ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 14.02.2021

Policia: Procesi zgjedhor, i qetë dhe pa incidente serioze

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka bërë të ditur se ka iniciuar tri raste që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por të cilat sipas Policisë nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Prej tyre një rast është evidentuar në Lipjan si "Pengim i procesit të votimit", ku është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, dy rastet tjera, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë... Читать дальше...

Me 35 për qind të votave të numëruara, prin LVV-ja

Evropaelire.org 

Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me numrin më të madh të votave të fituara. Nga 35 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:30, LVV-ja ka 47.33 për qind apo mbi 130 mijë vota. Kjo parti, në zgjedhjet e vitit 2019 kishte fituar 26.27 për qind apo 221 mijë vota. Në vendin e dytë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 18,65 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.82 për qind të votave. Komisioni... Читать дальше...

LVV: Presim fitore, qytetarët të mos festojnë në sheshe

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në një konferencë për media, pas përfundimit të procesit të votimit, ka ftuar qytetarët  që të mos mblidhen në rrugë për të festuar, por të festojnë në shtëpitë e tyre. Albulena Haxhiu nga LVV-ja tha se janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve dhe theksoi se fokusi i tyre është i përqendruar në ruajtjen e vullnetit të qytetarëve. “Kam një masazh falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për qytetarët. Dalja e tyre në zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. I... Читать дальше...

LDK-ja pret numërimin e votave

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, tha se pas përfundimit të procesit të votimit, janë në pritje të numërimit të votave. Ardita Dushi tha se LDK-ja pret përgjegjësi nga personat që do të numërojnë votat.  "Ne jemi në pritje të numërimit te votave në të gjitha komunat dhe në të gjitha qendrat e votimit", tha Dushi. Dushi theksoi po ashtu se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, LDK do të dalë me qëndrimin e saj për mbarëvajtjen e procesit të votimit. Komisioni... Читать дальше...

Haradinaj: Ia uroj fitoren Vetëvendosjes

Evropaelire.org 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se duke shikuar trendin e votave, mund të konstatojë që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme. Në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve të dielën, Haradinaj ia uroi fitoren Lëvizjes Vetëvendosje. “Ajo që hetohet është një trend i votës në drejtim të Vetëvendosjes. Konstatohet një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë partitë, edhe Vetëvendosjes fitoren”, tha ai. Читать дальше...

Nis numërimi i votave

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur numërimi i fletëvotimeve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rezultatet preliminare po publikohen në kohë reale në ueb-faqen e KQZ-së. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit. "Inkurajoj këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet", tha Daka. Читать дальше...

Ambasada amerikane: KQZ-së t'i jepet kohë të numërojë votat

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë përgëzoi qytetarët e Kosovës, që në mënyrë paqësore, të dielën votuan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shtetet e Bashkuara thonë se tani duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera, që të numërojnë votat. “Inkurajuese të shohësh që shumë qytetarë të Kosovës votuan në mënyrë paqësore sot, pavarësisht motit dhe pandemisë. Tani është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve... Читать дальше...

Mbyllja e vendvotimeve

Evropaelire.org 

Në Kosovë ka përfunduar votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja në votime ishte mbi 46 për qind.



Dalja në zgjedhje 47 për qind

Evropaelire.org 

Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte 47 për qind. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00. Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet. Читать дальше...

Radhë të gjata për të votuar

Evropaelire.org 

Në disa qendra votimi në Prishtinë ende shihen radhë të gjata të atyre që duan të votojnë. Disa prej tyre kanë pritur orë të tëra për të votuar.

Votimi i personave me COVID-19

Evropaelire.org 

Më shumë se 140 ekipe mobile kanë vizituar gjatë së dielës shumë familje kosovare, duke iu ofruar mundësinë që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe personave të prekur me COVID-19 dhe që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

DnV: Mbi 37 për qind votuan deri në orën 16:00

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 37 për qind e qytetarëve me të drejtë votë. Eugen Cakolli nga ky koalicion, ka thënë se në procesin zgjedhor të këtij viti është vërejtur trend i shtuar i daljes në zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Sipas tij, Prishtina dhe Ferizaj janë qytetet me daljen më të madhe në votime, e që kanë popullsinë me shumicë shqiptare. Dalja... Читать дальше...

Kabina e votimit në shtëpitë e të infektuarve

Evropaelire.org 

Korridoret e ngushta të sallës ‘1 Tetori’ në Prishtinë, shërbyen të dielën si hapësirë që ekipet mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të bëhen gati për të dalë në terren. Me veshje mbrojtëse ndaj sëmundjes COVID-19, ekipi prej katër personave do të shkojë në shtëpitë e personave që janë të prekur me koronavirus dhe që po shërohen në shtëpitë e tyre. Tre nga anëtarët e ekipit janë vëzhgues dhe një është infermiere. Pjesë e ekipit është edhe një polic. Të gjithë së bashku futen në automjetin që do t’i dërgojë në adresa të ndryshme. Читать дальше...

Në tri komuna me shumicë serbe, dalja në zgjedhje mbi 60 për qind

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00, në gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 32.32 për qind apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote. Dalja më e madhe është shënuar në Komunën e Zubin Potokut, të Zveçanit dhe Leposaviqit me dalje mbi 60 për qind. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor. Sipas të dhënave të KQZ-së... Читать дальше...

Kosnett: I takon popullit të Kosovës të vendosë se si do të duket qeveria e re

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se i takon popullit të Kosovës që të vendosë se si do të duket Qeveria e re e Kosovës. Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të jenë të lira dhe të sigurta. “SHBA-ja është e përkushtuar që të shohë zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta. Por, nëse dikush u thotë se SHBA-ja ka ndonjë rezultat të parapëlqyer, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne jemi të përkushtuar për të parë zgjedhje të lira... Читать дальше...

Lejohet votimi edhe me dokumente me afat të skaduar

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të lejojë të votojnë qytetarët, të cilët kanë letërnjoftim të Kosovës me afat të skaduar. “Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim për lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në listat përfundimtare të votuesve”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë kanë 1.794.862... Читать дальше...

Izraeli gradualisht po u jep fund masave të izolimit

Evropaelire.org 

Izraeli po planifikon që rreth datës 9 mars të rihapë restoranet si pjesë e një kthimi gradual në normalitet, pas disa muajsh në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19. Ky vend prin në botë për vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Deri më tani 41% e izraelitëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Izraeli ka thënë se do të rihapë pjesërisht hotelet dhe palestrat më 23 shkurt për personat që janë vaksinuar dhe për ata që kanë fituar imunitet pasi janë shëruar nga COVID-19. Për të hyrë në këto objekte... Читать дальше...

DnV: Deri në ora 13:00 pjesëmarrja në zgjedhje 19.8 për qind

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se në bazë të të dhënave që posedojnë nga vëzhguesit, deri në ora 13:00, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar 19.8% e votuesve. “Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lartë se mesatarja në nivel vendi. Ndërsa, dalja në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë sillet në kuadër të mesatares së përgjithshme. Gjakova dhe Peja kanë regjistruar dalje... Читать дальше...

Zemaj: Nga 3.031 testime, 246 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë regjistruar edhe 246 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në testimet e 3.031 mostrave. Të dielën, sipas Zemajt, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga koronavirusi i ri. Më vonë të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot (14 shkurt) është gjithsej 55.761, kurse... Читать дальше...

Новости России
Москва

Благотворительный фонд «Свет в руках» проведет Всероссийскую акцию «Росток памяти»


Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet

Evropaelire.org 

Afër 1.8 milion qytetarë të Kosovës janë thirrur për votuar në zgjedhjet parlamentare të dielën. Disa nga ta që kanë votuar, i thanë Radios Evropa e Lirë se presin krijime të vendeve të punës, luftim të korrupsionit dhe investime në shëndetësi.

Gjenden trupat e 13 shtetasve turq të vrarë nga militantët kurdë

Evropaelire.org 

Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Turqia tha se trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).  "Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt", tha Akar. Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e... Читать дальше...

Serbët në veri votojnë në mënyrë të organizuar

Evropaelire.org 

Të prirë nga zyrtarë të partisë Lista Serbe, serbët në veri të Kosovës dhe këtë vit kanë shkuar të votojnë në mënyrë të organizuar në zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para në veri që nuk organizohen me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Komunat me shumicë serbe prijnë me dalje në votime

Evropaelire.org 

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 8,30 për qind e votuesve. Komuna e Zveçanit, në bazë të këtyre të dhënave, prin me numrin më të madh të votuesve, apo me dalje në zgjedhje deri në rreth 34 për qind, komuna e Leposaviqit, me mbi 27 për qind, Mitrovica Veriore me 26 për qind, Ranillugu me rreth 12 për qind. Kurse, në komunën e  Prishtinës deri ne orën 11:00 kanë votuar rreth 11 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Читать дальше...

Votimi për personat me nevoja të veçanta

Evropaelire.org 

Shumë shkolla në Prishtinë dhe vende të tjera nuk kanë shteg të veçantë për persona më nevoja të veçanta. Në Shkollën e Mjekësisë Ali Sokoli në Prishtinë, personeli i qendrës së votimit, po ndihmojnë këta persona që të ngjiten në katin e dytë të shkollës për të votuar.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Виктория Азаренко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Майами






От пулевых ранений террористов умер белорус, охранявший "Крокус Сити Холл"

Михаил Исаев выехал на место подтопления в Марксе

Новый игрок на рынке премиального жилья. Девелопер рассказал, как застройщику заявить о себе в условиях высокой конкуренции

Конференция Совета ветеранов прошла в столичном главке Росгвардии