ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 04.01.2021

Anglia sërish në izolim të plotë për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shpalli të hënën një izolim kombëtar për Anglinë deri të paktën në mes të shkurtit, për të luftuar një variant të ri të koronavirusit, i cili sipas autoriteteve, është më ngjitës se varianti i parë. Johnson tha se njerëzit duhet të qëndrojnë përsëri në shtëpi, njëjtë sikurse u urdhëruan në valën e parë të pandemisë në muajin mars, por kësaj here për shkak të variantit të ri të koronavirusit i cili po përhapet në një mënyrë "zhgënjyese dhe alarmante". Читать дальше...

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Turqi

Evropaelire.org 

Të hënën (4 janar) policia turke u përlesh me studentët që protestuan kundër emërimit të një rektori të ri, në një nga universitetet kryesore të vendit. Studentët dhe stafi akademik thonë se procesi i emërimit ishte jodemokratik. Në një dekret të botuar të shtunën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan emëroi Melih Bulu, i cili ka kryer një doktoraturë për menaxhimin e biznesit, si rektor të Universitetit Bogazici në Stamboll. Vendimi nxiti protesta të studentëve dhe profesorëve. Pamjet... Читать дальше...

Protesta e studentëve në Turqi

Evropaelire.org 

Të hënën (4 janar) policia turke u përlesh me studentët që protestuan kundër emërimit të një rektori të ri në një nga universitetet kryesore të vendit, duke thënë se procesi ishte jodemokratik. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan emëroi Melih Bulu, i cili ka kryer një doktoraturë për menaxhimin e biznesit, si rektor i Universitetit Bogazici në Stamboll.

Gjukanoviq refuzon propozimin për tërheqjen e ambasadorëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, refuzoi të nënshkruajë dekretin për tërheqjen e shtatë ambasadorëve dhe kërkoi një shpjegim lidhur me pretendimet "se ata kishin punuar kundër interesave të shtetit". "Një vlerësim i tillë meriton një shpjegim. Së pari, për shkak të njerëzve në fjalë. Jo më pak e rëndësishme, për shkak të vendeve pritëse ku ata kryejnë detyrën e ambasadorit. Dhe nuk është e parëndësishme, edhe për shkak të presidentit malazes i cili nënshkroi letra kredenciale duke i rekomanduar ata te krerët e shteteve pritëse"... Читать дальше...

BE-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë për vaksinimin

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit. Mirëpo, BE-ja nuk është përgjigjur në mënyrë të qartë se si i shohin kritikat nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”. “Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante... Читать дальше...

Kontrolli i Senatit varet nga balotazhi në Xhorxhia

Evropaelire.org 

Dy votat e balotazhit në shtetin e Xhorxhias do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Senatin amerikan dhe agjendën legjislative të presidencës së Joe Biden. Votimi i 5 janarit, vë përballë dy senatorët aktualë republikanë me kundërkandidatët e tyre demokratë. Votuesit në Xhorxhia, për 20 vjet nuk kanë zgjedhur asnjë kandidat demokrat për Senatin amerikan, por ata mbështetën Bidenin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluara. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia.

Gjermania e Danimarka mund të shtyjnë dozën e dytë të vaksinës

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Danimarka po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së dhënies së dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive BioNTech dhe Pfizer për të përmirësuar furnizimin me vaksina. Një lëvizje të ngjashme e bëri edhe Britania e Madhe, javën e kaluar. Në Berlin, Ministria e Shëndetësisë po kërkon pikëpamjen e një komisioni të pavarur nëse do të vonojë dhënien e dozës së dytë, përtej një maksimumi prej 42-ditësh të parashikuar, sipas një dokumenti të parë nga Reuters të hënën. Dokumenti... Читать дальше...

Sfida e një mësueseje në pandemi

Evropaelire.org 

“Doja të ju shikoja fytyrat, por nuk arrija dot, mbanim të gjithë maska”. Kështu thotë mësuesja Naime Elezi-Bunjaku, e cila këtë vit të ri shkollor, nisi mësimin me klasat e para në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Për shkak të rregullave për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit, Elezi-Bunjaku thotë se u detyrua të ndryshojë edhe shprehitë më normale të saj, siç është përqafimi i nxënësve për t’iu uruar atyre nisjen e rrugëtimit shkollor. Mësuesja Naime-Bunjaku sapo kishte përcjell një... Читать дальше...



Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, thotë Netanyahu

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ripërtëritja e pasurimit të uraniumit nga Irani dëshmon se ky vend po synon të prodhojë armë bërthamore, pavarësisht se e mohon këtë. Të hënën, Irani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind, gjë që paraqet shkeljen më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, tha për mediat lokale se procesi ka nisur në uzinën nëntokësore Fordow. Netanyahu tha në një deklaratë... Читать дальше...

Lufta kundër korrupsionit larg premtimeve të pushtetit

Evropaelire.org 

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bazuar në paralajmërimet e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me intensitet të lartë gjatë vitit 2021, edhe pse vitin e kaluar nuk janë shënuar rezultatet e pritura, pavarësisht zotimeve të shumta të qeverisë. Formimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve të 15 korrikut rezultoi me formimin e një dikasteri të posaçëm për luftë kundër korrupsionit, me të cilin udhëheq zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski. Ai, si hap të parë në... Читать дальше...

Shkupi var shpresat e negociatave te presidenca portugeze e BE-së

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut pret që gjatë kryesimit të Portugalisë me Bashkimin Evropian (BE) të miratohet korniza për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani,  tha se shpreson se Portugalia do të vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Bullgarinë e cila në samitin e dhjetorit të BE-së vendosi veton ndaj kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut. “Ne kishim pritje të mëdha që korniza do të miratohej në dhjetor gjatë presidencës... Читать дальше...

Irani miraton projektligjin për të mbrojtur gratë nga dhuna

Evropaelire.org 

Qeveria iraniane ka miratuar një projektligj që e dënon si krim dhunën ndaj grave, duke përfshirë veprimet ose sjelljen që shkakton dëm fizik ose mendor për gratë. Projektligji u miratua nga kabineti qeveritar më 3 janar, njoftoi Massoumeh Ebtekar, nënpresident i Iranit, i ngarkuar për çështje familjare. Projektligji, i cili është shqyrtuar që nga shtatori 2019, do të duhet të miratohet nga parlamenti për t'u bërë ligj. Organizata Human Rights Watch (HRW) me bazë në Nju Jork, tha në fillim... Читать дальше...

Shtatë viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Sëmundja COVID-19 u ka shkaktuar vdekjen edhe shtatë personave në Kosovë. Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se viktimat janë nga Mitrovica, Peja, Istogu, Prishtina dhe Prizreni. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)", thuhet në njoftim. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, të infektuar me koronavirusin e ri janë shënuar edhe 169 pacientë... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Pano për falënderimin e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë, protestë në Mal të Zi kundër ndryshimit të Ligjit për liritë fetare, janë disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL.

Qeveria franceze arsyeton vonesat në vaksinim

Evropaelire.org 

Qeveria franceze i ka dalur në mbrojtje fushatës së saj të vaksinimit kundër koronavirusit, përkundër kritikave se ajo po shkon shumë ngadalë. Në javën e parë të fushatës janë vaksinuar 516 persona. Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, tha se vonesat janë shkaktuar për arsye të logjistikës. Sipas tij, ekipet shëndetësore duhej të vizitonin të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe të merrnin pëlqimin e secilit person. Bashkimi Evropian filloi vaksinimin me vaksina Pfizer/BioNTech më 27 Dhjetor. Читать дальше...

Irani rifillon pasurimin e uraniumit në 20%

Evropaelire.org 

Irani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind, gjë që paraqet shkeljen më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, tha për mediat lokale se procesi ka nisur në uzinën nëntokësore Fordow. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të bërë karburant për reaktorë, por edhe për bomba bërthamore. Uraniumi i shkallës së armëve është i pastër 90%. Irani ka pezulluar disa pika të marrëveshjes bërthamore, prejse SHBA-ja është... Читать дальше...

Dekada e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Proceset gjyqësore ndaj tyre pritet që të fillojnë gjatë vitit 2021, porse kur mund të përfundojnë, ekspertët ligjorë thonë se vështirë mund të dihet.

Assange nuk ekstradohet në SHBA

Evropaelire.org 

Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, vendosi të hënën një gjykatë në Londër. Gjykatësja Vanessa Baraitser e bllokoi kërkesën për ekstradim, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor. Assange, 49 vjeç, kërkohet për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane, më 2010 dhe 2011. SHBA thotë se rrjedhja e atyre dokumenteve në publik, ka thyer ligjin dhe ka rrezikuar jetë njerëzish. Assange... Читать дальше...

Hidhen poshtë pretendimet e Trumpit për numrin e viktimave nga COVID-19

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA i hodhën poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump, se numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, është ekzagjeruar. Në një postim në Twitter, më 3 janar, Trump tha se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përdor “një metodë qesharake të përcaktimit, krahasuar me vendet e tjera”. Trump nuk ofroi dëshmi për këtë dhe la të kuptohet se kur zyrtarët shëndetësorë kanë dyshime për shkakun e vdekjes, ata ia atribuojnë atë sëmundjes COVID-19. Читать дальше...

Новости России
Москва

«Маленький принц» с Безруковым открыл «Эхо» Большого детского фестиваля в Архангельске


Mbretëria e Bashkuar nis përdorimin e vaksinës Oxford/AstraZeneca

Evropaelire.org 

Në Mbretërinë e Bashkuar nisi të hënën imunizimi kundër koronavirusit me vaksinën Oxford/AstraZeneca. Brian Pinker, 82 vjeç, u bë personi i parë që mori këtë vaksinë në Spitalin Universitar të Oksfordit. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, e përshkroi vaksinën si “një moment shumë të rëndësishëm” në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër koronavirusit. Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë, me mbi 2.6 milionë njerëz të infektuar me koronavirus dhe mbi 75,000 viktima. Читать дальше...

Petrinja e Kroacisë sërish goditet nga tërmeti

Evropaelire.org 

Mëngjesin e sotëm, Petrinja e Kroacisë u godit edhe nga një tërmet, me fuqi prej 4.2 shkallësh të Richterit. Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Dridhjet u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë. Më 29 dhjetor, Kroacia është goditur nga një tërmet shkatërrues, me fuqi prej 6.3 shkallësh të Richterit. Edhe epiqendra e tij ka qenë pranë Petrinjës. Shtatë persona kanë vdekur, dhjetëra janë plagosur dhe dëmet materiale janë të mëdha. Читать дальше...

Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sesa lindje

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020, për herë të parë në histori - gjë që ngrit alarmin për vendin që ka tashmë normën më të ulët të lindjeve në botë. Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar - 10% më pak se në vitin 2019. Rreth 307,764 njerëz kanë vdekur. Presidenti Moon Jae-in ka miratuar, muajin e kaluar, disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, përfshirë stimuj me para për familjet. Sipas skemës, nga viti 2022, çdo fëmijë... Читать дальше...

Trump paralajmërohet kundër përfshirjes së ushtrisë në transferimin e pushtetit

Evropaelire.org 

Dhjetë ish-sekretarë amerikanë të Mbrojtjes kërkuan nga Pentagoni që të angazhohet në një tranzicion paqësor të pushtetit në SHBA dhe paralajmëruan për rreziqet e përfshirjes së ushtrisë amerikane në tranzicion. Ish-shefat e Pentagonit, përfshirë dy të emëruar nga presidenti në largim, Donald Trump, i bënë komentet në një artikull të botuar në gazetën Washington Post. Zgjedhjet në SHBA dhe transferimi paqësor i pushtetit “janë shenja dalluese të demokracisë sonë”, thanë ata dhe i bënë thirrje shefit aktual të Pentagonit... Читать дальше...

SHBA mban praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

Evropaelire.org 

Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë "kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë amerikane". Gazeta New York Times ka raportuar në fundjavë se Nimitz, i cili ka qenë duke patrulluar në ujërat e Gjirit që nga fundi i nëntorit, do të kthehet në SHBA. Читать дальше...

Ku dallojnë vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit?

Evropaelire.org 

Të hënën, 82-vjeçari Brian Pinker u bë personi i parë në Britani që mori vaksinën e AstraZeneca/Oxford. Më 30 dhjetor, 2020, Britania ishte shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it – duke shtuar edhe një armë në arsenalin e këtij vendi, në luftën kundër pandemisë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Megjithatë, shkencëtarët – si dhe rregullatorët e barnave në Evropë – janë skeptikë, për shkak të konfuzionit të... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне






Тренер Бережков рассказал, как подготовиться к беговому сезону

Почему в Космосе сегодня главные - только Россия и США, а все остальные страны даже не пытаются мечтать?

Кондитерскую с фермерской продукцией открыли в Наро-Фоминске

Сотрудники Росгвардии провели для учеников подшефной школы урок антитеррористической безопасности