ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 12.11.2020

Së paku 74 migrantë mbyten në brigjet e Libisë

Evropaelire.org 

Së paku 74 migrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët, tha agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara. Anija me migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u fundos në brigjet e portit libian al-Khums, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Libia është një pikë kryesore tranziti për migrantët - kryesisht afrikanë - që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin... Читать дальше...

NATO pas deklaratës së Vuçiqit: Mbështesim dialogun

Evropaelire.org 

Zyrtarë të NATO-s nuk pranuan të komentojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë. Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si e sheh NATO paralelen që ka tërhequr Vuçiq midis Kosovës dhe Nagorno Karabakut, nga selia e aleancës ushtarake thanë se “misioni i KFOR-it [në Kosovë], i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara... Читать дальше...

Beogradi i quan “histerike” reagimet në Prishtinë ndaj deklaratës së Vuçiqit

Evropaelire.org 

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet e autoriteteve të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë. Vuçiq tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë... Читать дальше...

Pandemia ua mori 10 eurot e fundit

Evropaelire.org 

Pandemia me koronavirus ia ka vështirësuar mbijetesën Hastrete Gashit, 32-vjeçare, e cila thotë se para pandemisë ka mbledhur qelq dhe plastikë për t’i shitur. Nga kjo punë maksimum ka fituar 10 euro në ditë, të cilat i kanë ndihmuar që të ushqejë gjashtë fëmijët e saj. Por, Hastrete Gashi, e cila i përket komunitetit rom, thotë se për shkak të frikës se mund të infektohet nga koronavirusi, nuk ka mundur të sigurojë këto mjete, e ndërkaq shton se ndihma që ka marrë nga shteti ka qenë e pakët. Ajo jeton në një lagje të Fushë Kosovës... Читать дальше...

Hoti: Deklarata e Vuçiqit s’është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Vuçiq tha të enjten se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Kryeministri Hoti tha se deklarimi është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar... Читать дальше...

MPJD: Kosova të fillojë anëtarësimin në NATO, pastaj dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha se Kosova duhet të fillojë anëtarësimin në NATO dhe pastaj të vazhdojë dialogun me Serbinë. Reagimi vjen pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. “Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, në kundërshtim me vlerat evropiane... Читать дальше...

Nuk ka kafe për qeverinë

Evropaelire.org 

Gastronomët në Prishtinë kanë marrë vendim për t’u mos shërbyer kafe kryeministrit dhe ministrave, pasi qeveria ka aprovuar masa të reja kundër COVID-19, që ua ndalon atyre të punojnë pas orës 19:00. Këto masa do të hyjnë në fuqi në ditën e premte.

Kosova do të përfitojë falas 360,000 vaksina kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim te njerëzit. “Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave... Читать дальше...



Pse mediat në SHBA shpallin fituesin e zgjedhjeve?

Evropaelire.org 

Pesëdhjetenjë zgjedhje të ndryshme – një në secilin shtet dhe një tjetër në Uashington DC. Secili shtet me rregulla dhe rregullore të ndryshme dhe pa një komision zgjedhor kombëtar për t'i treguar botës se kush fiton. Atëherë, si mund të përcaktohet shpejt dhe saktë se kush fiton postin më të lartë në Shtetet e Bashkuara? Këtu hyjnë mediat – dhe këtë e kanë bërë që nga viti 1848, kur Associated Press shpalli fitues, Zachary Taylor si president. Kolegji Zgjedhor në të vërtetë zgjedh presidentin sipas Kushtetutës së SHBA-së... Читать дальше...

Osmani: Pres që BE dhe NATO t’i përgjigjen kërcënimit të Vuçiqit

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj “kërcënimit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “luftë të dhunshme”. Vuçiq tha të enjten se një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Ai tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, “në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”. “Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t'i... Читать дальше...

Lavrov paralajmëron sanksione kundër zyrtarëve gjermanë e francezë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionimin e disa zyrtarëve rusë. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë ngrirë asetet dhe u kanë vënë ndalesa udhëtimi gjashtë zyrtarëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për “tentim-vrasjen” e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome. Читать дальше...

Maqedonia e V. nuk planifikon të mbyllet përkundër rritjes së rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut nuk planifikon shtrëngimin e masave kundër COVID-19, pavarësisht rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore apelojnë për respektimin e masave në fuqi, që të mos vijnë në situatë për ndërmarrjen e masave shtesë. Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, nën kushtet e përcaktuara, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 21:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave pas kësaj ore... Читать дальше...

Tetë viktima dhe 767 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të enjten tetë viktima nga koronavirusi dhe 767 raste të reja pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat janë regjistruar: katër në Prizren, dy në Gjilan dhe nga një në Prishtinë dhe Suharekë. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,178 mostrave. Prishtina ka më shumë se gjysmën e tyre: 434. Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara, 186 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm... Читать дальше...

Dialogu i Brukselit nën hijen e zhvillimeve të Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe që të dyja palët duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij. Por, njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Fisnik Halimi, kanë pikëpamje të ndryshme nëse Kosova duhet të vazhdojë apo për një periudhë ta pezullojë pjesëmarrjen në këtë proces.  Pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Njerëzit me ngjyrë “kanë dy herë më shumë gjasa të kapin virusin”

Evropaelire.org 

Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët për të kontraktuar koronavirusin, tregon një studim me 18 milionë njerëz. Studimi i revistës EClinical Medicine, e cila publikohet nga Lancet, po ashtu tregon se aziatikët kanë 1.5 herë më shumë gjasa se të bardhët për t’u infektuar. Studiuesit e universiteteve Leicester dhe Nottingham mblodhën të dhëna nga tetë studime në Mbretërinë e Bashkuar dhe 42 të tjera në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se gjetjet e tyre kanë “rëndësi urgjente për shëndetin publik”. Читать дальше...

Vuçiq: Zgjidhje përmes dialogut ose konflikt i mundshëm

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes (12 nëntor) ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë. Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Читать дальше...

Arrihet marrëveshje për ndërtimin e rrugëve që kalojnë në zonën e Manastirit të Deçanit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti, në bashkëpunim me ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando dhe me mbështetje të komandantit të KFOR-it Michele Risi, kanë arritur marrëveshje për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Marrëveshja është thënë të jetë rezultat i diskutimeve për disa muaj mes Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit. Lidhur me këtë çështje... Читать дальше...

Nju Jorku vendos kufizime të reja për luftim të koronavirusit

Evropaelire.org 

Nju Jorku ka prezantuar kufizime të reja për koronavirus, teksa numri i rasteve të infektimit rritet me ritëm të shpejtë. Guvernatori Andrew Cuomo ka njoftuar se baret, restorantet, dhe palestrat duhet të mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes dhe grupet mund të krijohen deri në 10 persona. “Ne po shohim një rritje globale të rasteve me koronavirus dhe Nju Jorku është anije në baticën e COVID-it”, ka thënë Cuomo gjatë një bisede me gazetarët. “Ne po përballemi me rekorde në shtetin tonë. Situata është duke u përkeqësuar shumë, shumë çdo ditë”.

Kina dënon dorëheqjet e opozitës në Hong Kong

Evropaelire.org 

Qeveria e Kinës ka dënuar dorëheqjen masive të shumicës së pjesëtarëve opozitarë në Hong Kong duke e konsideruar këtë veprim “farsë” dhe “sfidë të hapur” për autoritetin e saj. Të mërkurën, 15 pjesëtarë të opozitës kanë dhënë dorëheqje si shenjë solidariteti me katër ligjvënësit që janë përjashtuar. Pekini ka thënë se të katër personat kanë qenë kërcënim për sigurinë kombëtare. Mirëpo shumë persona e shohin këtë veprim si kufizim të të drejtave të Hong Kongut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, pretendim që Pekini e mohon. Читать дальше...

Новости России
Москва

Порт пяти морей. В Москве стартовал летней сезон речной навигации


Kosova miraton masat e reja kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00. Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër. Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. Читать дальше...

Vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit

Evropaelire.org 

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provincën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij. Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincs, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë. “Kolegu dhe miku im i dashur... Читать дальше...

Ushtarët australianë do të hetohen për kryerje të mundshme të krimeve të luftës në Afganistan

Evropaelire.org 

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan. Kryeministri Scott Morrison ka paralajmëruar më 12 nëntor australianët që të presin publikimin e pretendimeve për “shkelje serioze dhe potencialisht kriminale”, në raportin për elitën e ushtarëve australianë në Afganistan. Më 2016, Prokurori i Përgjithshëm i Forcave australiane të Mbrojtjes ka lansuar një hetim katërvjeçar për të analizuar pretendimet... Читать дальше...

Hoti për pandeminë: Kjo është situatë e luftës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar të enjten Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë nga afër gjendjen nëpër spitale gjatë pandemisë së koronavirusit. “Kjo është situatë e luftës, duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima”, ka thënë Hoti. Kryeministri Hoti ka falënderuar stafin shëndetësor për përballje me pandeminë në tetë muajt e fundit. Ai ka thënë se fatmirësisht numri i... Читать дальше...

Biden bën publik emrin e shefit të stafit në administratën e tij

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka njoftuar se Ron Klain do të jetë shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Kjo pozitë konsiderohet ndër më të rëndësishmet në një administratë amerikane. “Përvoja e thellë e Ron Klainit dhe kapaciteti për të punuar me njerëzit në gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë, teksa përballemi me një moment krize dhe bashkojmë shtetin edhe një herë tjetër”, ka thënë Biden përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде






Пригодные для купания водоемы в САО осмотрят и почистят

В Москве возбуждено уголовное дело о фиктивной регистрации мигрантов

Отопительный сезон в Подмосковье может завершиться в пятницу

«Акрон» не смог одолеть «Ленинградец», «Химки» победили КамАЗ