ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 09.11.2020

Lira turke shënon ngritje pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit

Evropaelire.org 

Monedha turke lira shënoi ngritje të vlerës së saj, pasi dhëndri i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dha dorëheqjen si ministër i Financave. Ekonomistët thanë se dorëheqjet e Berat Albayrak - burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra - dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, raporton AFP. Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit... Читать дальше...

BE-ja synon të organizojë trajnime për imamët

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët. Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë. "Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët", tha ai për mediat. "Mesazhet... Читать дальше...

Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kishte "përfunduar punë" dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes. Vendimi, sipas Trumpin do të hyjë në fuqi menjëherë. Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s. Trump, ende nuk e... Читать дальше...

OBSH: Deri në mars të 2021-ës mund të kemi vaksinën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë në dispozicion deri në mars të vitit 2021, gjë që së bashku me përparimet e tjera mund të ndryshojë thelbësisht rrjedhën e pandemisë, tha të hënën një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Bruce Aylward i tha asamblesë vjetore ministrore të OBSH-së se rezultatet e përkohshme nga prova e një vaksine ishin "shumë pozitive". "Ka ende shumë punë për të bërë, këto janë vetëm rezultate të ndërmjetme ... por disa rezultate shumë pozitive që vijnë sot janë premtuese", tha Aylward. Читать дальше...

Masat e reja nëpër komuna, varësisht prej numrit të të infektuarve

Evropaelire.org 

Në një dokument të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thuhet se autoritetet kompetente shëndetësore kanë propozuar marrjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirsuit. Për këto masa, aktualisht është duke u diskutuar në Qeverinë e Kosovës. Komunat e Kosovës, sipas këtij, propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. Читать дальше...

Mustafa: Për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të ketë marrëveshje

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit duhet të ketë një marrëveshje, e cila siguron përkrahje të gjerë dhe 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mustafa i bëri këto komente pas një takimi me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo që udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, pasi Gjykata Speciale konfirmoi akuzat ndaj tij, këtë detyrë po e ushtron kryetarja e Kuvendit të Kosovës... Читать дальше...

Rruga e Bidenit në Kosovë

Evropaelire.org 

Disa banorë që jetojnë në rrugën e emërtuar për nder të djalit të Joe Biden, rrugë kjo që lidh Ferizajn me Gjilanin, thonë se janë të gëzuar që ai është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata e quajnë Bidenin mik të madh të Kosovës dhe e vlerësojnë lartë kontributin e tij për Kosovën.

Hungaria vendos orë policore

Evropaelire.org 

Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19. Në një video të postuar në Facebook më 9 nëntor, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë. Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm... Читать дальше...



Disa liderë shtetesh ende nuk e kanë uruar Bidenin

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta përgëzojë presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, derisa të zgjidhen sfidat ligjore për zgjedhjet në SHBA dhe rezultati të jetë zyrtar, njoftoi Kremlini të hënën, transmeton AP. Putini është njëri nga liderët botërorë që nuk e kanë komentuar fitoren e Bidenit, e cila u njoftuar nga mediat më të mëdha. Ekipi i presidentit, Donald Trump, ka premtuar veprime ligjore në ditët në vijim dhe Trump ende nuk e ka pranuar humbjen e tij, ndërsa pretendon se... Читать дальше...

Trump dhe Biden mirëpresin zhvillimet drejt zbulimit të vaksinës

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, përshëndeti të hënën lajmin se një vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ishte 90 për qind efektive.  Megjithatë Biden paralajmëroi se përpara është akoma një betejë e gjatë. "Unë i përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që ndihmuan në krijimin e këtij përparimi duke na dhënë një arsye të tillë për shpresë", tha Biden në një deklaratë. "Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se fundi i betejës kundër COVID-19 është akoma me muaj larg"... Читать дальше...

Kosovë: 13 të vdekur dhe 637 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike në Kosovë tha se gjatë 24 orëve të kaluara ka regjistruar edhe 637 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 1.712 mostrave të testuara. Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur edhe 13 pacientë. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç)... Читать дальше...

Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit. Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore... Читать дальше...

Maqedonia e V., Shqipëria dhe Serbia me memorandum bashkëpunimi për COVID-19 

Evropaelire.org 

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë do të mund të lëvizin në këto vende pa test negativ për koronavirus, dhe nëse preken nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus, do të mund të marrin shërbime në spitalet e këtyre tre vendeve. Shteti ku trajtohet pacienti eventual, obligohet t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit. Kështu thuhet në memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19.  ... Читать дальше...

Mjetet e ndara nga Kosova për mbrojtje para Dhomave të Specializuara

Evropaelire.org 

Rreth 61 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për të mbuluar shpenzimet e disa prej personave të intervistuar nga Prokuroria e Specializuar, që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara (që njihen si Gjykata Speciale) me seli në Hagë. Deri më tash, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë konfirmuar dy aktakuza, për të cilat është njoftuar publiku - kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës dhe një aktakuzë e përbashkët ndaj ish-presidentit të Kosovës... Читать дальше...

Bosnja dhe Kroacia shënojnë shifra të larta të të vdekurve nga COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës raportuan të hënën për 73 viktima të reja nga sëmundja COVID-19 dhe 997 të infektuar nga koronavirusi.  Në territorin e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, u regjistruan 608 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 52 të vdekur. Në Republikën Serbe të Bosnjës u shënuan 383 persona të infektuar dhe 19 vdekje, ndërsa në Qarkun e Bërçkos edhe gjashtë persona u diagnostifikuan me koronavirus ndërsa dy pacientë humbën jetën nga sëmundja. Në Kroaci, në 24 orët e fundit... Читать дальше...

Macron organizon samit të BE-së kundër terrorizmit

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të organizojë një samit përmes video-lidhjes për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve të fundit në Evropë, për të cilat u fajësuan radikalët islamikë. Njoftimi u bë nga zyra e presidentit Macron. Ai së pari do të takohet në Paris me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe të dy më pas do të diskutojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një video-lidhjeje. Читать дальше...

Edhe dhjetëra ushtarë të vrarë në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Numri i ushtarëve armenë, të vrarë në konfliktin në Nagorno Karabak, është rritur në 1,221, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e rajonit. Në deklaratë thuhet se 44 ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet me ushtrinë e Azerbajxhanit. Përleshjet kanë shpërthyer qysh më 27 shtator dhe janë në nivelin e tyre më të keq që nga konflikti i viteve 1990, që ka lënë mbi 30,000 njerëz të vrarë. Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e Qeverisë armene. Читать дальше...

Vaksina e parë kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”

Evropaelire.org 

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës - kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech - thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit. Aktualisht... Читать дальше...

Zemaj paralajmëron masa të reja, Ahmeti thotë se Prishtina mund të mbyllet për një javë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, zhvilloi të hënën një takim me kryetarët e komunave, me të cilët diskutoi për hapat që duhen ndërmarrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Zemaj tha se lakorja e rasteve të fundit kërkon kujdes të shtuar dhe aktiv. Të dielën, nga testimi i 1,794 mostrave, pozitive me koronavirus kanë dalë 730. “Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë me vendime operacionale për komuna të caktuara... Читать дальше...

Новости России
Москва

В аэропорту Кишинева несколько часов держали участников съезда "Победа" в Москве


Hoti: Forcat politike të bëhen bashkë për maturi institucionale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar të hënën një takim për të diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në këtë vend, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga detyra e presidentit. Presidenca ka thënë se takimi mes dy liderëve është mbajtur me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional. Sipas komunikatës, Osmani, është thënë të ketë ngritur nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë  e koronavirusit, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz. Читать дальше...

Mbi 1,000 të arrestuar në protestat në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Mbi 1,000 protestues anti-qeveritarë u arrestuan të dielën në Bjellorusi, në fundjavën e 13-të të protestave që bëjnë thirrje për dorëheqjen e udhëheqësit Alyaksandr Lukashenka dhe zgjedhje të reja presidenciale. Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se, në total, 1,024 vetë u arrestuan nga forcat e sigurisë, ndërsa të tjerë u rrahën brutalisht. Shumica e arrestimeve u bënë në kryeqytetin Minsk. Grupi Vyasna tha se disa nga të arrestuarit u liruan më vonë. Lukashenka mban pushtetin në Bjellorusi qysh në vitin 1994. Читать дальше...

Biden nis punën me task-forcën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të shpallë sot një task-forcë këshilltarësh për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Biden e bëri të qartë në fjalimin e tij të fitores më 7 nëntor, se trajtimi i pandemisë do të jetë prioriteti kryesor i tij. “Puna nis menjëherë”, tha Kate Bedingfield, zëvendësmenaxhere e fushatës së Biden, të dielën, për kanalin NBC. Sondazhet e kryera gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit treguan se trajtimi i pandemisë nga ana e presidentit aktual... Читать дальше...

Çekia me numrin më të vogël të rasteve me koronavirus në katër javë

Evropaelire.org 

Republika Çeke konfirmoi të dielën 3,608 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e ulët ditore në katër javë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara të hënën, shifra është gati për 3,000 më e vogël se një javë më herët. Vendi me 10.7 milionë banorë, që ka përjetuar një nga normat më të larta të infektimit në Evropë, ka konfirmuar gjithsej 414,828 raste me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë po ashtu tha se 101 pacientë kanë vdekur të dielën, si pasojë e koronavirusit. Читать дальше...

Izraeli dhe Arabia Saudite urojnë Bidenin

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Edhe pse zgjedhja e Bidenit paraqet një pengesë për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ai e uroi atë dhe nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris. “Joe, kemi pasur marrëdhënie të gjata dhe të ngrohta për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si mik të mirë të Izraelit. Mezi pres të punoj me ju të dy, për të forcuar më të tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”... Читать дальше...

Krasniqi del para Dhomave të Specializuara

Evropaelire.org 

Të hënën, në Dhomat e Specializuara po paraqitet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili po akuzohet nga ky organ i drejtësisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Para Dhomave të Specializuara, të hënën, duke nisur nga ora 15:00 do të paraqitet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Më 10 nëntor, pranë këtyre dhomave do të paraqitet edhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa, më 11 nëntor, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова и Хао-Чин вышли в финал турнира WTA в Штутгарте в парном разряде






Исторический музей будет закрыт во время подготовки к параду Победы

План «Чариотир»: как США готовились бомбить СССР ядерным оружием

В парке культуры и отдыха Воскресенска функционирует зона буккроссинга

Правительство Эстонии вынуждает Пюхтицкий монастырь отказаться от Московского патриархата