ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 11.03.2021

Osmani dhe Kurti ftojnë krerët e partive politike për diskutim pas zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar të enjten krerëve të partive politike në Kosovë që të zhvillojnë takime rreth formimit të institucioneve. Në disa letra të publikuara nga Arlind Manxhuka nga kjo parti, kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kanë thënë se është shumë e rëndësishme të ecet tutje, pas reflektimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit. Letrat u janë dërguar krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Shtrëngimi i masave rikthen frikën për pasoja ndaj ekonomisë

Evropaelire.org 

Masat shtrënguese që kanë nisur të zbatohen në Maqedonisë e Veriut, sipas autoriteteve, nuk do të ndikojnë në punën e bizneseve, meqë sipas tyre, bëhet fjalë për ndalim të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 5:00, dhe jo për ndalesë në punën e bizneseve. Por, ekonomistët paralajmërojnë se në rast se masat nuk japin rezultate dhe nëse miratohen masa shtesë, siç edhe kanë paralajmëruar zyrtarët, sikurse ato të pranverës së kaluar, ose ato që janë përsëri në fuqi në disa vende të Evropës... Читать дальше...

Maqedonia e V: 21 të vdekur dhe 947 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut edhe të enjten ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 21 persona të vdekur dhe 947 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus. Të dhënat i referohen testimit të 3.450 mostrave ndërsa njoftohet edhe për 397 persona të shëruar nga COVID-19. Sipas raportit të publikuar, në Shkup jetën e kanë humbur gjashtë persona (91, 90, 87, 66, 68, 78) në Berovë tre persona ( 59,51,70) nga dy në Kumanovë (72... Читать дальше...

Princi William: Familja mbretërore nuk është raciste

Evropaelire.org 

Princi William ka thënë se familja mbretërore nuk është raciste. Ai i ka bërë këto komente pas akuzave nga Duka dhe Dukesha e Sussexit në një intervistë televizive. Duka i Kembrixhit ka thënë se nuk ka folur ende me vëllain e tij, por do ta bëjë një gjë të tillë. Meghan dhe Princi Harry kanë thënë se pjesëtarë të familjes mbretërore janë shqetësuar “sa e errët” mund të jetë ngjyra e djalit të tyre. Pallati Buckingham ka thënë më ditë më parë se “është i shqetësuar” mirëpo këto çështje do të adresohen privatisht. Читать дальше...

Markoviq: E humba punën sepse nuk e votova Adrijana Hoxhiqin

Evropaelire.org 

Bojan Markoviq nga komuna e Ranillugut, komunë kjo me shumicë serbe, pretendon se e ka humbur vendin e punës, vetëm sepse refuzoi të votonte për Adrijana Hodxhiqin, përfaqësuese e një prej subjekteve politike boshnjake nga Mitrovica, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Markoviq thotë se kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq nga Lista Serbe, i kërkoi që të votonte për Hoxhiqin. Markoviq, i cili është baba i dy fëmijëve të mitur, punonte për kompaninë e sigurimit fizik “Scorpion” me seli në Ferizaj... Читать дальше...

Osmani dhe Hoti zhvillojnë takime virtuale me Palmerin

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë Vjosa Osmani, është fokusuar në takimin virtual me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Mathew Palmer, në themelimin pa vonesë të institucioneve të Kosovës. Në një komunikatë për media është thënë se Palmer ka uruar Osmanin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Osmani, e cila ka garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 300.788. Në njoftim është thënë... Читать дальше...

Kina miraton planin për të rritur kontrollin në Hong Kong

Evropaelire.org 

Legjislatura e Kinës ka përkrahur planin për të ndryshuar sistemin zgjedhor të Hong Kongut, një tjetër shenjë se Qeveria në Pekin nuk do të tolerojë më disidentët në këtë qytet. Ndryshimet synojnë që përgjegjësinë për udhëheqjen e Hong Kongut ta lënë në duart e “patriotëve”, ka thënë kryeministri kinez Li Keqiang më 11 mars, pasi Kongresi Kombëtar Popullor, ka miratuar ndryshimet. Këto veprime ndodhin në kohën e shtypjes së lëvizjes pro-demokracisë në Hong Kong. Zyrtarët kinezë e kanë bërë... Читать дальше...

Demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

Evropaelire.org 

Demonstratat që nisën në Kosovë, më 11 mars të vitit 1981 dhe vazhduan më pas në fund të atij muaji dhe në fillim të prillit të atëhershëm, thyen dogmën e barazisë nacionale dhe socializmit liberal, të cilën e propagandonte ish-federata e Jugosllavisë ndaj popujve që jetonin brenda kësaj bashkësie shtetërore, thotë Bujar Dugolli, profesor i Historisë moderne shqiptare në Univesitetin e Prishtinës. Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 40 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së... Читать дальше...



Kroacia do të rrisë praninë ushtarake në Kosovë në misionin e NATO-s

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka thënë të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel se Koacia, në javët në vijim, do të rrisë numrin e pjesëtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefi i NATO-s e ka falënderuar Kroacinë, duke e quajtur “anëtare të rëndësishme të aleancës” për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve për forcimin e sigurisë së përbashkët... Читать дальше...

Hoti: Mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta për luftim të pandemisë së koronavirusit. Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtorin e Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi. “Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota... Читать дальше...

Kosovë: Tetë viktima dhe 632 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten 632 raste me koronavirus, pas testimit të 3.621 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 11 mars janë regjistruar tetë viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)", është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19... Читать дальше...

Rregullatori evropian miraton vaksinën e kompanisë Johnson&Johnson

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson&Johnson. Ky vendim vjen ndonëse kompania ka njoftuar ligjvënësit e Bashkimit Evropian se vaksina nuk do të ketë mundësi të dërgohet deri në mesin e muajit prill. Kjo vaksinë tashmë është miratuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Për dallim nga vaksinat e kompanive tjera, kjo vaksinë merret vetëm në një dozë. Rezultatet e testimeve me rreth 44,000 pjesëmarrës kanë treguar se vaksina e kompansë Johnson&Johnson... Читать дальше...

Hungaria dhe Polonia synojnë bllokimin e mekanizmit për buxhet

Evropaelire.org 

Polonia dhe Hungaria janë duke sfiduar një mekanizëm të ri në buxhetin e Bashkimit Evropian, që lidh pagesat, me situatën rreth zbatimit të ligjit, për çka të dyja shtetet janë kritikuar ashpër. Mekanizmi i ri është krijuar në planin e shpenzimeve për periudhën 2021-27 dhe në paketën e rimëkëmbjes në vlerë të 750 miliardë eurove, e cila mëton të zvogëlojë pasojat e nxitura nga pandemia e koronavirusit në 27 vendet anëtare. Ky kusht mundëson bllokimin e fondeve nëse ka shqetësime për shkelje standarde... Читать дальше...

Gjykata Supreme hedh poshtë nëntë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme ka njoftuar të enjten se ka refuzuar nëntë nga 15 ankesat e pranuara, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Gjashtë ankesa tjera është thënë se do të trajtohen në 72 orët e ardhshme. Ankesat u janë refuzuar: Anton Shalës, Nezir Çoçajt, Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Hotit, Ismet Shamollit, Hisen Berishës, Lirie Kajtazit, Ekrem Hysenit dhe Gentrit Sylës. Ankesat kanë qenë të lidhura me kërkesa për rinumërim apo manipulim me vota. Ankesa e Adrijana Hoxhiqit... Читать дальше...

Haradinaj kërkon rinumërim të votave

Evropaelire.org 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Hradinaj ka kërkuar të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe dënimin e keqpërdorueseve të votave. Ai u ka thënë mediave se AAK-ja është e shqetësuar me keqpërdorimet e votave, që kanë ndodhur në disa raste nga komisionarë, të cilët i ka konsideruar të papërgjegjshëm. “Kërkojmë nga organet e rëndit, ligjit dhe hetuesisë që kriminelet e votës të të gjitha partive të përfundojnë në burg. Читать дальше...

Ushtria akuzon Aung San Suu Kyinë për pranim të paligjshëm të parave dhe arit

Evropaelire.org 

Udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë akuzuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi për pranim të 600,000 dollarëve dhe arit, në mënyrë të paligjshme. Ky pretendim është më i fuqishmi nga niveli ushtarak, prej puçit ushtarak të 1 shkurtit. Ushtria ende nuk ka ofruar prova për këtë akuzë. Gjenerali Zaw Min Tun ka akuzuar edhe presidentin Win Myint dhe disa ministra tjerë të kabinetit për korrupsion. Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar... Читать дальше...

AI: Pabarazitë në vaksina rrezikojnë jetë njerëzish

Evropaelire.org 

Veprimet e kompanive farmaceutike dhe shteteve të pasura po bëjnë që miliarda njerëz që janë në rrezik nga sëmundja COVID-19, të kenë pak gjasa të marrin doza të vaksinave gjatë këtij viti, të cilat mund t’ua shpëtojnë jetën, thotë organizata Amnesty International, që ka lansuar një fushatë të re globale, përmes së cilës bëhet thirrje që të ketë qasje universale në vaksina. Fushata “Ndarje e barabartë: Qasje universiale në vaksinat kundër COVID-19” u bën thirrje kompanive farmaceutike që të ndajnë njohuritë e tyre dhe teknologjinë... Читать дальше...

UNICEF: Rreth 12 mijë fëmijë të vrarë e të plagosur në luftën 10-vjeçare në Siri

Evropaelire.org 

Pothuajse 12 mijë fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur gjatë luftës 10-vjeçare në Siri.   Sipas një komunikate të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), mbi 5,700 fëmijë - disa madje shtatë vjeç - janë rekrutuar në luftime, në periudhën 2011-2020.  Si pasojë e luftës, më shumë se 1,300 objekte arsimore dhe mjekësore janë sulmuar.  “Gati 2.45 milionë fëmijë në Siri dhe një numër prej 750,000 fëmijëve sirianë që jetojnë në vendet fqinje, nuk janë në shkollë; 40 për qind prej tyre janë vajza”... Читать дальше...

Новости России
Москва

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN


Mediat: Anulohet vizita e Netanyahut në Emirate

Evropaelire.org 

Një vizitë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për në Emiratet e Bashkuara Arabe, e planifikuar për sot, u anulua. Lajmi u dha nga radioja publike e Izraelit, Kan, e cila citoi burime të përfshira në planifikim. As Izraeli, as Emiratat nuk e konfirmuan zyrtarisht anulimin. Vizita e Neyanyahut do të ishte e para e një kryeministri izraelit në shtetin e Gjirit. Më herët, mediat izraelite thanë se vizita mund të shtyhet ose anulohet për shkak të disa çështjeve në trafikun ajror dhe... Читать дальше...

I zgjedhuri i Bidenit konfirmohet si prokuror i përgjithshëm

Evropaelire.org 

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të zgjedhurin e presidentit Joe Biden për prokuror të përgjithshëm. Senati votoi me 70 vota për dhe 30 kundër prokurorit Merrick Garland. Garland, 68 vjeç, do të marrë përsipër udhëheqjen e Departamentit të Drejtësisë, pas një periudhe të trazuar nën ish-presidentin Donald Trump. Trump ka insistuar që prokurori i përgjithshëm të jetë besnik ndaj tij personalisht. Prokurori i parë i përgjithshëm i Trumpit, Jeff Session, ka dhënë dorëheqje pas presionit të presidentit... Читать дальше...

Së paku pesë protestues të vrarë në Mianmar

Evropaelire.org 

Së paku pesë protestues u vranë në qytetin Mjaing të Mianmarit, raportojnë dëshmitarët dhe mediat lokale. Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat, prejse ushtria ka përmbysur udhëheqjen civile dhe ka marrë pushtetin, më 1 shkurt. Protestuesit duan rikthimin në demokraci. Dhuna e fundit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vënë sanksione kundër dy fëmijëve të rritur të udhëheqësit të juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, dhe gjashtë kompanive që ata kontrollojnë. Читать дальше...

Kostoja e pandemisë COVID-19

Evropaelire.org 

Një vit më parë, më 11 mars, 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e sëmundjes COVID-19 pandemi globale. Rastet e para janë identifikuar në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019. Që atëherë, virusi është përhapur në çdo cep të globit, duke marrë mbi 2.6 milionë jetë njerëzish dhe duke shkaktuar rënie të mëdha ekonomike. (Përgatitën: Valona Tela, Arben Hoti)

Japonia shënon 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit masiv

Evropaelire.org 

Japonia shënoi të enjten 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit masiv me një minutë heshtjeje. Tërmeti prej 9.0 shkallësh të Richterit - ndër më të fuqishmit në histori - goditi rajonin verior japonez më 11 mars, 2011. Dridhjet nxitën cunami, që shkatërroi qytete dhe shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushim Daiçi. Më shumë se 18,000 njerëz humbën jetën dhe gati gjysmë milioni u zhvendosën nga rajoni. Një dekadë më vonë, mbi 40,000 njerëz nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre. Читать дальше...

Rregullatori i BE-së vendos për vaksinën e katërt

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës së katërt kundër koronavirusit. Agjencia me seli në Amsterdam pritet t’i japë dritën jeshile vaksinës Johnson&Johnson, të prodhuar në SHBA. Komisioni Evropian pastaj duhet ta japë fjalën përfundimtare. BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine. Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë janë autorizuar në BE, Johnson&Johnson jepet në vetëm një dozë dhe është efikase. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






МВД: героический поступок силовиков в «Крокусе» помог поймать террористов

Нитка в животе. Гену из сериала «СашаТаня» экстренно прооперировали

Путин: «Нападение России на НАТО это полный бред»

Ярмарка трудоустройства пройдёт в Ставрополе 12 апреля