ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 08.11.2020

Maqedonia e V. regjistron 26 viktima dhe 978 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 26 persona të vdekur dhe 978 të infektuar me koronavirus, nga testimi i 2,667 mostrave, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi të dhënat e 24 orëve të fundit. Viktimat janë, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Prilep, tre në Ohër, nga dy në Veles dhe Manastir si dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Krushevë dhe Dellçevë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

Petritsch: Pas sulmit në Vjenë, ardhja e migrantëve në BE edhe më e vështirë

Evropaelire.org 

Është e paqartë nëse sulmuesi i vrarë në Vjenë veproi si "ujk i vetmuar”, por si një qytet kozmopolit, ky qytet ofron mundësi të ndryshme, kështu që ka të rinj që u drejtohen ekstremistëve në kërkim të përkatësisë, tha për Radion Evropa e Lirë, Wolfgang Petritsch, një ish-ndërmjetës ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë dhe tani president i Fondit Marshall në Austri. Sipas tij, Austria ka bërë mjaft për integrimin e migrantëve në shoqërinë e saj, duke përmendur migrantët nga ish-Jugosllavia si një shembull pozitiv. Читать дальше...

Mbi 50 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë

Evropaelire.org 

Numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia. Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit. Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani. Shtetet e Bashkuara janë kthyer në shtetin e parë që kanë raportuar më shumë se 100,000 të infektuar brenda ditës. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden është zotuar se do ta ketë prioritetet menaxhimin e pandemisë kur të nisë zyrtarisht punën në janar. Читать дальше...

Ministri Zemaj paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja me qëllim të frenimit të koronavirusit, mirëpo nuk ka dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë. Ai e ka bërë këtë njoftim të dielën pasi ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi dhe kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës, Hysen Sogojeva për të diskutuar masat e reja që mund të marrin autoritetet. Читать дальше...

Ulja e taksave në gjyqësor cilësohet hap i mbarë, por vendimtar mbetet efikasiteti

Evropaelire.org 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të kërkojnë drejtësi në gjykatat e këtij vendi me një kosto shtatë fish më të ulët, pasi gjatë kësaj jave kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Taksa Gjyqësore, që i bie se taksat ulen nga 48 mijë, sa ishte vlera më e larta tani, në 6 mijë denarë. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë synohet që çdo qytetar të ketë qasje në kërkimin e drejtësisë kur vlerëson se i është shkelur ndonjë e drejtë, meqë... Читать дальше...

Sekreti i financimit të partive politike

Evropaelire.org 

Rreth 3. 7 milionë euro kanë shpenzuar gjashtë subjektet më të mëdha politike në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, (LDK), Partinë Demokratike të Kosovës, (PDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe. Kështu së paku thuhet në raportet e tyre financiare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në bazë të raportit, PDK-ja ka shpenzuar më shumë se 1.3 milion euro, pasuar nga LDK-ja me 1.3 milion euro... Читать дальше...

Emrat që mund të drejtojnë politikën e jashtme të Bidenit

Evropaelire.org 

Po kërkoni ndonjë shenjë se çfarë drejtimi mund të marrë politika e jashtme e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden? Provoni ta kujtoni kohën e katër vjetëve më parë, kur Biden ka punuar në Shtëpinë e Bardhë si nënpresident. Janë rreth 4,000 emërime politike që çdo administratë e re duhet t’i bëjë, në politikën e jashtme dhe të tjera. Biden, i cili ka shërbyer me dekada në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe e ka kryesuar atë me vite, ka në orbitën e tij njerëz nga koha e administratës së presidentit Barack Obama. Читать дальше...

Vuçiq uron Bidenin, shpreson për bashkëpunim të mirë sikurse me Trumpin

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, duke thënë se shpreson që do të vazhdojë bashkëpunimin ashtu sikurse ka pasur Serbia ka presidentin aktual amerikan, Domald Trump. “Ju uroj urtësi dhe vendosmëri për t’u përballur me sfidat ekzistuese në të mirë të SHBA-së dhe gjithë botës. Shpresoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju ashtu sikurse e kemi pasur me Donald Trumpin, për të cilin jam shumë mirënjohës”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Читать дальше...



Kosovë: 11 viktima dhe 730 të infektuar me koronaviruss

Evropaelire.org 

Kosovës të dielën i janë​ shtuar 730 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,794 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 75 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 7,278. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 115 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Të gjithë "sy e vesh" gjatë fjalimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Lot gëzimi, këngë, valle, organizime grupore dhe festa nga më të ndryshmet, janë zhvilluar në pothuajse secilin shtet të territorit amerikan, pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Bidenit

Evropaelire.org 

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri, transmeton dpa. “Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar .. ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë Jahangiri. Sipas tij, SHBA-ja duhet t’iu kthehet obligimeve ndërkombëtare pas përfundimit të procesit zgjedhor. Përveç kësaj Jahangiri... Читать дальше...

Dy milionëshi i ‘harruar’

Evropaelire.org 

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë shtuar masat e sigurisë në procedurat që bëhen gjatë transferit të mjeteve financiare nga Thesari i Kosovës. Këto masa të shtuara të sigurisë vinë pas një transferi të paautorizuar në vlerë të mbi 2 milionë eurove, të bërë më 9 tetor nga një punonjës i Thesarit të Kosovës në një llogari bankare të një kompanie private. Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në një përgjigje me shkrim... Читать дальше...

Presidenti i Azerbajxhanit: Forcat kanë fituar kontrollin e pikës kyçe në Nagorno-Karabak

Evropaelire.org 

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se forcat e shtetit të tij kanë fituar kontrollin e Shushit, qytetit të dytë më të madh në rajonin e Nagorno-Karabakut. Zyrtarët armenë kanë thënë se luftimet janë duke vazhduar në këtë qytet. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Baku për të festuar, pas deklaratës së Aliyevit më 8 nëntor, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur me slogane të ndryshme. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes armene, Artsrun Hovhannisyan ka thënë në një... Читать дальше...

Në Bjellorusi nis "Marshi i Demokracisë"

Evropaelire.org 

Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk, për të 13-ën të diele me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenkas dhe zgjedhje të reja. Kjo rezistencë e qytetarëve konsiderohet e pashembullt dhe po vazhdon nga 9 gushti. Pjesëmarrësit e marshit – të titulluar, Marshi i Demokracisë – kanë valëvitur flamujt bardhë e kuq dhe çadrat me këto dy ngjyra, që janë kthyer të simbol të opozitës. Në qendër të Minskut është thënë se ka prezencë të madhe të policisë. Forcat... Читать дальше...

Si mund të duket presidenca e Bidenit?

Evropaelire.org 

Si kandidat për president, Joe Biden ka thënë se do të ndryshonte shumë nisma në politikën e jashtme të administratës Trump, të tilla si tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshje ndërkombëtare dhe ka thënë se do të punonte në riparimin e marrëdhënieve transatlantike, që sipas Biden, kanë qenë çelësi i stabilitetit në Evropë në 75 vjetët e kaluar. Ish-nënpresident dhe senator, që ka shërbyer për pothuajse 50 vjet në Uashington, Biden beson se Shtetet e Bashkuara mund t’iu qasen më së miri... Читать дальше...

Lion: I dyshuari pranon se ka sulmuar priftin për shkak të një mospajtimi personal

Evropaelire.org 

Një i dyshuar ka pranuar se është autor i të shtënave kundër një prifti ortodoks grek në qytetin francez, Lion javën e kaluar, për shkak të një mospajtimi personal, kanë thënë prokurorët. I dyshuari, 40-vjeçar, u ka thënë prokurorëve se prifti ka qenë duke pasur lidhje të fshehtë me gruan e tij. Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52-vjeçar, është qëlluar dy herë me armë zjarri jashtë kishës së tij më 31 tetor. Ai ka folur me policinë pasi ka dalë nga koma të mërkurën. Të shtënat kanë ndodhur disa... Читать дальше...

Biden do të prezantojë task-forcën për koronavirus javën tjetër

Evropaelire.org 

Demokrati Joe Biden ka thënë se javën tjetër do të prezantojë një task-forcë të këshilltarëve për të zhvilluar planin e tij për luftim të pandemisë së koronavirusit. Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor dhe ka bërë fushatë me premtimin për qasje më agresive për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, do të njoftojë për krijimin e task-forcës më 9 nëntor. Në fjalimin e tij të fitores më 7 nëntor, ai ka thënë se këshilltarët “do të marrin planin për koronavirus... Читать дальше...

“Kjo është koha për të shëruar Amerikën”

Evropaelire.org 

“Popull, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në fjalimin e parë pas fitores. “I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden. Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë... Читать дальше...

Trump thotë se ka fituar, nuk ofron fakte për të mbështetur pretendimet për mashtrime

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit, duke thënë se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme. Ai i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar zgjedhjet andaj do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Pasi është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor dhe se vëzhguesit republikanë nuk kanë pasur qasje. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Читать дальше...

Shpërthen gëzimi pas fitores së Bidenit

Evropaelire.org 

Pak kohë pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të amerikan, përkrahësit e tij kanë vërshuar rrugët e Shteteve të Bashkuara, duke festuar fitoren e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Biden do ta fitojë këtë pozitë pas 50 vjetëve shërbim në politikën kombëtare, derisa Kamala Harris do të jetë nën-presidentja e parë amerikane me ngjyrë që ka fituar për një parti të madhe.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






Чем Тимур Иванов занимался в Минобороны до задержания по делу о взятке

Ъ: следствие обратится в суд с ходатайством об аресте Иванова в среду

Саша растёт, а липома – нет. Читатели aif.ru собрали деньги для Саши Шубиной

Почта выпустила марку к 70-летию присоединения России к ЮНЕСКО