ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 04.02.2021

Hyn në fuqi Marrëveshja për nxitje të investimeve mes SHBA-së dhe Kosovës

Evropaelire.org 

Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), njoftoi se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, “i mundëson DFC-së që të vendos gamën e plotë të produkteve financiare në Kosovë”, tha DFC përmes një postimi në Twitter. Më 31 dhjetor, 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Franca bëjnë thirrje për hetim të shpërthimit në Bejrut  

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i kanë bërë thirrje Libanit që të formojë një qeveri të re dhe të sigurohet për “rezultate të shpejta” për hetimin lidhur me shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në portin e Bejrutit gjashtë muaj më parë. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 4 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian thanë se Libanit i duhet një “qeveri të besueshme dhe efektive” për të zbatuar reformat, në mënyrë që të ketë mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë. Читать дальше...

Franca do të marrë këtë javë vaksina të AstraZenecas

Evropaelire.org 

Kryeministri francez, Jean Castex tha se Franca do të pranojë dërgesën e para me doza të vaksinës së AstraZenecas në fund të kësaj jave. Sipas tij, kjo dërgesë do të ndihmojë në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, teksa Evropa është duke u përballur me mungesë të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit, edhe nga prodhuesit e tjerë. Castex tha se Franca do të pranojë edhe 1.7 milion doza të tjera në fund të shkurtit dhe marsit,  teksa shteti synon të vaksinojë kundër koronavirusit 4 milionë persona deri në fund të shkurtit... Читать дальше...

Serbia arreston tifozë të futbollit, dyshohen për vepra kriminale

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe thanë se kanë arrestuar 17 persona, gjatë bastisjeve të një grupi kriminal, që ka lidhje me huliganët që mbështesin një ekip futbolli të Beogradit. Arrestimet e kryen gjatë natës së 4 shkurtit, ku u përfshin forcat policore dhe agjencia e inteligjencës, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin. Vulin tha se të arrestuarit akuzohen për vrasje, zhvatje dhe trafik droge. Zyrtari policor, Ninosllav Cmoliq tha se “ky grup i shkatërruar kriminal po fshihej” pas një grupi... Читать дальше...

Miliona euro për zgjedhje të "panevojshme"

Evropaelire.org 

Rreth 23.5 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës organizimi i pesë cikleve të zgjedhjeve parlamentare në 11 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. Në Kosovë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën në vitin 2010, 2014, 2017, 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen javën tjetër. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura në vitin 2010, buxhetit të Kosovës, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) i kanë kushtuar 4.5 milionë euro... Читать дальше...

Vuçiq: Macron dëshiron ta dëgjojë edhe palën serbe lidhur me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e rëndësishme për Serbinë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka dëshirë të imponojë qëndrimet apo pikëpamjet e tij për Kosovën. "Sa i përket Francës, ajo e ka njohur Kosovën, por presidenti Macron ka dëshirë të dëgjojë edhe palën serbe, gjë që zakonisht nuk është rast me shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në një konferencë për media nga Pallati i Serbisë, pas një mbledhjeje të Qeverisë serbe, ku ai mori pjesë. Читать дальше...

Humanizmi prapa grilave

Evropaelire.org 

Qindra të burgosur punojnë punë të ndryshme brenda burgjeve të Kosovës. Në burgun e Dubravës, të burgosurit kanë punuar disa tavolina dhe karrige, të cilat i janë dhuruar organizatës “Down Syndrome Kosova”. Të burgosurit thonë se aftësitë profesionale, që kanë mësuar përmes kurseve brenda burgut, do t’u shpërbejnë edhe kur ta kryejnë vuajtjen e dënimit.

Britania: Rrjetet sociale t'i fshijnë postimet me dezinformata për COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria britanike të enjten kërkoi nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet që përmbajnë dezinformata lidhur me koronavirusit, pas shqetësimeve se shumë pjesëtarë të grupeve të minoriteteve po refuzojnë që të vaksinohen kundër COVID-19. “Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me dezinformata sapo t’i identifikoni ato”, tha para deputetëve britanikë, ministri për vaksina, Nadhim Zahawi.... Читать дальше...



"Dhoma publike" sfidon autoritetet maqedonase

Evropaelire.org 

Fëmijët e moshës së mitur gjithnjë e më shumë bëhen pre e keqpërdorimeve dhe abuzimeve seksuale në rrjetet sociale. Organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se institucionet veprojnë vetëm pasi përballen me presionin e opinionit publik pasi, siç thonë, mekanizmat juridikë për mbrojtjen e të miturve nga sulmet seksuale në rrjetet sociale mbeten jofunksionalë. Këto reagime pasojnë riaktivizimin e grupit “Dhoma publike” në platformën Telegram, me 6 mijë e 500 anëtarë,... Читать дальше...

Stafi i BE-së në Moskë lejohet të vaksinohet me Sputnik V

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian po lejon diplomatët e saj në Moskë të vaksinohen me vaksinën ruse, Sputnik V nëse ata preferojnë të bëjnë një gjë të tillë, thuhet në një e-mail të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim nga Agjencia Evropiane për Barna (EMA). Në një e-mail që është dërguar nga një zyrtar i lartë i delegacionit të BE-së në Moskë, më 3 shkurt, është emëruar “Vaksinat për COVID-19 – kërkesë urgjente për përgjigje sot”, stafi është informuar se autoritetet... Читать дальше...

Kosova regjistron pesë viktima dhe 318 raste me koronavirus  

Evropaelire.org 

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 318 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç)", thuhet në njoftim. Numri i rasteve të reja del pas testimit të 2.303 mostrave në laboratorët e IKSHPK-së dhe ato private. Sipas raportit të IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19 në 24 orët e fundit, janë shëruar 214 persona. Читать дальше...

Administratës Biden i bëhet thirrje të shtyjë afatin për tërheqje të trupave nga Afganistani

Evropaelire.org 

Një raport i ri, i krijuar nga Kongresi, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të mos ketë majin si afat të fundit për tërheqje të trupave të mbetura ushtarake në Afganistan. Në raportin e publikuar më 3 shkurt, Grupi për Studim të Afganistanit ka rekomanduar mbajtjen e trupave amerikane në këtë shtet, “në mënyrë që t’i japë procesit kohë të mjaftueshme për të prodhuar rezultat të pranueshëm”. Grupi për Studim të Afganistanit është panel që funksionon në kuadër të Institutit të Paqes në Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Rusia dhe Irani, ndër shtetet kyçe që praktikojnë shtypjen jashtë shtetit

Evropaelire.org 

Rusia dhe Irani janë renditur në mesin e shteteve më autoritare në botë, duke shtrirë taktikat e tyre të shtypjes edhe në shënjestrat jashtë shtetit, është thënë në raportin e ri të organizatës Freedom House. Raporti, i publikuar më 4 shkurt, vlerëson se Qeveria ruse kryen aktivitete tejet agresive të shtypjes edhe jashtë shtetit, duke u varur “shumë” në vrasjet si mundësi për të shënjestruar personat që kanë jetuar më parë në këtë shtet, si dhe individë tjerë që konsiderohen kërcënime nga Kremlini. Читать дальше...

Nis grumbullimi i plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka filluar grumbullimin e plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti. Institucionet shëndetësore, përmes një udhëzuesi kanë vendosur që të fillojë trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse. Infektologu Ahmeti, i cili njëherësh është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente... Читать дальше...

Shefi i Lojërave Olimpike të Tokios refuzon të dorëhiqet pas deklaratave seksiste

Evropaelire.org 

Shefi për organizim të Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, ka kërkuar falje të enjten për deklaratat e tij seksiste, mirëpo ka refuzuar të japë dorëheqje. Komentet e Morit, në të cilat ka thënë se gratë flasin shumë nëpër takime, janë problematika e fundit për organizatorët, të cilët veçse po përballen me shqetësime të publikut për shtyrje të këtyre Lojërave, si pasojë e pandemisë. Por, ish-kryeministri japonez, 83-vjeçar, ka nxitur edhe më shumë kritika kur ka pranuar se “nuk flet shumë me gratë”... Читать дальше...

SHBA-ja dënon raportimet për dhunim të ujgurëve në Kinë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara thellë” nga raportimet për dhunime sistematike dhe abuzime seksuale të grave në kampet e përqendrimit për ujgurët etnikë dhe myslimanët tjerë në rajonin Ksinjiang të Kinës, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit më 3 shkurt. “Këto mizori janë tronditëse për ndërgjegjjen dhe duhet të përballen me pasoja”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit përmes postës eletronike për Radion Evropa e Lirë. Këto komente vijnë pas raportimit të BBC-së një ditë më parë... Читать дальше...

Mianmari bllokon Facebook-un për hir të "stabilitetit"

Evropaelire.org 

Facebook dhe rrjete tjera sociale janë bllokuar në Birmani, disa ditë pasi ushtria ka fituar kontrollin e shtetit, dhe ka ndaluar lideren de fakto, Aung San Suu Kyi. Facebook dhe vëzhgues të internetit, kanë konfirmuar më 4 shkurt se ofruesve të këtyre shërbimeve u janë bllokuar disa qasje. Në mesin e platformave të bllokuara në këtë shtet, që njihet edhe si Mianmar, janë Facebook, WhatsApp dhe Instagram. “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të rikthejnë lidhjet, në mënyrë që njerëzit në Mianmar... Читать дальше...

Borrell niset drejt Moskës me "mesazh të qartë" për burgosjen e Navalnyt

Evropaelire.org 

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell, pritet të nisë të enjten vizitën triditore në Moskë, në kohën e rritjes së kritikave nga shtetet perëndimore rreth burgosjes së politikanit opozitar, Aleksei Navalny dhe shtypjes së protestave. Trajtimi i Navalnyt nga ana e Rusisë, arrestimi dhe burgosja e të cilit ka rezultuar me mijëra protestues në Rusi, dhe shtypja e këtyre protestave, pritet të jenë temat që do të dominojnë bisedimet e Borrellit me zyrtarët rusë. Borrell insiston... Читать дальше...

Pse Irani ka pritur një delegacion të lartë të talibanëve?

Evropaelire.org 

Irani ka mbrojtur pritjen e një delegacioni të talibanëve për një javë të plotë, me qëllim të asaj që analistët besojnë se synon rritjen e ndikimit dhe kultivimin e lidhjeve me qeverinë potenciale të Afganistanit në të ardhmen. Delegacioni, i udhëhequr nga lideri politik i talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, është takuar me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif dhe sekretarin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, Ali Shamkhani, në mesin e kritikave nga shumë persona, të cilët... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Арине Соболенко предрекли победу на Уимблдоне-2024






Премиальный автомобильный бренд HONGQI и ММОМА представляют совместный проект «Шелковый путь»

Baza: у вице-президента федерации бокса Ингушетии нашли оружие в автомобиле

Большой успех оперы-олонхо «Ньургун Боотур» в Казахстане

Более 200 вакансий предложили на ярмарке в Котельниках