ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 21.11.2020

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Mbreti i Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Grupit 20, ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit ka pasur tronditje ekonomike dhe humbje sociale, andaj ai u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij grupi “që të bëjmë më të mirën për të tejkaluar këtë krizë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”. Mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”. Pandemia e koronavirusit deri më tani ka lënë... Читать дальше...

Telekomi në krizë - probleme edhe me rrjetin e telekomunikimit

Evropaelire.org 

Telekomi i Kosovës ka probleme të mëdha me rrjetin e telekomunikimit për shkak se ka vite që nuk është bërë asnjë investim në mirëmbajte apo investime tjera, thotë për Radion Evropa e Lirë, Menduh Abazi, drejtor i departamentit për marrëdhënie me publikun në Telekomin e Kosovës. “Rrjeti i Telekomit është duke funksionuar me shumë telashe. Që shërbimet tona të jenë kualitative duhen investime urgjente në këtë pjesë të kompanisë”, thotë Abazi. Në bazë të planit të rimëkëmbjes së Telekomit të Kosovës... Читать дальше...

Tolstoy, në luftë dhe paqe

Evropaelire.org 

Më 20 nëntor është shënuar 110-vjetori i vdekjes së Leo Tolstoy, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Rusisë. Përmes kësaj fotogalerie, Radio Evropa e Lirë ju sjellë momentet më kyçe të jetës së shkrimtarit rus.

Qeveria afgane fajëson talibanët për sulmet me raketa në Kabul

Evropaelire.org 

Qeveria e Afganistanit ka fajësuar talibanët për sulmet me dhjetëra raketa që goditën zona të banuara në Kabul më 21 nëntor, duke lënë të vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë para se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është paraparë që të takohet në Katar me ekipet negociatore të talibanëve dhe Qeverisë afgane, në përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes. Po ashtu, këto sulme vijnë vetëm dy ditë para mbajtjes së një konference të donatorëve për Afganistanin... Читать дальше...

Vetoja bullgare nxit urrejtje në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Vetoja bullgare për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, ka rritur si asnjëherë më parë tensionet ndërmjet dy vendeve, në veçanti gjuhën e urrejtjes, të përcjellë me fyerje të rënda, sidomos ndaj shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, nga opinionistë, por edhe zyrtarë institucionesh. Një ndër ta është edhe Zoran Ivanov, kryetar i Këshillit mbikëqyrës të Agjencisë Informative Maqedonase (MIA), i cili në dy postime në rrjetin social Facebook, përdori fjalor të ulët... Читать дальше...

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Evropaelire.org 

Një shpikës bullgar ka krijuar një lojë të re, që ka për qëllim largimin e fëmijëve nga telefonat e mençur, si dhe për përdorim nga personat me shikim të dobësuar apo ata të verbër. Sistemi që përbëhet nga 70 pllaka dhe mbi 500 magnete mund të përdoret për të luajtur lojëra të ndryshme duke përfshirë edhe ato në 3D. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

Osmani shkarkon Rikallon nga KQZ-ja

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikallo. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, shkarkimi i Rikallos është bërë pasi ia ditë më parë ka marrë një pozitë të lartë në të ashtuquajturën Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Nenad Rikallos i ndërpritet mandati si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”... Читать дальше...

Në Kosovë 19 viktima dhe 711 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç)... Читать дальше...



Kosova hesht, OKB i sugjeron dëmshpërblim për 6 shtetasit e dëbuar turq

Evropaelire.org 

Gjashtë shtetasit turq Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Huseyin Gunakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim. Por, përkundër shumë raporteve vendore e ndërkombëtare, institucionet e drejtësisë në Kosovë deri më tani nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë ndaj personave që dyshohen se kanë shkelur ligjin gjatë arrestimit dhe dëbimit të tyre. Për këtë rast, shkelje të ligjeve të Kosovës... Читать дальше...

MPJD refuzon kërkesën e Vuçiqit që ta vizitojë Kosovën  

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy zyrtarëve të tjerë serbë. Ministrja Haradinaj-Stublla tha se kërkesa e presidentit Vuçiq, ministrit të Mbrojtjes, Alleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën, vjen në një kohë kur në Serbi po kryhen gërmime pas gjetjeve të mbetjeve mortore “të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë... Читать дальше...

PDK: Qeveria Hoti dështoi në menaxhimin e shkollave në pandemi

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës, që është në opozitë, thotë se Qeveria e Kosovës ka dështuar që të menaxhojë pandeminë e koronavirusit në shkollat e Kosovës, duke mos ofruar masa mbrojtëse. Sipas deputetit të PDK-së, Sejdi Hoxha, kjo ka bërë që në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve të ketë të infektuar me koronavirusin e ri. "Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve... Читать дальше...

Rusia bisedon me Armeninë për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit 

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu janë takuar në Jerevan me kryeministrin armen, Nikol Pashinian për të biseduar për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit lidhur me luftën në Nagorno Karabak. Pashinian citohet të ketë thënë se armenët “gjithmonë e kanë ndjerë mbështetjen e Rusisë” gjatë luftës, përfshirë “mbështetjen” personale të presidentit Vladimir Putin dhe Qeverisë ruse. Ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu i ka thënë Pashinianit se paqeruajtësit... Читать дальше...

Mini-Shengeni për eliminimin e barrierave të CEFTA-s

Evropaelire.org 

Krijimi i tregut të përbashkët rajonal apo si njihet ndryshe me emrin mini–Shengen, është më i avancuar dhe më përfitues sesa Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, thotë Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, më 10 nëntor kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për tregun e përbashkët rajonal. Ky zotim është marrë në samitin e Sofjes që u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit dhe u bashkëkryesua nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Читать дальше...

Kosovë: Mbi 800 qytetarë gjobiten për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Në 24-orët e fundit, 820 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet shtetërore, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit të ri. Më 12 nëntor, në Kosovë u miratuan masat e reja kundër koronavirusit, ku përshihet edhe kufizimi i qarkullimit të qytetarëve, bazuar në tri zona, varësisht nga numri i infektimeve që kanë komunat. Ndërkq, më 20 nëntor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kufizimet e qarkullimit do të vlejnë edhe për tetë komuna të tjera. Читать дальше...

Trump pëson dy goditje të tjera në përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor

Evropaelire.org 

Përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, morën një goditje tjetër më 20 nëntor, kur shteti i Xhorxhias certifikoi fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, teksa ligjvënësit republikanë nga shteti i Miçiganit u larguan nga një takim në Shtëpinë e Bardhë të papërgatitur që të shkojnë kundër vullnetit të votuesve. I përballur me një sërë humbjesh në gjykata, për shkak të mosparaqitjes së dëshmive që do të mbështesnin pretendimet e tij për parregullsi në zgjedhje... Читать дальше...

Rritje e rasteve me COVID-19 në SHBA "rrezikon sistemin shëndetësor”

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me koronavirus në shtatë ditët e fundit dhe vetëm më 20 nëntor janë regjistruar pothuajse 190,000 infektime të reja. Rritja e numrit të rasteve të reja, që sipas disa modeleve thuhet se janë dy deri në tri herë më të larta “do ta mbingarkojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor” që tashmë është i ngarkuar, me pacientë që kërkojnë ndihmë shëndetësore si dhe mund të ketë mungesë të stafit shëndetësor, ka thënë Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA. Читать дальше...

OKB paralajmëron se Jemeni mund të përballet me krizën më të rëndë të urisë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Jemeni i shkatërruar nga lufta, është “në rrezik të pashmangshëm të përballjes me urinë më të rëndë që bota ka parë në dekada”, ku jeta e miliona njerëzve është në rrezik. Ky paralajmërim i shefit të OKB-së vjen pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara se planifikon që ta njohë si organizatë terroriste lëvizjen rebele Huthi të Jemenit, me qëllim që të rrisë presionin mbi mbështetësin e kësaj lëvizjeje, Iranin.... Читать дальше...

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin e vaksinës për COVID-19

Evropaelire.org 

Gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer dhe partneri i tij gjerman, BioNTech kanë aplikuar për autorizim emergjent të vaksinës së tyre në Shtetet e Bashkuara. Aplikimi në Administratën për Ushqim dhe Barna (FDA) më 20 nëntor nis një proces që pritet të zgjasë me javë dhe kompanitë synojnë që vaksina e tyre të jetë në dispozicion në muajin dhejtor. “Me krenari dhe gëzim ju njoftojmë se kërkesa jonë për autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës tonë për COVID-19 është në duart e FDA”, tha shefi ekzekutiv i Pfizer... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Лучшая теннисистка мира сделала заявление перед матчем с Еленой Рыбакиной






«Новые люди» объединились с «Партией роста»: как это отразится на политической ситуации в Чувашии

Число вакансий для работающих из дома увеличилось в России почти в полтора раза

Крупные заводы по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

Крупный завод по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске