Vaksina e Oksfordit besohet se mund të parandalojë përhapjen e COVID-19
Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë thënë shkencëtarët. Ndikimi i vaksinave në përhapje të koronavirusit, ka qenë një e panjohur e rëndësishme, e cila mund të formësojë të ardhmen e pandemisë. Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës, transmeton BBC. Читать дальше...