ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 12.02.2021

Administrata e Bidenit apelon vendimin për ekstradimin e Assangeit

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka apeluar vendimin e Britanisë së Madhe kundër ekstradimit të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, ka njoftuar një zyrtar i Departamentit amerikan të Drejtësisë. Apeli e ka bërë të qartë qëllimin e Bidenit për të gjykuar Assangein për spiunim dhe akuza tjera të lidhura me hakim, për publikimin e qindra mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake të SHBA-së më 2009, përmes faqes WikiLeaks. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pasur... Читать дальше...

SHBA-ja do të largojë rebelët huthi nga lista e organizatave terroriste

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se do të heqë statusin ndaj rebelëve huthi si organizatë e huaj terroriste dhe grup terrorist global. Ky vendim – që do të nisë së zbatuari më 16 shkurt – përmbys vendimin e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump për këtë këtë grup. Vendimi ri synon të lehtësojë krizën më të rëndë humanitare në gjithë botën dhe të rrisë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile në Jemen. “Ky vendim ka të bëjë me njohjen e situatës së rëndë humanitare në Jemen”... Читать дальше...

Avokatët prezantojnë rastin për shfajësim të Trumpit

Evropaelire.org 

Avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump, kanë nisur mbrojtjen për të më 12 janar, duke i thënë Senatit se padia kundër Trumpit duhet të kundërshtohet meqë është “qartazi antikushtetuese” dhe shenjë hakmarrjeje nga demokratët. Avokati i Trumpit, Michael van der Veen, i ka thënë Senatit, teksa ka prezantuar argumentet mbrojtëse, se “padia para Senatit është e paarsyetueshme, qartazi antikushtetuese dhe akt i hakmarrjes politike”. “Kjo padi është e ndarë nga faktet, të dhënat dhe interesat e popullit amerikan”... Читать дальше...

KQZ-ja pranon mbi 38.000 pako me fletëvotime

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 12 shkurt në këtë institucion kanë pranuar 38,339 pako me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Të premten njëherësh është edhe dita e fundit për pranim të fletëvotimeve që arrijnë nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. “Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, ka thënë Elezi. Читать дальше...

Korrupsioni në nivele të larta përmes tenderëve

Evropaelire.org 

Të paktën 30 milionë euro janë keqpërdorur nga buxheti i shtetit, tregojnë të dhënat e hetimeve të Drejtorisë së Policisë Financiare në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e rasteve që ndërlidhet me korrupsionin në nivele të larta, ka të bëjë me keqpërdorimin e tenderëve për furnizimet publike. Ai thekson se pandemia e koronavirusit në masë të caktuar ka bllokuar dhe hetimet që ka iniciuar Policia Financiare... Читать дальше...

Ndihmësit e Bidenit shqyrtojnë mundësitë për mbyllje të burgut Guantanamo

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur një rishikim zyrtar për të ardhmen e burgut ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, me qëllim të rikthimit të përpjekjeve për të mbyllur këtë objekt kontrovers, ka thënë të premten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ndihmësit e përfshirë në diskutimet e brendshme janë duke konsideruar mundësinë e një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në javët apo muajt e ardhshëm, kanë thënë dy zyrtarë të afërt me këtë çështje për agjencinë e lajmeve... Читать дальше...

Mijëra kilometra për të votuar  

Evropaelire.org 

Jeton Kabashi nga komuna e Rahovecit, ka shumë vjet që jeton në Zvicër. Ai ka ardhur në Prishtinë të premten dhe do të qëndrojë vetëm pak ditë. Arsyeja e ardhjes në vendlindje, sipas tij, është që të votojë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Arsyeja? Për Kosovën vëlla, për Kosovën. Uroj të përparojmë... Arsyeja, për votimin dhe ta vizitoj vendin”, thotë ai. Njëjtë si ai kanë ardhur edhe shumë qytetarë të tjerë nga Gjermania, Zvicra e vende të tjera të Evropës. Paraditen... Читать дальше...

Hungaria nis përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Hungaria është kthyer të premten në shtetin e parë të Bashkimit Evropian që do të përdorë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, duke mos qenë në linjë me pjesën tjetër të bllokut evropian. “Sot ne do të fillojmë vaksinimin me vaksinën Sputnik V, dhe kjo gjë do të ndodhë në stacionet e përcaktuara për vaksinim”, ka thënë shefja e zyrës mjekësore, Cecelia Muller, për një të përditshme në Budapest. Muajin e kaluar Hungaria i ka dhënë vaksinës ruse miratim urgjent, duke porositur dy milionë doza në tre muajt e ardhshëm... Читать дальше...



Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?  

Evropaelire.org 

Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë këtij muaji,Kosova do të marrë nga COVAX-i 100,800 doza të kësaj vaksine. Më herët, nga zyra e OBSH-së në Prishtinë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se dozat e para nga COVAX-i do të arrijnë në Kosovë në mesin e muajit shkurt apo në javën e tretë. Читать дальше...

Kosovë: Gjashtë viktima dhe 372 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 372 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,856 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima me këtë virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç)", është thënë në njoftim. Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi... Читать дальше...

Sa keni njohuri për programet e partive?

Evropaelire.org 

Qytetarët, me të cilët ka biseduar REL thonë se nuk i kanë lexuar shumë programet e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Por, ata shprehen të gatshëm për të votuar. Ata thonë se nga ajo që kanë parë nga programet dhe kanë dëgjuar nga debatet, është e mjaftueshme për të votuar për partinë e preferuar.

BE-ja pret proces transparent zgjedhor në Kosovë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të organizohen në mënyrë të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në mjediset ku kandidojnë pjesëtarët e komunitetit serb. Këtë porosi BE e ka dhënë duke u përgjigjur në pyetjet rreth vërejtjeve të mëhershme se në mesin e serbëve të Kosovës në të kaluarën ka pasur presion dhe frikësime të kandidatëve dhe mbështetësve, të cilët nuk ishin nga Lista Sërpska, të cilën e mbështet Qeveria e Serbisë. Читать дальше...

Disa të arrestuar në Gjermani e Danimarkë, nën dyshimet për terrorizëm

Evropaelire.org 

Numri i të arrestuarve në Danimarkë dhe Gjermani për një komplot të dyshuar terrorist kaloi 12, pasi disa njoftime për arrestime të reja u bënë të premten. Së paku gjashtë vetë u arrestuan rreth një javë më parë nga policia daneze, pas arrestimeve të para fundjavën e kaluar, thanë zyrtarët. Të dyshuarit, që përfshijnë së paku disa shtetas sirianë, mendohet se kanë siguruar përbërës për të bërë bomba dhe armë të tjera. Të gjithë të dyshuarit, përveç njërit, u arrestuan në Danimarkë. Kimikate të dyshimta... Читать дальше...

Premtimet që nuk u realizuan kurrë

Evropaelire.org 

Hapja e mijëra vendeve të punës, rritja ekonomike deri në 10 për qind, rritja e pagës minimale, janë vetëm disa nga premtimet e partive politike në Kosovë që nga viti 2014, të cilat edhe kur kanë ardhur në pushtet, nuk kanë arritur t’i realizojnë. Në zgjedhjet e vitit 2014 partitë politike prekën problemin më të madh që preokuponte qytetarët e Kosovës, hapjen e vendeve të reja punës. Disa prej partive politike, premtuan nga 100 deri në 200 mijë vende të reja pune, që realisht edhe pas 6 vjetësh të këtij premtimi... Читать дальше...

Rusia thotë se mund t’i ndërpresë lidhjet me BE-në

Evropaelire.org 

Rusia është e gatshme t’i ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, nëse blloku i vendos sanksione të reja, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. BE shfaqi mundësinë e sanksioneve të reja për shkak të trajtimit që po i bën Moska liderit të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, i cili është burgosur. “Ne nuk duam ta izolojmë veten nga çështjet botërore, por duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lavrov duke folur në kanalin rus në YouTube, Solovyov Live. “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai. Читать дальше...

Dhjetë vjet bisedime në vesh të shurdhër

Evropaelire.org 

Për gati dhjetë vjet - me disa pauza shpesh të gjata në mes - Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve. Përmbushja e qëllimit duket ende larg. Sipas disave, edhe më larg se vite më parë. Çfarë mund t’i lëvizë përpara palët?

Hungaria kritikohet për mbyllje të radios së fundit të pavarur

Evropaelire.org 

Pezullimi i licencës për radion e vetme të pavarur në Hungari, është pritur me kritika pasi Bashkimi Evropian dhe vëzhguesit e mediave e kanë cilësuar këtë vendim si sulm ndaj demokracisë në këtë vend anëtar të bllokut evropian. “Ne kemi shprehur shqetësimet tona për liri të mediave dhe pluralizëm”, në Hungari, e cila veçse është duke u hetuar për shkeljen e sundimit të ligjit, ka thënë 10 shkurt zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, një ditë pasi Klubradio, ka humbur apelin për të mbajtur licencën. Читать дальше...

Tërhiqet shefi i Olimpiadës për shkak të komenteve për gratë

Evropaelire.org 

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios dha dorëheqje, pasi u kritikua për deklarata “të papërshtatshme” për gratë. Yoshiro Mori, 83 vjeç, u citua duke thënë se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve “do të marrin shumë kohë”. Mori, fillimisht, kërkoi falje, por tha se nuk do të japë dorëheqje. Të premten, ai sërish kërkoi falje për “deklaratën e papërshtatshme”. “Ajo që është e rëndësishme, është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë”... Читать дальше...

Mellburni futet në izolim të ri, ndalohen turmat në Australian Open

Evropaelire.org 

Shteti australian i Viktorias do të futet në izolim, për herë të tretë, për të shtypur një shpërthim të llojit britanik të koronavirusit, që besohet të ketë hyrë në komunitet nga një hotel karantinë. Zyrtarët, deri më tani, kanë gjetur 13 raste që vijnë nga një punëtor, i cili pa dijeni është infektuar në një hotel në Mellburn. Izolimi nis nga sot në mesnatë, sipas kohës lokale, dhe zgjat deri të mërkurën. Qeveria tha se turneu Australian Open i tenisit do të vazhdojë në kryeqytetin e shtetit, Mellburn. Читать дальше...

Standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Pronari i një lokali në komunën e Prizrenit është dënuar me 200 euro më 5 shkurt nga Inspektorati Sanitar për mosrespektim të distancës brenda lokalit nga ana e klientëve, si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjes COVID-19. Ai nuk pranoi të bëjë publik emrin e tij për shkak të frikës që mund të ndëshkohet prapë, por e ndau me Radion Evropa e Lirë fletëpërmbajtjen për kundërvatje. Në përshkrimin e kundërvajtjes, thuhet se është bërë inspektimi i subjektit në fjalë për masat anti-COVD-19 dhe... Читать дальше...

SHBA sanksionon udhëheqësit e puçit në Mianmar

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqësve të puçit ushtarak në Mianmar. Sanksionet godasin dhjetë individë, përfshirë ushtruesin e detyrës së presidentit, dhe tri kompani. Hapa u ndërmorën edhe për të bllokuar qasjen e ushtrisë në një miliard dollarë fonde të Qeverisë së Mianmarit, që mbahen në SHBA. Ushtria e Mianmarit, vendit që ndryshe njihet edhe si Birmani, ka organizuar puç më 1 shkurt, duke përmbysur Qeverinë... Читать дальше...

Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus. Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve... Читать дальше...

“Dënojeni Trumpin, ose dhuna mund të përsëritet”

Evropaelire.org 

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara i përfunduan argumentet kundër ish-presidentit Donald Trump, duke u bërë thirrje senatorëve ta dënojnë atë për nxitjen e sulmit të turmës në Kongres. Senati amerikan ka nisur këtë javë gjykimin e ish-presidentit, nën akuzat për “nxitje të kryengritjes”. Sipas menaxherëve të procedurave të fajësimit, që veprojnë si prokurorë, retorika e rreme dhe e zjarrtë e tij për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ka bërë që mbështetësit e tij ta sulmojnë Kongresin, më 6 janar. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина рассказала о проблемах со здоровьем






В Дубне стартовал новый проект для учащихся общеобразовательных учреждений

Трудное детство, успех в кино и страшная смерть. Какие тайны скрывает судьба советского актера Талгата Нигматулина?

Олег Неретини рассказал студентам Финуниверситета, как интеллектуальная собственность способствует развитию бизнеса

Задержание замминистра обороны – сигнал Шойгу? Политолог Марков расставил точки на i