ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 05.11.2020

Dhomat e Specializuara publikojnë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara. Veprat që rëndojnë nga Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore... Читать дальше...

Hidhet poshtë kërkesa e Trumpit për ndaljen e numërimit të votave në Miçigan

Evropaelire.org 

Një gjyqtare në Miçigan ka hedhur poshtë një kërkesë të fushatës së presidentit Donald Trump, që kanë kërkuar ndërprerjen e numërimit të votave në këtë shteti. Gjykatësja Cynthia Stephen tha më 5 nëntor se ka pasur probleme kur është bërë kërkesa për ndaljen e votimeve. Seanca dëgjimore për këtë rast, erdhi në kohën kur pothuajse të gjitha fletëvotimet në Miçigan janë numëruar. Në këtë shtet, kandidati demokrat për president, Joe Biden ka epërsi prej rreth 150,000 votash. Në veçanti, fushata... Читать дальше...

Mbushen kapacitetet spitalore me rastet e rënda

Evropaelire.org 

Numri i pacientëve në Kosovë, që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga sëmundja COVID-19, po rritet çdo ditë. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri javëve të fundit. Gjatë së enjtes, më 5 nëntor, është shënuar numër rekord i rasteve nga fillimi i pandemisë, duke arritur në 661 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Ndërkaq, autoritetet raportuan edhe për gjashtë viktima. Pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive... Читать дальше...

Engel: Bëj thirrje që SHBA-ja të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel tha se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqje nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë. Por, Engel shtoi se Kongresi amerikan do të përcjellë nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve. Engel, përmes një deklarate për media, ka kritikuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar - që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale ... Читать дальше...

Çka thonë disa qytetarë për dorëheqjen e Thaçit?

Evropaelire.org 

Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për akuzat ndaj presidentit tashmë të dorëhequr Hashim Thaci dhe ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre diçka e tillë ka qenë e pritshme.

Osmani: Shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një adresimi, tha se Kosova ka kaluar sfida të vështira, por bëri thirrje për unitet. Ajo tha se shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida. Osmani u bë u.d. presidente, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, për shkak të konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dërgimi i liderëve të UÇK-së në Hagë

Evropaelire.org 

Presidenti i deritashëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është dërguar në Hagë përmes Aeroportit të Prishtinës. Së bashku me Thaçin ka shkuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Një ditë më parë, drejt Hagës është nisur edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ata u dërguan në Hagë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale me seli në Holandë.



Osmani, ambasadorëve të Kuintit: Do ta ruaj stabilitetin institucional  

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas marrjes së këtij posti është takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Gjatë këtij takimi, siç njofton Presidenca e Kosovës, Osmani ka thënë se si ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, do të ruajë stabilitetin institucional. “Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit... Читать дальше...

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale po vepron kundërligjshëm

Evropaelire.org 

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një konferencë për media, ka njoftuar se të enjten ka pasur takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale, po vepron pa mandat dhe kundërligjshëm. Ai tha, po ashtu, se kryesia ka vendosur të mbajë protestë pas ngritjes së disa aktakuzave kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Читать дальше...

Osmani: Në këtë kohë na duhet lidership i fuqishëm

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po kalon nëpër kohë të vështira, andaj sipas saj, kjo kohë “kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”. Osmani, në një adresim për publikun, pas marrjes së kësaj detyre, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, për shkak të konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, tha se Kosova gjendet në një kohë të vështirë dhe bëri thirrje për unitet. “Angazhimi ynë për shtet ligjor na ka përballur me sfida të rënda... Читать дальше...

Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër në historinë e zgjedhjeve amerikane

Evropaelire.org 

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve presidenciale. Numërimi i fletëve të votimit vazhdoi më 5 nëntor. Rezultatet e deritanishme tregojnë se Biden ka fituar 72,073,409 vota. Presidenti aktual, Donald Trump ka fituar 68,380,754. Rekordin e votave deri më tash e ka pasur, Barack Obama, i cili më 2008 kishte fituar 69,498,516 vota. Читать дальше...

Bullgaria nuk heq dorë nga kushtet për Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Mbledhja e parë ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, që nënkupton edhe nisjen e biedimeve të anëtarësimit në union, bazuar në qëndrimet e palëkundëra të Sofjes, nuk do të ndodhë për shkak të mostejkalimit të dallimeve lidhur me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin dhe preardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara historike. “Ne ende nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, por jemi në duke punuar në mënyrë aktive me presidencën gjermane... Читать дальше...

LDK: Kosova po kalon në një situatë të vështirë institucionale

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se Kosova po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, sipas kësaj partie –që është subjekti më i madh politik në koalicionin aktual qeverisës –kërkon edhe unifikimin e vendime të "përgjegjshme politike dhe institucionale". Ky reagim i LDK-së vjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuar në Hagë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas dorëheqjes së tij. “Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë... Читать дальше...

Vetëvendosje: Dorëheqja e presidentit Thaçi - e  duhur, por e vonuar

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik e ka quajtur dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi si veprim të duhur, por të vonuar. Ata thonë se do të ishte mirë që presidenti Thaçi të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat. “Dhjetë vjetët e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë... Читать дальше...

Kosovë: Gjashtë viktima dhe 661 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1,617 mostrave. IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan... Читать дальше...

Ahmeti: Krerët e Kosovës iu përgjigjën thirrjes së drejtësisë në mënyrë dinjitoze

Evropaelire.org 

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka përgëzuar krerët e Kosovës, pasi siç tha ai, iu “përgjigjën thirrjes për drejtësi në mënyrë dinjitoze”. Ky reagim i Ahmetit vjen pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. “Sundimi i ligjit dhe drejtësia e mirëfilltë joselektive janë synime të të gjithë neve andaj dhe përgëzoj krerët e Kosovës që iu përgjigjën... Читать дальше...

Konfirmimi i aktakuzës dhe çka pastaj?

Evropaelire.org 

Hashim Thaçi më 5 nëntor njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë, i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai tha se për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë. Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën vetëm nëse është i bindur se prokurori i Specializuar e ka përcaktuar ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë. Читать дальше...

AAK kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë. Në një komunikatë, pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së, u tha se duhet të thirret “mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës - për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”. ... Читать дальше...

Новости России
Москва

Несокрушимая сила: названы пять самых властных женщин по знаку зодиака


Nga çlirimtar në i pandehur: Kush është Hashim Thaçi?

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje ditën e enjte, më 5 nëntor, për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Aktakuza kundër tij është ngritur nga prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Hagë, por që punojnë me ligjet e Kosovës. Përgatitën: Fatos Bytyçi & Lendi Susuri

Mbështetje për Thaçin, kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi të Kryesisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mblidhet për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. AAK-ja ka kërkuar që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re. Po ashtu, nga AAK-ja, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme. Читать дальше...

Rama: Thaçi e ka mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Hashim Thaçi e ka mbështetjen e Shqipërisë, pasi ndaj këtij të fundit, Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama në Twitter. Më 5 nëntor, Hashim Thaçi njoftoi se Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj tij për krime lufte. Ai në një konferencë për media... Читать дальше...

Jahjaga: Askush nuk mund të përdhosë luftën e Kosovës për liri e pavarësi

Evropaelire.org 

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në luftë mes vete duhet të ballafaqohen me të kaluarën. “Kosova ka shprehur gatishmëri për këtë ballafaqim dhe i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së drejtësisë. Serbia, ndërkaq, si agresore e luftërave në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, e Kroaci është dashur qysh moti të ndjek këtë shembull”, ka thënë Jahjaga në një postim në rrjetet sociale, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi... Читать дальше...

Aktakuza ndaj Thaçit i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë, thotë Amnesty International

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare Amnesty International, ka thënë se konfirmimi i aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë së shumëpritur. “Aktakuza sjell shpresë për mijëra viktima të luftës së Kosovës të cilët kanë pritur për më shumë se dy dekada për të zbuluar të vërtetën në lidhje me krimet e tmerrshme të kryera kundër tyre dhe të dashurve të tyre. Akuzat, tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin”, ka thënë hulumtuesja për Ballkanin në kërtë organizatë, Jelena Sesar. Читать дальше...

Meta vlerëson dorëheqjen e Thaçit pas konfirmimit të aktakuzës

Evropaelire.org 

Presidentin i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar dorëheqjen e Hashim Thaçi nga posti i presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. “Vlerësoj aktin e dorëheqjes së presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Врач МОНИКИ развеяла основные мифы о донорстве крови

Ефимов: На севере города реорганизуют три участка с объектами незавершенного строительства

Туристы отреагировали на курортный сбор в Петербурге

Собянин: Организации Москвы стали чаще использовать возможности для волонтерства