ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 18.11.2020

Bjellorusia burgos edhe një korrespondent tjetër të Radios Evropa e Lirë

Evropaelire.org 

Një korrespodent që punon për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, i cili u arrestua në një protestë kundër Alyaksandr Lukashenkas në Minsk fundjavën e kaluar, është burgosur për 10 ditë, thanë të afërmit e tij. Ihar Karney ishte në mesin e më shumë se 1,200 personave që u arrestuan nga policia më 15 nëntor në të gjithë Bjellorusinë. Protesta antiqeveritare janë mbajtur pothuajse çdo ditë në këtë shtet që kur Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve të vendit më 9 gusht, pavarësisht akuzave... Читать дальше...

Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Evropaelire.org 

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë. Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën. Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tash është duke hetuar vetëm... Читать дальше...

Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme. Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se përmes këtij projekti synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. “Investimi i vazhdueshëm... Читать дальше...

Ballkani sytë kah COVAX-i për vaksinën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të furnizohen me vaksinën kundër COVID-19 kryesisht përmes programit ndërkombëtar të njohur si COVAX, i cili udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin). Ky program synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën. Читать дальше...

Policia gjermane përleshet me protestuesit për masat anti-COVID-19

Evropaelire.org 

Policia gjermane përdori topa uji the gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie. Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave. Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin. Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën. Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë... Читать дальше...

Opozita kërkon dorëheqjen e Zaevit

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar që kryeministri, Zoran Zaev të mbajë përgjegjësinë për bllokimin që i ka bërë Bullgaria nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian. Bullgaria vendosi veto në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar sa i përket çështjeve të gjuhës dhe të historisë. Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, përmes një deklarate për media tha të mërkurën se kryeministri Zaev duhet të japë dorëheqje dhe të formohet... Читать дальше...

Haradinaj-Stublla: Serbia po fsheh trupat e shqiptarëve të vrarë

Evropaelire.org 

Serbia është duke fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në varreza masive në Serbi, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Haradinaj-Stublla bëri këto komente pas gjetjes së mbetjeve mortore më 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova. Në një deklaratë për shtyp ajo ka thënë se autoritetet në Serbi “vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar... Читать дальше...

Zëri "që duhet dëgjuar" në dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Për Vasfije Krasniqi-Goodman është e pakuptimtë se si delegacioni i Kosovës deri më tani nuk e ka hapur në dialogun e Brukselit, temën e rasteve të përdhunimeve që serbët kanë kryer në Kosovë. Krasniqi-Goodman është gruaja e parë e cila ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se në dialogun e Brukselit vazhdon të mungojë zëri për drejtësinë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë dhe sipas saj... Читать дальше...



Heroinat në vend të tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Evropaelire.org 

Mijëra ulëse të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, janë mbështjell me logo te luleve anemone. Këto lule janë bërë simbol i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ për të përkrahur të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatës luftës së fundit në Kosovë.

Hiqet ndalesa e fluturimit për Boeing 737 MAX

Evropaelire.org 

Pasi gati dy vite hetimesh, probleme brenda korporatës dhe shumë mosmarrëveshje me rregullatorë në shumë vende të botës, kompania Boeing ka fituar të mërkurën miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, që të lejojë përsëri fluturimet me avionin 737 MAX, pas dy katastrofave fatale. Federata e Aviacionit tha se kompania duhet të bëj disa ndryshime softuerike si dhe ndryshime gjatë trajnimeve në mënyrë që të rifillojë fluturimet pas një ndalese 20-mujore, më e gjata në historinë e aviacionit komercial. Читать дальше...

Në Kosovë 11 të vdekur dhe 720 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 720 infektime të reja. Ky institut ka kryer 1,599 testime brenda 24 orëve. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Читать дальше...

Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit. Vaksina nuk shkaktoi efekte anësore të mëdha, tha kompania të mërkurën. Të dhënat konfirmojnë pretendimin fillestar të Pfizer për një efikasitet më të mirë se 90% të vaksinës. "Efikasiteti ishte i qëndrueshëm midis moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek të moshuarit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%"... Читать дальше...

Plani hungarez për të kufizuar birësimet është "kundër vlerave evropiane", thotë HRW

Evropaelire.org 

Një propozim nga qeveria hungareze për të kufizuar birësimin nga ana e çifteve të martuara është krijuar për të përjashtuar njerëzit dhe familjet: lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transgjinore (LGBT) dhe paraqet "një fyerje ndaj vlerave të përbashkëta evropiane", tha organizata Human Rights Watch (HRW) më 18 nëntor . Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, paraqiti disa ndryshime kushtetuese më 10 nëntor, në të njëjtën ditë që parlamenti votoi për zgjatjen me 90 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme... Читать дальше...

Mijëra gjermanë protestojnë kundër planeve për masa ndaj pandemisë

Evropaelire.org 

Disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Policia gjermane përdori topa uji në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi disa prej tyre. Protestuesit hodhën shishe dhe gjësende tjera ndaj policisë.  Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund të lejojë qeverinë të vendosë kufizime siç është... Читать дальше...

Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku dhe Afganistani shqetëson aleatët dhe republikanët

Evropaelire.org 

Zyrtarët republikanë dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara janë shqetësuar nga njoftimi se një numër i madh i trupave amerikane do të largohen nga Afganistani dhe Iraku. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar më parë se do të shkurtonte prezencën ushtarake amerikane në të dyja vendet. Ky reduktim do të bëhet përpara se presidenti Trump të largohet nga zyra. Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell, një mbrojtës i devotshëm i politikave të presidentit Trump, e quajti planin “të gabuar”. Читать дальше...

Guardia di Finanza nuk heton vjedhjen e dy milionëshit

Evropaelire.org 

Agjencia italiane për zbatimin e ligjit, Guardia di Finanza, nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në hetimin e vjedhjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Guardia di Finanza ka thënë se pas kërkesës së institucioneve të Kosovës, janë në pritje të ndërmarrjes së veprimeve nga Qeveria italiane. “Kërkesa për asistencë është bërë nga ministrja e Financave [të Kosovës, Hykmete Bajrami] direkt tek ambasadori italian në Kosovë [Nicola Orlando]. Читать дальше...

Turqia vendos masa të reja kufizimi kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimin e restoranteve dhe kafeneve, dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës. Sipas deklaratës, restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe sallonet e flokëve do të jenë në gjendje të punojnë nga 7.00 në 17.00, ndërsa në restorante do të lejohen vetëm shërbimi “take away” (merre me vete). Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit... Читать дальше...

Izraeli sulmon forcat siriane dhe iraniane në Siri

Evropaelire.org 

Izraeli tha se ka nisur sulme ajrore kundër një numri të objektivave në Siri, kundër ushtrisë siriane dhe Forcës Kuds të Iranit. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane raportoi se tre pjesëtarë të ushtrisë u vranë dhe një u plagos gjatë sulmeve. Sidoqoftë, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë  me seli në Britani të Madhe, tha se gjithsej 10 persona u vranë, duke përfshirë pesë luftëtarë të huaj "me gjasë iranianë dhe i përkisnin forcës Kuds, si dhe dy luftëtarë pro-Iranit me kombësi të papërcaktuar". Читать дальше...

Trump shkarkon zyrtarin që kundërshtoi pretendimet e tij për zgjedhjet

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv. Trump njoftoi më 17 nëntor se ai kishte marrë vendim të pushojë nga puna, Christopher Krebs, duke thënë se një deklaratë e fundit që agjencia e Krebs bëri për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve ishte "shumë e pasaktë". Sipas një postimi në rrjetin social Twitter... Читать дальше...

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon nisjen e gjykimit në qershor të vitit 2022

Evropaelire.org 

Në konferencën statutore apo të ecurisë së çështjes, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022. Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi David Hooper dhe ai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, gjatë konferencës pranë Dhomave të Specializuara në Hagë... Читать дальше...

Maqedoni e Veriut: 31 viktima dhe 977 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 31 të vdekur nga COVID-19 dhe 977 persona të tjerë të infektuar, ndërkohë që të shëruar kanë rezultuar 843 persona. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup i referohen 2.930 testeve të kryera. Viktimat janë shënuar në; Shkup (7), Manastir (4), Kërcovë (3), Ohër (3), Kumanovë (2), Shtip (2), Prilep (2), Veles (2), Tetovë (2) dhe nga një në Negotinë, Kavadar, Gjevgjeli dhe Dibër. Numër më të madh të viktimave dhe të infektuarve me... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Павлюченкова

Павлюченкова не смогла выйти в четвертьфинал теннисного турнира в Руане






В серии ЖЗЛ в третий раз переиздали биографию Зюганова

К фестивалю к 90-летию Юрия Гагарина присоединились Армения, Киргизия и Таджикистан

Музей в воздухе

ЖК «Московский» достроят в Сергиевом Посаде к 2025 году