ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 14.01.2021

Dodik vendos kushte për kthimin e ikonës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha se do t’ia kthejë ikonën Ukrainës, nëse ky vend dëshmon se e ka kërkuar atë para se ai t’ia bëjë dhuratë ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. "Ekziston një deklaratë nga Agjencia për Koordinimin e Organeve Policore të Bosnje dhe Hercegovinës, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin me Interpolin, se Interpoli nuk ka asnjë informacion në lidhje me kërkimin e ikonës", tha Dodik në një intervistë për agjencinë Srna. Читать дальше...

KB: Rritja e temperaturës në nivele katastrofike

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara thonë se viti i kaluar ka qenë ndër dy vitet më të nxehta të regjistruara dhe paralajmëroi se bota po përballet me një rritje "katastrofike" të temperaturave këtë vit. Të dhënat janë publikuar më 14 janar në një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO). Organizata me bazë në Gjenevë tha se dekada që sapo ka përfunduar (2010-2020), ka qenë më e nxehta e regjistruar, ndërsa vitet 2016 dhe 2020 janë shënuar si vitet më të nxehta që kur njerëzit kanë filluar të masin temperaturat. Читать дальше...

Turqia fillon imunizimin masiv me vaksinën kineze

Evropaelire.org 

Të enjten, Turqia filloi imunizimin kundër COVID-19 të punonjësve të kujdesit shëndetësor me vaksinën kineze Sinovac. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore miratuan aprovimin urgjent për përdorimin e vaksinës. Më shumë se 250,000 njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë, u tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gazetarëve ndërsa u largua nga një spital publik në Ankara ku mori dozën e tij të parë të vaksinimit. Turqia ka në plan të furnizohet me "25-30 milionë" doza të tjera të vaksinës kineze... Читать дальше...

Autoritetet amerikane rrisin sigurinë përpara inaugurimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Autoritetet amerikane janë duke punuar në forcimin e sigurisë në Uashington në prag të inaugurimit të Joe Bidenit në pozitën e presidentit. Shtimi i masave të sigurisë po ndodh pas sulmeve vdekjeprurëse që ndodhën ditë më parë në ndërtesën e Kongresit. Derisa hetimet për këtë sulm po vazhdojnë, Byroja Federale e Hetimeve – (FBI) ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura në të gjithë vendin. Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena

Çfarë pas padisë kundër Trumpit nga Dhoma e Përfaqësuesve?

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, pak ditë para se ai të largohet nga zyra, duke e bërë atë presidentin e parë amerikan, ndaj të cilit janë kryer dy tentime për shkarkim. Tri paditë paraprake – ato kundër presidentëve, Andrew Johnson, Bill Clinton dhe Trump - janë diskutuar për muaj para votimit final. Kësaj here është dashur vetëm një javë për ta bërë një gjë të tillë, pasi Trump ka inkurajuar një turmë mbështetësish që kanë sulmuar më pas ndërtesën e Kongresit. Читать дальше...

OBSH: 95% e vaksinave të kufizuara në 10 vende

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se 95 për qind e dozave të vaksinave të administruara deri tani, në të gjithë botën, ishin të kufizuara në 10 vende dhe bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë. Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada. Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë për media se OBSH-ja po punonte për të siguruar vaksinat për gjitha vendet... Читать дальше...

Dështon votimi i projektligjit për regjistrimin e popullsisë

Evropaelire.org 

Deputetët e Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për shkak të mungesës së kuorumit nuk arritën të votojnë projektligjin për regjistrimin e popullsisë dhe i njëjti pritet të vendoset për votim të premten, nëse sigurohet kuorumi.     Megjithëse të enjten në mbrëmje ata shterën debatin mbi këtë projektligj në bazë të të cilit duhet të realizohet regjistrimi i popullsisë në pranverë të këtij viti,  përkatësisht nga 01 deri më 21 prill.  Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë mbrojtur qëndrimin që propozim-ligji... Читать дальше...

Maqedonia V. regjistron disa mutacione të koronavirusit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të virusit që është paraqitur në Britani të Madhe. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se format e reja të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtetë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore. "Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin... Читать дальше...



Greqia i bën presion Turqisë për migrantët

Evropaelire.org 

Greqia po kërkon nga Turqia që të marrë mbrapa rreth 1.500 persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Athina u bëri thirrje autoriteteve të Bashkimit Evropian që të zbatojnë më me përpikëri një marrëveshje të cilën BE-ja e ka arritur me Turqinë në vitin 2016 për çështjen e migrantëve, raporton AFP. Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, tha se qeveria e tij kishte paraqitur një "kërkesë" në Komisionin Evropian - krahun ekzekutiv të BE-së - dhe agjencinë kufitare Frontex "për... Читать дальше...

IKSHPK: 4 viktima dhe 279 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të enjten se nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe katër persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast Drenasi dhe Lipjani. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se ka regjistruar edhe 279 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.775 mostra të testuara. Nga sëmundja janë shëruar edhe 441 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.401. Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të... Читать дальше...

Sally Becker- Shpëtimtarja e harruar e fëmijëve nga Kosova

Evropaelire.org 

Sally Becker, një humaniste britanike që ndihmoi fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, ëndërron të rikthehet në Kosovë. E njohur edhe si ‘Engjëlli i Mostarit’ në misionet e saj të shpëtimit ajo ishte burgosur, plagosur, rrahur e madje kishte hyrë edhe në grevë urie. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Becker rrëfen për sfidat që ajo u përball gjatë misioneve të saj për shpëtimin e fëmijëve nga zonat e luftës. Së fundi, një grup aktivistësh të shoqërisë civile nga Sllovenia, pjesë e të cilit janë edhe disa boshnjakë... Читать дальше...

Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi Vatikani të enjten. Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19. Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, "doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut", tha zëdhënësi Matteo Bruni. Të mërkurën ishte raportuar se Papa Françesku kishte marrë vaksinën, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin lajmin. Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë... Читать дальше...

Osmani dhe Kurti garojnë bashkë në zgjedhje

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kanë nënshkruar të enjten listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. “Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëvëshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti. Ai ka pretenduar se përpara vetes kanë shumë punë... Читать дальше...

PZAP hedh poshtë ankesat rreth verifikimit të votuesve jashtë Kosovës

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë të enjten kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës joqeveritare, Germin, përmes së cilave është kundërshtuar vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e vertifikimit të votuesve që jetojnë jashtë Kosovës. Si Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe organizata Germin kanë pretenduar se vendimi i KQZ-së që përcakton se nëse “aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni refuzohet”, nuk është kriter ligjor dhe... Читать дальше...

Gjermania shmang rënien rekorde ekonomike

Evropaelire.org 

Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 5.0 për qind më 2020, çka përbën shifër më të vogël sesa është parashikuar, meqë masat e pashembullta qeveritare të ndihmës kanë ndihmuar në zvogëlimin e shokut të shkaktuar nga pandemia. Franca dhe Italia, që mbajnë vendet e dyta dhe treta respektivisht në Eurozonë, është parashikuar që të përballen me 9 për qind tkurrje më 2020. Të dhënat e së enjtes tregojnë sesi kriza me pandeminë është duke rritur dallimet brenda 19 vendeve anëtare që kanë për valutë euron. Читать дальше...

Kompensimi i të gjitha dëmeve nga vërshimet, i pamundur

Evropaelire.org 

Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë ende nuk është bërë, thonë në Qeverinë në detyrë të Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi virtual të enjten me kryetarët e komunave të prekura nga vërshimet, ka kërkuar nga këta të fundit që të bëjnë sa më shpejt vlerësimet e dëmeve. "Dëmet janë të mëdha dhe do të jetë vështirë edhe për buxhetin e komunës edhe për buxhetin qendror të kompensohen të gjitha. Të identifikohen familjet... Читать дальше...

Të zgjedhurit e Bidenit: Kush është kush?

Evropaelire.org 

Inaugurimi i Joe Bidenit si president i Shtetetve të Bashkuara po afrohet, pas disa javësh të trazuara në Uashington, dhe vëmendja kthehet te njerëzit që ai ka caktuar për poste të larta në administratë. Shumë prej të zgjedhurve kanë karriera të gjata në shërbimin civil të SHBA-së. Njohuritë e tyre për punën do t’i ndihmojnë, pas asaj që po cilësohet si tranzicion mjaft i vështirë. “Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare dhe politikën e jashtme”, ka thënë Biden më 24 nëntor. Читать дальше...

SHBA-ja bllokon disa importe nga Ksinjiangu

Evropaelire.org 

Qeveria amerikane ka njoftuar se do të bllokojë importet e pambukut dhe produktet e domateve nga rajoni Ksinjiang i Kinës, teksa tenton të rrisë presionin ndaj Partisë Komuniste për t’i dhënë fund fushatës kundër ujgurëve etnikë dhe minoriteteve tjera. Ky hap nënkupton se autoritetet amerikane do të përdorin fuqinë e tyre për të “ndaluar” produktet në të gjitha pikat e hyrjeve në territorin amerikan, ka njoftuar Agjencia amerikane për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare. Kjo agjenci ka thënë se ka hetuar... Читать дальше...

AI kërkon hetime për viktimat civile në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të nisin menjëherë hetimet për përdorim “të gabuar të armëve” në zonat me popullatë të dendur civile, gjatë luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut. Sipas kësaj organizate, sulme të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar. Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë mohuar se kanë shënjestruar civilë gjatë konfliktit “pavarësisht të dhënave të pakundërshtueshme se ato kanë bërë një gjë të tillë”, duke përdorur... Читать дальше...

Ekspertët e OBSH-së arrijnë në Vuhan

Evropaelire.org 

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në Kinë për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit. Media shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh në Vuhan më 14 janar. Ata pritet të qëndrojnë për një muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019. Ekspertët – nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami – do të fillojnë punën fillimisht në karantinë... Читать дальше...

Shefi i Twitterit: Ndalesa ndaj Trumpit është "e drejtë", por e "rrezikshme"

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’ia ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm. Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitterin”. Sipas tij, ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”. Читать дальше...

Votat nga Serbia, përmes postave transitore

Evropaelire.org 

Shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, dhe që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, nga 13 janari e deri më 21 janar do të mund të aplikojnë përmes postës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlametare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Kjo vlen edhe për shtetasit e Kosovës, të përkatësisë etnike serbe, të cilët jetojnë jashtë Kosovës. Elezi: Rregulla të njëjta votimi edhe për votuesit nga Serbia Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi... Читать дальше...

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve kanë miratuar të mërkurën rezolutën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë e mbështetësve më 6 janar. Trump është presidenti i parë në historinë amerikane ndaj të cilit janë kryer dy tentime për largim nga zyra. Rezoluta për shkarkim është miratuar nga 232 ligjvënës, derisa 197 të tjerë kanë votuar kundër. Përveç demokratëve, dhjetë republikanë kanë votuar po ashtu në të mirë të shkarkimit të Trumpit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Вероника Кудерметова

Россиянка Вероника Кудерметова вышла во второй круг турнира в Штутгарте






Агропредприятие в Наро-Фоминске вырастит 420 тонн ягод

Шесть шагов: с чего начать прохождение регулярных медицинских осмотров

Собянин обозначил основные направления развития здравоохранения

Свыше 40 домов отремонтируют в Зарайске в 2024 году