ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 03.11.2020

Maqedonia e V. regjistron 24 viktima dhe 913 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe një shifër rekorde me viktima nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 24 persona e kanë humbur jetën duke e çuar në 1,049 numrin e përgjithshëm të viktimave. Ndërkohë 913 persona tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit. Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 421 persona të tjerë. Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,731 mostrave. Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve është regjistruar... Читать дальше...

EUROPOL kërkon informacione nga Bosnja lidhur me sulmin terrorist në Vjenë

Evropaelire.org 

Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) ka marrë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, (EUROPOL) një listë të emrave që po kërkon në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë të së hënës në mbrëmje, në të cilin katër persona u vranë dhe 22 u plagosën. Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm. Zëdhënësi i SIPA-s Lluka Milladinoviq konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (RFE) se EUROPOL ka siguruar një listë me emrat e personave... Читать дальше...

Trump për rezultatin zgjedhor: Është politikë, nuk i dihet

Evropaelire.org 

Votuesit amerikanë u janë drejtuar kutive të votimit më 3 nëntor, për të vendosur nëse do t'ia japin edhe një tjetër mundësi presidentit amerikan, Donald Trump, apo do ta dërgojnë sfiduesin e tij, demokratin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Deri para ditës së zgjedhjeve, mbi 100 milionë votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, duke votuar përmes postës apo fizikisht, sipas të dhënave të Universitetit të Floridas. Disa ekspertë kanë thënë se shkalla e votimit në këto zgjedhje mund të jetë më e madhja nga viti 1908. Читать дальше...

Trump apo Biden? Amerikanët dalin për të votuar

Evropaelire.org 

Votuesit amerikanë janë duke votuar për të zgjedhur mes vazhdimit të qeverisjes me presidentin aktual, Donald Trump apo zgjedhjen e kandidatit demokrat, Joe Biden. Në shumë qendra votimi shihen pritje të gjata për të votuar në zgjedhjet që konsiderohen më të rëndësishmet që disa dekada. (Përgatiti: Lendi Susuri)

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë

Evropaelire.org 

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin janë vrarë katër persona. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjencia e tij e lajmeve Amaq, nuk janë ofruar të dhëna për marrjen e përgjegjësisë, transmeton Reuters. Deklarata është shoqëruar me një fotografi të një burri me emër "Abu Dagnah Al-Albany", duke thënë se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës të hënën, para se të vritej nga policia austriake. Autoritetet austriake e... Читать дальше...

I dyshuari për sulmin në Vjenë, i panjohur në fshatin Çellopek

Evropaelire.org 

Kujtim Fejzullai, 20-vjeçar, me origjinë nga një fshat në rrethinën e Tetovës, është i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve në Vjenë. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje dhe më pas policia qëlloi për vdekje Kujtimin. Radio Evropa e Lirë ka vizituar fshatin nga ku e kishte prejardhjen Kujtimi.

Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi

Evropaelire.org 

Niveli i kërcënimit nga terrorizmi në Britani të Madhe është rritur në “kritik”, si masë parandaluese pas sulmeve që kanë ndodhur në Francë dhe Austri, ka thënë ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel. Ky ndryshim, që nënkupton se një sulm ka shumë mundësi të ndodhë, vjen një ditë pasi një sulmues në Vjenë, që është identifikuar si xhihadist i dënuar, ka lënë të vdekur katër persona në orët e vona të së hënës. Franca, në anën tjetër, është përballur me tri sulme në javët e fundit. “Kjo... Читать дальше...



Khamenei: Rezultati zgjedhor nuk e ndryshon politikën iraniane ndaj SHBA-së

Evropaelire.org 

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit. Duke folur një ditë para përvjetorit të 4 nëntorit të vitit 1979, marrjes së pengjeve amerikane në Ambasadën amerikane në Teheran, Khamenei ka thënë se politika afatgjatë e Iranit nuk bazohet në atë se kush fiton në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka shkëputur lidhjet diplomatike me Teheranin për shkak të pushtimit... Читать дальше...

Maqedonia e V.: Edhe dy shtetas maqedonas kanë qenë të përfshirë në sulmin në Vjenë

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se përveç Kujtim Fejzulait, edhe dy persona të tjerë, shtetas maqedonas kanë qenë të përfshirë në sulmet e ditës së hënë në Vjenë. “Nga lista e policisë austriake, e cila iu dorëzua disa policive, përfshirë edhe policinë tonë,  konstatua se edhe dy persona tjerë, përveç austriakut, gjithashtu kanë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht K.F. (i lindur në Modling, Austri), A.G. (i lindur në St. Polten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë... Читать дальше...

Ministri austriak: Nuk ka shenja të një sulmuesi të dytë

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë. Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare. Një 20-vjeçar me shtetësi austriake dhe maqedonase, që është qëlluar për vdekje nga policia pak minuta pas sulmit të nisur të hënën në mbrëmje, është identifikuar si sulmues,... Читать дальше...

Kosovë: Tetë viktima, 334 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 334 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,621 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,562. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga sëmundja Covid-19... Читать дальше...

Austriakët të tronditur nga sulmi në Vjenë

Evropaelire.org 

Njëri nga sulmuesit e vrarë gjatë përleshjeve ditën e hënë në Vjenë ka dyshtetësi, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë. Katër persona u vranë dhe 17 janë plagosur në sulmin e cilësuar nga qeveria austriake si sulm “terrorist islamik”. Disa persona janë arrestuar dhe policia është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Lendi Susuri)

Trump: SHBA-ja qëndron me Evropën në luftën kundër terroristëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar sulmet në Vjenë të Austrisë nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë njërin nga sulmuesit. “Lutjet tona janë me njerëzit në Vjenë pas edhe një akti të terrorizmit në Evropë. Këto sulme djallëzore kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. SHBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë edhe terroristët radikalë islamikë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Читать дальше...

Fillojnë votimet në SHBA

Evropaelire.org 

Votuesit amerikanë kanë filluar të dalin në vendvotime, në zgjedhjet më të rëndësishme në dekada. Presidenti aktual, Donald Trump, republikani që solli modelin e tij të konservatorizmit në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë, synon një tjetër mandat kundër ish-nënpresidentit, Joe Biden, një demokrat dhe politikan i karrierës, i cili është zotuar se do të "mposhtë pandeminë" dhe "do ta bashkojë vendin". Këto zgjedhje presidenciale po zhvillohen derisa pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit... Читать дальше...

BE-ja nuk e komenton deklaratën e Thaçit për dialogun

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se, dialogu në Bruksel nuk ka kuptim nëse nuk përfshin njohjen e Kosovës. “Ne, nuk i komentojmë deklaratat. Jemi të fokusuar në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të adresonte të gjitha çështjet mes tyre, dhe duke qënë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së” ka thënë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë. Читать дальше...

Turqia dënon "sulmin terrorist" në Austri

Evropaelire.org 

Turqia të martën dënoi me forcë sulmet vdekjeprurëse në Vjenë, duke thënë se qëndronte në "solidaritet" me popullin austriak. Ankaraja rikujtoi se po zhvillonte fushatën e saj kundër terrorit. "Ne jemi të pikëlluar me lajmin se ka të vdekur dhe të plagosur si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë", tha ministria e Jashtme në një deklaratë. "Si një vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia qëndron në solidaritet me popullin austriak”, thuhet në komunikatë. Читать дальше...

MPJD: Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Qeverinë e Kosovës, thotë se armatosja e Serbisë nga Rusia paraqet “kërcënim të qartë për tërë rajonin”, duke bërë thirrje që këto veprime të Serbisë të dënohen. Beogradi zyrtar njoftoi të hënën se 30 tanke të tipit Tanke T-72, do të arrijnë në Serbi, që janë si pjesë e marrëveshjes që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq arriti në Soçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.   Sipas MPJD-së, Serbisë dhe Rusisë i pengon prania e misionit të NATO-s në rajon... Читать дальше...

Maqedonia e V. nis kontaktet me Austrinë për identitetin dhe lidhjet e sulmuesit të vrarë

Evropaelire.org 

Ministriа е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e indentitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjerë". "Policia austriake përmes Interpolit ka paraqitur kërkesë për bashkëpunim për këtë rast dhe autoritetet tona menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për veprim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Vjena, një ditë pas sulmeve terroriste

Evropaelire.org 

Të hënën mbrëma në Vjenë të Austrisë, persona të armatosur hapën zjarr në qendër të kryeqytetit, duke lënë të vrarë të paktën katër persona. Policia po vazhdon kërkimet për të paktën edhe një sulmues.

Sulmuesi i vrarë në Vjenë kishte shtetësi austriake dhe maqedonase

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai në të kaluarën ishte dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste, ka thënë ministri, raportojnë agjencitë, AP dhe DPA, duke u thirrur në një intervistë të ministrit dhënë për agjencinë e lajmeve APA. Ai tha se terroristi i dyshuar ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në... Читать дальше...

Austria kërkon bashkëpunim me autoritetet maqedonase pas sulmit në Vjenë

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP. Sulmuesi është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, tha për agjencinë e lajmeve APA, ministri Nehammer. Policia në Austri tha se po kërkojnë për të paktën edhe një të dyshuar, për sulmet e shumëfishta në Vjenë të Austrisë, që lanë të vrarë të paktën katër persona. Të hënën mbrëma, në kryeqytetin austriak, persona të armatosur, hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme... Читать дальше...

Sulmuesi në Vjenë ishte mbështetës i Shtetit Islamik, thotë ministri i Brendshëm

Evropaelire.org 

Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, që la të vrarë katër persona. Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur - disa rëndë - pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje. Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një "terrorist islamik". Читать дальше...

Merkel: Lufta kundër terrorizmit është e përbashkët

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën dënoi sulmin në Vjenë të Austrisë që la katër persona të vrarë dhe 17 të plagosur, duke thënë se "terrori islamik është armiku ynë i përbashkët". "Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin - është lufta jonë e përbashkët," shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: "solidaritet" me Austrinë. Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, ku mbetën të vrarë katër persona. Читать дальше...

Arrin në 100 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi Turqinë perëndimore u rrit në 100 të martën, thanë autoritetet. Tërmeti me fuqi 7.0 shkallë të Rihterit, plagosi 994 persona, njoftoi Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë.   Tërmeti ka goditur të premten, duke dridhur edhe pjesë të Greqisë. Rreth 147 persona janë duke u trajtuar në spitale. Sipas agjencisë, punëtorët e shpëtimit në provincën Izmir po vazhdojnë të kërkojnë në pesë ndërtesa, për një numër të individëve të zhdukur. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде






Что будет в Воронеже 25 апреля. Василий Парильщик. Всемирный день пингвинов. Перекрытие движения у стадиона. Усиление ветра

В мае приморцы увидят «Сны Сибири»

Регионы ЮФО не вошли в «красную зону» партии «Единая Россия»

Новую партию гумпомощи бойцам СВО собрали в Лобне