ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 05.01.2021

Gjermania me masa edhe më të ashpra kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania njoftoi se masat e saj kundër koronavirusit do të vazhdojnë deri më 31 janar, ndërsa paraqiti edhe disa kufizime të reja. Masat mbarëkombëtare, përfshirë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve jothelbësore, janë ndërmarrë në mes të dhjetorit dhe pritej të vazhdonin deri më 10 janar. Të martën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, takoi udhëheqësit e 16 landeve, me të cilët u dakordua për kufizme të reja, që do t’i zvogëlojnë kontaktet midis njerëzve. Ato përfshijnë kufizimin e lëvizjes... Читать дальше...

Maqedoni e Veriut: Nëntë viktima dhe 580 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të martën nëntë viktima me sëmundjen COVID-19, 580 raste të reja pozitive dhe 572 raste të të shëruarve. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga tri në Shkup dhe Strumicë dhe nga një në Kërçovë, Ohër dhe Resnjë. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,431 mostrave në 24 orët e fundit. Numri më i madh i tyre është në Shkup: gjithsej 166 raste. Në Shkup është edhe numri më i madh i të shëruarve të fundit: 162. Numri i... Читать дальше...

Kuvendi voton për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës. “Përparimi i vazhdueshëm në aspektin operacional dhe profesional i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë, kanë bërë... Читать дальше...

Arabia Saudite dhe aleatët rivendosin marrëdhëniet me Katarin

Evropaelire.org 

Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve arabe, të cilat i kanë vënë embargo për tre vjet, janë rikthyer. Ministri i Jashtëm saudit, princi Faisal bin Farhad, u tha gazetarëve se vendet janë pajtuar “për t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet” në një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të mbajtur të martën. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin në vitin 2017, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit.... Читать дальше...

Pamje pas shpërthimit në Ferizaj

Evropaelire.org 

Të paktën 42 persona janë lënduar, pasi një bombolë gazi shpërtheu në një restorant në qytetin e Ferizajt. Autoritetet thanë se 12 persona, që kanë marrë lëndime më të rënda, janë dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.

Maqedonia e V. bëhet gati të nisë vaksinimin kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit të ri, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë në muajin shkurt. Kontingjenti i parë do të ketë 5.850 doza të vaksinës. Autoritetet maqedonase kanë thënë se në total, nga kompania amerikane Pfizer, kanë siguruar 833 mijë doza të vaksinës, të mjaftueshme për vaksinimin e 400 mijë qytetarëve. Shkupi zyrtar është po ashtu pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e... Читать дальше...

Presidenti armen diagnostikohet me koronavirus në Londër

Evropaelire.org 

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, u diagnostikua me koronavirus gjatë një vizite në Londër. Ai udhëtoi atje për një operacion në këmbë, por përjetoi edhe simptoma që lidhen me koronavirusin, raportuan të martën agjencitë armene të lajmeve. Sipas tyre, Sarkisian, 67 vjeç, është vetizoluar dhe vazhdon të punojë. Londra është duke përjetuar një rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus. Kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli të hënën një bllokim të ri për Anglinë, për të frenuar përhapjen e rasteve. Читать дальше...

Vaksinat kundër COVID-19 edhe para shkurtit?

Evropaelire.org 

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në mesin e muajit shkurt pritet arritja e një sasie të konsiderueshme e vaksinave kundër COVID-19. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, të martën kjo ministri nuk e përjashtoi mundësinë që vaksinat e tilla të arrijnë edhe më herët në Kosovë. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se Kosova ka siguruar 500.000 vaksina kundër COVID-19 nga kompania amerikane Pfizer. Në një postim në Facebook, Zemaj tha se konfirmimin për... Читать дальше...



Xhorxhia e SHBA-së voton në balotazhin për senatorë

Evropaelire.org 

Në shtetin amerikan të Xhorxhias nisi votimi në balotazhin për senatorë, që do të vendosë nëse demokratët e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, do ta kontrollojnë Senatin ose jo. Partisë së Bidenit i duhet t’i fitojë të dyja ulëset për të marrë kontrollin e plotë të Kongresit dhe, me të, fuqinë për të shtyrë përpara agjendën e tij. Partia Republikane e presidentit në largim, Donald Trump, ka nevojë vetëm edhe për një ulëse, për të ruajtur kontrollin në Senat. Biden ka thënë se banorët e Xhorxhias... Читать дальше...

Volejbollistët pa këmbë të Irakut

Evropaelire.org 

Trembëdhjetë burra që kanë humbur këmbët gjatë luftës në Mosul të Irakut, kanë formuar një ekip volejbolli. Ata shpresojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre në gara ndërkombëtare. Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Arben Hoti

Dyzetedy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Evropaelire.org 

Dyzetedy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Qazim Reka, nga zyra për media e Policisë së Kosovës në Ferizaj. Ai tha se 12 nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. “Ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një restorant. Ka mjaft të lënduar dhe dëme materiale. Dyzetedy persona janë të lënduar", tha Reka. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.

BioNTech paralajmëron kundër shtyrjes së dozës së dytë të vaksinës

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se nuk ka të dhëna që mbështesin “sigurinë dhe efikasitetin” e vaksinës kundër koronavirusit, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tri javë. BioNTech, që ka zhvilluar vaksinën së bashku me kompaninë amerikane, Pfizer, tha se të dhënat klinike që tregojnë se efikasiteti i vaksinës është 95 për qind, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh. “Siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk janë vlerësuar në orare të tjera dozimi”, tha BioNTech. Читать дальше...

Viti i ri, lloji i ri i virusit

Evropaelire.org 

India dhe Kina kanë miratuar vaksinat kundër COVID-19; Britania ka në plan të zgjasë kohën ndërmjet dozave të vaksinave për të maksimizuar furnizimet për raundin e parë; Shtetet e Bashkuara luftojnë me logjistikën e vaksinimit, derisa variantet e reja të koronavirusit vazhdojnë të ngrenë shqetësime. Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena

Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Malishevë dhe Prizren, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në njoftim thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,282 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: gjithsej 87 raste. Kosova ka konfirmuar në total 52,333 raste me koronavirus dhe 1,355 viktima. Të shëruar, gjithsej janë 43,378 pacientë, prej tyre 430 në 24 orët e fundit. Читать дальше...

Kosova siguron 500,000 vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka siguruar 500,000 vaksina anti-COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer, njoftoi ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Në një postim në Facebook, Zemaj tha se konfirmimin për sigurimin e tyre e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer-it, gjatë një takimi virtual të mbajtur të martën. “Krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi COVAX edhe 360,000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës”, tha Zemaj, për të shtuar se vaksina do t’iu jepet falas të gjithë qytetarëve të Kosovës. Читать дальше...

Pamja fizike si "virtyt politik" i grave në Kosovë

Evropaelire.org 

Deklaratë mizogjiniste dhe shprehje e mosbesimit ndaj grave në politikë – kështu e ka vlerësuar Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në adresë të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Ndaj një deklarate të Osmanit se në Lidhjen Demokratike të Kosovës do të kthehej nëse do të largohej kryesia aktuale e partisë, Veliu ka thënë për një media lokale në Kosovë se nuk e ka ditur që Osmani “është aq... Читать дальше...

Kuvendi do të vendosë për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të shkojnë në misione jasht vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara. Kuvendi i Kosovës, të martën, pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Seanca mbahet me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti. “Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës... Читать дальше...

Si do t’i numërojë Kongresi votat elektorale?

Evropaelire.org 

Të mërkurën, gjatë një mbledhjeje të përbashkët të Kongresit do të numërohen votat elektorale, të cilat kanë një rëndësi më të shtuar këtë vit, teksa republikanët në Kongres dhe aleatët e presidentit Donald Trump, po zotohen se do të tentojnë të zhbëjnë fitoren e demokratit, Joe Biden dhe të përmbysin vullnetin e amerikanëve, shkruan Associated Press. Republikanët – dhjetëra senatorë dhe shumë anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve – janë duke u thirrur në akuzat e pabaza të Trumpit për mashtrime zgjedhore. Читать дальше...

Putin dhe Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit, raporton AFP.  Kremlini njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët të martën. "U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave", tha Kremlini në një deklaratë. Në deklaratë u tha se është arritur... Читать дальше...

Новости России
Москва

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье


Deri në fund të javës Serbia planifikon vaksinimin e 11 mijë personave

Evropaelire.org 

Serbia planifikon që në ditët në vijim të vaksinojë kundër koronavirusit rreth 11 mijë persona. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerlek. Ai njoftoi se procesi i vaksinimit do të zhvillohet pas përgatitjes së një "zinxhiri të ftohtë” të ruajtjes dhe transportit të vaksinave nga Instituti "Torlak" në të gjitha qendrat klinike dhe spitalore në Serbi. "Shpresoj që sot dhe në katër ditët e ardhshme, rreth 11.000 njerëz, përfshirë 8.500... Читать дальше...

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja i kërkojnë Iranin që të lirojë cisternën në Hormuz

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut thotë se po përpiqet të sigurojë lirimin e një cisterne të kapur nga Irani pranë ngushticës strategjike të Hormuzit. Koreja e Jugut ka ngrirë fondet iraniane në banka për shkak të sanksioneve të SHBA-së. Ky veprim ka rritur tensionet mes dy vendeve.  Ministri i Jashtëm, Kang Kyung-wha, tha më 5 janar se Koreja e Jugut po bën përpjekje diplomatike për të siguruar lirimin e cisternës me flamur të Koresë së Jugut dhe ekuipazhit të saj prej 20 anëtarësh. Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes... Читать дальше...

Kryetarja e Uashingtonit mobilizon Gardën Kombëtare para tubimeve pro-Trump

Evropaelire.org 

Kryetarja e Uashingtonit ka mobilizuar Gardën Kombëtare përpara protestave të planifikuara nga mbështetësit e presidentit, Donald Trump, në kohën kur Kongresi do të votojë për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Mbështetësit e Trumpit po planifikojnë të mblidhen në kryeqytetin e SHBA-së më 5 dhe 6 janar në mbështetje të pretendimeve të pabazuara të Trump për mashtrim të gjerë të votuesve. Më shumë se 300 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë gati për të siguruar kontrollin... Читать дальше...

Vullin: Hetime serioze në lidhje me përgjimin e Vuçiqit

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vullin, deklaroi se po zhvillohet një hetim serioz për rastin e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. "Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate", tha ministri Vullin për televizionin B92. Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiq do të mund të flitet vetëm kur policia t'u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare. Читать дальше...

A. Saudite po rihap kufijtë me Katarin

Evropaelire.org 

Arabia Saudite po rihap kufijtë e saj tokësorë dhe detarë me Katarin pas më shumë tre vjet mosmarrëveshjeje. "Është arritur një marrëveshje për të hapur hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite dhe Katarit që nga kjo mbrëmje", tha ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Sabah. Masa vjen përpara një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që do të mbahet të martën në Arabinë Saudite. Në mes të vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe... Читать дальше...

Pse Indonezia vaksinon së pari popullsinë që punon, e jo të moshuarit?

Evropaelire.org 

Derisa Indonezia përgatitet të nisë vaksinimin masiv kundër sëmundjes COVID-19, plani i saj për t’iu dhënë prioritet të rriturve me moshë pune, përballë të moshuarve, do të vëzhgohet nga afër. Disa vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që kanë nisur tashmë vaksinimin, u kanë dhënë prioritet njerëzve të moshuar, që janë më të cenueshëm ndaj sëmundjes respiratore. Indonezia, e cila planifikon të nisë imunizimin me vaksinën e zhvilluar nga firma kineze Sinovac Biotech, thotë se nuk... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде






Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о формировании взаимовыгодного международного сотрудничества

В Воронежской области избежала колонии виновница смертельного ДТП

В МИД РФ назвали ядерные объекты НАТО в Польше военной целью

Россия направила ноту в МИД Турции из-за ситуации с Turkish Airlines