ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 17.01.2021

Policia ruse ndalon Navalnyn

Evropaelire.org 

Policia ruse ka ndaluar opozitarin dhe kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, pak minuta pasi ai ka ateruar në një aeroport në Moskë. Navalny u kthye në vendin e tij pas disa muajsh trajnimi mjekësor në Gjermani, pas një helmimi për të cilin ai akuzon autoritetet ruse. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Bujar Tërstena)

Karakaçanov: Maqedonia e V., pjesa më tragjike e historisë bullgare

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve. “Ne nuk duam që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne duam diçka shumë të thjeshtë: Të jenë të mirë dhe të thonë se identiteti i tyre u krijua kur për të u krijuan kushtet”, ka theksuar Karakaçanov duke aluduar në atë se maqedonasit para vitit 1944 kanë qenë bullgarë apo... Читать дальше...

Profili i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden

Evropaelire.org 

Joe Biden së shpejti do të inaugurohet si president i SHBA-së në kohën kur vendi është në mes të një krize të paparë politike të brendshme dhe një pandemie globale shkatërruese. Një politikan karriere, ai shërbeu si senator për tri dekada, si dhe më vonë si zëvendëspresident i Barack Obamas. Biden është zotuar se do të shpejtojë vaksinimet kundër COVID-19, të sigurojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të përpiqet të bashkojë një vend të ndarë thellësisht pas Presidencës së Donald Trumpit. (Përgatitën: Fatos... Читать дальше...

Dallimet mes partive rrezikojnë regjistrimin e popullsisë

Evropaelire.org 

Dallimet e mëdha mes pushtetit dhe opozitës lidhur me metodologjinë që duhet të përdoret në procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, mund ta rrezikojnë gjithë këtë proces, thonë nga Enti shtetëror i Statistikave. Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE është kundër Ligjit për regjistrim, për të cilin ka përfunduar debati parlamentar dhe i njëjti pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme. VMRO-DPMNE-ja kërkon që procesi i regjistrimit të shtyhet për një vit, pasi siç thonë nga kjo parti... Читать дальше...

Autoritetet ruse ndalojnë Navanlyn

Evropaelire.org 

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar të dielen nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania. Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë. Navalny kishte qëndruar për disa muaj në Gjermani, ku kishte marrë trajtim mjekësor pas një helmimi, për të cilin i ka fajësuar autoritetet ruse. Gjatë një transmetimi direkt, Navalny u pa teksa u mor nga autoritetet derisa... Читать дальше...

Pesë të vdekur dhe 353 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)", thuhet në njoftim. Shifrat e rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 1.642 mostrave. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë. Читать дальше...

Bjellorusët marshojnë kundër Lukashenkës

Evropaelire.org 

Protestuesit në Bjellorusi kanë marshuar nëpër parqe dhe zona rezidenciale në disa qytete në mbarë vendin, duke vazhduar që të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Protestuesit po ashtu po kërkojnë që ata që janë përgjegjës për shtypjen me dhunë të protestave, të dalin para drejtësisë. Për pesë muaj me radhë, në Bjellorusi janë mbajtur çdo ditë protesta, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, ku Lukashenka pretendon se ka fituar. Читать дальше...

Diploma e dytë për një vend pune

Evropaelire.org 

Gjetja e një vendi pune është bërë një nga sfidat më të mëdha për Fatlum Kryeziun nga Prizreni, i diplomuar në Fakultetin Filozofik, drejtimi Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Fatlumi, 26 vjeç, nga komuniteti rom në Kosovë, është në kërkim të një vendi pune që prej korrikut të vitit të kaluar, kur edhe kishte diplomuar. Deri më tani nuk arriti të punësohet. Fatlumi jeton në një familje pesë anëtarëshe në Prizren me prindërit dhe motrat e tij dhe punësimi i tij, thotë ai, është shumë i... Читать дальше...



Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt

Evropaelire.org 

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, në përpjekje që të frenojë përhapjen e koronavirusit, teksa autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës. Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se mbajta e distancës do të ashpërsohet dhe tani qytetarët obligohen që të mbajnë dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe jo një metër siç ishte më parë. Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin... Читать дальше...

A mundet Trumpi ta falë veten?

Evropaelire.org 

Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm në Senat, Donald Trump po e shqyrton mundësinë e faljes së vetes, ka thënë një burim që ka njohuri për këtë çështje. Por, janë ngritur pyetje nëse kompetencat e gjera ekzekutive të presidentit, që burojnë nga Kushtetuta amerikane, ia lejojnë atij që të ndërmarrë një vendim të tillë. Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët ka thënë se Kushtetuta nuk lejon që një president që është ende në zyrë... Читать дальше...

SHBA: Masa të shtuara të sigurisë para inaugurimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Autoritetet në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve të tjera amerikane po përgatiten për protesta të dhunshme, disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Mijëra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në Uashington. Autoritetet po planifikojnë që të mbyllin për qarkullim rrugë dhe ura që çojnë për në Uashington. Ndërkaq, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Garda Kombëtare t’i ndihmojë zyrtarët lokalë të rendit dhe disa shtete... Читать дальше...

Vriten dy gjyqtare në Kabul

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thonë se një sulmues i armatosur ka vrarë dy gjyqtare në Kabul. Ky është sulmi i fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin në mbarë Afganistanin. Shumica e personave që po shënjestrohen janë civilë, gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, liderë fetarë dhe gra që mbajnë poste publike. Ahmad Fahim Qaweem, zëdhënës në Gjykatën Supreme, tha se dy gjyqtaret e vrara ishin duke udhëtuar me makinë për në punë, kur një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të veturës me të cilat gjyqtaret po udhëtonin. Читать дальше...

Britania fton liderët e G7-ës që të takohen në qershor  

Evropaelire.org 

Britania ka njoftuar për planet që këtë të jetë nikoqire e samitit të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara, që do të shënonte mbledhjen e parë të këtij grupi, pas inaugurimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët thanë se samiti është paraparë të mbahet më 11 deri më 13 qershor në qytetin Kornvall, në jugperëndim të Anglisë. Udhëheqësit e shteteve të G7-së nuk janë takuar fizikisht që prej vitit 2019. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar... Читать дальше...

Mosbesimi në premtimet klishe të partive politike

Evropaelire.org 

Besimi i qytetarëve të Kosovës në premtimet që partitë politike i japin gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, është mjaft i ulët , thonë disa qytetarë të Prishtinës. Qytetarët do të jenë mosbesues edhe ndaj premtimeve që do t’u japin këto parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, thotë analistja Jeta Krasniqi. Qytetarët, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se përvojat e deritashme nga fushatat zgjedhore të kaluara, kanë treguar se pjesa më e madhe e premtimeve të partive politike... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






Ольга Любимова поделилась планами Минкультуры на 2024 год

В России обнаружили 47 новых вирусов в комарах и клещах

«Зенит» впервые за пять месяцев пропустил на «Газпром Арене»

"Динамо" в гостях обыграло "Оренбург" со счетом 2:1