Policia kineze shkatërron grupin që shiste vaksina të rreme për COVID-19
Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar të një grupi kriminal, i cili ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme kundër koronavirusit, në dhe jashtë Kinës. Zyrtarët policorë në Pekin dhe në provincat Jiangsu dhe Shandong, kanë nisur operacionet pasi ka pasur dyshime se janë duke u prodhuar vaksine të rreme me përbërje të thjeshtë kripore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Xinhua. Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtetet tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve tjera, transmeton AP. Читать дальше...