ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 01.01.2021

Tetë të rinj në Bosnje humbin jetën nga asfiksia

Evropaelire.org 

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës. Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri. Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar. “Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq,... Читать дальше...

BioNTech do të rrisë prodhimin e vaksinës

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim. “Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel. “Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin. Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Читать дальше...

Biznesi që i bëri ballë pandemisë

Evropaelire.org 

Përballë një virusi të panjohur që po merrte jetë njerëzish, gjëja e fundit që kishte në mendje Bashkim Osmani ishte biznesi që e ka themeluar dy dekada më parë. Tani, pas dhjetë muajve të pandemisë i përballur me shumë sfida, ai ia doli ta mbajë gjallë biznesin dhe të mos e largojë asnjë punëtor nga puna. “Shëndeti ishte mbi të gjitha, por nuk guxonim të linim anash edhe kompaninë, pasi që nga ajo varej ekzistenca e shumë familjeve të punëtorëve të punësuar në kompaninë tonë”, thotë Osmani, pronar i kompanisë “Laberion”... Читать дальше...

Olimpiada do të mbahet, me gjithë shqetësimet nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Tokio 2020, të shtyra nga viti i kaluar, do të mbahen këtë verë, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e rasteve me koronavirus, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga. Olimpiket pritet të nisin më 23 korrik, ndërsa do të pasohen nga Lojërat Paralimpike një muaj më vonë, nga 24 gushti. Rastet me koronavirus janë rritur ditëve të fundit në Japoni. Tokio ka raportuar mbi 1,000 infektime në ditë për herë të parë. Por, kryeministri japonez tha se “Lojërat do... Читать дальше...

FSK-ja do të shkojë në misionin e parë jashtë vendit

Evropaelire.org 

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shkojnë në një mision paqeruajtës jashtë vendit. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës ka aprovuar “vendimin për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. “Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione... Читать дальше...

Një viktimë dhe 174 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportuan të premten 174 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,224 mostrave. Viktima, e moshës 76-vjeçare, u regjistrua në Vushtrri, thuhet në njoftim. Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 51,502. Prej tyre, 1,336 pacientë kanë humbur jetën. Pacientë të shëruar janë 41,852 - prej tyre 445 në 24-orëshin e kaluar. Читать дальше...

Pandemia shpërfaqi vonesën e digjitalizimit në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se pandemia e koronavirusit në masë të theksuar e ka ndryshuar jetën e tyre, madje dhe konceptin e të menduarit për të ardhmen. Ata në rend të parë kanë apostrofuar shëndetin, megjithëse kanë theksuar rëndësinë e teknologjisë informative. Guxim Nuhiu nga Këshilli Nacional Rinor në Maqedoninë e Veriut, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia e koronavirusit ka shpërfaqur vonesën e digjitalizimit në këtë shtet, si në procesin edukativo-arsimor... Читать дальше...

Shqipëria siguron vaksina, një pjesë ia ndan Kosovës

Evropaelire.org 

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Në një video-adresim, të premten në mëngjes, Rama tha se marrëveshja është zyrtarizuar dhe se sasia e vaksinave do të paguhet menjëherë. Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbrrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”. “Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar... Читать дальше...



COVID-19 dhe rritja e autoritarizmit

Evropaelire.org 

Miratimi i vaksinave kundër sëmundjes COVID-19 ka rritur shpresat se “normalja e re” e një bote post-pandemike do të fillojë të shfaqet në vitin 2021. Por, grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se shoqëria civile duhet të kthehet në rolin e saj “normal” të para-pandemisë, për të parandaluar zgjerimin e përhershëm të pushteteve mbizotëruese. Transparency International, prej kohësh, ka paralajmëruar për rritje të autoritarizmit dhe dobësim të sundimit të ligjit në disa vende. “Korrupsioni... Читать дальше...

Ministri maqedonas: Këtë vit do t’i japim fund pandemisë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, shprehu besimin e tij se në vitin 2021 do t’i jepet fund pandemisë COVID-19. Ai tha se Maqedonia e Veriut është në prag të imunizimit dhe dëshmi për këtë, sipas tij, është vlerësimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se "Maqedonia e Veriut është ndër shtetet më të përgatitura në Evropë". "Besoj se vaksina do t'i japë fund pandemisë kudo në botë", tha Filipçe në një prononcim për mediat, duke dhënë vlerësimin për manifestimet e natës së Vitit të Ri... Читать дальше...

Portugalia merr presidencën e BE-së

Evropaelire.org 

Portugalia, nga sot, mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Presidenca e saj do të përballet me koordinimin e paketës së ndihmës në kohë pandemie dhe me sfidat shëndetësore që paraqet sëmundja COVID-19, përfshirë shpërndarjen e vaksinave. “Në një moment kur pandemia COVID-19 paraqet sfida të vështira dhe të rëndësishme për BE-në, Presidenca e Portugalisë do të bëjë gjithçka për të siguruar që këta gjashtë muaj të shënojnë fillimin e një cikli të ri në Evropë”, tha Portugalia përmes një deklarate. Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar, zyrtarisht jashtë BE-së

Evropaelire.org 

Një epokë e re nisi të premten për Mbretërinë e Bashkuar, pasi përfundoi ndarjen zyrtare nga Bashkimi Evropian. Nga mesnata, midis dy palëve, hynë në fuqi marrëveshjet për udhëtim, tregti, migrim dhe bashkëpunim në siguri. “Kemi lirinë në duart tona”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. Tani që procesi i shkëputjes nga BE-ja ka përfunduar, “ne kemi zotësinë për t'i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë”, tha Johnson. Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian në një referendum të mbajtur më 23 qershor të vitit 2016. Читать дальше...

Vuçiq aktivizon “Rrjedhën turke"

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten vuri në funksion një pjesë të gazsjellësit, që kalon përmes territorit të Serbisë, dhe i cili do ta lidhë atë me gazsjellësin “Rrjedha turke”. Kjo po ndodh pas më shumë se një viti e gjysmë prej kur ka nisur punimet për ndërtimin e tij. Vuçiq, në vendin Gospogjinci të Vojvodinës deklaroi të premten se ky seksion i gazsjellësit është i një rëndësie të madhe për industrinë dhe përparimin e ekonomisë serbe. Ai theksoi se Serbia do të furnizohet me gazin me një çmim deri në 155 dollarë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной






В Москве мигрант хотел сбросить школьника с третьего этажа

Валуй: Программа реновация затрагивает 80% территории Москвы

G7 введет санкции против всех стран мира, сотрудничающих с Россией

В Долгопрудном доноры сдали около 25 литров крови