ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 23.01.2021

Osmani paralajmëron për "mbrojtje të integritetit të KQZ-së"

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) duhet ta ruajë integritetin e vet, derisa vendimet e takimit të së premtes në këtë institucion i ka konsideruar të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme. Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se në mbledhjen e 22 janarit është ushtruar presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim dhe udhëheqësit të kësaj zyre. Një ditë më parë... Читать дальше...

I humbi duart në luftë, tash lufton për të siguruar proteza

Evropaelire.org 

Pasi humbi të dyja duart në konfliktin e fundit me Azerbajxhanin, për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, një veteranit armen iu desh t'i kërkonte vëllait të tij që t'i vendoste të fejuarës së tij, unazën e fejesës. Tani, si shumë të gjymtuar, ai përballet me një luftë tjetër për të mbledhur para për gjymtyrët artificiale. (Përgatitën: Fatos Bytyçi, Arben Hoti)

AAK e NISMA ankohen në PZAP 

Evropaelire.org 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate dhe disa subjekte nga radhët e minoriteteve në Kosovë, janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë. Mul Desku, nga PZAP-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këtë institucion të pavarur kanë arritur tetë apele. Sipas tij, AAK dhe NISMA, kanë bërë ankesë për moscertifikim të subjektit dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike... Читать дальше...

Paratë nga diaspora mbajnë "gjallë” ekonominë  

Evropaelire.org 

Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit. Rrustaj, mbi të 50-tat, ka edhe tre fëmijë të tjerë. Dy vajzat dhe një djalë kanë të përfunduar fakultete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, por siç thotë ai, nuk kanë ndonjë punë të qëndrueshme. Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799. Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup. Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93). Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar... Читать дальше...

Mijëra persona kërkojnë lirimin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Mijëra persona në gjithë Rusinë kanë protestuar më 23 janar, duke kërkuar lirimin e liderit opozitar dhe kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ky i fundit është burgosur në Moskë, pasi është kthyer nga trajtimi që ka pasur në Gjermani për helmim me Noviçok.

Kosovë: Tri viktima dhe 379 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)", është thënë në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Në raportin ditor për situatën epidemiologjike, ky Institut njofton se janë regjistruar edhe 379 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1,733 mostrave të dyshimta. Читать дальше...

Bizneset, të pakënaqura me ndihmën e qeverisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit pakon e pestë të ndihmës financiare për bizneset, por edhe kategori të ndryshme të goditura nga pandemia e koronavirusit. Nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se ndihmë do të përfitojnë edhe sektorët më të prekur si turizmi, gastronomia dhe shërbimet e hotelerisë, por pa saktësuar shumën që do të ndajë qeveria nga buxheti, meqë siç thonë, në rrjedhë janë konsultimet me odat ekonomike lidhur me shpërndarjen e mjeteve financiare. Lidhja e Odave Ekonomike... Читать дальше...



Vdes gazetari Larry King

Evropaelire.org 

Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Llos Angjelles. King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera. Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona. Читать дальше...

Shkarkohet presidenti i REL-it dhe krerët e disa transmetuesve tjerë

Evropaelire.org 

Presidenti i emëruar së fundmi në krye të Radios Evropa e Lirë, Ted Lipien dhe drejtorët e dy transmetuesve ndërkombëtarë të financuar nga Qeveria amerikane, janë shkarkuar në orët e vona të 22 janarit, nga Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këta transmetues. Zyrtarë të afërt me këto ndryshime, kanë thënë se ushtruesja e detyrës së drejtorit të USAGM, Kelu Chao, ka shkarkuar presidentin e Radios Evropa e Lirë, Ted Lipien, bashkë me drejtorët e Radios Azia e Lirë dhe Rrjetet e transmetimit të Lindjes së Mesme... Читать дальше...

Orientimet ideologjike të partive, ndesh me përbërjet e listave zgjedhore

Evropaelire.org 

Asnjëra nga partitë politike në Kosovë, të cilat pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk i kanë të harmonizuara deklarimet ideologjike me veprimet konkrete të tyre, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Agon Maliqi. Sipas tyre, në listat zgjedhore, veç e veç, të subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, mungon një koherencë e njerëzve që do të ishin bindës që t’i çonin përpara projektet ideologjike... Читать дальше...

DnV kërkon ndaljen e "presionit ndaj KQZ-së"

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) kërkon nga partitë politike që të ndalin "presionin ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor”, dhe të respektojnë procedurat ligjore për certifikim. Në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, ku shpalosi planin për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Ismet Kryeziu nga ky koalicion, tha se presioni mund të dëmtojë procesin zgjedhor. “Ne u bëjmë thirrje partive politike dhe institucioneve të tjera që të lejojnë KQZ-në... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë do të rishikojë marrëveshjen e Trumpit me talibanët

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara synojnë të rishikojnë marrëveshjen e arritur me talibanët vitin e kaluar, ashtu që të vërtetojnë nëse grupi militant është duke realizuar përkushtimet e bëra sipas marrëveshjes afgane për paqe. Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, ka folur me homologun e tij afgan, Hamdullah Mohib, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë më 22 janar. Sipas marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, të nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, të... Читать дальше...

Mbi 1,900 persona të ndaluar në protestat për Navalnyn në Rusi

Evropaelire.org 

Më shumë se 1,900 persona raportohet të jenë ndaluar nga policia në marshet në gjithë Rusinë, përmes së cilave po kërkohet lirimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania. Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Protestat e së shtunës po konsiderohen si ndër më të mëdhatë kundër qeverisë në vitet e fundit. Agjencia e lajmeve Reuters, ka vlerësuar që më shumë se 40,000... Читать дальше...

Ligjvënësit amerikanë shprehen të shqetësuar për kërcënimet drejtuar REL-it

Evropaelire.org 

Republikani Micheal McCaul, i është bashkuar Gregory Meeks, udhëheqësit të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, dhe përfaqësuesve, Macry Kaptur, Adam Kinzinger dhe Bill Keating, për t’i dërguar letër administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, duke i bërë thirrje që ta bëjë prioritet rritjen e kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme ndaj transmetuesit ndërkombëtar amerikan, Radio Evropa e Lirë. Sipas tyre, çka është më shqetësuese, regjimi i presidentit rus, Vladimir... Читать дальше...

Gjyqi kundër Trumpit nis më 8 shkurt

Evropaelire.org 

Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës vdekjeprurëse në Kongres, do të nisë më 8 shkurt. Lideri i shumicës në Senat, demokrati, Chuck Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar këtë çështje me republikanët. Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi planifikon të dërgojë padinë kundër Trumpit në Senat më 25 janar, për të nisur procedurat fillestare në ditën pasuese. “Gjyqi do... Читать дальше...

Dilemat e gjeneratës që studion në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Nida i ka nisur, ndërsa Arrita po i përfundon studimet në kohë koronavirusi. Nida Çavdarbasha është studente e vitit të parë në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Karlit (Charles University) në Republikën Çeke. Arrita Beqa është në vitin e gjashtë të studimeve të saj në Mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. Puna praktike për të dyja fushat e studimit është tejet e rëndësishme dhe mund të konsiderohet themel i së ardhmes profesionale. Nida, sikur pothuajse të gjithë... Читать дальше...

Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës

Evropaelire.org 

Provat fillestare tregojnë se varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe, mund të jetë më vdekjeprurës, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. Të dhënat janë bërë të ditura nga ekspertët, të cilët kanë krahasuar shkallën e vdekjeve te njerëzit me variantet reja dhe ato të vjetra të koronavirusit. Varianti i ri - më infektues - tashmë është përhapur gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Johnson tha në një konferencë për media se "përveç përhapjes më të shpejt... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина вошла в десятку Чемпионской гонки WTA






В эту субботу, 20 апреля, во всем мире вновь пройдет Тотальный диктант

Магистранты Ташкентского филиала МГИМО познакомились с работой ЦУР Подмосковья

РЖД открыла первый фирменный киберклуб в Москве

Культурная неделя: выбор «Известий»