ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 23.02.2021

Thomas-Greenfield konfirmohet ambasadore e SHBA-së në OKB

Evropaelire.org 

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të martën emërimin e diplomates veterane, Linda Thomas-Greenfield, si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Votimi me 78 vota për dhe 20 kundër reflektoi mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, edhe të asaj Republikane për të. “Ajo do të marrë rolin e ambasadores në Kombet e Bashkuara në një kohë kur kombet e botës duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër [sëmundjes] COVID-19 dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Shumer. Читать дальше...

Dorëzohet ish-shefi i policisë maqedonase, Sasho Mijallkov

Evropaelire.org 

Ish-drejtori i policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, u paraqit të martën në Prokurorinë e Shkupit, për të marrë vendimin e arrestit shtëpiak, pas dy ditë kërkimesh intensive nga policia, e cila shpalli edhe fletarrestim ndërkombëtar. Prokuroria kërkoi të premten e kaluar masën e arrestit të Mijallkovit, në lidhje me procesin gjyqësor për aferën e përgjimeve, e cila është publikuar në vitin 2015 nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev. Në seancën e ditës së martë, prokurorja Lence... Читать дальше...

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

Evropaelire.org 

“Duhet të hedh poshtë idenë se ne [Bashkimi Evropian] pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.... Читать дальше...

Mos injoroni “lodhjen nga izolimi”

Evropaelire.org 

Stafi i kompanive financiare në Britani është duke vuajtur nga “lodhja e shkaktuar nga izolimi” dhe shefat e tyre nuk janë duke u siguruar gjithmonë se të gjithë punëtorët mund të flasin lirshëm për problemet e tyre, ka thënë Autoriteti i Administrimit Financiar. Shumë pjesëtarë të stafit nëpër kompani financiare, janë duke punuar nga shtëpitë, prej kur Britania i është nënshtruar masës së parë të izolimit në mars të vitit të kaluar, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Një vit më vonë... Читать дальше...

Vuçiq: Pres presion që Serbia ta njohë Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, të bëjnë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën në periudhën e ardhshme. Pas një takimi të Partisë së tij Përparimtare Serbe, Vuçiq tha se Serbinë e pret një “periudhë e vështirë”, gjatë së cilës do t’iu ekspozohet “të gjitha presioneve, fushatave dhe të pavërtetave të mundshme”. “Është e rëndësishme të kuptohet pesha e pozitës në të cilën jemi sidomos tani, pas ndryshimit në administratën amerikane. Читать дальше...

Fuqitë evropiane kritikojnë Iranin për kufizimin e inspektimeve bërthamore

Evropaelire.org 

Britania, Franca dhe Gjermania kritikuan vendimin e Iranit për të braktisur regjimin e inspektimit të lokacioneve bërthamore, si dhe për të zvogëluar transparencën në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor. Një ditë më herët, Irani njoftoi se i jep fund zbatimit të Protokollit Shtesë, që lejon inspektime të befasishme në lokacionet bërthamore. Ky veprim sinjalizon një shpërbërje të mëtejshme të marrëveshjes bërthamore, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore: SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës. Читать дальше...

Merkel: Gjermania në valën e tretë të koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, u tha kacelarja gjermane, Angela Merkel, ligjvënësve të partisë së saj konservatore, raporton agjencia e lajmeve Reuters. “Tani jemi në valën e tretë”, tha Merkel, për të shtuar se çdo lehtësim i masave të izolimit, të ndërmarra në fund të vitit të kaluar, do të duhej të bëhej me kujdes dhe gradualisht. Mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke - ku ka pasur shpërthime të rasteve... Читать дальше...

PE-ja voton raportin për Kosovën

Evropaelire.org 

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon si dhe raporti në tërësi. Gjatë debatit, disa deputetë shprehën kundërshtimin e tyre lidhur me thirrjen që pesë shtetet e bllokut ta njohin Kosovën si dhe që BE-ja të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës. Për shkak të mënyrës specifike të votimit, rezultatet e sakta për amendamentet e veçanta do të dihen më vonë. Si pasojë e masave... Читать дальше...



Moszgjedhja e presidentit prodhon krizën më të thellë kushtetuese  

Evropaelire.org 

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk kanë prodhuar një situatë krejtësisht të qartë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, Visar Morina dhe Albert Krasniqi, thonë se vendi mund të rrëshqasë në një krizë të thellë kushtetuese, në rast se skadon mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit dhe Kuvendi nuk arrin të votojë presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Zgjedhja e presidentit sipas Kushtetutës Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që... Читать дальше...

Maqedonia e V. kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar këtë vend që të sigurojë vaksina kundër koronavirusit. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i tha agjencisë së lajmeve AFP gjatë një vizite në Paris se vendi i tij ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia. Ai shprehu keqardhje për mungesën e ndonjë ndihme të BE-së, duke thënë se Brukseli po dërgon “mesazh të gabuar” në Ballkan, duke e lënë atë pa vaksina. Читать дальше...

Gara botërore për vaksinim

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara që prej nisjes së pandemisë e deri më 22 shkurt, kanë regjistruar 500,159 viktima nga koronavirusi; Rusia ka miratuar vaksinën e tretë kundër koronavirusit për përdorim brenda shtetit; liderët e G7-ës kanë premtuar më shumë fonde që vaksina të arrijë në shtetet në zhvillim.

I akuzuari pranon fajin për vrasjen e gazetares malteze

Evropaelire.org 

Vincent Muscat u deklarua të martën fajtor për vrasjen e gazetares hulumtuese në Maltë, Daphne Caruana Galizia. Caruana Galizia u vra më 16 tetor të vitit 2017, në një sulm me makinë bombë. Muscat është një nga tre burrat e akuzuar për vendosjen e bombës, por më herët nuk e ka pranuar fajësinë. Dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, vazhdojnë të deklarohen të pafajshëm. Ata janë arrestuar qysh në dhjetor të 2017-ës. Caruana Galizia ka raportuar për korrupsionin në nivelet më të larta të Qeverisë malteze. Читать дальше...

Katër viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Katër viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Prizren dhe Shtime. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,843 mostrave. Me këto shifra, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 67,008, ndërsa i viktimave në 1,579. Të shëruar janë gjithsej 58,600 persona - prej tyre, 241 në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,829. Читать дальше...

Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

Evropaelire.org 

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane. Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman. Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me koronavirus. Fillimisht... Читать дальше...

Republikës Çeke po i mbushen kapacitetet spitalore

Evropaelire.org 

Republika Çeke është duke u përballur me mbushje të kapaciteteve në dhomat e kujdesit intensiv, ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të rritet në vendin e prekur më së keqi brenda Bashkimit Evropian, ka thënë ministria çeke e Shëndetësisë të martën. Ky shtet është në vendin e parë sa u përket infektimeve të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit dhe është dyta për numrin e vdekjeve pas Sllovakisë, raporton agjencia e lajmeve AFP. “Ne jemi duke iu afruar tejkalimit të kapacitetit në kujdesin intensiv”... Читать дальше...

Rashiq: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar

Evropaelire.org 

“Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët ka publikuar në Facebook dhe Instragram, postime ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të’”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nenad Rashiq, lideri i Partisë Demokratike Progresive. Ai më pas, në një konferencë për media në "Qendrën Mediale" në Çagllavicë i bëri publike këto postime. Djali i Rashiqit, Nikolla është sulmuar të hënën, më 22 shkurt, në Llapnasellë të Graçanicës, komunë e banuar me shumicë serbe. Читать дальше...

Në Katar rinisin bisedimet për paqen afgane

Evropaelire.org 

Bisedimet për paqe në mes të talibanëve dhe Qeverisë afganë janë rikthyer në Katar pas më shumë se një muaji, si pasojë e përshkallëzimit të dhunës në shtetin e shkatërruar nga lufta. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar sërish armëpushim për të zvogëluar numrin e viktimave. Zëdhënësi i talibanëve Mohammad Naeem, ka thënë në orët e vona të 22 shkurtit se bisedimet kanë nisur. Agjencia TOLO ka cituar Naeem të ketë thënë se takimi është mbajtur në mes të udhëheqësve të delegacioneve dhe disa pjesëtarëve të ekipeve negociatore në Doha... Читать дальше...

Facebook përmbys ndalesën për lajme në Australi

Evropaelire.org 

Facebook ka njoftuar se do të rikthejë përmbajtjen e lajmeve për përdoruesit e kësaj platforme në Australi. Gjiganti teknologjik ka bllokuar lajmet për australianët prej të enjtes së kaluar, pas mospajtimeve rreth një ligji, që do të detyronte atë dhe Google që të paguanin botuesit e lajmeve për përmbajtjen. Josh Frydenberg nga Departamenti australian i Thesarit, ka deklaruar se shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i ka thënë atij se ndalesa do të përfundojë “në ditët në vijim” pasi palët kanë zhvilluar bisedime. Читать дальше...

Prag zgjedhor për partitë boshnjake me vota të serbëve

Evropaelire.org 

Vendet e garantuara që iu takojnë komuniteteve joshumicë, pa u respektuar autenticiteti i votës, jo vetëm që e humbin kuptimin e tyre, por edhe bëhen pengesë serioze për funksionimin e demokracisë në përgjithësi, thotë ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mihkolaj, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Njohësi i çështjeve juridike, Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson që votat që ka fituar subjekti politik, Komuniteti i Bashkuar i Adrijana Hoxhiqit... Читать дальше...

Новости России
Москва

Зацепиться за угол. Какое жильё можно купить в Москве за миллион-полтора


SHBA-ja sanksionon dy gjeneralë tjerë të Mianmarit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dy gjeneralë tjerë të lidhur me puçin ushtarak në Mianamar, të njohur edhe si Birmani, dhe kanë paralajmëruar për veprime të ngjashme kundër secilit që është përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve. Sanksionet e reja kundër Gjeneralit Maung Maung Kyaw dhe Gjeneral-lejtnantit Moe Myint Tun, ua pamundësojnë atyre hyrjen në SHBA dhe u ngrijnë të gjithë pronat që mund të kenë në territorin e SHBA-së, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit përmes një deklarate. Читать дальше...

Inxhinierët e NASA-s, të ngazëllyer nga videoja e zbarkimit të sondës në Mars

Evropaelire.org 

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar një video të zbarkimit të sondës Perseverance në Mars javën e kaluar, incizim që ka gëzuar inxhinierët mbrapa fluturimit për kualitetin e lartë të materialit, për dallim nga fotografitë e siguruara në misionet në të kaluarën. “Këto video dhe këto fotografi janë pjesë e ëndërrave tona”, ka thënë Al Chen, i cili ka qenë i angazhuar në ekipin për zbarkim të sondës. Gjashtë kamera ishte planifikuar të regjistronin zbarkimin e sondës në Mars më 18 shkurt. Читать дальше...

Kanadaja: Trajtimi i ujgurëve në Kinë, gjenocid

Evropaelire.org 

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të shpallur trajtimin që u bën Pekini ujgurëve si gjonocid, pak orë pasi Kina ka pretenduar se trajtimi i këtij grupi minoritar është “shembull i ndritshëm” i përparimit në fushën e të drejave të njeriut. Kjo pikë, që përcakton se ujgurët në Kinë “kanë qenë dhe janë subject i gjenocidit”, është miratuar në mënyrë unanime më 22 shkurt. Parlamenti kanadez ka votuar për të miratuar edhe një amendament që kërkon bartjen e Lojërave Olimpike Dimërore nga Pekini,... Читать дальше...

Biden për 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA: Moment pikëllues

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden i ka cilësuar më shumë se 500,000 vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, “moment të zymtë dhe pikëllues”, dhe i ka bërë thirrje vendit që të bashkohet kundër pandemisë. “U bëj thirrje të gjithë amerikanëve që të kujtojnë – të kujtojnë ata që kemi humbur dhe ata që kemi lënë mbrapa”, ka thënë Biden në një adresim televiziv më 22 shkurt. “Unë po ashtu u bëj thirrje të veprojnë, të jenë vigjilentë, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të vaksinohen kur ta kenë radhën”. Читать дальше...

Gjykata Penale vendos për “Monstrën”

Evropaelire.org 

Gjykata Penale e Shkupit të martën do të shqiptojë vendimin për katër shqiptarët e akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Për këtë vrasje të koduar “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai, në seancën e mbajtur më 21 janar kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, si dhe vllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për dy të akuzuarit të tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, prokurorja kërkoi dënim maksimal, prej nëntë përkatësisht dhjetë vjetësh burgim. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде






ТАСС: суд арестовал активы и счета замминистра обороны Иванова и его семьи

Директора Центра кадастровой оценки Приамурья обвиняют в злоупотреблении полномочиями

Житель Приморья получил 17 лет за убийство на встрече выпускников

В Красноярске спустя 20 лет раскрыли убийство беременной женщины