ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 03.03.2021

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

Evropaelire.org 

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, dërgoi mesazhin e tij të parë nga burgu, pasi u transferua nga një qendër në Moskë në rajonin Vladimir, në mes të shkurtit. Në mesazhin e postuar në Instagram të mërkurën, Navalny tha se është në Qendrën e Paraburgimit Nr 3 në qytetin Kolçugino dhe se po kalon mirë me shokët e qelisë. “Gjithçka është në rregull me mua”, tha Navalny, duke shtuar se ai dhe shokët e tij të qelisë duhet ta thajnë bukën, pasi nuk u lejohet të blejnë ushqim nga dyqani i qendrës së paraburgimit. Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë në “ditën më të përgjakshme” në Mianmar

Evropaelire.org 

Së paku 38 njerëz u vranë të mërkurën në Mianmar, në protestat kundër puçit ushtarak. Kombet e Bashkuara thanë se kjo është “dita më e përgjakshme” që nga puçi i 1 shkurtit. Ka pamje tronditëse që dalin nga ky vend, tha e dërguara e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner Burgener. Ajo tha se duket se forcat e sigurisë janë duke i qëlluar protestuesit me plumba të vërtetë. Në Mianmar, vendin që njihet edhe si Birmani, protestat masive dhe aktet e mosbindjes civile kanë nisur prejse ushtria ka marrë pushtetin... Читать дальше...

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Serbia, gati për dialog

Evropaelire.org 

Serbia është e gatshme në çdo moment të vazhdojë dialogun me Kosovën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vuçiq tha se Serbia i mbështet aktivitetet, përpjekjet dhe synimet e Lajçakut që “me politikën e kompromisit, të vijmë deri te një zgjidhje, që do të nënkuptonte pakënaqësi ose kënaqësi të pjesshme për të dyja palët - pa ultimatume dhe zgjidhje të imponuara”. Ai shprehu... Читать дальше...

Ambasada në Izrael mbetet në duart e Kurtit

Evropaelire.org 

Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është shprehur edhe në letrën që ai ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Përparim Kryeziu. Deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje vijën pas debatit të krijuar në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ku janë ngritur dyshimet nëse Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem... Читать дальше...

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Evropaelire.org 

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook. “KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave. Në bazë të rezultateve preliminare... Читать дальше...

Kapet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

Evropaelire.org 

Policia në Afrikën e Jugut dhe Kinë ka konfiskuar mijëra doza të falsifikuara të vaksinës kundër koronavirusit dhe ka bërë dhjetëra arrestime, njoftoi agjencia ndërkombëtare e policisë - Interpol. Tre shtetas kinezë dhe një i Zambisë janë arrestuar në një depo në Gauteng të Afrikës së Jugut, ku po ashtu janë gjetur ampula me 2,400 doza vaksinash, tha Interpoli. Sipas njoftimit, policia në Kinë ka arrestuar 80 vetë në një fabrikë që dyshohet se bën vaksina false. Së paku 3,000 doza të tilla janë gjetur atje. Читать дальше...

I akuzuari shpallet fajtor për vrasjen e 10 kalimtarëve në Toronto

Evropaelire.org 

Një burrë që pranoi se ka përdorur furgonin e tij për të vrarë dhjetë kalimtarë në Toronto, u shpall fajtor të mërkurën. Alek Minassian u përball me dhjetë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe 16 akuza për përpjekje për të vrarë në sulmin e 23 prillit, 2018. Avokatët e tij thanë se Minassian nuk e ka ditur se çfarë është duke bërë, për shkak të çrregullimeve nga autizmi. Minassian u deklarua i pafajshëm dhe avokati tha se klienti i tij nuk është penalisht përgjegjës. Minassian, 28 vjeç... Читать дальше...

Kryeministri i Maqedonisë së V. kërkon votëbesim të Qeverisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kërkoi votëbesim nga Kuvendi për Qeverinë që drejton ai nga 31 gushti i vitit të kaluar. Zaev tha se kërkesën e ka paraqitur pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila... Читать дальше...



Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

Evropaelire.org 

Shërbimet e inteligjencës në Gjermani e emërtuan partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si grup të dyshuar ekstremist, raportojnë mediat lokale. Partia nacionaliste është tashmë nën mbikëqyrje në disa lande gjermane, por vendimi do të thotë se aktivitetet e saj mund të vëzhgohen në të gjithë vendin. Megjithatë, deputetët dhe anëtarët e Parlamentit Evropian do të përjashtohen nga çdo operacion. Shërbimet e inteligjencës nuk i kanë komentuar ende publikisht raportet. Një zëdhënëse e AfD-së... Читать дальше...

Opozita maqedonase kritikon planin e ri kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Plani i veprimit për luftimin e korrupsionit i miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sipas opozitës, nuk do të japë rezultatet që pretendon ajo, meqë VMRO-DPMNE-ja vlerëson se këtë betejë nuk mund ta udhëheqin drejtuesit e qeverisë, të cilët sipas opozitës, përmenden në të gjitha aferat korruptive në vend. “(Kryeministri maqedonas) Zoran Zaev dhe (zëvendëskryeministri) Lupço Nikollovski nuk mund ta luftojnë korrupsionin sepse ata janë burim i korrupsionit. Nuk ka asnjë aferë kriminale që... Читать дальше...

Mbi 500 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosova regjistroi të mërkurën numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus për këtë vit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Sipas të dhënave të tij, 568 raste pozitive u konfirmuan pas testimit të 2,532 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 233. IKSHPK-ja njoftoi se në 24-orëshin paraprak u regjistruan edhe katër viktima nga koronavirusi: dy prej tyre në Prizren dhe nga një në Fushë Kosovë dhe Suharekë. Me këto shifra, numri... Читать дальше...

KQZ-ja të enjten shpall rezultatin - çfarë pastaj?

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve më 4 mars (të enjten), por ky nuk është epilogu i procesit zgjedhor. Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme. Ankesat eventuale mund të shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, proces ky që i hap rrugën afatit të ri ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Читать дальше...

Biden premton vaksina për të gjithë deri në fund të majit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, deri në fund të majit, do të kenë vaksina të mjaftueshme kundër koronavirusit, për secilin të rritur, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se vaksinimi duhet të zgjerohet dhe njerëzit të binden për t’u vaksinuar. “Kemi nevojë për vaksinues, njerëz që i vendosin vaksinat në krahët e njerëzve, në krahët e miliona amerikanëve”, tha Biden. Ai po ashtu paralajmëroi se njerëzit duhet “të mbeten vigjilentë”, sepse, siç tha, “kjo luftë është larg përfundimit”. Shtetet e... Читать дальше...

Partia e Orbanit largohet nga grupi i EPP-së

Evropaelire.org 

Partia në pushtet në Hungari, Fidesz është tërhequr nga Partitë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, pasi grupi konservator miratoi rregulla të reja të brendshme. Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi për këtë vendim, përmes një letre dërguar kryetarit të Grupit parlamentar të EPP-së, Manfred Weber, letër të cilën e postoi në Twitter një nga ministrat e tij. Ky vendim vjen një ditë pasi EPP-ja ndryshoi rregullat e saja të brendshme, për të lejuar që të përjashtohen partitë politike dhe jo vetëm anëtarët e një partie ... Читать дальше...

Të infektuarit në pritje të parave nga komunat

Evropaelire.org 

Remzi Krasniqi nga Prishtina është një nga qytetarët e parë që ka aplikuar për ndihmën financiare prej 50 eurove nga Komuna e Prishtinës, pasi ishte prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Kuvendi Komunal i Prishtinës, pak muaj pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, kishte miratuar një vendim që qytetarëve të saj, nën moshën 65-vjeçare, të infektuar me koronavirus, t’iu dalë në ndihmë me nga 50 euro, ndërkaq pensionistëve me 100 euro. Megjithatë, Krasniqi thotë... Читать дальше...

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Evropaelire.org 

Një tërmet prej 6.3 shkallë të Rihterit, të mërkurën ka goditur Greqinë Qendrore, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Ende nuk ka raportime për lëndime në njerëz. Sipas mediave lokale, banorët në qytetin Larissa, pas lëkundjeve të fuqishme kanë dalë në rrugë. Ndërkaq, autoritetet greke thanë se tërmeti është 6.0 ballësh. Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jug të qytetit Elassona, afër Larissas. Dridhjet e tokës u ndjenë në orën 12:15, sipas kohës lokale, duke bërë që shtetet e Ballkanit siç është Maqedonia e Veriut... Читать дальше...

Shpërthim në afërsi të një qendre vaksinimi në Holandë

Evropaelire.org 

Një shpërthim ndodhi të mërkurën pranë një qendre për vaksinimin kundër koronavirusit në Holandë, duke shkaktuar dëme materiale. Por, policia tha se duket se nuk ka lëndime në njerëz. “Afër një qendre të testimit në Bovenkarspel, një shpërthim ndodhi në orën 06:55. Policia është duke e hetuar këtë rast”, u tha në njoftimin e policisë, transmeton AFP. Një ekip për bomba u dërgua në vendin e ngjarjes për të parë se nëse ka pasur materiale shpërthyese në vendin e ngjarjes, raporti televizioni publik, NOS. Читать дальше...

Kurti thotë se i ka votat për ta formuar qeverinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se Qeverinë e re të Kosovës planifikon ta formojë duke marrë rreth vetes deputetë të komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me partitë shqiptare dhe me Listën Serbe. Gjatë një prononcimi për media nga Tirana, Kurti tha se beson që ta kalojë shifrën prej 61 deputetëve, sa janë të nevojshme për ta formuar qeverinë. “Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin... Читать дальше...

Rusia porosit Perëndimin: Mos luaj me zjarr

Evropaelire.org 

Moska e ka paralajmëruar Perëndimin që “mos të luajë me zjarr”. Ky është reagimi nga Rusia pas vendosjes së raundit të ri të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndaj zyrtarëve të lartë rusë, lidhur me helmimin dhe burgosjen e politikanit opozitar, Aleksei Navalny. Në deklaratë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i quajti sanksionet një “veprim armiqësor ndaj Rusisë”. “Absurditeti triumfon kur arsyeja pas sanksioneve bazohet në ‘helmimin’ e pretenduar... Читать дальше...

Новости России
Москва

Самые продаваемые массовые новостройки Москвы в I квартале


FH: Ritmi i rënies së demokracisë në botë është “përshpejtuar”

Evropaelire.org 

Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, sa i përket lirisë në botë, është thënë se pandemia vdekjeprurëse, pasiguritë ekonomike dhe fizike, si dhe konfliktet e dhunshme, që janë raportuar në botë, kanë rezultuar me humbje të mëdha të mbrojtes së demokracisë kundër armiqve autoritarë, duke zhvendosur ekuilibrin ndërkombëtar në të mirë të tiranisë. Në raportin e titulluar “Demokracia nën rrethim 2021”, është thënë që më pak se një e pesta e njerëzve në botë tani jeton në shtete krejtësisht të lira. Читать дальше...

Kurti u nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka nisur letra presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilat është zotuar për thellim të bashkëpunimit, kur të formojë qeverinë e re në Kosovë. Në letrën dërguar Erdoganit, Kurti ka thënë se turqit në Kosovë dhe shqiptarët në Turqi janë ura e miqësisë në mes të të dyja vendeve. “Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të kenë rol të rëndësishëm edhe në qeverinë time”, ka thënë Kurti. Читать дальше...

Qantas prezanton "fluturimet misterioze"

Evropaelire.org 

Kompania e fluturimeve Qantas do të prezantojë “fluturimet misterioze”, teksa bën përpjekje të rrisë turizmin e brendshëm në gjithë Australinë. Udhëtimet ditore, në të cilat pasagjerët nuk e dinë se ku do të shkojnë, kanë qenë të popullarizuara në vitet 1990. Fluturimet do të realizohen nga Brisbën, Melbërn apo Sidnej, me çmime prej 577 dollarëve amerikanë. Në paketën ditore përfshihen një mori aktivitesh. Meqë kufijtë ndërkombëtarë ka mundësi që nuk do të rihapen deri më 2022 në Australi... Читать дальше...

Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës

Evropaelire.org 

Teksasi ka marrë vendim për të shfuqizuar masën për vendosje të maskës dhe bizneseve do t’iu lejohet të punojnë me kapacitet të plotë nga java tjetër, ka thënë guvernatori i këtij shteti, Greg Abbott. “Është koha që ta hapim tani Teksasin 100 për qind”, ka thënë republikani të martën. Teksasi është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund masës për vendosje të maskës. Abbott është përballur me kritika nga partia e tij për këtë masë, e cila është zbatuar nga muaji korrik i vitit të kaluar. Читать дальше...

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e tri punëtoreve të televizionit afgan

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm, që ka lënë të vdekura tri punëtore të një kanali televiziv afgan, në qytetin lindor Jalalabad. Një bashkëpunëtor afgan i IS-it ka thënë se sulmuesit kanë kryer vrasjet në kryeqytetin e provincës Nangarhar më 2 mars, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të militantëve. Punëtoret e televizionit Enikass, është thënë se sapo kanë diplomuar dhe kanë qenë të moshave mes 18 dhe 20-vjeçare. Ato kanë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане






«Росатом» купил долю производителя зарядок для электрокаров

"Я не знаю, как спят эти нелюди по ночам". Вдова пациента клиники Хайдарова призвала наказать виновн

Цели Ирана достигнуты: Нетаньяху в ловушке, США не у дел. Куда ударит Тель-Авив?

Семейный внедорожник за 14 тыс. долларов, который скоро будет доступен россиянам. Представлен GAC GS4 MAX