ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 23.11.2020

Papa thotë se ujgurët në Kinë janë "të persekutuar"

Evropaelire.org 

Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë "një popull i përndjekur". Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me rradhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë. "Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët", tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane. Papa më herët ka folur për Rohingya, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak... Читать дальше...

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me bllokadën që Bullgaria po i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.  Në një intervistë për Televizionin Telma në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit dhe vuri në dukje se Uashingtoni e kishte bërë shumë të qartë se dëshironte të shihte mbajtjen e një konference ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deri në fund të këtij viti. Читать дальше...

Pas sulmit në Vjenë rriten thirrjet online për ekstremizëm   

Evropaelire.org 

Kur një i ri në Vjenë të Austrisë, me origjinë shqiptare, kreu një sulm terrorist duke vrarë katër persona, shumë shqiptarë e dënuan sulmin.   Por, shumë të tjerë e mbështeten të riun i cili ishte me origjinë nga një fshat i Tetovës në Maqedoninë e Veriut.   Radio Evropa e Lirë ka parë se paku katër faqe në rrjetet sociale të cilat kanë qindra ndjekës. Këto faqe përkrahin grupe ekstremiste si dhe veprat e tyre të dhunshme.   Nuk dihet se kush i administron këto faqe dhe nga cili vend kontrollohen... Читать дальше...

Ekipi i Bidenit shpall emrat e të emëruarve për udhëheqjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, do të emërojë këshilltarin e tij të vjetër dhe diplomatin veteran, Anthony Blinken, si Sekretar të Shtetit, njoftoi ekipi i tranzicionit, më 23 nëntor. Në njoftim janë bërë të ditur edhe emra tjerë që do të zënë vend në administratën e ardhshme amerikane. Njoftimi konfirmoi raportet e shumta në mediat amerikane në lidhje me emërimet. Biden do të bëjë njoftimet zyrtare më 24 nëntor. Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken... Читать дальше...

UNHCR thotë se bota nuk duhet ta braktisë Afganistanin

Evropaelire.org 

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi, i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të ndihmojë Afganistanin, ose në të kundërtën "ekziston rreziku i pasojave katastrofike". Komentet ai i bëri në fillim të një konference dy-ditore të donatorëve për Afganistanin. Grandi tha se e ardhmja e miliona afganëve, varet nga rezultati i bisedimeve të paqes midis qeverisë afgane dhe talibanëve, që zhvillohen në Katar dhe nga vendosmëria e botës për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Читать дальше...

Maqedonia e V. pritet të sigurojë 800 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Përmes programit COVAX, Maqedonia e Veriut do të furnizohet me 400 mijë vaksina, përkatësisht me 800 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri. Për një qytetar nevojiten dy doza të vaksinës dhe pritet që të vaksinohen të paktën 20 për qind e qytetarëve. Aktualisht janë tri kompani që kanë njoftuar se nga studimet e kryera, vaksinat e tyre ofrojnë mbi 90 për qind mbrojtje kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Shpërndarja e tyre pritet të nisë në fund të këtij viti apo edhe në fillim të vitit 2021. Читать дальше...

Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë

Evropaelire.org 

Gurorja “Kizhevak“ në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën, është lokacioni i pestë në Serbi, në të cilin janë gjetur mbetjet mortore, siç dyshohet, të civilëve shqiptarë të vrarë gatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Ende nuk dihet se sa është numri i trupave që janë gjetur në këtë vend, më 16 nëntor. Dy ditë më vonë, Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e tyre. Se kur do të fillojë zhvarrimi "do të përcaktohet më vonë", i është thënë Radios Evropa e Lirë nga kjo gjykatë. Читать дальше...

Iraku ka arrestuar "shefin administrativ" të Shtetit Islamik

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e forcës elite kundër-terrorizmit të Irakut thanë se kanë arrestuar “shefin administrativ” të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ka arritur në aeroportin e Bagdadit. Ai njihet si Abu Naba, dhe u arrestua gjatë muajit tetor, derisa po hynte në një taksi me të dalur nga aeroporti i Bagdadit”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i forcës elite të Irakut, Sabah al-Noaman. Ai e përshkroi të arrestuarin si një “shënjestër të rëndësishme” pasi dyshohej se siguronte mbështetje financiare për grupin... Читать дальше...



Fuqitë evropiane diskutojnë për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Evropaelire.org 

Qeveria gjermane tha se ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë po takohen në Berlin më 23 nëntor për diskutime me fokus marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Bisedimet do të zhvillohen disa ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha se Teherani kishte shkelur përsëri marrëveshjen. "Së bashku me partnerët tanë, ne i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë shkeljen e marrëveshjes dhe të kthehet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij", tha një zëdhënëse e qeverisë gjermane, më 23 nëntor. Читать дальше...

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë. “Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta... Читать дальше...

Vaksina e AstraZeneca për koronavirusin më e lirë se vaksinat e tjera

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha më 23 nëntor se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të jetë rreth 90 për qind efektive, duke i ofruar botës edhe një armë në luftën kundër pandemisë. Vaksina e kësaj kompanie pritet të ketë çmim të lirë dhe shpërndarja e saj të jetë më e shpejt se e kompanive rivale që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër koronavirusit të ri. Kjo kompani britanike tha se deri në fund të vitit 2020 do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë doza të vaksinës, aspo katër herë më shumë se kompania amerikane Pfizer... Читать дальше...

Serbia nuk ka aspirata të anëtarësimit në NATO, thotë ministria e Mbrojtjes

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e "Partneritetit për Paqe" është korniza më optimale për bashkëpunim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Stefanoviq diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale. Në ambasadën e Mbretërisë së Holandës është e vendosur edhe... Читать дальше...

Në Kosovë regjistrohen edhe 12 vdekje dhe 645 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Të hënën në Kosovë janë konfirmuar edhe 645 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dhënat janë në bazë të 1.542 mostrave të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 (88, 75 vjeç), Deçan 1 (85 vjeç), Ferizaj 1 (76 vjeç), Gjakovë 1 (68 vjeç), Mitrovicë 1 (53 vjeç)... Читать дальше...

Teknologjia, taktikat dhe këshillat turke rezultuan me fitore të Azerbajxhanit në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Azerbajxhanit i janë dashur vetëm 43 ditë për të fituar sërish territorin e vet afër rajonit të Nagorno Karabakut – shtatë rajonet malore dhe kodrinat që janë pushtuar nga separatistët armenë prej kohës së dështimeve të Bakus në fushëbetejë në fillim të viteve 1990. Analistët thonë se tre faktorë sqarojnë pse Azerbajxhani ka qenë kaq i suksesshëm në betejë këtë herë: teknologjia, tatikat dhe Turqia. Alex Melikishvili, analist kërkimor në kompaninë IHS Markit Country Risk, ka thënë se mbështetja... Читать дальше...

Brukseli paralajmëron Francën për "lirinë e mediave"

Evropaelire.org 

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të sigurisë në Francë, në bazë të të cilit do të kufizohej e drejta për të filmuar ose fotografuar pjesëtarët e policisë që janë në detyrë. Komisioni Evropian në një përgjigje për agjencinë AFP ka thënë se mediat duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm". "Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje... Читать дальше...

Aplikimi për Kartonin e Gjelbër, vetëm pas shtatorit 2021

Evropaelire.org 

Numri i madh i veturave të paregjistruara është vetëm një nga problemet që Kosova duhet të zgjidhë para se të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër, thotë Sami Mazreku ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit. Për të zvogëluar numrin e veturave të paregjistruara, Mazreku thotë se në muajin nëntor ka filluar të zbatohet një rregullore për zbatimin e sistemit Bonus-Malus. Në bazë të kësaj rregulloreje, një shkallë... Читать дальше...

Raportohet se Netanyahu ka takuar fshehurazi princin e kurorës në Arabinë Saudite

Evropaelire.org 

Disa media izraelite kanë raportuar se kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu ka vizituar në mënyrë sekrete Arabinë Saudite më 22 nëntor, për të takuar udhëheqësin de fakto të mbretërisë, si dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Transmetuesi publik izraelit, Kan, ka cituar disa zyrtarë anonimë të Izraelit duke konfirmuar se Netanyahu dhe udhëheqësi i agjencisë së spiunumit Mossad, Yossi Cohen, kanë zhvilluar takime me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman si dhe me diplomatin e lartë amerikan... Читать дальше...

Antony Blinken pritet të emërohet Sekretar amerikan i Shtetit

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antony Blinken si Sekretar Shteti, kanë raportuar një mori mediash amerikane më 22 nëntor. Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët. Читать дальше...

Vaksina e Oksfordit tregon 70 për qind mbrojtje ndaj koronavirusit

Evropaelire.org 

Vaksina për koronavirus, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, parandalon shfaqjen e simptomave të këtij virusi te njerëzit për 70 për qind, kanë treguar të dhënat e një studimi të madh. Ky lajm përbën triumf dhe zhgënjim, pasi vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tregojnë për 95 për qind mbrojtje, transmeton BBC. Megjithatë, vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat. Читать дальше...

Vdes këngëtari Ismet Peja

Evropaelire.org 

Ismet Peja, këngëtar i muzikës popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja. Peja ka qenë i njohur për sukseset e arritura me shoqërinë muzikore "Hajdar Dushi", si dhe për një mori albumesh muzikore. Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar më pas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi. “Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare... Читать дальше...

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Evropaelire.org 

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një studim të publikuar në revistën mjekësore “Lancet” në muajin tetor, thuhet se janë dokumentuar pesë raste në botë, që tregojnë se pacientët që janë shëruar nga koronavirusi i ri, janë infektuar sërish. Shkencëtarët tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo për shanset që njerëzit të fitojnë imunitet ndaj COVID-19. Читать дальше...

Dy persona të vdekur pas një sulmi me thikë në një kishë në Kaliforni

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale. Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë. Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë kanë njoftuar për dy viktima. Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Финалисты «Мастерса» в Монте‑Карло опередили Рублева в рейтинге ATP






Фракция КПРФ в Московской областной Думе поддержала закон о финансировании из областного бюджета сдачи комплекса ГТО

Очевидец убийства москвича на парковке рассказал, как начался конфликт

"Старт–1М"

Акция «Бессмертный полк в автобусах» пройдет в Подмосковье