ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 04.03.2021

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Evropaelire.org 

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë prodhuar nga fabrika e AstraZenecas që gjendet në Itali. Italia është shteti i parë i Bashkimit Evropian, që po zbaton rregullat e reja të bllokut, duke ndaluar eksportet nga kompanitë që prodhojnë vaksina, e të cilat kanë dështuar që të përmbushin obligimet që kanë me BE-në. Ky vendim i Qeverisë italiane, sipas mediave, është mbështetur edhe nga Komisioni Evropian. Читать дальше...

Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së

Evropaelire.org 

Deklarimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitete nga pandemia, bien ndesh me të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Më 30 janar, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ekonomia e Kosovës "po i kthehet normalitetit" dhe se "qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm". Ai shtoi se të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës në janar, 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020. Читать дальше...

Besimi ndaj Qeverisë Zaev zhbllokon kuvendin

Evropaelire.org 

Zhbllokimi i punës së kuvendit, përkatësisht kalimi i ligjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së pandemisë, mbetet sfidë për shumicën e brishtë prej 62 deputetësh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se ekzekutivi të mërkurën mori besimin e kuvendit, për të vazhduar punën. Votimi i së mërkurës për votëbesimin ndaj qeverisë u iniciua nga vetë kryeministri Zaev, pasi siç deklaroi ai, ky mocion kishte për qëllim që të përgënjeshtronte pretendimet e opozitës maqedonase se kjo e... Читать дальше...

Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke

Evropaelire.org 

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes. Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis. Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti. Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes. Читать дальше...

“Infodemia” dëmton suksesin e hershëm të vaksinimit në Serbi

Evropaelire.org 

Serbia ka nisur herët të miratojë vaksina joperëndimore kundër koronavirusit, me rrezikun se braktisja e fqinjëve evropianë mund të jetë shkatërruese në luftën kundër pandemisë. Kërkesa për ndonjërën nga katër vaksinat që ofron Serbia, mbetet prapa furnizimeve, me gjithë sigurimin e së paku 2 milionë dozave tashmë. Dy nga vaksinat - Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - janë miratuar nga rregullatorët evropianë, ndërsa dy të tjerat - Sinopharm e Kinës dhe Sputnik V e Rusisë - nuk janë miratuar. ... Читать дальше...

Në Maqedoninë e V. rritet numri i rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar numër të lartë të personave të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3.323 mostrave, me COVID-19 kanë rezultuar 721 persona, nëntë  persona e kanë humbur jetën, ndërsa 1,753 pacientë janë shëruar. “Gjithsej jetën e kanë humbur nëntë persona. Nga tre persona kanë humbur jetën në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Prilep, Veles, Kriva Pallankë dhe Vallandovë. Tetë nga këta persona kanë humbur jetën në kushte spitalore ndërsa një tjetër në shtëpi”... Читать дальше...

Shtatë viktima dhe 591 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se të enjten janë regjistruar shtatë viktima dhe 591 raste të reja me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit, 3.674 persona janë testuar për koronavirus në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Читать дальше...

Gjermania rekomandon vetëm një dozë të AstraZenecas për të shëruarit nga COVID-19

Evropaelire.org 

Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. Ky vendim pritet që mundësojë që më shumë njerëz të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të dozave të vaksinave. Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni i përhershëm i vaksinave... Читать дальше...



Pandemia theu turizmin e Gjirokastrës

Evropaelire.org 

Qyteti i vjetër i Gjirokastrës, tani një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, po përballet me një të ardhme të pasigurt pasi pandemia shkatërroi shpresat për t'u bërë një pikë e rëndësishme historike për turistët. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

Evropaelire.org 

Protestuesit në disa qytete në mbarë Mianmarin kanë dalë sërish në rrugë, edhe pas shtypjes së dhunshme nga ushtria dhe policia. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si “shtypje të egër” përgjigjen e autoriteteve ndaj protestave, ku janë vrarë mbi 50 protestues, që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit. Komisionerja për të drejtat e njeriut në OKB, Michelle Bachelete, tha më 4 mars se të paktën 54 persona janë vrarë dhe mbi 1.700 janë burgosur që prej grushtit të shtetit. Ushtria “duhet... Читать дальше...

Rregullatori i BE-së nis rishikimin e vaksinës ruse, Sputnik V

Evropaelire.org 

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian thotë se ka nisur “rishikimin” e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar në Rusi, Sputnik V. Ky vendim po shihet si kyç drejt miratimit për përdorim të kësaj vaksine në 27 vendet e BE-së. Komiteti i ilaçeve i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) do të rishikojë të dhënat nga studimet që po vazhdojnë të kësaj vaksine, derisa të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike që ta miratojë përdorimin e së njëjtës, tha EMA në një deklaratë për media më 4 mars. Muajin e kaluar... Читать дальше...

Suedia heton terrorizmin si motiv të sulmit me thikë

Evropaelire.org 

Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm prapa një sulmi me thikë në jug të Suedisë. Sulmuesi, në të 20-tat, u arrestua pasi u qëllua dhe u plagos nga policia të mërkurën, në qytetin Vetlanda. Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Sipas spitalit lokal, tre të plagosur janë në rrezik për jetën. Policia tha se po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe se po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm. Читать дальше...

LVV-ja fiton 58 ulëse, Osmani më e votuara

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pavarësisht kohës së shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, përkatësisht për më pak se 40 ditë, zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas saj ishin zgjedhjet e organizuara "më së miri" në historinë e zgjedhjeve të Kosovës. Sipas rezultatit përfundimtar... Читать дальше...

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu “shqetësim të thellë” për, siç tha, përpjekjet e Qeversë ruse “për të ndaluar ushtrimin e lirisë së shprehjes”. Deklarata e zëdhënësit Ned Price më 3 mars erdhi në të njëjtën ditë kur Moska refuzoi pesë apele të Radios Evropa e Lirë kundër gjobave të vendosura në bazë të ligjit rus për agjentët e huaj. “Jemi të shqetësuar me refuzimin e ankesave të Radios Evropa e Lirë/Radios Liria për gjobat e vendosura padrejtësisht”, tha Price, duke shtuar se ligji rus... Читать дальше...

SHBA kundërshton hetimet në territoret palestineze

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara “e kundërshtojnë fuqishëm” vendimin e kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, për të nisur hetime zyrtare të krimeve të pretenduara në territoret palestineze. Blinken tha se “SHBA-ja është thellësisht e zhgënjyer”. Izraeli reagoi ngjashëm, ndërsa palestinezët dhe organizatat e të drejtave të njeriut e mirëpritën vendimin. Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Fatou Bensouda, tha të mërkurën se pas një ekzaminimi paraprak pesëvjeçar... Читать дальше...

Guvernatori i Nju Jorkut i mohon akuzat për ngacmim seksual

Evropaelire.org 

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se “i vjen keq” që i ka bërë gratë të mos ndjehen rehat, por mohoi se ka prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme. Tri gra e akuzuan së voni atë për ngacmim seksual. Në komentet e para publike në lidhje me akuzat, Cuomo tha se ndjehet “i turpëruar” që veprimet e tij i kanë bërë gratë të mos ndjehen rehat në punë. “Nuk ka rëndësi qëllimi im. Nëse gratë janë ofenduar prej tij, ishte gabim. Nëse janë lënduar, unë kërkoj falje”, tha Cuomo. Ai kërkoi nga publiku që t’i presë “faktet”... Читать дальше...

Gjermania zgjat izolimin, por lehtëson disa masa

Evropaelire.org 

Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit. Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve u pajtuan të mërkurën vonë për këtë balancë masash, pas rreth nëntë orë bisedimesh. Rregullat e izolimit aktual do të zgjasnin deri të dielën. “Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa”, tha kancelarja Merkel para gazetarëve në Berlin. Читать дальше...

Komplot i mundshëm për dhunë në Kongres

Evropaelire.org 

Siguria u rrit pranë Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “një komploti të mundshëm për dhunë” të enjten, tha policia e Kongresit. Masa u nxit nga inteligjenca, pas kërcënimeve të bëra nga një grup milicësh, thuhet në deklaratë. Policia tha se është “e përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit”. Dhoma e Përfaqësuesve e anuloi seancën e së enjtes, pas zbulimit të kërcënimit. Megjithatë, Senati, i cili gjithashtu mblidhet në Kongres, planifikon të mbajë debatin në lidhje me një paketë të ndihmës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Итоги мини-конференции «Инвест-дизайн»

Подольские спортсмены выступят на первенстве мира по универсальному бою

Эксперт Кочетков назвал студии самыми востребованными квартирами на рынке

Пожилые люди из Свердловской области стали чаще пользоваться каршерингом