ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 17.02.2021

Erdogan: Turqia do t'i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

Evropaelire.org 

Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luftimit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit. Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e izolimit të ashpër nëpër fundjava. Mirëpo Turqia tani planifikon hapjen e shkollave nga 1 marsi, ndërkohë që në kuadër të fushatës së vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë njerëz... Читать дальше...

Princi Philip shtrihet në spital

Evropaelire.org 

Pallati Buckingham ka thënë se Princi Philip, burri i Mbretëreshës britanike, Elizabeta II, është shtruar në spital “si masë parandaluese”, pas këshillimit me mjekun e tij. Princi 99-vjeçar është dërguar në Spitalin e Londrës, Mbreti Edward VII, në mbrëmjen e 17 shkurtit, pasi nuk ka qenë mirë me shëndet, është thënë në njoftimin e pallatit. Është thënë edhe se Philip, që njihet si Duka e Edinburgut, pritet të jetë në spital disa ditë për “vëzhgim të situatës”. BBC ka cituar disa burime brenda... Читать дальше...

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon lirimin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka bërë thirrje për lirim “të menjëhershëm” të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, kërkesë që është refuzuar shpejt nga Qeveria ruse. “Më 16 shkurt, një dhomë prej shtatë gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur, në interes të palëve dhe sipas procedurave, që t’i kërkojë Qeverisë së Rusisë, sipas Rregullit 39 të Rregullave të Gjykatës, që të lirojë aplikuesin (Navalny)”, është cituar të ketë thënë gjykata me bazë në Stasburg, sipas faqes së Navalnyt në internet. Читать дальше...

Ku fillon lufta kundër korrupsionit? 

Evropaelire.org 

Depolitizimi i bordeve publike, zbatimi i ligjeve dhe nxjerrja e ligjeve të reja për ta luftuar korrupsionin duhet të jenë veprimet e para të qeverisë së re, konsiderojnë drejtuesit e Instituti të Kosovës për Drejtësi dhe Organizatës 'Çohu'.   Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, fokusin kryesor e ka drejtësinë, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas kësaj lëvizjeje, pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit... Читать дальше...

Partia japoneze i fton gratë të shikojnë në takime, jo të flasin

Evropaelire.org 

Disa ditë pasi shefi i Lojërave Olimpike Yoshiro Mori, është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e komenteve seksiste për gratë, Partia në Pushtet në Japoni, Partia Demokratike Liberale, ka ftuar gratë që të marrin pjesë në takimet kyçe – për aq kohë sa nuk flasin. Kjo parti ka propozuar që të lejojë pesë gra ligjvënëse që të vëzhgojnë takimet e burrave. Ato nuk do të mund të flasin gjatë takimeve – vetëm të japin komente pasi të përfundojë organizimet. Toshihiro Nikai, Sekretar i Përgjithshëm i partisë... Читать дальше...

Partitë politike gjobiten me mbi 120,000 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar të mërkurën se si pasojë e ankesave për thyerje të heshtjes zgjedhore në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të gjobisë subjektet politike me mbi 120,000 euro. Ky institucion ka pranuar 134 ankesa lidhur me këtë lloj shkeljeje nga ana e partive politike, mirëpo ka pranuar si të bazuara 117 prej tyre. Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 42,500 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 37,500 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës... Читать дальше...

Gjysma e sektorit privat në Kosovë pa kontrata

Evropaelire.org 

Besim Kadriu, mbi 35 vjeç, nga Fusha Kosova, qe shtatë vjet punon në një kompani të vogël prodhuese, pa kontratë dhe herë pas herë me orar të stërzgjatur. Ai nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e kompanisë ku punon, por thotë se disa herë ka kërkuar nënshkrimin e kontratës të punës, në mënyrë që t’i mundësohet pagesa e kontributeve në Fondin e Kursimeve Pensionale. "Unë kam kërkuar të kem kontratë, të punoj tetë orë në ditë dhe të kem dy ditë pushim, thjesht të kem kushte të favorshme për punë. Por... Читать дальше...

Kosova regjistron pesë viktima dhe 297 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të mërkurën 297 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,667 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç)", ka njoftuar IKSHPK. Në të njëjtën periudhë... Читать дальше...



Hoti ua uron qytetarëve të Kosovës Ditën e Pavarësisë

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se pavarësia e Kosovës është një ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë. Ai i ka bërë këto komente në ditën e shënimit të përvjetorit të 13-të të shtetësisë së Kosovës. Përmes fjalimit të tij në kuadër të manifestimit qendror, që është mbajtur më 17 shkurt në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hoti ka thënë se Kosova vazhdon të ketë shumë punë për të realizuar aspiratën për integrimet euro-atlantike. Читать дальше...

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, absolutisht e mundur

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është i bindur se “normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur”, tha përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”, tha Lajçak për të përditshmen e Beogradit “Danas”, kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis për këtë çështje. Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt... Читать дальше...

Khamenei: Irani do veprime, jo fjalë për marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij dëshiron të shohë “veprime dhe jo fjalë” nga nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore, të vitit 2015. Komentet vijnë pasi administrata e re amerikane tha se mund t’i kthehet paktit që u braktis nga ish-presidenti Donald Trump, në vitin 2018. “Kemi dëgjuar shumë fjalë dhe premtime të këndshme, të cilat në praktikë janë thyer dhe janë ndërmarrë veprime të kundërta. Fjalët dhe premtimet nuk janë të mira. Këtë herë, (ne duam) vetëm... Читать дальше...

Blinken në Ditën e Pavarësisë: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të begattë, më të qëndrueshme dhe të sigurt. Blinken tha se SHBA-ja e përgëzon Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërsa duartroket edhe përpjekjet e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. “Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët të demonstrojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis”, tha Blinken. Читать дальше...

NEWBORN një porosi nga Kosova për botën 

Evropaelire.org 

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën. Ky monument, i cili tashmë është simbol i pavarësisë së Kosovës, këtë vit dërgon mbështetje për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, cilat ishin mesazhet e këtij monumentit ndër vite? 2008: Më i madh se vetë jeta NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, u krijuar në një kohë rekorde brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili. NEWBORN-i u zbulua më 17 shkurt 2008... Читать дальше...

Në Rusi arrestohen 19 anëtarë të një grupi terrorist

Evropaelire.org 

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën se ka arrestuar 19 anëtarë të një grupi terrorist, që dyshohet se planifikonin sulme në Kaukazin e Veriut. Shërbimi i sigurisë tha se ata janë pjesëtarë të grupit të njohur si At-Takfir wal-Hijra. “Ideologjia [e grupit] i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët, dhe qëllimi i tij është të krijojë kalifate”, tha përmes një deklarate Shërbimi Federal i Sigurisë. Sipas tij, oficerët kanë gjetur armë... Читать дальше...

Maqedonia e V. nis vaksinimin kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i punonjësve shëndetësor me 4,680 dozat e kompanisë Pfizer/BioNtech që janë dhuruar nga qeveria e Serbisë. Vaksinat e para i kanë marrë punonjësit e spitalit modular të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa pas arritjes së dozave të porositura nga prodhuesi kinez Sinopharm, do të vaksinohen edhe punonjësit tjerë. “Unë pranova vaksinën dhe ndjehem shumë mirë, nuk kam ndjerë asnjë dhimbje apo shqetësim tjetër. Çdonjëri prej nesh mund të marr vaksinën... Читать дальше...

Kina po krijon shteg në Ballkan përmes “diplomacisë me vaksina”

Evropaelire.org 

Kina ka rritur angazhimin e saj në Ballkan përmes furnizimit me vaksina kundër COVID-19. Në të njëjtën kohë, ajo po korr edhe fitore diplomatike. Kjo po ndodhë në kohën kur vendet evropiane po luftojnë me një situatë të mungesës së vaksinave kundër COVID-19. Serbia është bërë pika kyçe e “diplomacisë me vaksina” të Kinës në Evropë. Pekini po synon të rrisë ndikimin global duke bërë dërgesa të vaksinave në vendet e varfëra. Në këtë mënyrë po mundohet të mbushë një zbrazëti të krijuar nga vendet perëndimore... Читать дальше...

DASH, thirrje Kosovës t'i japë përparësi dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se SHBA-ja do ta inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’iu japë përparësi negociatave me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës. “Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, tha Price. Читать дальше...

Trump me sulm të ashpër personal kundër McConnellit

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një sulm të ashpër personal kundër bashkëpartiakut të tij republikan, Mitch McConnell. Trump e cilësoi atë si “politikan të vrazhdë dhe të mërzitur” dhe tha se nëse senatorët republikanë vazhdojnë të mbeten me të, ata do të humbin përsëri. Javën e kakuar, Senati i Shteteve të Bashkuara e ka shfajësuar Trumpin nga përgjegjësia për nxitjen e trazirave në Kongresin amerikan, më 6 janar. McConnell, i cili ka udhëhequr Senatin për katër vjet... Читать дальше...

Britania propozon armëpushim në zonat e konfliktit për të lejuar vaksinimin

Evropaelire.org 

Britania e Madhe pritet të kërkojë një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në negocimin e armëpushimeve të përkohshme në zonat e konfliktit, në mënyrë që njerëzit atje të vaksinohen kundër koronavirusit. Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, do të kryesojë të mërkurën një takim virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar rezolutën dhe kërcënimin me të cilin përballen mbi 160 milionë njerëz që jetojnë në zona të paqëndrueshme dhe të konfliktit... Читать дальше...

Новости России
Москва

Рост предложения в Москве и Петербурге привел к снижению цен аренды жилья


Stuhi vdekjeprurëse dimri përfshin shtetet jugore të SHBA-së

Evropaelire.org 

Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe borë në shumë rajone që rrallë shohin mot të tillë të ftohtë. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit. Së paku 11 viktima janë raportuar si pasojë e kushteve të motit në Tenezi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet - në disa zona minus 18 gradë Celsius. Читать дальше...

Biden: Çdo amerikan do të vaksinohet deri në korrik

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se të gjithë amerikanët do të kenë qasje në vaksinat kundër koronavirusit deri në fund të korrikut. Biden parashikoi më herët se vaksinat mund të jenë në dispozicion për të gjithë deri në pranverë, por Shtëpia e Bardhë e shtyu datën për shkak të vështirësive në disponueshmërinë e vaksinave dhe në mundësitë për t'i dhënë ato. “Deri në fund të korrikut do të kemi 600 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan”, tha Biden në takimin e parë me votues... Читать дальше...

Kina tejkalon SHBA-në si partneri më i madh tregtar i BE-së

Evropaelire.org 

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregtia midis BE-së dhe Kinës ka kapur vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme në botë që ka parë rritje në vitin 2020, çfarë ka nxitur kërkesën për makina evropiane dhe mallra luksoze. Ndërkaq... Читать дальше...

Zhgënjim me ecjen e ngadaltë në ndërtimin e shtetit 

Evropaelire.org 

Euforia, e cila ka ekzistuar te qytetarët më 17 shkurt, 13 vjet më parë, kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, nuk është më, thonë disa qytetarë të Prishtinës. Në vend të asaj euforie, siç thonë ata, mbretëron një dozë e madhe e zhgënjimit dhe dëshpërimit për ecjen tepër të ngadaltë në ngritjen dhe ndërtimin e shtetit. Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se vullneti i qytetarëve të Kosovës për ta pasur shtetin e pavarur është materializuar më 17 shkurt, 2008. Читать дальше...

Serbia do të dërgojë vaksina në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia. Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbia të mërkurën. "Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë", tha ajo. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Появилась реакция WTA на победу Рыбакиной с рекордом






Соревнования по дзюдо прошли в Воскресенске

Baza: пистолет нашли в машине вице-президента федерации бокса Ингушетии

Стоит насторожиться: за одуванчики на даче начнут штрафовать уже с мая

Якутские педагоги с успехом провели мастер-классы на ВДНХ в Москве