ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Новости за 25.11.2020

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Evropaelire.org 

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak të pandemisë, kishin rritur nivelin e dhunës, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh. Kombet e Bashkuara thanë se, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht dhuna në familje, ishin intensifikuar. "Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi. Ajo gjithashtu... Читать дальше...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Evropaelire.org 

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, të publikuar të mërkurën, kreu i qeverisë maqedonase, ka përdorur një retorikë krejt ndryshe nga ajo e ditëve të kaluara, kur autoritetet në Shkup akuzonin palën bullgare për mohim të gjuhës dhe identitetit maqedonas. “Ne kemi një histori të përbashkët. Goce Dellçev (dy vendet pretendojnë përkatësinë e tij etnike) është revolucionar... Читать дальше...

“Gjithçka është më e lehtë” kur e dini gjuhën

Evropaelire.org 

Ivana Pavlloviq nga Leposaviqi, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, vendosi ta mësojë gjuhën shqipe kur u zhvendos në Prishtinë dy vjet më parë, pasi gjeti një vend pune.  "Ishte e pakuptimtë për mua të mos dija asgjë në gjuhën shqipe, duke marrë parasysh se është gjuha e shumicës që jeton në Prishtinë. Plus, gjeta miq dhe dua të di gjuhën e tyre”, tha Ivana për Radion Evropa e Lirë.  Ajo mësoi bazat e gjuhës përmes kurseve të organizuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), sipas metodologjisë Vocup. Читать дальше...

Osmani shfuqizon dekretet për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Dekretet ishin nënshkruar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi. “Për tri rastet e para (Pragë, Lubjanë, Shkup), bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar... Читать дальше...

Rritet përdorimi i antibiotikëve në pandemi

Evropaelire.org 

Përdorimi i antibiotikëve, shpeshherë pa nevojë, ka bërë që rezistenca ndaj tyre të konsiderohet si sfida kryesore globale e shëndetësisë në shekullin XXI, thotë mikrobiologu Lul Raka. Ai shton se në këtë mes nuk bën përjashtim Kosova, ku mikroorganizmat, indikatorë të rezistencës ndaj këtij ilaçi, janë dy deri në pesë herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar. “Rezistenca antimikrobike është sfidë edhe për shëndetësinë kosovare. Problemet më të mëdha të kësaj fushë në vendin tonë janë... Читать дальше...

Haradinaj-Stublla: Vuçiq nuk do të hyjë në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë derisa “të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit tonë, dhe derisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e këtij gjenocidi”. “Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Twitter. Читать дальше...

Vdes legjenda e futbollit, Diego Maradona

Evropaelire.org 

Ka vdekur legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona. Agjencia Reuters raporton se ai ka vdekur pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare. Ish-mesfushori dhe menaxheri sulmues i Argjentinës kishte një operacion të suksesshëm pas një mpiksje gjaku në tru në fillim të nëntorit. Pastaj u njoftua se ai do të trajtohej për varësi nga alkooli. Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës më 1986. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Barcelonën dhe Napolin... Читать дальше...

Dimri pa turistë në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, sektorit i turizmit në Maqedoni të Veriut pret që sezoni dimëror të jetë më i vështirë sesa ai i verës, pasi në qendrat e skijimit në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe të tjera, nuk ka kërkesa nga turistët. Për të ndihmuar këtë sektor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për familjet me të ardhura më të ulëta se 15 mijë denarë (250 euro) ka ndarë kuponë që mund t’i shfrytëzojnë për turizmin vendor, në vlerë prej 6 mijë denarëve (100 euro). Por, këta kuponë duhet të shfrytëzohen deri më 15 dhjetor. Читать дальше...



Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koronavirus

Evropaelire.org 

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirusin e ri. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se çdo banor i kryeqytetit që është konfirmuar pozitiv në koronavirus do të marrë një ndihmë prej 50 euro, ndërsa për pensionistët që dalin pozitiv në koronavirus, kjo shumë do të jetë 100 euro. Sipas Ahmetit, komuna do të ndihmojë edhe me ilaçe të cilat po përdoren për trajtimin e të sëmuarve me COVID-19. Читать дальше...

Hoti: Askush nuk është koordinuar me mua për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk është koordinuar me të për emërimin e Konsullit të  Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë. Ai tha se është informuar nga mediat për këtë rast. “Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”... Читать дальше...

Milionat që nuk sollën dritë

Evropaelire.org 

Nga 300 milionë euro sa ishte premtuar se do të investoheshin nga konsorciumi turk Çalik –Limak për distribuimin e furnizimit me energji elektrike, deri më tani janë investuar mbi 150 milionë euro, ka bërë të ditur zëdhënësi i Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala. Ky konsorcium, i cili në vitin 2012 privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro, kishte premtuar se për 15 vjetët e ardhshëm do të bëjë investime në rrjet... Читать дальше...

Presidenti kinez i thotë Bidenit se SHBA-ja dhe Kina duhet të shmangin përplasjet

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të mërkurën e përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje, njoftoi media shtetërore kineze. Në telegramin e tij, Xi tha se të dyja vendet nuk duhet "të përfshihen në asnjë konflikt ose konfrontim, por në respekt të ndërsjellë, dhe në frymën e bashkëpunimit fitimprurës dypalësh, në mënyrë që të promovojnë paqen dhe zhvillimin në botë”. Presidenti kinez i dërgoi mesazhin e urimit Bidenit dy javë më vonë se disa vende të tjera të mëdha. Читать дальше...

Kosovë: 1.651 testime, 391 të shëruar dhe 704 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë situata epidemiologjike vazhdon të mos ketë ndryshime, pasi autoritetet regjistrojnë me qindra raste të të infektuarve në baza ditore. Të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.651 mostra të testuara, 704 kanë dalë pozitive në koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhë janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes që lidhen me sëmundjen COVID-19. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84... Читать дальше...

Antony Blinken, i nominuar për Sekretar Shteti në SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka nominuar Antony Blinkenin, diplomat me përvojë në dy administrata presidenciale, për të shërbyer si Sekretar Shteti. Nëse konfirmohet nga Senati, Blinken pritet të punojë për të fuqizuar aleancat dhe për t’iu rikthyer marrëveshjeve ndërkombëtare. (Përgatitën: Krenare Cubolli, Shkumbin Ahmetxhekaj, Ibrahim Berisha)

Një veturë përplaset në portën e zyrës së Merkelit, policia po heton motivet

Evropaelire.org 

Një veturë, në të cilën ishin shkruar mbishkrimet:  “Stop politikës dhe globalizmit” dhe “Vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”, është përplasur të mërkurën në portën e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Dhjetëra policë dhe zjarrfikës dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia gjermane tha se ka arrestuar një 54 vjeçar, i cili është intervistuar në lidhje me incidentin. "Ne nuk e dimë nëse arsyet psikologjike apo të tjera e motivuan shoferin", u tha gazetarëve jashtë ndërtesës, një zëdhënës i policisë. Читать дальше...

Biden: Bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, i sinqertë

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë “e sinqertë”, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit. “Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, ka thënë ai në një intervistë për rrjetin NBC News. Biden ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit. “Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër... Читать дальше...

OKB-ja shpreh shqetësim për krime lufte në konfliktin e Etiopisë

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për krime të mundshme të luftës, pas kërcënimit të Ushtrisë së Etiopisë për të nisur sulm në kryeqytetin e rajonit verior Tigray. Afati i fundit i vendosur nga qeveria për luftëtarët e rajonit për t’u dorëzuar do të skadojë të mërkurën. Luftimet në mes të qeverisë dhe forcave rajonale në Tigray kanë vazhduar për gati tri javë. Qindra persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra mijëra kanë ikur. Grupet e ndihmës frikësohen se konflikti mund të nxisë... Читать дальше...

A mund të zgjerohet juridiksioni i Gjykatës Speciale? 

Evropaelire.org 

Nuk është e pamundur që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që njihen si Gjykatë Speciale për krime të luftës në Kosovë, të hetojnë dhe gjykojnë të gjithë krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe jo vetëm krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.  Por, sipas tij, për një gjë të tillë, është i domosdoshëm ndryshim-plotësimi i bazës së amendamentit kushtetuese... Читать дальше...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore. “Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter. Читать дальше...

Новости России
Москва

Сотрудник ОМОН «Крепость» стал бронзовым призером на соревнованиях Центрального округа Росгвардии по боксу


Hoti: Pavarësimi ekonomik i grave konsolidon pozitën e tyre në shoqëri

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se dhuna ndaj grave duhet të çrrënjoset. Këto komente ai i bëri në një ngjarje të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, që funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit, për të shënuar nisjen e Fushatës ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Hoti tha se për të pasur një shoqëri të barabartë, duhet që gratë të fuqizohen edhe në aspektin ekonomik, andaj ai tha se në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike, janë ndarë dy milionë euro... Читать дальше...

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike. Ajo i ka bërë këto komente pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë. Osmani ka thënë se pavarësisht kërkesës së saj ndaj Qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar dokumentet për shërbime diplomatike, ende nuk ka fituar qasje në këtë material. Читать дальше...

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Evropaelire.org 

Forcat e Azerbajxhanit kanë hyrë në distriktin e dytë, nga tre në total sa do t’i dorëzohen këtij shteti, në kuadër të marrëveshjes me Armeninë që u ka dhënë fund luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se njësitet e ushtrisë së këtij shteti kanë hyrë në Karvachar, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë muaj nga Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia. Karvachar, që gjendet në mes të Nagorno-Karabakut dhe Armenisë, ishte planifikuar t’i dorëzohej Azerbajxhanit më 15 nëntor... Читать дальше...

Rusia thotë se ka penguar sulme të IS-it në rajonin e Moskës

Evropaelire.org 

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka qenë duke planifikuar “akte të terrorizimit” në rajonin e Moskës. Zyrtarët e sigurisë kanë ndalur një anëtar të kësaj qelize, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ka thënë Shërbimi Federal i Sigurisë më 25 nëntor. Sipas këtij Shërbimi, një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve. “Synimet... Читать дальше...

Liderja e Hong Kongut: Ligji për siguri kombëtare ka qenë efektiv

Evropaelire.org 

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se Ligji i ri për siguri kombëtare i këtij qyteti, ka qenë efektiv në rikthimin e stabilitetit. Pekini ka nisur së zbatuari Ligjin e ri për siguri kombëtare në qershor të këtij viti, me qëllim të shtypjes së kundërshtarëve, pas protestave kundër qeverisë, që në atë kohë patën shpërthyer në dhunë. “Pas një viti të përleshjeve sociale dhe frikës për sigurinë personale, njerëzit e Hong Kongut mund të gëzojnë sërish të drejtat e tyre bazike dhe liritë... Читать дальше...

Raportohet se Trump synon ta falë ish-këshilltarin Michael Flynn

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të shfrytëzojë mundësinë e faljes së ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn, i cili është deklaruar fajtor më 2017 për gënjim të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth kontakteve të tij me rusët, kanë raportuar mediat amerikane. Trump u ka thënë ndihmësve të tij se planifikon të shtojë Flynnin në një seri të faljeve që do t’i bëjë publike pak ditë para përfundimit të mandatit, kanë raportuar mediat si Axios dhe New York Times, duke cituar burime të paidentifikuara. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Новак Джокович в пятый раз получил спортивный «Оскар» как атлет года






В Москве обновят ещё 150 поликлиник

Врач рассказала, какие анализы нужно сдать паре перед планированием ребенка

В Видном мигрант-рецидивист превратил квартиру сожительницы в арсенал

Шри-Ланка подала заявку на вступление в БРИКС