ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 06.02.2021

Shkup: Më 8 shkurt nënshkruhet marrëveshja për vaksinën kineze

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën (08 shkurt) nënshkruan marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën ka bërë të ditur edhe metodologjinë e vaksinimit të popullatës, por pa saktësuar se kur mund të arrijnë dozat e para të vaksinës kineze. “Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Читать дальше...

Gratë në ushtrinë afgane i frikësohen së ardhmes

Evropaelire.org 

Mariam Noorzai është pjesëtare e Ushtrisë Kombëtare Afgane. Meqenëse burri i saj u plagos rëndë në luftime, ajo është mbajtësja kryesore për familjen e saj. Ajo dhe më shumë se 100 gra të tjera kanë frikë se karriera e tyre ushtarake mund të përfundojë nëse militantët talibanë kthehen në pushtet. Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Terstena

Gjermania e zemëruar me porositë e pakta të vaksinave

Evropaelire.org 

Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të shtunën se është i inatosur që vitin e kaluar nuk janë porositur më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19.   Sipas “Our World in Data”, një botues online i të dhënave shkencore, vendet e BE-së deri më tani kanë vaksinuar me dozat e para më pak se 4% të popullsisë së tyre. Shtetet e Bashkuara këtë shifër e kanë 11% ndërsa Britania e Madhe 17%. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është kritikuar për shpërndarjen e nagadaltë të vaksinës në BE. Читать дальше...

Kompanitë përballen me vështirësi për shlyerjen e kredive

Evropaelire.org 

Shumë kompani vendore në Maqedoninë e Veriut, vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat nga pandemia e koronavirusit, që u shkaktoi humbje të mëdha në bizneset e tyre, për çka janë detyruar të kërkojnë ndihmën e qeverisë përmes masave të ndryshme stimuluese. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë vitit të kaluar 6,214 kompani kanë shuar aktivitetin e tyre duke i lënë pa punë 17,026 persona, ose mesatarisht nga rreth 1,400 në muaj. Por, të dhënat jozyrtare thonë se numri i të papunëve arrin deri në 40 mijë persona. Читать дальше...

DNV: Me grumbullime, partitë po rrezikojnë jetën e qytetarëve

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim në Kosovë e ka dënuar ashpër “papërgjegjësinë e subjekteve politike, të cilat po vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, duke organizuar tubime të fushatës parazgjedhore pavarësisht masave ndaj pandemisë. “Grumbullimet e mëdha pa përfillje të masave, mund të shkaktojnë pasoja të cilat institucionet nuk do të mund t’i përballojnë, as në aspektin shëndetësor dhe as në atë ekonomik. DnV iu bën thirrje subjekteve politike... Читать дальше...

IKSHPK: Një i vdekur dhe 321 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe 321 raste të reja me koronavirusin e ri. “Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna  e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Sipas të dhënave, nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri janë shëruar edhe 313 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.721. Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 6 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 62.009 raste me COVID-19. Prej tyre... Читать дальше...

Fauci: Imuniteti i tufës pas vaksinimit të 70 deri 85% të njerëzve

Evropaelire.org 

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sipas përllogaritjeve, imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës. Duke folur për variantet e reja të koronavirusit, të paraqitura në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Brazili dhe Kina, Fauci thotë se ata të gjithë janë virus SARS-CoV-2, por kanë dallime të vogla që mund të çojnë në një ndryshim funksional. Читать дальше...

Netanyahu: Vendimi i GJNP-së, antisemitizëm i pastër

Evropaelire.org 

Me tone zemërimi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të shtunën kundërshtoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), i cili hap rrugën për një hetim të krimeve të luftës në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli. Netanyahu tha se vendimi është një “antisemitizëm i pastër”. “Si kryeministër i Izraelit, unë mund t'ju siguroj këtë: me të gjitha forcat tona ne do të luftojmë këtë shtrembërim të drejtësisë", tha Netanyahu në një deklaratë. Të premten, GJNP vendosi që ka... Читать дальше...



Hoxhaj: Me njohjet personale që kam me Bidenin e Merkelin, përfiton Kosova

Evropaelire.org 

Ka vetëm dy muaj që ka marrë drejtimin e partisë, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i kësaj partie për kryeministër thotë se ai mund të sjellë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj thotë se njohjet e tij personale me liderët botërorë, si Joe Biden e Angela Merkel, do ta ndihmonin procesin duke sjellë njohjen e ndërsjellë dhe përfundimin e historisë së dhimbshme të Ballkanit.  Në këtë intervistë, ish-kryediplomati kosovar, shpalos detaje nga programi i PDK-së... Читать дальше...

Hoxhaj: Më 15 shkurt do të zgjohem si fitues i zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Dy muaj pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj është kandidat i kësaj partie për kryeministër të vendit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj tha se beson se njohja e tij personale me Joe Biden e Angela Merkel, do të ndikonte në një moment të ri kthese në dialogun Kosovë-Serbi. Ai premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike, në kuadër të luftës kundër pasojave të COVID-19. Читать дальше...

Uashingtoni po e ndryshon përcaktimin për rebelët Huthi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po lëvizin në drejtim të heqjes së përcaktimit të rebelëve Huthi të Jemenit si grup terrorist.  Ky ishte një nga vendimet e “minutës së fundit” të administratës së ish-presidentit, Donald Trump.  Vendimi i administratës së re amerikane vjen si një përgjigje ndaj krizës humanitare në Jemen. Anëtarët e Kongresit janë njoftuar me këto plane dhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi vendimin më 5 shkurt. Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi për dhënien fund të mbështetjes... Читать дальше...

Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. "Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400", tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019. Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet... Читать дальше...

Protesta kundër sundimit ushtarak në Mianmar

Evropaelire.org 

Në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon, mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër grushtit të shtetit. Turma e njerëzve brohoriste: "Poshtë diktatura ushtarake". Kjo është protesta më e madhe që nga puçi ushtarak i javës së kaluar. Protestuesit bënë thirrje për lirimin e udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, dhe zyrtarëve tjerë të arrestuar nga ushtria. Protesta u zhvillua pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë për të ndalur mobilizimin e njerëzve përmes mbylljes së rrjeteve sociale. Pse janë bllokuar mediat sociale? Читать дальше...

SHBA-ja i kërkon Kinës respektimin e të drejtave të njeriut

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha diplomatit të lartë kinez, Yang Jiechi se, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike në Ksinjiang, Tibet dhe Hong Kong. Departamenti i Shtetit njoftoi për një telefonatë që ka pasur Blinken me diplomatin Jiechi, në të cilën i ka bërë presion Pekinit për trajtimin e ujgurëve dhe komuniteteve tjera myslimane në Ksinjiang, pastaj ndaj banorëve të Tibetit dhe njerëzve që luftojnë për demokraci në Hong Kong. Читать дальше...

Marrëveshja SHBA - Kosovë, krijon vende pune

Evropaelire.org 

Marrëveshja për nxitjen e investimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 3 shkurt, do të mundësojë ndërtimin e autostradës Prishtinë - Merdare dhe linjës hekurudhore Beograd - Prishtinë, tha ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, duke shtuar se do të krijohen edhe vende të reja të punës. Investimet amerikane burojnë nga takimi për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku u nënshkruan dy dokumente, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать






В мае приморцы увидят «Сны Сибири»

Визит Кэмерона оценили в Казахстане: "Ожидаем новой волны русофобии и разоблачений коммунистов"

Производственный комплекс построят на севере Москвы

Регионы ЮФО не вошли в «красную зону» партии «Единая Россия»