ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 20.01.2021

Zaev: Do të thellojmë aleancën midis Maqedonisë së V. dhe SHBA-së

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut kanë përshëndetur inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, duke shprehur besimin e plotë për vazhdimin e "marrëdhënieve të shkëlqyera" me SHBA-në si një partner strategjik. “Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik, i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë në vend dhe integrimin tonë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Kryeministri, Zoran Zaev, ka uruar... Читать дальше...

Liderët e Ballkanit urojnë Bidenin

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ftoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që ta vizitojë Serbinë. Në urimin e tij drejtuar Bidenit, pas inaugurimit të tij si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Vuçiq kujtoi se, këtë vit shënohet 140 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. "Deri më tani janë shënuar përvjetorë të rëndësishëm nga historia e përbashkët, duke kujtuar shembuj të aleancës mes dy vendeve në anën e së vërtetës dhe drejtësisë", ka thënë Vuçiq. Читать дальше...

Katër të vdekur nga një shpërthim i gazit në Madrid

Evropaelire.org 

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.  Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid. Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara. Читать дальше...

Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, uroi presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me, siç tha, “besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur”. Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të amerikan. “Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, tha Osmani. Читать дальше...

Parlamenti malazez voton sërish ligjet e kthyera nga Gjukanoviqi

Evropaelire.org 

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sërish disa ligje që u kthyen për rishqyrtim nga presidenti, Millo Gjukanoviq. Në seancën e thirrur nga kabineti qeveritar, nuk morën pjesë deputetët opozitarë. Deputetët e pranishëm i miratuan pa debat, ndryshimet në Ligjin për liritë fetare, pastaj ligjet për: nëpunësit civilë, kujdesin shëndetësor; punën dhe akte të tjera. Të gjitha këto ligje ishin miratuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar, por presidenti i Malit të Zi i ktheu ato në parlament më 2 janar. Читать дальше...

Izraeli i kërkon Bidenit fuqizimin e aleancës mes dy vendeve

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, të "forcojë" aleancën e kahershme midis dy vendeve. Sipas Netanyahut kjo është e nevojshme edhe për t’u përballë me kërcënimin që paraqet Irani. "Unë pres të punoj me ju për të vazhduar zgjerimin e paqes midis Izraelit dhe botës Arabe dhe për t'u përballur me sfidat e përbashkëta, përfshirë edhe kërcënimin që paraqet Irani", tha Netanyahu në një video mesazh urimi drejtuar Bidenit. Ndërkohë, zëdhënësi i grupit islamik palestinez... Читать дальше...

Papa uron që Biden të arrijë pajtimin në SHBA

Evropaelire.org 

Papa Françesku tha se po i lutej Zotit që të udhëzojë përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të arritur pajtimin në SHBA dhe midis kombeve të botës. Në një mesazh të dërguar menjëherë pasi Joe Biden u betua si president i 46-të i SHBA-së, Papa shfaqi shpresën se Biden do të punojë për një shoqëri të karakterizuar nga drejtësia, liria dhe respektimi i të drejtave dhe dinjitetit të çdo njeriu, veçanërisht të varfërve, të pambrojturve dhe atyre pa zë.  Pas ngjarjeve të dhunshme në Kongresin amerikan... Читать дальше...

Kremlini: Marrëdhëniet do të varen nga Biden dhe ekipi i tij

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përpiqet të krijojë “marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara”, porse kjo “do të varet nga Biden dhe ekipi i tij”. Peskov i bëri komentet në ditën kur Joe Biden u betua në postin e presidentit amerikan. Edhe pse marrëdhëniet SHBA-Rusi mbetën të tensionuara gjatë mandatit të ish-presidentit Donald Trump, ky i fundit kishte marrëdhënie personale miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin. Trump rrallë e ka kritikuar Putinin për abuzim... Читать дальше...



Evropa dhe NATO i gëzohen bashkëpunimit me Bidenin

Evropaelire.org 

Udhëheqësit evropianë shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, tani që Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i këtij vendi. “Mezi pres të punoj me të [Bidenin] dhe me administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin midis vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. “Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë... Читать дальше...

Viktimat e përgjimeve të paligjshme, në pritje të drejtësisë

Evropaelire.org 

Edhe gjashtë vjet nga afera e përgjimeve e publikuar në vitin 2015 nga Zoran Zaev, ish-lider i atëhershëm i Lidhjes Social Demokrate, tani kryeministër, nuk ka ende një epilog gjyqësor kundër atyre që kanë urdhëruar përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Zaev kishte bërë të ditur se në mesin e 20,000 qytetarëve të përgjuar kishte politikanë nga opozita e atëhershme, ministra në qeverinë e mëparshme, deputetë, përfaqësues të BDI-së, PDSH-së dhe qytetarë. Vetëm numrat... Читать дальше...

Joe Biden bën betimin e presidentit

Evropaelire.org 

Joe Biden është betuar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar. “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden teksa mbajti dorën mbi Bibël dhe u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts.

Shtetet e Bashkuara inaugurojnë presidentin e ri, Joe Biden

Evropaelire.org 

Demokrati, Joe Biden, bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts. Në fjalimin e tij të parë si president, në ceremoninë para ndërtesës së Kongresit amerikan, Biden përçoi mesazhe uniteti dhe vlerësoi demokracinë amerikane. "Do të jem president i të gjithë amerikanëve”... Читать дальше...

Kamala Harris bën betimin e nënpresidentes

Evropaelire.org 

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Ajo bëri betimin para gjykatëses së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor. Pak orë para se të bëj betimin, Harris nderoi gratë që, siç tha, kanë ardhur para saj. “Unë jam këtu sot për shkak të grave që erdhën para meje”, shkroi Harris në Twitter. Në një video shoqëruese, ajo përmendi nënën e saj, gratë me ngjyrë, gratë aziatike, të bardha... Читать дальше...

Arritja e Bidenit dhe Harrisit në Kongres

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit amerikan në Uashington. Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj.

Kurti thotë se nuk ka informacion nga KQZ-ja për kandidimin e tij

Evropaelire.org 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është në dijeni për ndonjë vendim të mundshëm të KQZ-së, përmes të cilit atij i ndalohet të garojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ai tha në një takim me gazetarë se, as ai dhe as subjekti politik që drejton nuk kanë marrë ende ndonjë shkresë nga KQZ-ja. Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë e tërheqjes së tij nga lista zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë: “Ju e dini... Читать дальше...

Biden dhe Harris arrijnë në Kongres

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit. Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj. Ata do të bëjnë betimin në mesditë, sipas kohës lokale. Demokrati Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente. Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit... Читать дальше...

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pas katër vjetësh. Trump është presidenti i parë i cili pas 152 vjetësh nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Pakistani teston një raketë balistike

Evropaelire.org 

Pakistani tha se ka testuar me sukses një raketë balistike e aftë të mbajë kokë bërthamore. Sipas ushtrisë pakistaneze raketa mund të arrijë një objektiv deri në 2.750 kilometra larg. Sipas autoriteteve pakistaneve ky testim kishte për qëllim të “rivlerësojë parametrat teknike" të raketës balistike. Prova u vëzhgua nga shefi i Shtabit të Ushtrisë gjenerali Nadeem Raza i cili tha se qëllimi i "Pakistanit është të parandalojë çdo agresion kundër sovranitetit" të vendit. Raketa Shaheen-III u testua për herë të parë në vitin 2015. Читать дальше...

Disa spitale britanike ngjajnë me "zona të luftës", thotë këshilltari i qeverisë

Evropaelire.org 

Britania e Madhe është përfshirë nga një lloj i ri i koronavirusit dhe si pasojë spitalet janë mbingarkuar me pacientë të sëmurë me COVID-19. Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance, për Sky News se disa spitale i ngjajnë një "zone lufte" për shkak të fluksit të pacientëve. Të martën është regjistruar një rekord prej 1.610 vdekje, megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve ka filluar të bjerë. Qeveria po bën përpjekje për një vaksinim të sa shumë shumë njerëzve në mënyrë që të kthejë jetën në normalitet. Читать дальше...

Новости России
Москва

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье


Fshati Bibaj feston inaugurimin e Bidenit

Evropaelire.org 

Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara, banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt, kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit. Ky fshat gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit Biden. Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge më 2016. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.

IKSHPK: Gjashtë viktima të reja nga COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën janë shënuar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan, Fushë-Kosovë, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Vushtrri. Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, IKSHPK thotë se bazuar në 1.683 mostra të testuara, 320 kanë dalë pozitive në koronavirus. Sëmundjen e kanë mundur edhe 269 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.324. Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Читать дальше...

Presidenti Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andrews, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër. “Kanë qenë katër vjet të pabesueshëm. Kemi arritur aq shumë së bashku”, tha presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. “Ajo që kemi bërë, ka qenë e mahnitshme me të gjitha standardet”, tha Trump, duke përmendur ndryshimet në ushtrinë amerikane... Читать дальше...

Trashëgimia politike e Trumpit

Evropaelire.org 

Presidenti Donald Trump ndoshta do të mbahet mend më së shumti për përdorimin e Twitter-it për të nxitur polemika apo për të sulmuar kundërshtarët, por zhurma që krijuan postimet e tij në këtë rrjet social, shpesh krijoi shpërqendrim nga ndryshimet e mëdha në politika që ai bëri gjatë mandatit katërvjeçar. Gjatë mandatit të tij presidencial, fokusi shpesh ishte në atë që Trump thoshte sesa në atë që ai bënte, teksa ai kalonte nga një krizë që e shkaktonte vetë, në një krizë tjetër. Por, nëse shikohen politikat e tij... Читать дальше...

BE-ja bën thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli për nevojën e një “pakti të ri" për marrëdhëniet transatlantike. Ai e ftoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për një samit SHBA-BE në Bruksel. “Sot është mundësia e rinovimit të raporteve transatlantike të cilat kanë pësuar gjatë katër vjetëve”, tha Michel.  "Më shumë se kurrë më parë kjo kërkon që evropianët të marrin përsipër fatin e tyre për të mbrojtur interes dhe vlerat tona. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде






Ювелир Бакатов оценил обручальное кольцо Баскова в стоимость однушки в Москве

Росатом запустит первый энергоблок Курской АЭС-2 в 2024 году

У стены - куча одежды и волос: ветеран из Ярославля об ужасах концлагеря Майданек и Великой Победе

Денис Парфенов: Остановить градостроительный беспредел в Бибирево