ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 19.11.2020

Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor

Evropaelire.org 

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, tha të enjten se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe  Evropë. "Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe," i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom. Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave "javën e ardhshme" . Читать дальше...

Gjermania pritet t’i ketë rreth 15 milionë vetura elektrike deri më 2030

Evropaelire.org 

Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten. Studimi gjeti se pas dhjetë vitesh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike. Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike. Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave... Читать дальше...

26 viktima dhe 1,198 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut edhe të enjten ka regjistruar shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë në Shkup, ka njoftuar për 26 të vdekur dhe 1,198 të sëmurë me COVID-19. Viktimat janë; 8 në Shkup, 4 në Manastir, 3 në Ohër nga dy në Prilep, Tetovë, Strugë dhe Veles, kurse nga 1 janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar. Në mesin e viktimat janë edhe tre persona, dy të moshës 35 vjeçe dhe një 37 vjeç. Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 572 raste... Читать дальше...

Keqpërdorimi i masakrës së Krushës për ‘luftëra’ politike në Shqipëri

Evropaelire.org 

Banorët e Krushë së Madhe të Rahovecit kanë kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe politikanë të tjerë shqiptarë, që të mos e përfshijnë në luftën e tyre politike masakrën që ndodhi në këtë fshat në muajin mars të vitit 1999, ku forcat serbe vranë 241 civilë. Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përdorur një deklaratë të një qytetari nga Krusha, akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, për fshehje të dëshmive të krimeve të luftës në Kosovë. Читать дальше...

BE me sanksione të reja për Bjellorusinë, përfshihen edhe bizneset

Evropaelire.org 

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë duke përfshirë këtu edhe bizneset në përgjigje të "brutalitetit të autoriteteve" kundër protestave pro-demokratike që filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht. Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Alyaksandr Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell... Читать дальше...

Macron konfirmon përkrahje në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron ku kanë biseduar për situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave të para nga Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit Hoti, thuhet se Macron ka vlerësuar reagimin institucional dhe të qytetarëve të Kosovës pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ndërkohë sa... Читать дальше...

Inspektohet një barnatore në Mitrovicën e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka zhvilluar një inspektim në një nga barnatoret në Mitrovicën e Veriut, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Faik Hoti, zëdhënës në këtë ministri. “Ka pasur një inspektim nga Inspektorati Farmaceutik dhe Dogana e Kosovës. Inspektimi ka ndodhur sikur në farmacitë tjera që zhvillohen për çdo ditë”, tha Hoti, pa dhënë ndonjë informacion shtesë. Edhe zyrtarë doganorë kanë qenë të ftuar në këtë aksion, ka thënë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Stolisja e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, në kohë pandemie, zhvendosja e banorëve nga zonat e Nagorno-Karabakut, protestat e opozitës në Tbilisi,  demonstratat në Bjellorusi e Minsk, përballja me pandeminë gjithandej nëpër botë janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri, mund të gjeni KËTU.



"Vetëm ajrin e minierës ta thithësh, është mjaft"

Evropaelire.org 

Qazim Hyseni, 61 vjeç nga Mitrovica, që nga viti 1983 punon në minierën e Stantërgut në kombinatin metalurgjik "Trepça". Punën në minierë, ai e përshkruan si punën më të vështirë që mund ta bëjë dikush. “Miniera është minierë, vetëm ajrin e minierës ta thithësh është mjaft, edhe nëse asnjë punë tjetër nuk bën aty brenda”, thotë ai. Thellësia deri në horizontin e 12-të, sa ka miniera e Stantërgut, është deri në 800 metra nën sipërfaqen e tokës. E puna, nën këtë sipërfaqe të tokës, thotë Qazimi, është shumë e rrezikshme. Читать дальше...

Obama kritik ndaj Putinit në librin e ri, thotë se fotot e tij i ngjajnë një ‘tinejxheri në Instagram”

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër presidentin rus, Vladimir Putin, në librin e tij më të ri, duke e quajtur atë si lider të një qeverie që i ngjan një “grupi kriminal”. Në librin “A Promised Land” (Toka e premtuar), që është vellimi i parë i memoareve të tij presidenciale, që u publikua më 17 nëntor, Obama shkruan se Putini ia kujton atij versionin modern të bosëve të korruptuar, të shndërruar në politikan, të cilët sundonin qytetet amerikane në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Читать дальше...

Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

Evropaelire.org 

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin tetor do të transferohen në llogaritë e tyre. Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. “Greva ka përfunduar, minatorët kanë dalë nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut do të shpallë gjendje krize për përballje me pandeminë

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Maqedonisë së Veriut e ka vlerësuar si mjaft serioze gjendjen me pandeminë në vend, andaj edhe i ka propozuar qeverisë miratimin e vendimit për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit në kohë kohëzgjatje prej 30 ditëve. Nëse vendimi miratohet, në përballje me pandeminë do të përfshihen edhe Armata e Maqedonisë së Veriut, ndërsa qeveria do të mund të administrojë edhe me spitalet private dhe me kapacitetet tjera për përballje sa më efikase me... Читать дальше...

Në Kosovë regjistrohen 14 viktima dhe 807 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike - (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja infektimit. Ky institut ka kryer 1,816 testime brenda 24 orëve. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç)... Читать дальше...

Ofendime e mallkime në kuvend gjatë interpelancës për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është kritikuar në kuvend nga opozita, për përfshirjen e ҫështjes së të pagjeturve në marrëveshjen e Uashingtonit, pasi sipas saj, “kjo ҫështje është kushtëzuar me kthimin e personave të zhvendosur”. “Në të njëjtin paragraf ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve, është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që nuk mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve... Читать дальше...

BE: Azerbajxhani dhe Armenia të ruajnë armëpushimin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur përfundimin e luftimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve, të respektojnë në mënyrë rigoroze marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat në njerëz. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një deklarate të lëshuar më 19 nëntor, nxiti "të gjithë aktorët në rajon të përmbahen... Читать дальше...

Pompeo, sekretari i parë i Shtetit që viziton vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është duke vizituar një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duke shënuar vizitën e parë të tillë nga një zyrtar i lartë i SHBA-së. Për vizitën e tij raportuan mediat izraelite. Pompeo po qëndron në Izrael në kuadër të një turneu disa ditor në Lindje të Mesme dhe Evropë, që e filloi më 14 nëntor. Udhëtimi në Psagot vjen një vit pasi Pompeo tha se vendbanimet nuk binin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke hedhur poshtë... Читать дальше...

Tregu i vëllezërve Devolli

Evropaelire.org 

Më shumë se 2,300 punëtorë të kompanisë Telekomi, që është pronë e Qeverisë së Kosovës, gjatë këtij muaji nuk kanë pasur mundësi që t’i marrin pagat. Kjo për shkak të një borxhi në vlerë prej 25 milionë eurosh që Telekomi i ka kompanisë private Dardafon.net, apo si njihet me emrin tregtar Z- Mobile. Kjo kompani, nëpërmjet një përmbaruesi privat, për një javë i ka mbajtur të bllokuara llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe operatorit privat është arritur të hënën... Читать дальше...

Pendarovski: Kërkesat bullgare “përtej mendjes së shëndoshë”

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se kërkesat bullgare që janë bërë kusht për kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, janë në kundërshtim me vlerat evropiane, dhe sipas tij, ato nuk janë as pjesë e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017. Bullgaria të martën bllokoi Maqedoninë e Veriut që të nis bisedimet e anëtarësimit, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare.  Presidenti maqedonas... Читать дальше...

Gjykata në Beograd ka urdhëruar zhvarrosjen e mbetjeve mortore pranë Rashkës

Evropaelire.org 

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës. Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë. Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen. "Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak... Читать дальше...

Новости России
Москва

Директор Благотворительного Фонда «Провидение» Елена Осипова стала финалистом премии «Россия - страна возможностей»


Krasniqi: Deri të premten mjetet dalin në llogaritë e Trepçës

Evropaelire.org 

Besnik Krasniqi, udhëheqës i Njësisë për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, tha për Radion Evropa e Lirë se deri të premten, punëtorët e Trepçës do të marrin pagat. “Procedurat administrative ligjore që kërkohen për t’i transferuara mjetet vetëm kanë përfunduar, është çështje procedurale derisa t’i dalin paratë Trepçës në llogarinë e saj. Besoj që deri nesër gjatë ditës punëtorët e Trepçës paratë duhet t’i kenë në llogaritë e tyre”, deklaroi Krasniqi. Читать дальше...

Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, e kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe siguri. Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook "po rrezikonte pa nevojë" për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose t'i lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia. Në gusht, Facebook-u tha që personeli... Читать дальше...

Trupat elite australiane vranë civilët afganë, zbulon raporti

Evropaelire.org 

Një hetim katërvjeçar ka zbuluar të dhëna "thellësisht shqetësuese" se si trupat elitare australiane vranë 39 të burgosur afganë. Vrasjet ndodhën pas vendosjes së këtyre trupave në Afganistan, si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar talibanët. Shefi i Forcës së Mbrojtjes australiane, gjenerali Angus Campbell, tha se informacionet “e turpshme” dolën në bazë të një hetimi, gjetjet e të cilit u shpallën më 19 nëntor. Në raport pretendohet për "shkeljet më serioze të sjelljes ushtarake dhe vlerave profesionale". Читать дальше...

Minatorët e Trepçës në grevë

Evropaelire.org 

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë brenda minierës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Ai tha se me gjithë paralajmërimin e Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor. “Për momentin janë 200 minatorë brenda minierës. Ata janë ndarë në horizonte dhe kanë thënë se nuk do të dalin nga greva derisa t'i marrin pagat”, tha Osmani. Читать дальше...

Vaksina e Oksfordit nxit imunitet te të moshuarit

Evropaelire.org 

Vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oksfordit ka nxitur imunitet te të moshuarit prej 60 deri 70 vjeç, duke rritur shpresat se mund t'i mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi. Studiuesit thonë se testimet e fazes së dytë, bazuar në 560 vullnetarë, janë "inkurajuese". Ata po testojnë, gjithashtu, nëse vaksina ndalon njerëzit të zhvillojnë COVID-19, një provë e fazës së tretë. Rezultatet e hershme nga kjo fazë e rëndësishme priten në javët e ardhshme. Tri vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech... Читать дальше...

SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë ballë Kinës, thotë senatori amerikan

Evropaelire.org 

Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të rrisin bashkëpunimin për të trajtuar kërcënimet e paraqitura nga Kina. Senatori Jim Risch (republikan nga Idaho) shpalli një raport në të cilin përshkroi praktikat kineze që minojnë rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Raporti shtjellon praktikat e padrejta tregtare kineze që dëmtojnë bizneset amerikane dhe evropiane, depërtimi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA сообщила о достижении Рыбакиной после победы над Швентек






Новую трикотажную фабрику запустили в Подольске

СМИ сообщили об отказе Ефремову в УДО — адвокат отрицает

Глава Гагаузии Гуцул допустила, что может посетить Парад Победы в Москве

Матвиенко заявила, что вопрос укрупнения регионов пока не стоит в политике