ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 07.11.2020

Liderët botërorë i gëzohen fitores së Bidenit, Gjermania e konsideron "kapitull të ri"

Evropaelire.org 

Aleatët e Amerikës kanë mirëpritur menjëherë zgjedhjen e Joe Bidenit si president amerikan. Gjermania e ka konsideruar fitoren e tij si “kapitull të ri”, në lidhjet transatlantike, derisa të tjerët kanë shprehur dëshirën për të nisur shpejt punën kur administrata e re të marrë zyrtarisht pozitën. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, liderja kyçe e NATO-s, ka thënë disa orë pasi Biden është parashikuar si fitues i zgjedhjeve se ajo “mezi pret për bashkëpunimin e së ardhmes” me presidentin Biden. Читать дальше...

Profili i Joe Bidenit, presidentit të ardhshëm amerikan

Evropaelire.org 

Joe Biden, në deklarimin e tij të parë prej kur është shpallur prej mediave amerikane si fitues i zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se është i nderuar që do të udhëheq Shtetet e Bashkuara. Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. (Përgatitën: Krenare Cubolli, Ibrahim Berisha)

Kamala Harris, nënpresidentja e parë e zgjedhur e SHBA-së

Evropaelire.org 

Zgjedhja që bëri Joe Biden, për kandidaten për nënpresidente të Shteteve të Bashkuara, senatoren Kamala Harris, ka qenë një vendim i pashmangshëm. Kamala Harris, e cila pritet të bëhet nënpresidentja e parë amerikane me ngjyrë, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më të rëndësishme sesa fitorja e Bidenit dhe e saj. “Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Ne kemi shumë punë përpara nesh. Le të fillojmë”. Harris, që garoi kundër Bidenit gjatë garës brenda Partisë Demokrate... Читать дальше...

Kush është Joe Biden?

Evropaelire.org 

Me mposhtjen e Donald Trumpit, në një garë që e cilësoi si “betejë për shpirtin e këtij kombi”, Joe Biden përmbushi një ëndërr që e kishte shmangur për më shumë se tri dekada. Kandidati i Partisë Demokratike, dy mandate nënpresident dhe senator me vite nga Dellauer, fitoi së paku 273 nga 570 votat e Kolegjit Zgjedhor. Një kandidat duhet të fitojë së paku 270 vota të tilla për të udhëhequr zyrën më të lartë të SHBA-së. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh”, shkroi Biden në Twitter. Читать дальше...

Liderët politikë në Kosovë urojnë Bidenin për fitoren në SHBA

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit. “Jam e bindur se nën udhëheqësinë tuaj si president amerikan dhe nënpresidente amerikane, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në gjithë botën”, ka thënë ajo në Twitter.   Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka urur po ashtu presidentin e zgjedhur Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur, Harris për fitoren në zgjedhje. Читать дальше...

Festime dhe protesta në SHBA

Evropaelire.org 

Përkrahës të demokratit, Joe Biden kanë filluar festimet në shumë qytete amerikane kurse ata të presidentit aktual, Donald Trump kanë protestuar pas lajmit të mediave amerikane se Biden është zgjedhur presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Mbështetësit e Bidenit janë parë në Time Square të Nju Jorkut, ndërsa të Trumpit në Lansing, Miçigen. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Obama uron Bidenin dhe Harrisin për fitore në zgjedhje

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar Joe Bidenin për pozitën e presidentit të ardhshëm amerikan dhe Zonjën e Parë, Jill Biden. “Po ashtu, nuk do të mund të isha më i lumtur për të uruar Kamala Harrisin dhe Doug Emhoff për zgjedhjen e Kamalas si nën-presidente e jona e ardhshme”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Biden ka shërbyer si nën-president amerikan gjatë udhëheqësisë së Obamas. Sipas tij, në këto zgjedhje, nën këto kushte që nuk janë përjetuar kurrë më parë, Amerika ka votuar në shifra rekorde. Читать дальше...

CNN: Joe Biden, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Evropaelire.org 

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara. Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë... Читать дальше...



Nga mbyllja e bizneseve në fundjavë, Kosova "humb deri në 15 milionë euro"

Evropaelire.org 

Deri në 15 milionë mund t’i kushtojë ekonomisë së Kosovës mbyllja e bizneseve për dy ditë, thonë përfaqësues të bizneseve. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të bizneseve ka thënë të shtunën se masat e marra nga Qeveria për frenim të koronavirusit i konsideron të domosdoshme. Mirëpo Rukiqi ka thënë se për këto masa nuk janë konsultuar fare nga qeveria. “Masat janë të domosdoshme, por kemi një problem me masat e fundit që ishin të pakoordinuara... Читать дальше...

Çfarë ndodh nëse votat e Kolegjit Elektoral ndahen në dysh në SHBA?

Evropaelire.org 

Teksa votat ende po numërohen në disa shtete, tri ditë pas ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ka mundësi që kandidatët të fitojnë numër të njëjtë të votave të Kolegjit Elektoral, i cili përcakton fituesin. Çfarë do të ndodhë nëse, si presidenti republikan, Donald Trump, ashtu edhe kandidati demokrat, Joe Biden, fitojnë nga 269 vota elektorale? Ndiqni hartën tonë​ të​ pë​rditë​suar Zgjedhjet në SHBA 2020 Presidenti amerikan nuk zgjidhet përmes votës popullore. Sipas Kushtetutës së SHBA-së... Читать дальше...

Pikturat e hebrejes së vrarë, gjenden në një shtëpi në Pragë

Evropaelire.org 

Rreth 700 piktura dhe vizatime nga një piktore hebreje të vrarë gjatë Holokaustit, janë zbuluar në një shtëpi gati të shkatërruar në periferi të Pragës. Punimet e Gertrud Kauders, i cila studioi në Akademinë e Arteve të Bukura të Pragës, u gjetën pas mureve dhe nën dërrasat e dyshemesë. Stërmbesa e Kaudersit, e cila jeton në Zelandën e Re, i tha Radios Evropa e Lirë se anëtarët e familjes që mbijetuan, ishin të habitur kur i panë pikturat. (Përgatitën: Taulant Qenaj, Ibrahim Berisha)

Dallime të thella në qëndrime mes BE-së dhe Britanisë pas Brexitit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë thënë të shtunën se ende vazhdojnë të ekzistojnë dallime të mëdha në bisedimet pas Brexitit, mirëpo do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur marrëveshje në afat. Britania e Madhe është larguar nga blloku evropian në fillim të këtij viti. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson se dallimet janë “të mëdha” derisa Johnson i ka përshkruar ato “të rëndësishme”, transmeton AFP. Читать дальше...

Mbrojtja nga ndotja e ajrit përmes rritjes së gjobave

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut synon që të ulë ndotjen e ajrit përmes rritjes së gjobave, por edhe padive penale për të gjithë personat juridikë dhe fizikë, të cilët kapen duke ndotur apo nxitur ndotjen e ambientit jetësor. Kjo parashihet me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje, pasi siç thuhet në tekstin që është duke u hartuar, masat që janë aktualisht në fuqi nuk po japin efektet e duhura në parandalimin e ndotjes së ajrit. "Unë absolutisht mbështes rritjen e gjobave, sepse siç e kemi parë deri tani... Читать дальше...

Kosova regjistron 12 viktima dhe 491 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 491 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,137 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 66 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 6,634. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 23,425 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Lukashenka: Bjellorusia do të bëhet fuqi bërthamore

Evropaelire.org 

Alyaksandr Lukashenka ka hapur zyrtarisht centralin e parë dhe të vetëm bërthamor në Bjellorusi, duke thënë se ky shtet i Evropës Lindore “do të kthehet në fuqi bërthamore”. “Stacioni bërthamor Astravets përbën një hap drejt së ardhmes dhe garantimit të sigurisë së energjisë së këtij shteti”, ka thënë Lukashenka në një adresim përmes televizionit shtetëror më 7 nëntor. Ndërtuar nga kompania ruse, Rosatom dhe e financuar nga Moska me 10 miliardë dollarë hua, ndërtimi i centralit bërthamor afër qytetit Astravets... Читать дальше...

Gastronomët protestojnë kundër masave anti-COVID

Evropaelire.org 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të shtunën në Prishtinë kundër masave të reja kundër koronavirusit, që parashohin mbylljen e sektorit të gastronomisë në shtatë komuna, nga dita e premte deri të hënën në mëngjes. Kosova së fundmi është duke shënuar numër rekord të rasteve me koronavirus që kur filloi pandemia në muajin mars.

Zgjedhja e presidentit të ri në "pauzë", nuk ka konsensus as për dialogun

Evropaelire.org 

Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, konfirmojnë se nuk kanë diskutuar dhe as që kanë ndonjë plan të dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kjo pozitë, hyri në kalkulimet e koalicionit pasi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi dha dorëheqje për t’u përballur me aktakuzën për krime lufte të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e sheh të ngutshme këtë çështje, edhe pse insiston se kandidati i saj, Ramush Haradinaj është opsioni i vetëm. Читать дальше...

Gastronomët protestojnë kundër masave të reja të qeverisë

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar të shtunën në shenjë pakënaqësive ndaj masave të marra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të frenimit të koronavirusit. Ata kanë zhvilluar një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe lugë. Para mediave ka folur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, duke e konsideruar të papranueshme marrjen e masave të reja. “Nuk jemi kundër shtetit ose qeverisë. Presim një pako të veçantë për sektorin e gastronomisë. Читать дальше...

Irani i bën thirrje administratës së ardhshme amerikane të mësojë nga sanksionet

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë të shtunën se shpreson që administrata e ardhshme amerikane ka marrë mësimin se sanksionet nuk mund ta gjunjëzojnë Teheranin ndaj politikës amerikane, transmeton AFP. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aplikuar politikë me “presion maksimal” dhe sanksione të ashpra kundër Iranit, prej kur është larguar më 2018 nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore. ”Ne shpresojmë që përvoja trevjeçare do të jetë mësim për administratën e ardhshme të Amerikës... Читать дальше...

Новости России
Москва

Предложения АИРР поддержала комиссия Госсовета


I arratisuri nga dënimi për krimin në Kosovë, i punësuar në Ushtrinë Serbe?

Evropaelire.org 

Ish-pjesëtari i Ushtrisë së Jugosllavisë, Rajko Kozllina, i cili nuk është paraqitur për mbajtjen e dënimit me burg për krimin ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje në Kosovë, në vitin 1999 dhe i cili, sipas pretendimeve të medieve, ka ikur nga Serbia, ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë edhe pasi që i ishte shqiptuar dënimi. Kjo buron nga përgjigja që Radio Evropa e Lirë ka marrë nga Gjykata e Lartë në Beograd, e cila dënoi Kozllinan me 15 vjet burgim, në prill të vitit 2019, për... Читать дальше...

Shefi austriak kundër-terrorizmit pezullohet nga puna pas sulmit në Vjenë

Evropaelire.org 

Zyrtarët austriakë kanë bërë të ditura dështime tjera para incidentit që ka lënë të vdekur katër persona të hënën në mbrëmje në Vjenë. Kjo situatë ka nxitur shefin kundër-terrorizmit të këtij qyteti, Erich Zwettler që të largohet nga kjo pozitë. Policia ka thënë se ai është pezulluar nga detyra me kërkesën e tij. Deri më tani është thënë se austriakët janë informuar në muajin korrik se i dyshuari ka tentuar të blejë municion në Sllovaki. Tani austriakët kanë pranuar se sulmuesi është takuar me dy persona nga Gjermania... Читать дальше...

Mbi 300,000 persona të vdekur me koronavirus në Evropë

Evropaelire.org 

Në Evropë është tejkaluar shifra e 300,000 të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, teksa shtetet nga Rusia e deri tek Italia, kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite. I gjithë kontinenti evropian tani pothuajse ka rikthyer kufizimet në lëvizje, me qëllim të frenimit të pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për një rekord të ri të personave të infektuar brenda një dite në nivel global. Evropa ka regjistruar 300,688 të vdekur nga virus... Читать дальше...

Shefi i stafit të Trumpit raportohet se është infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Mark Meadows, shefi i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv në koronavirus, është thënë në raportimet e mediave më 6 nëntor, duke cituar zyrtarë të administratës që kanë njohuri për diagnozën. Meadows, i cili muajin e kaluar ka deklaruar se “ne nuk do të mund ta kontrollojmë këtë pandemi”, ka udhëtuar me Trumpin në Ditën e Zgjedhjeve dhe për herë të fundit është parë në publik më 4 nëntor, në selinë e fushatës së Trumpit. Një fotograf ka shfaqur Meadows, i cili nuk ka pasur të vendosur maskën... Читать дальше...

Reciprocitet në pandemi

Evropaelire.org 

Në bazë të parimit të reciprocitetit, Kosova ua kërkon testin PCR negativ qytetarëve të huaj të cilët hyjnë në Kosovë. Kjo mënyrë e të vepruarit nga kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, po konsiderohet e panevojshme. Reciprociteti konsiderohet si një parim i pranuar në mënyrë universale, ku një shtet miraton një sjellje të caktuar simetrike, si përgjigjje ndaj një veprimi të ngjashëm, i cili është miratuar nga shteti tjetër. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu... Читать дальше...

Biden: Ne do t'i fitojmë zgjedhjet amerikane

Evropaelire.org 

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka thënë se ai do t’i fitojë zgjedhjet amerikane me shumicë të qartë, mirëpo ende është shumë herët të shpallë fitoren. Ai ka thënë në një fjalim natën vonë më 6 nëntor se ai është në rrugë drejt fitores, me më shumë se 300 vota të Kolegjit Elektoral – më shumë se 270, sa i duhen – duke vënë në pah epërsinë që ka në Arizona, Nevada dhe Pensilvani. “Shifrat shfaqin një tregim të qartë dhe bindës: Ne do ta fitojmë këtë garë”, ka thënë ai, teksa ka folur në Delauer... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира






В партии «Возрождение» назвали задержания в аэропорту Кишинева сегрегацией

Мытищинские баскетболистки стали серебряными призерами первенства ЦФО

Юная жительница Мытищ стала лауреатом I степени многожанрового фестиваля

Турция приходит в Закавказье. Перла назвал главную опасность проекта Эрдогана