ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 11.02.2021

Serbia "mund" të prodhojë këtë vit vaksinën ruse kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri serb pa portofol Nenad Popoviq. Ai i ka bërë këto deklarata të enjten pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën. “Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, u ka thënë Popoviq gazetarëve, duke shtuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë... Читать дальше...

Kina ia ndalon transmetimin BBC-së

Evropaelire.org 

Kanalit televiziv britanik BBC, i është ndaluar transmetimi në Kinë, ka njoftuar Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizion, përmes një deklarate më 11 shkurt. Ky njoftim ka ardhur një javë pasi rregullatori britanik i mediave, i ka refuzuar televizionit shtetëror kinez licencën për transmetim. Përmbajtja e kanalit britanik ka shkelur “seriozisht” udhëzimet për raportim në këtë shtet, duke përfshirë “kërkesat që lajmet të jenë të sakta dhe të vërteta”, dhe të mos “dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës”, është thënë në deklaratë. Читать дальше...

Sigurimi shëndetësor për policët - edhe një premtim i parealizuar

Evropaelire.org 

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, thotë se u infektua me COVID-19 gjatë orarit të punës. Shërimi i tij i kushtoi afro 2 mijë euro. Në mungesë të një sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Tasholli, u detyrua që të paguajë vetë për shërimin e tij. “Në orar të punës kam qenë kur jam infektuar. Bile, kam qenë duke u përgatitë për një intervistë dhe kam pasur vështirësi edhe për dhënien e intervistës dhe të nesërmen kam hyrë në spital”. “Unë kam pasur COVID, por ‘COVID-i im’ ka kushtuar 1 mijë e 700 euro. Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron shtatë viktima dhe 416 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten për shtatë persona të vdekur dhe 416 të tjerë të infektuar me koronavirus, bazuar në testimin e 2,705 mostrave në klinikat publike e private. Viktimat janë, tri në Shkup (61,66 dhe 86 vjeç) dy në Strugë (53 dhe 73 vjeç) dhe nga një në Ohër (69) dhe Kavadar (84). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore. Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, gjithsej 186 persona ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 29 qytete tjera. Читать дальше...

Aeroporti francez Charles de Gaulle nuk do të zgjerohet

Evropaelire.org 

Qeveria franceze ka braktisur planet për të ndërtuar një terminal të madh në Aeroportin Charles de Gaulle në Paris. Pandemia e koronavirusit dhe ndryshimi i prioriteteve për ambientin, kanë qenë arsyet e dhëna për këtë vendim. Një terminal i katërt do të mundësonte qarkullim më të lehtë për 40 milionë pasagjerë shtesë brenda një viti. Franca ka ndryshuar në mënyrë drastike prioritetet e veta për transport, meqë punimet e reja në aeroport tani duhet të përcillen me aeroplanë elektrikë apo të tillë me hidrogjen. Читать дальше...

"Netflix, shtoje Kosovën në listë"

Evropaelire.org 

Sovran Hoti, një i ri nga Prizreni, është duke kërkuar nga platforma Netfix që ta shtojë Kosovën në listën e shteteve tjera që ka. Ai ka thënë se nuk i pëlqen që kur qaset në Netflix, sheh që adresa në internet i shfaqet kinse nga Serbia. Nismës së tij i janë bashkuar mijëra persona.

Merkel i pranon të metat e vendimeve për valën e dytë të pandemisë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka pranuar të metat në përgjigjjen e Gjermanisë ndaj valës së dytë të koronavirusit, gjatë një fjalimi të enjten në parliament. Ajo u ka thënë ligjvënësve se Gjermania e ka kaluar valën e parë të pandemisë relativisht mirë. “Më pas nuk kemi qenë mjaftueshëm të kujdesshëm apo të shpejtë”, ka thënë ajo, duke shtuar se për izolimin e dytë, që ka hyrë në fuqi nga nëntori, nuk është vendosur me kohë. Të mërkurën, Merkel dhe kryetarët e 16 landeve gjermane janë... Читать дальше...

Injorohen iniciativat e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit

Evropaelire.org 

Drejtuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ankohen se autoritetet përgjegjëse e kanë shpërfillur pjesën më të madhe të iniciativave nga ky komision për shkarkimin e drejtorëve si dhe funksionarëve të ndryshëm në institucionet e shtetit, e të cilët i ka emëruar qeveria.  Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kanë theksuar se pasi është konstatuar se e kanë kryer detyrën në mënyrë të papërgjegjshme, së fundmi janë ngritur tri iniciativa për shkarkimin... Читать дальше...



Në Kosovë lehtësohen masat anti-COVID,

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim të enjten për lehtësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit. Me vendimet e reja, orë policore nuk do të ketë në asnjë qytet të Kosovës, studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objekte të fakulteteve, derisa orari i punë së operatorëve ekonomikë në gjithë Kosovën do të jetë nga ora 05:00 deri më 22:00. Mes tjerash në njoftim është thënë se në tubimet publike, të organizuara në ambiente të hapura mund të marrin pjesë 80 persona, derisa në ato të mbyllura deri në 50 persona... Читать дальше...

Fushatat milionëshe

Evropaelire.org 

Më shumë se 4 milionë euro që partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës marrin çdo vit nga buxheti i shtetit, nuk i mbulojnë shpenzimet e mëdha që ato bëjnë vetëm gjatë fushatave elektorale, thonë përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”. Në buxhetin e vitit 2021, financimi i partive politike është nën programin “Fondi për mbështetjen e partive politike”, kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në total ka... Читать дальше...

Zoran Gjokiq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte

Evropaelire.org 

Zoran Gjokiq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kryerje të krimeve të luftës në rajonin e Pejës, përkatësisht në lagjen "Kristal". Portali “Betimi për Drejtësi” raporton se Gjokiq është dënuar të enjten me 12 vjet burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim. Gjokiq akuzohet se në periudhën mars – prill të vitit 1999, përkatësisht më datën 29 mars 1999 ka bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb dhe besohet se ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës... Читать дальше...

Kosova regjistron dy viktima dhe 344 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten 344 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,281 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima me këtë virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)" , është thënë në njoftim. Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të enjten janë shëruar 230 persona, derisa raste aktive janë 7,008. Читать дальше...

Holanda do të paguajë me nga 5,000 euro ushtarët që ishin në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Të mërkurën (10 shkurt) qeveria holandeze njoftoi se do të paguajë me nga 5,000 euro, të gjithë veteranët e ushtrisë që kanë shërbyer në kuadër të misionit paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Pagesa do të bëhet, për siç është thënë “shërbimin e tyre në kushte të tmerrshme".  Më 1995 misioni i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të parandalonte gjenocidin ndaj myslimanëve të Bosnjës, raporton AP.  Holanda ka pasur në Bosnje rreth 850 ushtarë. Trupat holandeze... Читать дальше...

NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Evropaelire.org 

NATO-ja ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën. Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në aeroportin e Prishtinës. "Përfitimet do të vërehen në udhëtime më të shpejta, më pak shpenzim i karburanteve dhe ulje të ndotjes së ajrit", thuhet në njoftim. Që nga viti 1999 procesi i... Читать дальше...

Lirohet nga burgu aktivistja saudite Loujain al-Hathloul

Evropaelire.org 

Aktivistja e shquar e të drejtave të grave në Arabinë Saudite, Loujain al-Hathloul është liruar nga burgu. Ajo qëndroi për tri vjet në paraburgim dhe rasti i saj kishte shkaktuar zemërim të bashkësisë ndërkombëtare. "Loujain është në shtëpi", shkroi në Twitter, motra e saj, Lina al-Hathloul. Hathloul, 31-vjeçare, është aktiviste e njohur e Arabisë Saudite e cila zhvilloi fushata të gjëra për të drejtën e grave për të vozitur makinën dhe për t'i dhënë fund sistemit të kujdestarisë nga burrat.... Читать дальше...

Pse është e mundur të dalim pozitivë për koronavirus edhe pas vaksinimit?

Evropaelire.org 

Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se akoma është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv për koronavirusin. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duhen disa ditë, deri në disa javë që vaksina të fillojë të tregojë efekt në trup. "Duhet pak kohë që sistemi imunitar të reagojë", tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Roe Green në Cleaveland për CNN. Salata, i cili ishte studiuesi... Читать дальше...

Biden i shpreh homologut kinez shqetësime për të drejtat e njeriut

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut të tij kinez, Xi Jinping, se është i shqetësuar me praktikat e padrejta ekonomike të Pekinit, shtypjen në Hong Kong, shkeljen e të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe situatën në Tajvan. Të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike, e para prej se Biden mori detyrën më 20 janar. Të dyja vendet kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh ekonomike, politike dhe të të drejtave të njeriut. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e kishte fajësuar... Читать дальше...

IAEA: Irani po e shkel marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Irani ka filluar të prodhojë sasi të vogla uranium të metalit, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi. Kjo përbën edhe një shkelje të marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore të arritur në vitin 2015. Grossi u tha vendeve anëtare se inspektorët kanë gjetur 3.6 gram uranium të metalit në një impiant bërthamor në Isfahan të Iranit. Edhe pse kjo është një sasi e vogël dhe nuk ka kaluar në procesin e pasurimit, metali i uraniumit mund të përdoret për të krijuar bazën e një arme bërthamore. Читать дальше...

Demokratët akuzojnë Trumpin si "nxitësin kryesor të trazirave"

Evropaelire.org 

Ligjvënësit demokratë paraqitën faktet e tyre në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat. Ata thanë se Trump ishte “nxitësi kryesor” i trazirave vdekjeprurëse në Kongresin amerikan më 6 janar. Gjatë disa orëve, një ekip i demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët po shërbejnë si prokurorë, paraqitën prova kundër Trumpit, duke përfshirë edhe video të sulmit në Kongres nga ana e mbështetësve të tij, dhe fragmente nga fjalimet dhe postimet e Trumpit në Twitter. Ligjvënësi demokrat... Читать дальше...

SHBA-ja thirrje Turqisë të heqë dorë nga armatimi rus

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidhjeje kompromisi për sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor. Por, SHBA-ja nuk është e interesuar për ofertën turke. "Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit... Читать дальше...

Izraeli me strategji digjitale për luftimin e antisemitizmit

Evropaelire.org 

Izraeli u ka paraqitur kompanive të mëdha të teknologjisë, Facebook, Google, TikTok dhe Twitter disa propozime për të forcuar luftën kundër antisemitizmit në mediat sociale. “Për shkak të mungesës së rregullit në mediat sociale, antisemitizmi në të gjitha format e tij po zhvillohet në mënyrë të shfrenuar", tha ministrja e Çështjeve të Diasporës së Izraelit, Omer Yankelevich. Ajo tha se strategjia të cilën e ka paraqitur shteti hebre do të ndihmojë këto kompani që të "zbatojnë një politikë më të qartë dhe më agresive kundër antisemitizmit". Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде






В мае приморцы увидят «Сны Сибири»

В Подмосковье модернизировали предприятие по производству игрушек

Мэр рассказал о ходе благоустройства на западе города

В подмосковном Пущине заменили лабораторных мышей бессмертными червями