ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 13.01.2021

Trump bën thirrje që të mos ketë dhunë

Evropaelire.org 

Zyra për media e Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë nga presidenti amerikan Donald Trump, teksa Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rolit në sulmin ndaj Kongresit javën e kaluar nga një turmë e mbështetësve të tij. Në sulmin e 6 janarit, kanë mbetur të vdekur pesë persona, përfshirë në zyrtar policor. “Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji”... Читать дальше...

Masat e izolimit në Britani "kanë nisur të tregojnë rezultat"

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se masat e izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit “kanë nisur të tregojnë rezultat”, mirëpo nuk ka përjashtuar masa shtesë në Angli. Ai ka thënë se masat janë “duke u rishikuar vazhdimisht”. Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”. Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167... Читать дальше...

Garda Kombëtare ruan Kongresin

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë fjetur në ambientet e Kongresit amerikan në Uashington, para se të nisë debati për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Uashingtoni ka aktivizuar shkallën më të lartë të alarmit për siguri, pas sulmit të 6 janarit në Kongres. Ligjvënësit besojnë se Trump ka rol në sulmin që i është bërë demokracisë amerikane.

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë "më i ashpër"

Evropaelire.org 

Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja, ka thënë të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar... Читать дальше...

Airbnb bllokon rezervimet në Uashington javën e inaugurimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Kompania për dhënie me qira të apartamenteve, Airbnb, ka njoftuar se do të bllokojë dhe pezullojë të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit, gjatë javës së inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden. “Ky vendim është marrë pas informatave të siguruara nga komuniteti nikoqir, si dhe zyrtarët lokalë, shtetërorë dhe ata federalë”, ka thënë Airbnb përmes një deklarate. Kjo kompani gjigante ka thënë edhe se ua ka ndaluar disa individëve rezervimet pasi ka gjetur se kanë lidhje me grupet që nxisin urrejtje... Читать дальше...

Osmani kundërshton deklaratat e Lajçakut për njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi të mërkurën ndaj pretendimeve nga përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili ka thënë se nëse Serbia e ndryshon pozicionin karshi Kosovës, atëherë njëjtë do të mund të vepronin edhe pesë vendet evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas Osmanit është për të ardhur keq nëse politika e jashtme e këtyre vendeve i nënshtrohet asaj të Serbisë dhe Rusisë. “Përveç që është për keqardhje... Читать дальше...

Zaharieva: Shkupi gabon nëse pret ndryshim të politikës bullgare pas zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Bullgaria ka qëndrim të unifikuar sa i përket kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe kjo vlen si për shoqërinë bullgare ashtu edhe për partitë politike, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva duke komentuar pritjet e zyrtarëve maqedonas, por edhe të opinionit, se ndoshta pozicioni bullgar mund të zbutet pas zgjedhjeve parlamentare në mars. Në një intervistë për të televizionin shtetëror bullgar (BTV), shefja e diplomacisë bullgare, Zaharieva tha se “pozicioni... Читать дальше...

Riemërimet dhe shkarkimet, si mjet i “kontrollimit” të institucioneve

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën për të dytën herë brenda tre muajsh, e shkarkoi Ilir Murtezajn nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. Herën e parë, më 16 tetor, Murtezaj u shkarkua për shkak të, siç u tha, performancës së dobët. Kurse, për shkarkimin herën e dytë, deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim me shkrim nga kryeministri në detyrë. Zyra e Kryeministrit të martën ka njoftuar se në postin e ushtruesit të detyrës të ATK-së, për së dytën herë është emëruar Ekrem Hysenaj... Читать дальше...



Dhoma e Përfaqësuesve nis debatin për shkarkimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur debatin rreth procedurave për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të dytë gjatë presidencës së tij. Ligjvënësit pritet të votojnë fillimisht për rregullat e debatit të së mërkurës. “Ne jemi duke debatuar për një masë historike në një skenë aktuale krimi, dhe nuk do të arrinim deri këtu nëse nuk do të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë kongresisti demokrat, Jim McGovern. Ai ka akuzuar Trumpin për "rritje... Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 299 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të mërkurën 299 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,825 mostrave. Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 1,388 numrin e të vdekurve me këtë virus prej kur ka shpërthyer pandemia. Sipas IKSHPK-së të mërkurën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 526 persona, derisa raste aktive janë 5,567. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Putin kërkon nisjen e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në Rusi

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të mërkurën zyrtarët që të nisin vaksinimin masiv për koronavirus javën tjetër dhe të hapin programin e vaksinimit për të gjithë rusët. Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e shkallës së gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet, ka thënë se 1.5 milion rusë tashmë kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V. “Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”... Читать дальше...

Hakeri nga Kosova që u mor me Bitcoin, pornografi dhe terrorizëm nga burgu në SHBA

Evropaelire.org 

Ardit Ferizi nga Gjakova, i cili tashmë është dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, është duke u përballur me akuza të reja për mashtrim dhe vjedhje të identitetit edhe gjatë kohës sa ka qenë në burg. Ferizi, 25 vjeç është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në vitin 2016 për t’u përballur me akuza për terrorizëm. Ai u deklarua fajtor për qasje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Читать дальше...

Itali: Nis gjyqi më i madh kundër mafias në dekada

Evropaelire.org 

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë po përballen me drejtësinë. Gjykimi i 355 anëtarëve të dyshuar të rrjetit të gjerë të krimit Ndrangheta, si dhe politikanëve, avokatëve, biznesmenëve dhe të tjerëve të akuzuar filloi në rajonin jugor të Kalabrisë më 13 janar. Ky konsiderohet të jetë procesi gjyqësor më i madhi për krim të organizuar në Itali pas më shumë se 30 vjetësh. Të dyshuarit po përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash. Читать дальше...

Për rrugën në Malishevë, fajin e ka 'natyra'

Evropaelire.org 

Kanë mjaftuar reshjet e shiut dhe borës për të vënë në pah cilësinë e dobët të ndërtimit të rrugëve, kryesisht atyre magjistrale dhe lokale në Kosovë. Një nga rrugët e cila u dëmtua nga vërshimet që përfshiu Kosovën gjatëve ditëve të fundit, ishte rruga Rud-Sverkë në Komunën e Malishevës me gjatësi 4 kilometra, e cila ishte inauguruar në prill të vitit të kaluar. Dëmtimi i kësaj rruge dhe disa të tjerave vuri në dyshim cilësinë e tyre. Në Ministrinë e Infrastrukturës i kanë thënë Radios Evropa... Читать дальше...

Irani mban stërvitje raketore

Evropaelire.org 

Ushtria iraniane ka nisur stërvitjet e raketave detare me rreze të shkurtër në Gjirin e Omanit, raportuan mediat shtetërore. Televizioni shtetëror tha më 13 janar se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, po merrnin pjesë në stërvitjet dy-ditore. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje... Читать дальше...

HRW: Aktakuzat për krime lufte në Kosovë, përparim drejt drejtësisë

Evropaelire.org 

Pjesa e parë e aktakuzave, të lëshuara nga prokurorët e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, me seli në Hagë, shënoi përparimin e shumëpritur drejt drejtësisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të ligjit humanitar, si dhe të ligjeve të luftës në Kosovë, vlerëson organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch. Në raportin vjetor, të publikuar të mërkurën, Human Rights Watch thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e katër ish-pjesëtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Читать дальше...

Si do të ndodhë gjykimi i dytë ndaj Trumpit?

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të nisë procedurat për ngritjen e akuzave kundër presidentit Donald Trump, lidhur me inkurajimin që ai i bëri mbështetësve të tij të cilët sulmuan Kongresin amerikan – një votim ky që e bën Trumpin të jetë presidenti i parë amerikan ndaj të cilit zhvillohet ky proces dy herë. Procesi i ngritjes së akuzave në Kongres apo siç njihet anglisht “impeachment” më herët është iniciuar ndaj tre presidentëve amerikanë – Andrew Johnson, Bill Clinton dhe Trump – dhe ka zgjatur tri muaj para votimit final. Читать дальше...

Gjermania nuk do të heqë kufizimet në muajin shkurt

Evropaelire.org 

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit, tha ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn. "Një gjë është e qartë: nuk do të jetë e mundur të shfuqizohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt", i tha Spahn radios Deutschlandfunk të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të arritur efektet e fushatës së vaksinimit. Revista Bild raportoi të martën se kancelarja, Angela Merkel, kishte... Читать дальше...

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

Evropaelire.org 

Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020, dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në një institucion të klasit botëror në Gjermani. Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Noviçok... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


SHBA-ja ekzekuton gruan e parë pas mëse 70 vjetësh

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje të dënuar me vdekje në gati shtatë dekada. Lisa Montgomery, 52 vjeç, u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas, më 13 janar. Montgomery, u dënua në vitin 2007 në shtetin e Misurit për rrëmbimin dhe mbytjen e një gruaje tjetër që ishte tetë muaj shtatzënë në atë kohë. Ekipi ligjor i Montgomery ka thënë se ajo vuan nga sëmundje mendore. "Dëshira për gjak e një administrate të dështuar është shfaqur e plotë sonte"... Читать дальше...

Pence refuzon largimin e Trumpit, demokratët të vendosur për shkarkim

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve është gati për procedurën e shkarkimit të presidentit, Donald Trump, më 13 janar, për rolin e tij në nxitjen e një turme për të sulmuar Kongresin javën e kaluar, derisa çarjet brenda Partisë Republikane po thellohen për shkak të krizës politike. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha më 12 janar se ai nuk do ta vë në zbatim Amandamentin e 25-të të Kushtetutës për të larguar Trumpin nga detyra. Deklarata e tij u bë pak para se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët... Читать дальше...

YouTube pezullon llogarinë e Trumpit

Evropaelire.org 

Kompania YouTube tha se ka pezulluar kanalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të shkeljes së rregullave kundër nxitjes së dhunës. Kompania në pronësi të Google u bashkua me platformat e tjera kryesore të mediave sociale në ndalimin e llogarive të presidentit në largim, pas sulmit vdekjeprurës kundër Kongresit të SHBA-së, javën e kaluar në Uashington nga një turmë pro-Trump. "Në vazhdën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne heqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Читать дальше...

Ker-Lindsay: Kosova, fokus i politikës së jashtme serbe

Evropaelire.org 

Serbia nuk iu bashkohet rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga vendet autokratike përfshirë, Rusinë dhe Kinën, sepse llogaritë në mbështetjen e tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës dhe ekspert i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor.   Serbia nuk iu është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 12 viktima dhe 520 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 12 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, si dhe 520 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Sipas raportit, janë regjistruar edhe 372 persona që kanë fituar betejën më virusin vdekjeprurës. Të dhënat i referohen testimit të 3,023 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat.  Viktimat janë; 4 në Shkup, nga 2 në Strugë dhe Ohër kurse nga 1 janë regjistruar në Dibër, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Kërçovë. Deri më tani... Читать дальше...

FBI paralajmëron qindra aktakuza për dhunën në Uashington

Evropaelire.org 

Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara (FBI) tha se ka marrë rreth 100.000 mijë prova digjitale nga protestat e dhunshme të 6 janarit në Uashington dhe se kanë hapur më shumë se 160 lënd si dhe kanë akuzuar 70 persona deri më tani. Steven D'Antuono, ndihmësi i drejtorit, përgjegjës i zyrës së FBI-së në Uashington, tha se numri i aktakuzave pritet të arrijë në qindra. FBI u bëri thirrje atyre që kanë qenë të përfshirë në trazira që të vetdorëzohen para organeve të ligjit. "Edhe nëse largoheni nga Uashingtoni... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Основатель торгового комплекса «Три кита» Сергей Зуев умер в Москве

Нижегородские закаты увидят гости фестиваля «Дни регионов» в столичном «Зарядье»

Муцениеце и Чуйков вместе вышли на красную дорожку ММКФ, держась за руки

Верен традициям: Евгению Миронову вручили спецприз 46-го ММКФ