ru24.net
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 08.08.2020

Maqedonia e Veriut shënon rritje të rasteve me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 200 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri. Kjo paraqet rritje të infektimeve krahasuar me periudhën e para një jave, kur numri i infektimeve ishte nën 100 brenda 24 orëve. Të dhënat i referohen testimit 1,828 mostrave. Numri më i madh të infektuarve me koronavirusin e ri është regjistruar në Shkup, gjithsej 65 raste, ndërsa rritje të rasteve ka edhe në Shtip (21) dhe Kumanovë (14). Numër më të vogël ka në 20 qytete tjera. Читать дальше...

Veliu: Me KFOR-in u dakorduam të rifillojmë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka deklaruar se gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralimajorin Michele Risi, është njoftuar se hyrja e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i këtyre forcave me pjesëtarët e KFOR-it. "Aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtarëve të dy forcave"... Читать дальше...

KFOR-i: Patrullimi me forcat serbe, i sinkronizuar

Evropaelire.org 

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc. “Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim... Читать дальше...

Shqipëri: Katër të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, katër pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 124 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, bën të ditur se shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus, dalin pas testimit të 500 mostrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, viktimat janë një 76-vjeçare nga Shkodra dhe tre qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një i moshës 76-vjeçare. Sipas të dhënave të fundit, numri i... Читать дальше...

Mijëra qytetarë protestojnë në Liban

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë në Liban, të zemëruar me liderët politikë, kanë dalë në rrugët e këtij shteti për të protestuar – vetëm katër ditë, pasi një shpërthim i fuqishëm la të vdekur të paktën 154 persona në Bejrut. Disa protestues u përleshën me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj tyre, raporton BBC. Shpërthimi në Bejrut më 4 gusht dyshohet të ketë ndodhur pas shpërthimit të amonit të nitratit, që ishte ruajtur në një hangar në portin e Bejrutit. Qeveria është zotuar se përgjegjësit për këtë shpërthim do të dalin para drejtësisë. Читать дальше...

Pakistani do të rikthejë fluturimet ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Pakistani ka njoftuar se nga 9 gushti do të rikthehen të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Ky njoftim vjen, katër muaj pasi ishin suspenduar fluturimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë me koronavirus. Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot për rikthimin e fluturimeve, vetëm një ditë pasi Qeveria pakistaneze vendosi që të rihapë të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë. Në fund të marsit, në Pakistan u pezulluan të gjitha fluturimet e brendshme dhe të jashtme, kur qeveria vendosi masa izoluese në mbarë vendin... Читать дальше...

Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

Evropaelire.org 

Respektimi i masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kufizuese, është mënyra e vetme për përballje me pandeminë, por edhe normalizimin e sistemit shëndetësor, thonë specialistët e fushës së mjekësisë, si dhe ekspertë të sferave tjera duke folur për rritjen e infektimeve dhe debatet nëse do të ketë ose jo rikthim të masave kufizuese. Sipas mjekut mikrobiolog, Nikolla Panovski, sistemi shëndetësor duhet të normalizohet dhe të nisin të trajtohen edhe sëmundjet tjera... Читать дальше...

Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen afro 500 pacientë me COVID-19

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) thotë se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, janë të shtrirë 630 pacientë, ku prej tyre, 480 janë të konfirmuar me koronavirus. Nga pacientët e konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, 237 pacientë po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhenë spitalet rajonale janë të shtrirë 243 pacientë. Sipas raportit, 13 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë të vendosur në respiratorë. Читать дальше...



Kosovë: 12 të vdekur dhe 190 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi të shtunën për 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar me koronavirusi e ri brenda 24 orëve. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste. Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus ... Читать дальше...

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari bllokojnë rrugët në Sofje

Evropaelire.org 

Protestuesit anti-qeveritar në Bullgari kanë rivendosur bllokadat në rrugët e kryeqytetit, Sofje në orët e hershme të së shtunës. Këto pengesa ishin hequr nga policia vetëm një ditë më parë. Rreth 5 mijë protestues protestuan në kryeqyteti bullgar më 7 gusht. Kjo ishte nata e 30 me radhë që protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov, për shkak të akuzave për korrupsion. Protestuesit kanë bllokuar tri rrugë kryesore në Sofja që prej 29 korrikut dhe më 1 gusht mbajtën një protestë... Читать дальше...

Dilemat rreth pandemisë: Sa është i sigurt udhëtimi?

Evropaelire.org 

Pandemia me koronavirus ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve. Përmes këtij materiali, që do të përditësohet në baza javore, do të analizojmë një varg veprimesh që janë të pashmangshme gjatë përditshmërisë. Ndër to janë edhe shkuarja në punë, në shkollë, vendosja e maskës, shkuarja në zyrë, apo edhe nëpër institucione shëndetësore. Nëse keni propozime për tema të kësaj natyre, na shkruani në platformat tona sociale.

Trump: SHBA-ja po vëzhgon nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhje

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se administrata e tij do të vëzhgojë nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhjet presidenciale të nëntorit nga Rusia, Kina dhe Irani. Por, Trump tha se beson se gjëja e fundit që këto shtete duan është që ai të fitojë një mandat të dytë presidencial, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 3 nëntor. “Ne do t’i shikojmë që të gjithë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Trump gjatë një konference për media më 7 gusht, kur u pyet për paralajmërimet... Читать дальше...

Zemaj: Qeveria e Kosovës do të ndihmojë shqiptarët në Luginë të Preshevës

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, po qëndron në një vizitë njëditore në Luginë të Preshevës, për të parë situatën epidemiologjike në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare. Gjatë vizitës në Preshevë, Zemaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmojë shqiptarët në komunat në jug të Serbisë (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) në përballje me koronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19. “Është vlerësim i Qeverisë së Kosovës që kujdesi për shëndetin të përfshijë të gjithë... Читать дальше...

Gjykatat në Serbi vazhdojnë t'i ftojnë qytetarët kosovarë për vuajtje të dënimeve

Evropaelire.org 

Gjykatat e Serbinë po vazhdojnë të dërgojnë ftesa për vuajtjen e dënimit në qendrat korrektuese të këtij shteti për personat që kanë vendbanim në Kosovë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë dy vjetëve të fundit. Nga Gjykata Themelore në Leskovc, në jug të Serbisë, siç është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë (REL), janë dërguar dhjetëra ftesa për qytetarët e Kosovës, qoftë ata serbë apo shqiptarë, me kërkesën që të lajmërohen për vuajtje të dënimit me burg në qendrat korrektuese në Nish apo Qupri. Читать дальше...

Gucati: Turqia ka liruar veteranin e UÇK-së

Evropaelire.org 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se autoritetet e Turqisë e kanë liruar veteranin, Imri Ilazi. Sipas Gucatit, Ilazi ishte ndaluar nga autoritetet turke në Aeroportin e Antalisë, pasi Serbia ka dërguar emrin e tij në INTERPOL. “Sapo më njoftuan se është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi, Blerim Dajakun dhe Kushtrimin që ndihmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazi. Читать дальше...

Hoti thotë se për rastin në Karaçevë do të veprojnë sipas Kushtetutës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se organet përgjegjëse janë duke hartuar një raport lidhur me ngjarjen që ndodhi të premten, më 7 gusht, ku u raportua se xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës, përkatësisht në Komunën e Kamenicës. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se qytetarët e kësaj ane, nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të Kosovës. "Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend", ka shkruar Hoti. Читать дальше...

Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë pjesë në një konferencë telefonike më 9 gusht, së bashku me liderët e Francës, Libanit dhe shteteve të tjera, që po e organizojnë këtë ngjarje me qëllim që të ndihmojnë Libanin pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut. Trump njoftoi se do të marrë pjesë në këtë ngjarje më 7 gusht, ku shkroi në Twitter se “të gjithë duan të ndihmojnë”. Presidenti amerikan po ashtu tha se ka folur me presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe i ka thënë se tre avion me furnizime shëndetësore... Читать дальше...

DokuFest dhe AniBar kalojnë online

Evropaelire.org 

Pandemia ka bërë që shumë aktivitete kulturore të ndërpriten dhe të pezullohen. Por, dy festivalet e filmave në Kosovë, ai i filmit dokumentar DokuFest dhe festivali i filmit të animuar AniBar sivjet do t’i qëndrojnë publikut të tyre afër nëpërmes platformave online. Festivali i filmit dokumentar DokuFest sivjet në edicionin e tij të 19-të po mbahet për herë të parë online. Ky festival nisi më 7 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 gusht. Drejtori i DokuFest, Veton Nurkollari, tha për Radion Evropa... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова обыграла первую ракетку мира на турнире WTA






Топменеджер «Росатома» арестован за взятку

Семейка террористов

Путин удивился третьему месту Санкт-Петербурга в туристическом рейтинге

Больше, чем игры: выручку от 22-го тура РПЛ направят семьям пострадавших в «Крокусе»