ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 01.03.2021

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

Evropaelire.org 

Sllovakia pranoi të hënën 200,000 dozat e para të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V. Ky është vendi i dytë i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që siguron këtë vaksinë. Javën e kaluar, Sllovakia ka pasur normën më të lartë në botë të vdekjeve për kokë banori nga koronavirusi. “Është në rregull të blihet vaksina ruse, sepse COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] nuk di asgjë për gjeopolitikën”, tha kryeministri sllovak, Igor Matoviç. “Unë nuk e kam problem ta marr vaksinën Sputnik”, shtoi ai. Читать дальше...

Mbi 300 të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe

Evropaelire.org 

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se ka marrë 329 nominime për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2021. Organizata me seli në Oslo tha se ky është numri i tretë më i lartë i kandidatëve, i regjistruar ndonjëherë. Rekordi prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016. Nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata. “Kjo pasqyron shumë interes ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha sekretari i Komitetit të Nobelit, Olav Njoelstad. Komiteti nuk zbulon se kush është nominuar. Читать дальше...

Kosnett takon Lajçakun, riafirmon mbështetjen për dialogun

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, takoi të hënën të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të cilit i riafirmoi “mbështetjen e SHBA-së për një proces bashkëpunuës dialogu, të udhëhequr nga BE-ja”. “Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë euro-atlantik, nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë”, tha Kosnett, transmeton Ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook. Читать дальше...

Në Afrikë nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it

Evropaelire.org 

Vendet afrikane po nisin vaksinimin masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksina të siguruara përmes skemës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Bregu i Fildishtë është ndër të parët që përfiton nga COVAX dhe vaksinimi atje nisi të hënën. Gana po ashtu nis imunizimin këtë javë. Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u bë i pari në vend që mori vaksinën të hënën. Ai iu bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të mos besojnë në teoritë e konspiracionit që hedhin dyshime mbi programin. Читать дальше...

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka treguar arsyet se pse ka tërhequr urdhërarrestin për Millan Radoiçiq, i cili është ndër të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, gjatë së hënës, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën për revokim të urdhërarrestit për Millan Radoiçiq. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Gjykata Themelore e Prishtinës përpos që ka konfirmuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, nuk ka dhënë detaje të tjera. Читать дальше...

Guterres: Ndërprerja e ndihmës për Jemenin, “dënim me vdekje”

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi të hënën kundër zvogëlimit të ndihmës së premtuar, për të mbështetur Jemenin këtë vit. “Reduktimi i ndihmës është një dënim me vdekje për familje të tëra”, tha Guterres, duke iu drejtuar një konference ndërkombëtare të donatorëve për vendin e shkatërruar nga lufta. Ai tha se këtë vit nevojiten 3.85 miliardë dollarë për të siguruar mbështetje për 16 milionë jemenas, që ndodhen “në prag të katastrofës”. Gati 50,000 jemenas janë duke vdekur nga uria, shtoi ai. Читать дальше...

Ekspertet e OKB-së kërkojnë hetim ndërkombëtar të rastit Navalny

Evropaelire.org 

Dy eksperte të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kërkuan që të zhvillohen hetime ndërkombëtare për helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke thënë se provat tregojnë për “përfshirjen shumë të mundshme” të zyrtarëve të Qeverisë ruse. Përmes një deklarate të përbashkët, Agnes Callamard, eksperte për ekzekutime arbitrare dhe pa gjyq, dhe Irene Khan, eksperte për lirinë e mendimit dhe shprehjes, kërkuan po ashtu “lirimin e menjëhershëm” të Navalnyt nga burgu. “Duke pasur... Читать дальше...

Vetëm një kandidaturë zyrtare për kryetar të LDK-së

Evropaelire.org 

Dy javë para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, vetëm ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka rikonfirmuar qëllimin për të marrë timonin e partisë. Kandidatët e tjerë të përfolur nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen nga ky post, vendim ky që pasoi rezultatin e dobët... Читать дальше...



Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Evropaelire.org 

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit. COVAX është një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që synon shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të barabartë, në të gjitha vendet e botës. Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “COVAX ka publikuar në ueb-faqen e tij edhe itinerarin e shpërndarjes së vaksinave për vendet përfituese” dhe se Kosova “do... Читать дальше...

Përse rrëmbehen fëmijët në Nigeri?

Evropaelire.org 

Që nga dhjetori, mbi 600 nxënës janë rrëmbyer nga shkollat në veriperëndim të Nigerisë. Rrëmbimi, të premten e kaluar, i 279 nxënëseve nga Shkolla e Mesme Shkencore për Vajza në qytetin Jangebe, ishte i dyti masiv në më pak se dhjetë ditë. Vajzat janë liruar të martën. Njëzeteshtatë djem dhe mësuesit e tyre, që janë kidnapuar nga një shkollë në Kagara më 17 shkurt, janë lënë të lirë të shtunën. Autoritetet thonë se sulmet në shkolla kryhen nga banditë, grabitës të armatosur, shushunja bagëtish... Читать дальше...

Mijëra policë monitorojnë masat kundër koronavirusit në Çeki

Evropaelire.org 

Policia dhe ushtria në Republikën Çeke kanë ngritur rreth 500 postblloqe, për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Rreth 30,000 oficerë janë përfshirë në operacion. Në këtë vend, prej sot, kanë hyrë në fuqi masa më të ashpra kundër koronavirusit, që i ndalojnë njerëzit të lëvizin në qarqe të tjera, nëse nuk shkojnë në punë ose nuk duhet të kujdesen për të afërmit. Kryeministri Andrej Babis ka thënë se qëllimi i masave është të parandalohet kolapsi i kapaciteteve spitalore. Читать дальше...

Vendi i Ambasadës, varet nga Izraeli

Evropaelire.org 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti paralajmëroi se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet, Tel Aviv apo Jerusalem do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael, duke thënë se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes, këtë deklaratë Kurti e bëri më 1 mars, gjatë takimit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar. Megjithatë, Kurti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe "mundësi e mirë për zhvillim". Читать дальше...

Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy raste të vdekjes u regjistruan në Pejë, dy në Prishtinë dhe nga një rast në Deçan, Gjakovë, Kaçanik, Prizren dhe Rahovec. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,914 mostrave. Sipas IKSHPK-së, shifra paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit, “me tendencë të rritjes ditëve në vijim”. Po sipas raportit... Читать дальше...

Ish-presidenti i Francës dënohet me burg për korrupsion

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tre vjet burgim - dy prej tyre me kusht - nën akuzat për korrupsion. Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike. Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog... Читать дальше...

Maqedonia e V. nis regjistrimin e popullsisë

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur regjistrimit i popullsisë, përkatësisht i personave që janë në vuajtjen e dënimit, personave të pastrehë, si dhe i shtetasve që momentalisht jetojnë jashtë vendit. Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit, do të nis më 1 prill. “Ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kyçen në zhvillimin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një operacion nga i cili të gjithë kanë dobi... Читать дальше...

Së paku tre muaj kohë për “COVID-pasaportat”

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian paralajmëroi se gjatë muajt mars do të miratojë propozimin legjislativ për atë që tashmë është emërtuar si “COVID-pasaportë”, e që në BE e quajnë “certifikatë e vaksinimit” kundër koronavirusit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se për të filluar zbatimin në praktikë të këtyre vërtetimeve për vaksinim, do të duhen së paku tre muaj. Ideja është që personat e vaksinuar do të kenë një “certifikatë të vaksinimit” në formën elektronike dhe kjo do t’ua lehtësojë udhëtimet. Читать дальше...

E fejuara e Khashoggit bën thirrje për ndëshkim të princit saudit

Evropaelire.org 

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, ka bërë thirrje për ndëshkim “pa vonesa” të princit të kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, lidhur me vrasjen e tij. “Kjo nuk do të sjellë vetëm drejtësinë që kemi kërkuar… mirëpo mund të parandalojë kryerjen e akteve të ngjashme”, ka thënë Hatice Cengiz përmes një deklarate. Cengiz, hulumtuese akademike turke, u ka kërkuar liderëve botërorë që të distancojnë veten nga princi i kurorës dhe të sanksionojnë Arabinë Saudite. “Duke nisur nga Administrata Biden... Читать дальше...

Shqipëria do të pranojë mbi 15 mijë doza të Pfizerit 

Evropaelire.org 

Autoritetet në Shqipëri njoftuan se të hënën në mbrëmje do të pranojnë 15.210 doza të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë amerikane Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu, njoftoi se me këtë kontingjent të ri do të përfundojë vaksinimi i stafit mjekësor dhe do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç. “Brenda dy javëve të para të marsit pritet të mbërrijnë edhe 14.400 vaksina të AstraZenecas, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke pasur prioritet mësuesit”, tha Manastirliu. Читать дальше...

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

Evropaelire.org 

Disa protestues armenë, të cilët janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian, kanë hyrë më 1 mars në ndërtesën e qeverisë, në kryeqytetin e këtij vendi, Jerevan. Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtëjavor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorno-Karabakut një vit më parë. Një marrëveshje për armëpushim, e ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e ka nënshkruar Pashinian, u... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперты КА «Главный Советник» приняли участие в форуме «Тренды и антитренды корпоративного видео сегодня»


Trump jep shenja për garë presidenciale më 2024

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është kthyer skenës politike më 28 shkurt, për herë të parë prej kur është larguar nga zyra, duke bërë përpjekje për të fuqizuar pozitën e tij si lider i nevojshëm i Partisë Republikane. Në fjalimin e tij të parë të madh, nga koha kur Joe Biden ka nisur udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në janar, Trump ka dhënë shenja për garë të mundshme për president më 2024, dhe ka hedhur poshtë thashethemet se planifikon të formojë një parti të tretë. “Unë do të vazhdoj të luftoj në anën tuaj. Читать дальше...

LVV kritikon ashpër raportimet për shfuqizim të fletarrestit për Radoiçiqin

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar të hënën pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçiq. “Kujtojmë se Milan Radoiçiqi, të cilit gjykata ia hoqi fletarrestin, për gjithë këto vite sfidon ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë... Читать дальше...

Lajçak pritet të nisë vizitën në Kosovë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, pritet të nisë të hënën vizitën e tij në Kosovë. Lajçak pritet të qëndrojë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars. Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. Ndonëse agjenda e tij ende nuk është bërë publike, Lajçak pritet të takohet përgjatë tri ditëve me zyrtarë të lartë shtetërorë e politikë... Читать дальше...

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

Evropaelire.org 

Liderja e Mianmarit (Birmanisë) Aung San Suu Kyi, është parë nga avokatët e saj për herë të parë të hënën, prej kur është ndaluar gjatë një puçi ushtarak një muaj më parë. Suu Kyi, e cila është paraqitur në gjykatë përmes video-lidhjes, është dukur “mirë me shëndet”, dhe ka kërkuar të shohë ekipin e saj ligjor, kanë thënë avokatët e saj. Aktualisht, ajo është duke u mbajtur në një lokacion të panjohur, prej puçit të 1 shkurtit. Ajo përballet me dy akuza për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve... Читать дальше...

Nomadland dhe Borat fitojnë çmimet kryesore në Golden Globes

Evropaelire.org 

Filmat Nomadland dhe Borat, kanë qenë fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes. Çmimin kryesor për dramën për të mirë e ka fituar filmi Nomadland, që personazh kryesor ka aktoren Frances McDormand, e cila portretizon një grua të pastrehë duke udhëtuar në Amerikën Perëndimore. Chloé Zhao ka fituar çmimin e regjisores më të mirë – duke u kthyer në gruan e dytë që fiton këtë çmim në historinë e Golden Globes. Vetëm Barbara Streisand është shpërblyer me këtë çmim më 1983. Читать дальше...

Lëvizja e Navalnyt has në pengesa serioze për shtrirje në Kaukazin Verior

Evropaelire.org 

Kur ekipi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny tentoi që të hapte një zyrë në kryeqytetin e Republikës së Kaukazit Verior të Dagestanit, shumë ngjarje pasuan menjëherë. Lajmi për këtë plan u publikua në mediat lokale më 19 shkurt. Një natë më vonë, një grup i panjohur sulmuesish, e morën koordinatorin rajonal të Navalnyt, Ruslan Ablyakimov, në një vend mbi qytet dhe e rrahën në mënyrë të egër. “Ata pastaj më ngritën lart dhe me pyetën: ‘Çfarë po bën këtu? Pse ke ardhur nga Moska?’ Unë nuk u përgjigja dhe ata vazhduan të më rrihnin. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






Инвесторы теряют интерес к владимирской экономике?

Подольские спортсмены выступят на первенстве мира по универсальному бою

Первый обвиняемый в теракте в "Крокусе" обжаловал свой арест

В Доме музыки прошел мультимедийный концерт «Музыкальные вершины великих эпох России»