ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 16.01.2021

KQZ: Certifikimi i kandidatëve, pas verifikimit

Evropaelire.org 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri më 18 janar, ky institucion do të dërgojë për verifikim në gjashtë institucione, listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që më pas kandidatët të certifikohen. “KQZ-ja do të dërgojë... Читать дальше...

Verifikimi vështirëson votimin nga diaspora

Evropaelire.org 

Hilmi Gashi nga komuna e Prizrenit jeton që 32 vjet në Zvicër. Ndonëse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar jashtë vendlindjes, ai ka qenë gjithmonë i interesuar për ngjarjet politike në Kosovë. Vullneti për të votuar në zgjedhjet e Kosovës nuk i ka munguar asnjëherë, por ka hasur në vështirësi për ta ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur. Dy herë gjatë zgjedhjeve në Kosovë ai nuk është lejuar të votojë, për çka edhe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), por asnjëherë nuk ka marr përgjigje. Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron brenda një dite mbi 2 mijë të shëruar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 14 të vdekur si dhe 361 të infektuar me koronavirus, ndërkohë që rekord është shënuar sa i përket të shëruar, gjithsej 2.116 persona. Shifrat për rastet e reja, që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bazohen në testimin e 2.176 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Viktimat janë: 6 në Shkup, nga 2 në Tetovë dhe Strumicë si dhe nga 1 në Kumanovë, Prilep, Strugë dhe Ohër. Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.696 persona... Читать дальше...

Kthimi në Rusi me rrezikun e burgut

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, kthehet në Moskë të dielën, më 17 janar, pas gjashtë muajsh në Gjermani, ku është trajtuar për një helmim gati fatal. Ai ka paraqitur prova të gjera se Kremlini qëndron pas përpjekjes për ta vrarë. Autoritetet ruse kanë thënë se ai do të arrestohet nën disa akuza të mëhershme për përvetësim fondesh. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)

Shtetet evropiane i bëjnë thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Fuqitë evropiane kanë paralajmëruar Iranin kundër nisjes së punës për prodhimin e uraniumit me bazë metali, duke thënë se kjo gjë është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015.   “Ne i bëjmë thirrje Iranit që ta ndërpresë këtë aktivitet dhe t’i rikthehet respektimit të plotë të zotimeve nën marrëveshjen e vitit 2015, nëse vërtetë dëshiron që ta shpëtojë këtë marrëveshje”, thanë në një deklaratë të përbashkët Franca, Britania dhe Gjermania. Në deklaratë të tri shteteve evropiane... Читать дальше...

Pavarësimi energjetik mund ta rrisë çmimin e rrymës

Evropaelire.org 

Serbia vazhdon të mbajë të bllokuar transmetimin e energjisë elektrike në kufirin energjetik të Kosovës dhe Serbisë. Kështu që operatorët komercialë janë duke tregtuar energjinë elektrike në Kosova duke shfrytëzuar rrugët alternative nga shtetet tjera të rajonit, thuhet në një përgjigje nga zyra për informim e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). “Kjo mungesë e bashkëpunimit nga ana e Serbisë ka ndikim në tregun rajonal si dhe në rritjen e çmimit të energjisë elektrike"... Читать дальше...

Zgjedhjet në Bullgari pak gjasa të ndryshojnë kursin ndaj Maqedonisë së V.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duket të jenë larg arritjes së një kompromisi për çështjet e hapura që kanë bllokuar Shkupin në nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Bullgaria, në muajin nëntor të vitit të kaluar, e ka penguar hapjen e negociatave me arsyetimin se ende nuk ka marrëveshje për gjuhën maqedonase, identitetin, aspektet historike, pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut, pretendimet territoriale, gjuhën e urrejtjes, që janë vetëm disa çështjet e hapura, për të cilat Bullgaria kërkon zgjidhje. Читать дальше...

Kosovë: Gjashtë viktima dhe 363 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi të shtunën se gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 363 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri. "Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)", thuhet në njoftim. Rastet e reja dalin pas testimit të 1.589 mostrave, tha IKSHPK. Читать дальше...



Në Serbi arrijnë një milion doza të vaksinës kineze, Sinopharm

Evropaelire.org 

Një aeroplan që bartte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që bartte vaksinat. “Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiq, i cili ka ndihmuar... Читать дальше...

A duhet të vaksinohem për COVID-19 nëse e kam tejkaluar virusin?

Evropaelire.org 

Po. Pavarësisht infektimit fillestar, Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se njerëzit duhet të planifikojnë vaksinimin kur t'iu vijë radha. “Kjo është pyetje shumë e drejtpërdrejtë”, ka thënë specialisti i sëmundjeve infektive, Amesh Adalja. “Po, duhet të vaksinoheni”. Kur dikush shërohet, sistemi i tyre imunitar nuk lejon që ata të sëmuren menjëherë. “Sistemi juaj imuniar është i gatshëm të identifikojë virusin dhe ta mbrojë veten”, ka thënë mjekja Saksia Popescu... Читать дальше...

Arabia Saudite do të rihapë ambasadën në Katar

Evropaelire.org 

Arabia Saudite pret që të rihapë ambasadën e saj në Katar në ditët në vijim, deklaroi të shtunën kryediplomati saudit, pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar ndërmjetësuan një marrëveshje ndërmjet këtyre dy shteteve arabe. Rihapja e ambasadës është vetëm çështje logjistike, tha për gazetarët në Riad, ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan. Arabia Saudite shtyn edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Egjiptin që të shkëpusin marrëdhëniet diplomatike dhe të vendosin embargo ndaj Katarit në qershorin e vitit 2017... Читать дальше...

CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

Evropaelire.org 

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Varianti, i njohur me emrin B.1.1.7, besohet se është dyfish më ngjitës sesa varianti aktual i virusit që është i përhapur në SHBA. Ky variant i ri është detektuar në 12 shtete amerikane dhe janë regjistruar 76 raste, por me gjasë është më i shpërndarë në SHBA sesa rastet e regjistruar deri më tani... Читать дальше...

Armin Laschet zgjidhet kryetari i ri i CDU-së

Evropaelire.org 

Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë. Laschet, 59 vjeç, ka mposhtur në garën zgjedhore konservatorin, njëherësh rivalin e kancelares Angela Merkel, Friedrich Merz. Në konventën partiake, që u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit, Laschet fitoi 521 vota dhe Merz 466. Ndërkaq, Nobert Roettgen, u eliminua në raundin e parë të votimeve. Zgjedhjet e brendshme në CDU vijnë pasi kanclerja Angela Merkel ka paralajmëruar... Читать дальше...

Shtetet amerikane përgatiten për protesta para inaugurimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmën e trupave të Gardës Kombëtare dhe po shpallin gjendje të jashtëzakonshme, teksa po bëhen gati për protesta në kryeqytetet e shteteve amerikane, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për dhunë të mundshme në të gjitha kryeqytetet e shteteve amerikane dhe ka thënë se ka gjurmuar “biseda shqetësuese online”, përfshirë edhe biseda ku bëhej thirrje për protesta të armatosura. Читать дальше...

Pence telefonon Harris për t’ia uruar fitoren në zgjedhje  

Evropaelire.org 

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy persona që ishin në dijeni për këtë çështje. Ky është kontakti i parë në mes të zyrtarëve të administratës së re dha administratës në largim të SHBA-së, raporton Associated Press. Presidenti në largim, Donald Trump ende nuk e ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020. Trump ka pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhje... Читать дальше...

OKB: Migrantët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 3.6 për qind të popullsisë së botës

Evropaelire.org 

Migrimi ndërkombëtar ka qenë “i fuqishëm” në dy dekadat e fundit, duke arritur në rreth 281 milionë deri në fund të vitit 2020, apo 3.6 për qind të popullsisë së botës, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, vlerësimet paraprake sugjerojnë se pandemia e koronavirusit mund ta ketë ngadalësuar trendin e migrimit vitin e kaluar me rreth 2 milionë. OKB-ja vlerëson se janë 281 milionë migrantë ndërkombëtarë, krahasuar me 173 milionë sa ishin më 2000 dhe 221 milionë në vitin 2010. Читать дальше...

Vrasja e Oliver Ivanoviqit: Tri vjet, tri padi, ende pa aktgjykim

Evropaelire.org 

Sot, më 16 janar bëhen tri vjet nga vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili kishte themeluar dhe drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP),që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut. Por, tri vjet pas, vrasësit apo autorët e atentatit janë ende të panjohur, pavarësisht se prokuroria e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tash. Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ngritur aktakuzën e parë më 2 dhjetor, 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Мария Шарапова

Первая ракетка России рассказала об общении с Шараповой






Назван фильм, который взял главный приз кинофестиваля стран БРИКС

Омбудсмен призвала отстранить педагога, избившего ребенка в Щелкове

Синоптики спрогнозировали потепление до +22 градусов в Москве 25 апреля

Путешествовать по России в майские праздники будут 2,8 миллиона туристов