ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 17.11.2020

SHBA redukton prezencën ushtarake në Irak dhe Afganistan

Evropaelire.org 

SHBA-ja do të reduktojë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes. Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se do të shkurtonte prezencën ushtarake amerikane në të dyja vendet. Ky reduktim do të bëhet përpara se Presidenti Trump të largohet nga zyra, tha Pentagoni. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar për rrezikun e një "çmimi të lartë" nëse SHBA-ja dhe forcat aleate largohen nga Afganistani në mënyrë të befasishme. Читать дальше...

Turqia dërgon paqeruajtës në Azerbajxhan

Evropaelire.org 

Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë më të cilën autorizohet dërgimi i një force ushtarake për të monitoruar marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga Rusia. Kjo rezolutë u miratua me mbështetje të gjerë, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e dërgoi për miratim kërkesën për dërgimin e trupave në një qendër monitoruese në Azerbajxhan. Turqia, e cila e ka mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin gjashtë javor më forcat armene në rajonin e Nagorno Karabakhit... Читать дальше...

Rifillon bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Palestinez dhe Izraelit

Evropaelire.org 

Autoriteti Palestinez ka njoftuar të martën se do të rivendos lidhjet me Izraelin, të shkëputura më herët për shkak të planeve të Izraelit për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor. “Ne kemi pranuar një letër nga Izraeli ku zotohet se do të respektojë marrëveshjet me ne, prandaj ne do të rivendosim kontaktet”, tha kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh, i cituar nga mediat lokale. Bazuar në këtë vendim, palestinezët do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe do të pranojnë borxhet e taksave për Izraelin... Читать дальше...

Rindërtimi i shtëpive në veri, në mëshirën e buxhetit dhe burokracisë lokale

Evropaelire.org 

Ramadan Istrefi dhe familja e tij gjashtë anëtarëshe, nga Mitrovica, që nga shtatori i vitit 1999, është duke bërë përpjekje që të kthehet për ta rindërtuar shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit, e cila i ishte dëmtuar gjatë luftës në Kosovë. Por, përpjekjet e tij, për çdo vit, kanë qenë të kota, madje edhe pas krijimit të komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila është me popullatë shumicë serbe. Istrefi ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të luftës, në shtator të vitit 1999... Читать дальше...

Bullgaria bllokon fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha më 17 nëntor se Bullgaria nuk do të miratojë kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut pasi të dyja vendet e Ballkanit nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. "Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë... Читать дальше...

Gjykata në Serbi nuk është informuar për varrezën masive afër Rashkës

Evropaelire.org 

Gjykatës së Lartë në Beograd nuk i është dorëzuar njoftimi për gjetjen e mbetjeve mortore më 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova, thuhet në një përgjigje të kësaj gjykate dhënë Radios Evropa e Lirë. E pyetur se a është njoftuar gjykata me këtë rast dhe cila është procedura e mëtutjeshme që do të ndërmarrë ky institucion në këtë rast, nga kjo gjykatë thanë se: "Prokuroria e Krimeve të Luftës nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë në... Читать дальше...

Taksisti që shpëtoi protestuesin në Minsk

Evropaelire.org 

Një video dramatike e një taksisti në Minsk duke shpëtuar një protestues anti-qeveritar nga policia bjelloruse u bë virale në mediat sociale në muajin shtator. Shoferi thotë se është i tmerruar nga veprimet e forcave të sigurisë që mbrojnë regjimin e Alyaksandr Lukashenkës dhe zgjedhjet presidenciale të gushtit, që vlerësohen se janë manipuluar. Ai thotë se i dinte rreziqet kur ndihmoi protestuesin që të arratisej, por nuk kishte frikë dhe se do ta bënte sërish të njëjtën gjë nëse është e nevojshme. Читать дальше...

Drejtuesit e rrjeteve sociale para Senatit lidhur me zgjedhjet në SHBA

Evropaelire.org 

Një panel i Senatit amerikan i ka thirrur në një dëgjim, shefat e Facebook-ut dhe Twitter-it për të shqyrtuar mënyrën se si ata e kanë menaxhuar dezinformimin në zgjedhjet presidenciale amerikan të mbajtura më 3 nëntor.   Por, senatorët janë thellësisht të ndarë në baza partiake, sa i përket integritetit dhe vetë rezultatit të zgjedhjeve. Sipas projektimeve që kanë bërë mediat kryesore amerikane, kandidati demokrat Joe Biden, ka mposhtur në zgjedhje presidentin aktual, Donald Trump. Ky dëgjim është ftuar nga Komiteti Gjyqësor i Senatit... Читать дальше...



Shkupi kundër bisedimeve me Sofjen për gjuhën dhe identitetin

Evropaelire.org 

Pavarësisht vetos së Bullgarisë për kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, autoritetet maqedonase thonë se bisedime me Sofjen për gjuhën dhe identitetin maqedonas, nuk mund të ketë. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka thënë se në seancën e së martës të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, nuk do të miratohet vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, përveç vetos bullgare, është edhe arsyeja tjera që nuk do të ketë vendim... Читать дальше...

Osmani infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin e ri. Osmani njoftoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të vazhdojë punën nga shtëpia. “Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. Читать дальше...

Debat i ashpër në kuvend për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po debatojnë sot në një seancë plenare lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se situata me pandemi është përkeqësuar. Ajo tha se numri i madh i rasteve të të prekurve me virus dhe vdekjeve është alarmant. “Qeveria nuk garanton siguri dhe mbështetje për qytetarët. Logjika nga çka udhëheqin qeveritarët tregon se barrën më të madhe e kanë hedhur te vetë qytetarët. Читать дальше...

Në Kosovë 16 të vdekur dhe 690 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të martën se gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,566 mostrave. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç)... Читать дальше...

Sulm vetvrasës në një restorant në Somali

Evropaelire.org 

Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën të martën kur një sulmues vetvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur policia. Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër. “Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP. Читать дальше...

Shefi i NATO-s paralajmëron kundër tërheqjes së shpejtë nga Afganistani

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi më 17 nëntor se blloku ushtarak mund të paguante një çmim të lartë nëse largon shumë herët trupat nga Afganistani. Mediat kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump, së shpejti do të tërheqë një numër të lartë të trupave amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta. “Tani, përballemi me një vendim të vështirë. Ne kemi qenë në Afganistan për gati 20 vjet dhe asnjë aleat i NATO-s nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë sesa është e nevojshme. Читать дальше...

Vaksinat kundër gripit sezonal, vetëm me para

Evropaelire.org 

Vaksina kundër gripit sezonal ende nuk ka arritur në institucionet publike shëndetësore, por ato kanë arritur në barnatore në Prishtinë, ku shiten nga 13 deri në 17.5 euro. Interesimi i qytetarëve për t'u vaksinuar është i madh. Qytetari Agim Rexha, 65-vjeçar tha se vaksinën e ka blerë 17.5 euro në barnatoren afër Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se ka vendosur ta blejë dhe të vaksinohet, meqë mendon se do t'i ndihmojë edhe për gripin sezonal... Читать дальше...

Evropa ende ka nevojë për SHBA-në dhe NATO-n, thotë ministrja gjermane

Evropaelire.org 

Evropa nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e saj në dekadat e ardhshme, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo hodhi poshtë idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron, për një strategji të pavarur evropiane të mbrojtjes. "Do të duheshin dekada që Evropa të ndërtonte një fuqi ushtarake konvencionale dhe bërthamore për të kompensuar kontributin që SHBA-ja dhe NATO-ja kanë për momentin në sigurinë e bllokut”, tha ministrja gjermane. Читать дальше...

Policia nis hetimet pas djegies së bilbordit në Graçanicë

Evropaelire.org 

Në Kishnicë, e cila gjendet në territorin e Komunës së Graçanicës, është djegur një bilbord me mbishkrimin “Liria ka Emër, UÇK”. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq. “Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë”, tha ai. Kishnica që gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan, është e banuar me shumicë shqiptare, mirëpo bën pjesë në territorin e Graçanicës, e cila është njëra ndër dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Читать дальше...

Presidenti i Armenisë bën thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Armeni, duke thënë se ato janë të nevojshme për të zgjidhur një krizë politike të shkaktuar nga lufta në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Zgjedhjet do të "shpëtonin vendin nga përmbysja" pas konfliktit gjashtë-javor që rezultoi me humbje territoriale armene në dhe përreth Nagorno Karabakut, tha Sarkisian, në një fjalim televiziv. "Duke marrë parasysh situatën aktuale, duke marrë parasysh kërkesat e publikut... Читать дальше...

Biden: Do të ketë më shumë vdekje nga COVID-19 nëse Trump vonon tranzicionin

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se numri i të vdekurve nga koronavirusi do të rritet nëse presidenti, Donald Trump nuk ndan informacione mbi shpërndarjen e një vaksine me administratën e re, para ditës së inaugurimit më 20 janar. "Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk kemi koordinim", tha Biden, më 16 nëntor, gjatë një konference për media nga shteti i tij në Dellauer kur u pyet për rreziqet që mund të paraqiten nëse nuk pranon informacione në kohë nga paraardhësi i tij. Читать дальше...

Trump pyeti ndihmësit për mundësinë e sulmit ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Me vetëm dy muaj sa i kanë mbetur në detyrë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pyeti ndihmësit e lartë në lidhje me mundësitë për të goditur objektet bërthamore të Iranit, thonë raportet e mediave. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale më 12 nëntor, Trump pyeti disa ndihmës të lartë, duke përfshirë zëvëndëspresidentin, Mike Pence, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley, "nëse ai kishte mundësi për të marrë masa kundër Iranit në javët e ardhshme "... Читать дальше...

Vuçiq: Merkel ka qenë gjithmonë e drejtë me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës. Vuçiq tha për televizionin Happy TV në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është "një punë e kryer, një shtet i pavarur", por pastaj shtoi se Merkel "ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë". "Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi... Читать дальше...

Përfundon protesta kundër Francës nga islamistët në Pakistan

Evropaelire.org 

Më 17 nëntor një grup islamik i dha fund bllokimit të hyrjes në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, pasi qeveria premtoi të shqyrtojë dëbimin e ambasadorit francez. Në fund të tetorit protestat kundër Francës shpërthyen në disa vende myslimane, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, mbrojti të drejtën për të botuar karikatura, përfshirë ato që konsiderohen ofenduese për disa myslimanë. Mijëra aktivistë të Tehreek-e-Labaik Pakistan (TLP) u përleshën me policinë dhe bllokuan një kryqëzim të... Читать дальше...

Muaj të vështirë deri te vaksinimi kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po luftojnë për të përballuar rastet në rritje me COVID-19; udhëzimi i ri konfirmon fuqinë mbrojtëse të maskave të fytyrës; një trajtim i antitrupave merr dritën e gjelbër dhe shefi ekzekutiv i një prodhuesi vaksinash paralajmëron për muaj të vështirë përpara se të vijnë ditë të mira.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Теннисистка Александрова оказалась сильнее полячки Швентек на турнире WTA в США






Знаменитая семья Пяк из ЯНАО в апреле отметит золотую свадьбу

РЭМЗ: площади растут вместе с выработкой

В Москве предложили ввести номерные знаки для велосипедов курьеров

Певица Сати Казанова поделилась кадрами с фотосессии в откровенном наряде