, Joe Biden, derisa Teherani është duke synuar të dëmtojë institucionet demokratike. Читать дальше...

Irani tallet me dorëheqjen e të dërguarit amerikan për këtë shtet

Evropaelire.org 

Irani është tallur me dorëheqjen e të zgjedhurit të qeverisë amerikane për politikën iraniane nën presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se ”kafshon më shumë sesa përtyp”. Ky postim në rrjetin social  Twitter nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, ka ardhur një ditë pas Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar për largimin e Brian Hook-ut nga administrata. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Elliott Abrams, një tjetër... Читать дальше...

LSDM dhe BDI diskutojnë parimet e qeverisjes së re

Evropaelire.org 

Lidhja Social-demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë diskutuar të premten parimet mbi bazën e të cilave pretendojnë qeverisjen e ardhshme eventuale. Grupet punuese të të dyja partive, që fituan në zgjedhjet e 15 korrikut (LSDM te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët) thonë se angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale. “Biseduam për një shumicë parlamentare... Читать дальше...

Mungesa e gjakut, alarmuese

Evropaelire.org 

Edona, 40-vjeçare nga Prishtina, për pesë vjet me radhë, dy deri në tri herë në vit, dhuron gjak për të shpëtuar jetë. Ajo thotë se këtë veprim e bën edhe për veten e saj që të ndihet mirë. Por, që kur ka filluar pandemia, nuk ka shkuar më në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.  ‘’Fatkeqësisht jo, nga frika prej pandemisë. Këtë vitin e fundit, prej janarit nuk kam dhënë asnjëherë. Në shkurt e kam pasur kohën, por nuk kam mundur të shkoj, pastaj filloi pandemia dhe prej marsit u mbyllën krejt. Читать дальше...

OKB-ja paralajmëron krizë humanitare në Liban

Evropaelire.org 

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban, pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut. Libani veçse ka qenë duke u përballur me probleme të rënda ekonomike edhe para shpërthimit, i cili ka lënë të vdekur 154 persona, mbi 5,000 të plagosur dhe më shumë se 300,000 persona të pastrehë. Programi Botëror për Ushqim ka thënë se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve. Brenda shtëpive... Читать дальше...

Aeroplani i kompanisë Air India ndahet në dysh

Evropaelire.org 

Një aeroplan i kompanisë, India Express, me 191 persona në bord, është rrëzuar në një aeroport në shtetin jugor, Kerala, kanë thënë zyrtarët. Aeroplani, që ishte në rrugë nga Dubai, është rrëzuar jashtë pistës dhe është ndarë në dysh në aeroportin Calicut, ka thënë Autoriteti i Aviacionit në Indi. Operacionet e shpëtimit janë në rrugë e sipër, derisa atje kanë arritur shërbimet e emergjencës. Sipas BBC-së, të paktën dy persona, përfshirë pilotin, kanë vdekur si pasojë e aksidentit. Një zëdhënës... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës po diskuton projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka nisur të premten shqyrtimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas propozimit që i është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës. Propozuesi i këtij projektligji, Gazmend Bytyçi, ka thënë ky projektligj është shumë i rëndësishëm për të vlerësuar të kaluarën. “Jemi të vetëdijshëm se ndoshta nuk është ligji më i mirë por qëllimi është më shumë se i mirë”, ka thënë ai para deputetëve. Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje... Читать дальше...

SHBA-ja sanksionon shefen ekzekutive të Hong Kongut

Evropaelire.org 

Departamenti i Thesarit amerikan ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe 10 zyrtarëve tjerë të këtij territori si dhe Kinës. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet synojnë të shënjestrojnë personat që dëmtojnë autonominë e Hong Kongut. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Hong Kongut”, ka thënë Mnuchin. Ky vendim vjen disa javë pasi Kina ka miratuar një ligj kontravers për sigurinë kombëtare në Hong Kong, i cili sipas kritikëve kërcënon liritë e këtij qyteti. Читать дальше...



Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten në lexim të parë projektligjin që ka të bëjë me pandeminë e koronavirusit, i cili është propozuar nga gjashtë deputetë, në krye me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.  Në të mirë të këtij projektligji kanë votuar 77 deputetë, 1 ka qenë kundër dhe 1 tjetër ka abestenuar. Përgjatë kësaj seance është përkrahur edhe propozimi i Komisionit të Shëndtësisë që leximi i dytë i këtij ligji të bëhet të premten e javës së ardhshme. Kryetarja Osmani, si propozuese e projektligjit... Читать дальше...

Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

Evropaelire.org 

Grupe të krimit të organizuar, kanë shfrytëzuar situatën e krijuar nga kriza shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, theksojnë ekspertët e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.  Në bazë të të dhënave të INTERPOL-it, gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit, në nivel botëror ka shënuar rritje kriminaliteti me produkte ushqimore, si dhe me mjete mbrojtëse shëndetësore.  Së fundmi, përmes një aksioni të koordinuar të INTERPOL-it në bashkëpunim me organet e policisë maqedonase... Читать дальше...

Presidenti libanez: Neglizhenca apo ndonjë raketë mund të kenë shkaktuar shpërthimin

Evropaelire.org 

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka thënë se hetimet rreth shpërthimit që ka ndodhur në një port në Bejrut më 4 gusht, janë duke u fokusuar nëse kjo ngjarje është shkaktuar nga neglizhenca, nëse ka qenë aksident, apo ka të bëjë me ndonjë lidhje të jashtme, është cituar të ketë thënë zyra e tij sipas mediave lokale, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. “Shkaku nuk është gjetur ende. Ka mundësi të ndonjë ndërhyrjeje të huaj përmes raketës, bombës apo ndonjë veprimi tjetër”, ka thënë Aoun, në disa komente të konfirmuara nga zyra e tij. Читать дальше...

Kosovë: Tre persona të vdekur, 181 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Të infektuarit janë identifikuar pas 463 testimit të mostrave. Marrë parasysh shifrat e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 9,869. Prej tyre, 303 kanë vdekur, derisa, 5,480 janë shëruar. Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Përgjatë konferencës për media... Читать дальше...

Pandemia zvogëlon eksportin e industrisë së drurit

Evropaelire.org 

Sektori i prodhimit, konkretisht industria e përpunimit të drurit në Kosovë, është një nga sektorët që është goditur më së rëndi nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. Ky sektor, sipas Shoqatës së përpunuesve të drurit, ka zvogëluar kapacitetet prodhuese për 30 për qind, duke zvogëluar në këtë mënyrë edhe eksportin për në vendet e Bashkimit Evropian.  Në këtë sektor, hyn përpunimi i mobilieve, dyerve, dritareve dhe të tjera. Kurse, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit të kaluar... Читать дальше...

Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, thotë Erdogan

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të premten se Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, duke akuzuar Greqinë fqinje se ka dështuar të mbajë premtimet e saj. "Ne kemi rifilluar veprimtarinë e kërkimit. Kemi dërguar anijen Barbaros Hayrettin në zonë", u tha Erdogan gazetarëve. Muajin e kaluar, Turqia tha se kishte pranuar të pezullojë "për një kohë" kërkimet për naftë dhe gaz në një ishull Grek, derisa vazhdojnë negociatat mes Greqinë dhe njërin ndër vendet më me ndikim në BE, Gjermaninë. Читать дальше...

SHBA-ja premton mbi 17 milionë dollarë ndihmë emergjente për Libanin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 17 milionë dollarë ndihmë fillestare për Libanin, pas shpërthimit në portin e Bejrutit të martën, tha të premten ambasada e SHBA-së në Liban. Ajo tha në një deklaratë se ndihma përfshin ndihmë ushqimore, furnizime mjekësore dhe ndihmë financiare për Kryqin e Kuq të Libanit. Shumë vende tjera, përfshirë Bashkimin Evropian (BE) kanë premtuar ndihma. BE-ja njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin. Читать дальше...

Vuçiq: Projektligji për UÇK-në, vazhdim i ngacmimit ndaj serbëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës. Ai ka thënë se, shqetësimet për këtë projektligj, ia ka shprehur edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke i kërkuar që ta ketë në konsideratë këtë çështje. Vuçiq ka thënë se do të shikojë se si do të reagojë Brukseli, duke shtuar se “kjo çështje ka pasoja edhe brenda Prishtinës”. “Kur i shoh... Читать дальше...

Protesta antiqeveritare në Liban

Evropaelire.org 

Në Bejrut të Libanit kanë shpërthyer protestat antiqeveritare. Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze pranë ndërtesës së parlamentit. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Qytetarët e Libanit janë të zemëruar nga shpërthimi shkatërrues i së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013.   Shumë njerëz në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthim... Читать дальше...

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes. “Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Читать дальше...

SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 2,000 vdekje, në 24 orë, ishte më 7 maj. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën është rritur në 19 milionë. Brazili dhe Meksika raportuan mijëra raste të reja të të infektuarve dhe numër të lartë të vdekjeve. Brazili raportoi më shumë se 53,000 raste të reja dhe më shumë se 1.200... Читать дальше...

Protesta të dhunshme në Bejrut

Evropaelire.org 

Një protestë e vogël por e dhunshme u zhvillua në hyrje të parlamentit në Bejrut. Zhvillimet ndodhin pas shpërthimit në një depo me kimikate në portin e Bejrutit më 4 gusht, që la të vrarë mbi 140 njerëz, të plagosur mbi 5.000 dhe rreth 250,000 pa strehim.

Trump: Kompanitë amerikane duhet t'u japin fund lidhjeve me TikTok dhe WeChat

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës. Në bazë të këtyre urdhrave. pas 45 ditësh, ndalohen transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat. Trump përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare. Ai tha që TikTok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze. "Aplikacioni Tiktok është vlerësuar si një kërcënim për sigurinë... Читать дальше...

SHBA-ja e quan Iranin si "sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit"

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB) e quajti Iranin "sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit". Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hedhin në votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit. Ambasadorja, Kelly Craft, paralajmëroi gjithashtu Rusinë dhe Kinën se "do të bëhen bashkë-sponsorizues të Iranit" nëse përdorin veton e tyre për të bllokuar rezolutën. Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit. Читать дальше...

Mocioni i VV-së ndaj qeverisë Hoti "mision i pamundur"

Evropaelire.org 

Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme, thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, pa një bashkëpunim mes partive politike dhe pa një vullnet të mjaftueshëm të një shumice të partive politike parlamentare, nuk pritet që të ketë sukses kjo nismë. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина стала чемпионкой турнира WTA-500 в Штутгарте






Яна Поплавская про мигрантов после нападения на мужа: "Для них мы иноверцы"

Срок выдачи жилищных сертификатов сиротам продлили в Подмосковье

В Адлере спасли туристку из Ростова, которую унесло в море на сапборде

В I квартале московским Росреестром поставлено на ...