ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 10.01.2021

Më 11 janar Shqipëria fillon procesin e vaksinimit kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Shqipëri vaksinimi kundër COVID-19 pritet të fillojë të hënën (11 janar). Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai nuk ka njoftuar për sasinë e vaksinave që kanë arritur në Tiran.   Fillimin e imunizimit Rama e kishte paralajmëruar disa ditë më parë. Më 1 janar, ai pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. “Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti... Читать дальше...

Papa u bën thirrje amerikanëve të tregojnë "ndjenjën e përgjegjësisë"

Evropaelire.org 

Papa Françesku të dielën u bëri thirrje amerikanëve të tregonin "ndjenjën e tyre të përgjegjësisë" dhe mbështetjen për vlerat demokratike, ndërsa shprehu pikëllim për sulmet e dhunshme ndaj Kongresit që ndodhën të mërkurën. Në mesin e pesë viktimave nga trazirat, ishte edhe një oficer i policisë së Kongresit të SHBA-së, i cili vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve me një turmë të mbështetësve të presidentit, Donald Trump, të cilët hyn brenda ndërtesës, derisa po mbahej seanca e certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur... Читать дальше...

Mbeturinat ngufatin lumin Drina

Evropaelire.org 

Mijëra tonë me mbeturina të plastikës, drunj dhe sende tjera shkarkohen çdo vit në Lumin Drina në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo ndotje po shkatërron ambientin dhe mund ta rrezikojë punën e një hidrocentrali. Përgatiten: Fatos Bytyci, Arben Hoti.

Në Kaliforni studentët vetëtestohen për COVID-19

Evropaelire.org 

Një universitet në Kaliforni ka filluar një metodë vetëtestimi për COVID-19. Rreth 10,000 studentë duhet ta bëjnë testin çdo javë. Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Bujar Tërstena

Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Të hënën Serbia e lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë ta marrin.  Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit.  Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen... Читать дальше...

Dy të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në raportin ditor për situatën epidemiologjike ka njoftuar të dielën se janë regjistruar edhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Autoritetet shëndetësore kanë testuar edhe 1.586 mostra, dhe pas analizave të kryera, pozitive në koronavirus kanë rezultuar 253. Aktualisht 6.140 persona e mbartin sëmundjen dhe njihen si raste aktive me COVID-19. Sipas raportit, nga koronavirusi janë shëruar edhe 646 pacientë, duke... Читать дальше...

Të rinjtë me mesazhe sensibilizimi për rrezikun nga virusi

Evropaelire.org 

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë së koronavirusit në forma të ndryshme kanë promovuar shumë mesazhe sensibilizimi për bashkëveprimin e të gjithë qytetarëve për t’i bërë ballë gjendjes së krizës, megjithëse shtojnë se mungon mbështetja institucionale. Piktori Rejan Etemi së fundmi ka pikturuar një murale në hyrje të Tetovës me bazë tematikën e pasqyrimit të luftës së vështirë që po bën personeli shëndetësor me sëmundjen COVID- 19 për të ndihmuar të infektuarit nga ky virus. Etemi... Читать дальше...

Vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët

Evropaelire.org 

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19, ashtu siç parashihet me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë që nga buxheti i Kosovës të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna, për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj, pas datës 29 shkurt e deri më 30 dhjetor 2020. Читать дальше...



Merkel paralajmëron "javë të vështira" të pandemisë

Evropaelire.org 

Gjermania regjistroi 465 vdekje nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, tha Instituti për sëmundjet infektive, Robert Koch. Të dielën numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi, të regjistruara që nga fillimi i pandemisë, kaloi shifrën 40.000. Kancelarja, Angela Merkel, paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe "më të vështira". Më shumë se 1.9 milion njerëz janë infektuar deri më tani në Gjermani. Vetëm të shtunën u raportuan gati 17.000 raste të reja. Në mesazhin e saj të përjavshëm... Читать дальше...

Vërshime në disa pjesë të Kosovës

Evropaelire.org 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) bënë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe borës në disa pjesë të vendit ka pasur vërshime. Sipas parashikimeve të IHK-së, pritet që edhe gjatë ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin. Përmes një njoftimi të dielën IHK-ja, bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe në pesë ditët e ardhshme. “Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës të dielën, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar”... Читать дальше...

Demokratët, gati me akuzat për shkarkimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët po shpejton procesin për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit, Donald Trump. Ata pritet që të hënën (11 janar) të paraqesin legjislacionin nëpëmjet të cilit do të kërkohet ngritja zyrtarisht e akuzave për shkarkimin e Trumpit. Presidentit Trump çdo ditë e më shumë po i ngushtohet rrethi, pasi disa republikanë të lartë janë distancuar nga ai, dhe Twitter ka hequr përgjithmonë llogarinë e tij në këtë rrjet social, për shkak të rolit... Читать дальше...

Indonezia lokalizon kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

Evropaelire.org 

Autoritetet indoneziane njoftuan se kanë gjetur vendin ku besojnë se u rrëzua një aeroplan pasagjerësh Boeing 737, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta të shtunën. Aeroplani Sriwijaya Air mbante 62 persona në bord kur u zhduk nga radari katër minuta pas fillimit të udhëtimit të tij për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan. Të dielën, u gjurmuan sinjalet nga deti që mendohet të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit. Më shumë se 10 anije tani janë në kërkim. Читать дальше...

Pence "do të marrë pjesë" në inaugurimin e Bidenit

Evropaelire.org 

Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, raportoi agjencia Reuters, duke u thirrur në deklaratën e një zyrtari të lartë të administratës amerikane, të cilin nuk e identifikoi. Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit. Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trumpit, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Читать дальше...

Pompeo: SHBA-ja do të shfuqizojë kufizimet në kontaktet me Tajvanin

Evropaelire.org 

SHBA-ja po heq kufizimet në kontaktet midis zyrtarëve amerikanë dhe tajvanezë, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Kufizimet u vendosën dekada më parë për të "qetësuar" qeverinë kineze, e cila ka pretendime për ishullin, tha departamenti i Shtetit i SHBA-së në një deklaratë.  Këto rregulla tani janë "të pavlefshme", thuhet në deklaratë.  Masa ka të ngjarë të zemërojë Kinën dhe të rrisë tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit. Vendimi u mor derisa administrata e presidentit aktual të SHBA-së... Читать дальше...

Vendimi i Kushtetueses nuk e pastron politikën

Evropaelire.org 

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon kandidimin për deputet personave të dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, po shihet si politik dhe joefikas për të dekriminalizuar skenën politike në Kosovë. Ndër të dënuarit në tre vjetët e fundit janë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe deputetët Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Ata u dënuan me kusht më 3 janar 2018, për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова обыграла первую ракетку мира на турнире WTA






Суд закрыл заседание по вопросу ареста 9-го фигуранта дела о теракте в "Крокусе"

Оркестр камерной музыки исполнит классические произведения в в Культурном центре «Интеграция» на Саянской

70 пострадавших в теракте в «Крокус Сити Холле» остаются в больницах Подмосковья

За неделю ГИБДД привлекла к ответственности более 180 пьяных водителей