Pakistani arreston liderin e një grupi militant
Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar liderin e dyshuar të një grupi militant, që ishte fajësuar për sulmet më 2008 në Mumbai të Indisë. Zyrtari policor kundërterrorizmit, Shakil Ahmed tha të shtunën se Zaikur Rehman Lakhvi është arrestuar në qytetin Lahore, nën akuza për financim të terrorizmit. Lakhvi dyshohet se është lider i grupit militant, Lashkar-e Taiba (LeT), grup të cilin, Shtetet e Bashkuara dhe India e akuzojnë për sulme në Mumbai më 2008, ku u vranë të paktën 166 persona, përfshirë edhe shtetas amerikanë. Читать дальше...