ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 16.11.2020

Nagorno Karabak: Dikush kthehet e dikush ikë

Evropaelire.org 

Azerbajxhanasit që u arratisën nga rajoni i shkëputur i Nagorno Karabakut gjatë konfliktit me armenët në vitet e 90-ta, tani po presin me padurim të kthehen në fshatrat e tyre. Por, derisa armenët largoheshin, ata dogjën shtëpitë e tyre dhe shkatërruan shtyllat e energjisë elektrike.

LDK-ja kërkon marrëveshje të gjerë për presidentin

Evropaelire.org 

Partia më e madhe e koalicionit aktual qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon një marrëveshje të gjerë, sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se në bisedimet për këtë çështje duhet të përfshihet i gjithë spektri politik. “Para se të dalim me një emër të veçant, bashkë me partnerët e koalicionit qeveritar, duhet të arrijmë marrëveshjen politike për këtë çështje. LDK nuk lidhet me emra të përveçëm, në këtë fazë... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut shënon rekord, 40 viktima nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 40 të vdekur me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Kjo është shifra më e lartë me të vdekur brenda një ditë që nga paraqitja e virusit korona në këtë vend, në shkurt të këtij viti. Viktima janë; Shkup (10), Prilep (5), Gostivar (3), Manastir (3), Shtip (3), Veles (3), Kumanovë (2), Strugë (2), Kavadar (2), Kërçovë (2) dhe nga një në Sveti Nikollë, Tetovë, Dojran, Strumicë dhe Krushevë. Numri... Читать дальше...

Qindra sirianë largohen nga kampi Al-Hol që menaxhohet nga kurdët

Evropaelire.org 

Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë. Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta. Një gazetar i agjencisë franceze AFP, pa dhjetëra gra duke zhvendosur sendet e tyre në kamionë dhe të tjera duke ushqyer fëmijët e tyre para nisjes. Lajmin për largimin e qindra sirianëve e ka konfirmuar Sheikhmous Ahmad... Читать дальше...

Arrihet marrëveshje, zhbllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Evropaelire.org 

Janë zhbllokuar xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës, pas një marrëveshje të arritur mes kësaj kompanie, Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Dardafon. Marrëveshja është arritur pas ndërmjetësimit dhe garancionit të Qeverisë. “Kjo marrëveshje për shlyerjen e borxheve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borxhin ndaj Dardafon... Читать дальше...

Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore  

Evropaelire.org 

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.  Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.  “Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”, tha Gërxhaliu.  Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse tashmë kanë hasur në mbetje kockore.   “Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Читать дальше...

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së

Evropaelire.org 

Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian, për shkak të një mekanizmi të ri, që do të lidhte financimin me sundimin e ligjit. Po ashtu është bllokuar edhe një pako e rimëkëmbjes nga koronavirusi, në vlerë prej 750 miliardë euro. Të dyja shtetet, dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së në vlerë 1.8 trilion dollarë si dhe kundër planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, duke e zhytur bllokun në krizë politike. Qeveritë e krahut të djathtë në Varshavë dhe Budapest... Читать дальше...

Punëtorët e Telekomit protestojnë për paga

Evropaelire.org 

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit të qeverisë pasi ata nuk kanë marrë paga që dy muaj për shkak të bllokimit të xhirollogarive. Punëtorët kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të gjejnë një zgjidhje. Llogaritë e Telekomit janë bllokuar nga kompania private Z-mobile, e cila ka fituar një rast kundër Telekomit në një gjykatë arbitrazhi, dhe tash përmes përmbaruesit është duke marrë paratë e borxhit që kap shifrën mbi 20 milionë euro.



BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

Evropaelire.org 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind. Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset duhet të kenë ndihmën e institucioneve. “Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë... Читать дальше...

Gjermania akuzon zyrtarin e zyrës për media se spiunoi për Egjiptin

Evropaelire.org 

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë akuzuar një punonjës të zyrës për media të qeverisë, për spiunim për një shërbim inteligjent egjiptian. Të hënën, prokurorët federalë thanë se burri i identifikuar vetëm si Amin K, kishte përdorur pozicionin e tij në zyrën për media (për shërbim të vizitorëve), për të marrë informacion për Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës së Egjiptit (GIS). Sipas prokurorëve, i dyshuari shtetas gjerman me origjinë nga Egjipti, filloi të merrej me spiunazh që nga korriku i vitit 2010... Читать дальше...

Në Kosovë 688 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 688 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet e IKSHPK-së, janë në bazë të 1.865 mostrave të testuara. Gjatë 24 orëve po ashtu nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 11 pacientë. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç)... Читать дальше...

Paralajmërohen masa të reja për secilën komunë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë ditës do të bëhen publike vendimet e reja për secilën komunë. Kjo sipas Zemajt do të bëhet pas publikimit të statistikave nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). “Sot e kemi vlerësimin që bëhet nga IKSHPK. Pas orës 15:00 do të publikohen vendimet e reja për çdo komunë”, tha Zemaj në konferencën për media për punësimin e specialistëve të pa punë. Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK. Читать дальше...

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do bisedohet mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendi nuk do të mund ta evitojë veton nga Bullgaria. Pavarësisht kësaj, Zaev la të shpresohet se konferenca e parë ndërqeveritare ndoshta do të mbahet deri në fund të vitit.

Komisariati për Refugjatë: Mbi 100 migrantë nga Beogradi dërgohen në Preshevë

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe njoftuan se 116 migrantë u transportuan në Qendrën e Pritjes në Preshevë pasi policia zhvilloi një operacion për të gjetur migrantë të parregullt në Beograd. Lajmin e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë, Vlladimir Cuciq, komisioner i Komisariatit Serb për Refugjatë dhe Migrim. “Serbia ka treguar se është në gjendje të përballojë pasojat e krizës së migrantëve më mirë sesa shumica e vendeve evropiane”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin. Sipas të dhënave... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Festime në Azerbajxhan dhe zemërim në Armeni për shkak të arritjes së marrëveshjes që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut si dhe ngjarje të tjera që e karakterizuan javën që lamë pas, nga rajonet në të cilat raporton Radio Evropa e Lirë, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie.

Punëtorët e Telekomit kërkojnë zhbllokimin e llogarive

Evropaelire.org 

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit të qeverisë, duke kërkuar zhbllokimin e xhirollogarive të kompanisë. Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se punëtorët kanë hyrë në muajin e dytë pa paga, për shkak të bllokimit të xhirollogarive. Ai shtoi se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe nga kërkesat e tyre, derisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të marrin përgjegjësi për gjendjen e krijuar në këtë kompani. “Nuk do të tërhiqemi nga protesta derisa... Читать дальше...

Kompania Moderna: Vaksina kundër COVID-19 ofron gati 95% mbrojtje

Evropaelire.org 

Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz. Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë. Kompanitë... Читать дальше...

Vetëm vaksina nuk mjafton në mposhtjen e pandemisë, thotë shefi i OBSH-së

Evropaelire.org 

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri. "Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato", tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së. Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit... Читать дальше...

Policia serbe ka gjetur sasi të mëdha armësh afër Bujanocit

Evropaelire.org 

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në fshatin Konçul të Bujanocit, që gjendet në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është gjetur sasi e madhe e armatimit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë, armatimi i gjetur nën një shkëmb përfshinë 137 municione për granata hedhës, raketë dore, një minë anti-tank, dylbi për mbikëqyrje natën, katër kuti me 1,436 copë municion pushke të kalibrave të ndryshëm dhe një uniformë kamuflazhi. Me urdhër të zëvendës-prokurorit... Читать дальше...

Новости России
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Nacionalistët humbën zgjedhjet në qytetet kryesore të Bosnjës

Evropaelire.org 

Partia e Veprimit Demokratik (SDA), presidenti i së cilës është Bakir Izetbegoviq dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut, kanë humbur pushtetin në qytetet më të mëdha të Bosnje dhe Hercegovinës: Sarajevë dhe Banja Llukë. "SDA ka humbur tre komuna të rëndësishme në kantonin e Sarajevës. Dhe ishte vështirë për t'i mbajtur, duke pasur parasysh që të gjithë janë bashkuar kundër nesh", tha Bakir Izetbegoviq në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje, më 15 nëntor. Ndërsa... Читать дальше...

Në SHBA po vendosen masa shtesë kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Së fundi Miçigani dhe Uashingtoni kanë vendosur masa më të rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19. Në Miçigan shkollat e mesme dhe kolegjet do të mbyllen dhe restorantet do ta kenë të ndaluar të ofrojnë shërbime brenda. Edhe në Uashington do të vlejë e njëjta masë për restorantet... Читать дальше...

Në Bosnje dhe Hercegovinë u mbajtën zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Partia e Veprimit Demokratik (SDA), presidenti i së cilës është Bakir Izetbegoviq dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut, kanë humbur pushtetin në qytetet më të mëdha të Bosnje dhe Herzegovinës: Sarajevë dhe Banja Llukë. Zgjedhjet lokale u mbajtën më 15 nëntor.

Kandidatja pro-perëndimore fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Evropaelire.org 

Maia Sandu, një ish-ekonomiste e Bankës Botërore që mbështet lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian, është fituesja e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë. Sandu fitoi 57 për qind të votave, duke i siguruar asaj një fitore ndaj presidentit pro-rus në detyrë, Igor Dodon, i cili fitoi 43 për qind të votave. Rezultatet janë në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbështetësit e Sandu festuan fitoren e saj në selinë e Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Читать дальше...

Zgjedhjet në Bosnje: Izetbegoviq humb Sarajavën ndërsa Dodiku Banja Llukën

Evropaelire.org 

Partia e Veprimit Demokratik (SDA), presidenti i së cilës është Bakir Izetbegoviq dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut, kanë humbur pushtetin në qytetet më të mëdha të Bosnje dhe Herzegovinës: Sarajevë dhe Banja Llukë. "SDA ka humbur tre komuna të rëndësishme në kantonin e Sarajevës. Dhe ishte vështirë për t'i mbajtur, duke pasur parasysh që të gjithë janë bashkuar kundër nesh", tha Bakir Izetbegoviq në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje (15 nëntor). Ndërsa presidenti i SNSD-së... Читать дальше...

Mbi një mijë protestues të arrestuar në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz më 15 nëntor gjatë protestave që u mbajtën në të gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenka dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale. Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në muajin gusht, mirëpo opozita dhe vendet perëndimore kanë thënë se ato ishin të manipuluara. Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotësjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Александрова впервые войдет в топ-15 мирового рейтинга






Новое начало: Куба снова становится «большим ухом Москвы»?

В Московском зоопарке назвали сроки отъезда панды Катюши в Китай

В Минтрансе Подмосковья назвали оптимальные сроки замены авторезины на летнюю

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 3,7 миллиона жителей Москвы и Московской области получили пособие по временной нетрудоспособности в 2023 году