ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 12.03.2021

Opozita shqiptare në Maqedoninë e V. kërkon riformulim kushtetues për gjuhën

Evropaelire.org 

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut kërkon që, në rast të ndryshimit të kushtetutës, të ndryshohet edhe formulimi për gjuhën shqipe. Aktualisht, gjuha shqipe në kushtetutë përkufizohet si gjuhë, të cilën e flasin më shumë se 20 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Kërkesa e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut është që gjuha shqipe të definohet qartë si gjuhë zyrtare e shtetit, sepse "nuk është në rregull që të kemi gjuhë me përqindje”. Kërkesa e opozitës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev... Читать дальше...

Premtimet e vonuara të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian do të dëshironte të shihte më shumë dinamikë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Ai i ka bërë këto deklarata në Forumin e Tretë Ekonomik, që është mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ky forum është organizuar përmes video-lidhjes , për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ai ka thënë se, si për Serbinë... Читать дальше...

Arsimimi i shoqërisë zvogëlon numrin e lindjeve

Evropaelire.org 

Rreth 3.610 lindje në Kosovë janë shënuar më pak në vitin 2020 sesa në vitin 2019, kurse 1.678 ka qenë numri më i lartë i vdekjeve në vitin e kaluar. Që nga viti 2014, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënia e natalitetit është e regjistruar për çdo vit. Në vitin 2014 numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25.929. Në vitin 2019 janë regjistruar 21.798, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë vetëm 18.188 lindje. Shifra më e ulët e lindjeve është regjistruar në muajin prill të vitit 2020. Читать дальше...

Hoxhiq: Do të bëjmë gjithçka për të vërtetuar se Kosova nuk është shtet ligjor

Evropaelire.org 

Adrijana Hoxhiq, nga Iniciativa Qytetare Komuniteti i Bashkuar, ka thënë të premten se ajo me pjesëtarët e iniciativës, do ta bëjnë gjithçka për të vërtetuar se Kosova nuk është shtet ligjor. Deklaratat e saj vijnë pas vendimit të Gjykatës Supreme më 12 mars, e cila ka hedhur poshtë pjesën e mbetur të ankesave të dërguara në këtë institucion kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në mesin e ankesave të refuzuara është edhe ajo e Iniciativës Qytetare Komuniteti i Bashkuar -  Adrijana Hoxhiq... Читать дальше...

Balje: Demokracia nuk mund dhe nuk do të shkelet nga askush

Evropaelire.org 

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka thënë të premten se tani e tutje, kushdo që garon për ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, e ka të qartë që nuk mund të luajë me vullnetin e askujt. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ajo ka thënë se i vjen keq që disa njerëz janë “terrorizuar në këto zgjedhje” dhe se askush nuk mund të shkelë dinjitetin e asnjë komuniteti me vota të një komuniteti tjetër. “Verdikti i organeve të drejtësisë së shtetit... Читать дальше...

Serbia mbyll dyqane e restorante në fundjavë

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare. Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës. Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu. Nxënësit... Читать дальше...

Sektori i bujqësisë, nga prioritet në vatër korrupsioni

Evropaelire.org 

Në planin e zhvillimit ekonomik 2011-2014, zhvillimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Por, ky plan, i cili synonte rritjen e prodhimtarisë, zvogëlimin e importit të produkteve bujqësore, si dhe rritje të punësimit, nuk u realizua. Mosrealizimi i këtij synimi vihet në pah në Programin për Zhvillim Rural 2020 - 2021 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nga përfaqësues të Federatës Sindikale të Bujqve, të Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit... Читать дальше...

Më 2020 "u vranë 65 punëtorë mediash në botë"

Evropaelire.org 

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka thënë se 65 gazetarë dhe punëtorë mediash janë vrarë në gjithë botën një vit më parë, teksa kanë qenë duke kryer punën e tyre. Në raportin e publikuar më 12 mars, kjo federatë ka thënë se vrasjet e gazetarëve janë bërë në gjashtë shtete përmes sulmeve të shënjestruara, sulmeve me bomba, dhe incidenteve tjera. “Regjimi i pamëshirshëm i baronëve të krimit në Meksikë, dhuna e ekstremistëve në Pakistan, Afganistan dhe Somali, si dhe jotoleranca e linjës së ashpër në Indi dhe Filipine... Читать дальше...



Si raportuam për shkarkimin nga puna, për shkak të mosvotimit të Adrijana Hoxhiqit?

Evropaelire.org 

Aktorët e rrëfimit, në të cilin punëtori Bojan Markoviq deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL)“E humba punën, sepse nuk votova për Adriana Hoxhiqin", duan të ndryshojnë dhe mohojnë deklaratat që kanë dhënë, të cilat REL-i i ka të regjistruara dhe të dokumentuara. Radio Evropa e Lirë, të enjten, më 11 mars, ka publikuar tekstin me titull "Markoviq: E humba punën sepse nuk e votova Adrijana Hoxhiqin“. Bojan Markoviq ka qenë punëtor në kompaninë për sigurim fizik „Scorpion“, e cila i ka ofruar... Читать дальше...

Gjykata Supreme hedh poshtë shtatë ankesa tjera kundër vendimeve të PZAP-së

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë të premten pjesën e mbetur të aneksave të dërguara në këtë institucion kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një ditë më parë, ky trup ka hedhur poshtë nëntë aneksa tjera të lidhura me kërkesa për rinumërim apo manipulim me vota. Në vendimin e së premtes, gjykata ka hedhur poshtë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Iniciativës Rome, Partisë Liberale Egjiptiane, Partisë së Ashkalive për Integrim, Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës... Читать дальше...

Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 730 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten gjashtë viktima me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)", është thënë në njoftim. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 730 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3.317 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Më 12 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi... Читать дальше...

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Evropaelire.org 

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërkohë që rriten thirrjet nga Perëndimi për lirimin e tij të menjëhershëm. Navalny, kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është dërguar në burg muajin e kaluar për të kryer dy vjet e gjysmë të dënimit të lidhur me një rast të përvetësimit. Ai dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë vazhdimisht se rasti i tij është i motivuar politikisht. Читать дальше...

Bullgaria i shtohet listës së shteteve që pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Evropaelire.org 

Bullgaria ka ndalur përkohësisht vaksinimin kundër koronavirusit, me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, pas rritjes së shqetësimit për sigurinë e tyre. Qeveria bullgare ka thënë më 12 mars se vaksinimi është pezulluar derisa Agjencia Evropiane e Ilaçeve të dërgojë një deklaratë të shkruar, që heq të gjitha dyshimet për siguri. “Derisa të kemi një konfirmim të sigurt dhe të qartë në letër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, që vaksina e kompanisë AstraZeneca mund apo nuk mund të jepet, ju (zyrtarët shëndetësorë) do ta ndalni vaksinimin”... Читать дальше...

Kritika kryetarit të Akademisë Serbe për shkak të Kosovës

Evropaelire.org 

Bordi Ekzekutiv i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (ASSHA) reagoi publikisht më 9 mars ndaj kritikave që po i bëhen kryetarit të këtij institucioni, Vlladimir Kostiq, anëtarëve të caktuar, organeve të tij drejtuese dhe vetë Akademisë. Në reagim thuhet se “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për mendim personal dhe shprehje të lirë”. Njoftimi i Akademisë vjen pas kritikave disajavore ndaj Vlladimir Kostiqit, që iu bënë si nga akademikët, ashtu edhe nga publiku i gjerë, pasi ai, edhe një herë... Читать дальше...

Arrestohet kryetari i Kllokotit Bozhidar Dejanoviq

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten për arrestimin e kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, lidhur me dyshimet për kryerje të veprës penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. Kllokoti është komunë me shumicë serbe në Kosovë, 55 kilometra larg Prishtinës derisa Dejanoviq është anëtar i Listës Serbe. Zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës Ekrem Lutfiu ka thënë përmes një deklarate se urdhri për arrestimin e tij ka ardhur nga gjyqtari i procedurës paraprake,... Читать дальше...

Aksion policor rreth dyshimeve për keqpërdorim të votave 

Evropaelire.org 

Autoritetet e rendit, në bashkëpunim me ato të sistemit të drejtësisë, janë duke zhvilluar të premten një aksion policor në Kosovë, i cili lidhet me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorim të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.  Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani. Deri më tash nuk dihet nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar për këtë çështje.   “Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente... Читать дальше...

COVID pasaportat: Rrëmujë apo zgjidhje?

Evropaelire.org 

Tash e sa kohë, pushimet, udhëtimet apo darkat në restorante duken një jetë larg. Por, me shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, vendet e ndryshme po përpiqen të gjejnë mënyra se si t’i bëjnë njerëzit të lëvizin përsëri dhe si t’i rimëkëmbin ekonomitë. Pasaportat apo certifikatat e vaksinave janë një opsion.

Turqia planifikon të jetë nikoqire e bisedimeve për paqe në Afganistan

Evropaelire.org 

Turqia ka thënë se planifikon të jetë nikoqire e një konference për paqe në Afganistan, muajin e ardhshëm. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka thënë më 12 mars se Ankaraja e konsideron veten “një nga aktorët më të rëndësishëm në Afganistan”. “Ne do ta organizojmë këtë takim, në koordinim me vëllezërit tanë në Katar”, është cituar të ketë thënë Cavusoglu sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Ai u është referuar bisedimeve në mes të Qeverisë afgane dhe talibanëve, që po mbahen në Doha. Читать дальше...

Hoti: Nuk marrim vaksina nga Lindja

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për disa javë pritet arritja e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv. Në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, Hoti tha se “ Kosova është në fazën përfundimtare të pandemisë”. “Informatat që mora dje nga ministri dhe drejtori janë shumë inkurajuese për përgatitjen teknike për vaksinimi. Ne jemi kritikuar edhe për vaksinat, por ne kemi bërë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Собянин назначил нового главу Стройкомплекса Москвы


Shefi i OKB-së: Miliona njerëz kërcënohen nga uria

Evropaelire.org 

Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të arrijnë në prag të urisë ekstreme dhe vdekjes”, tha ai në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Guterres tha se mbi 30 milionë njerëz në dhjetëra vende janë “vetëm një hap larg” urisë. Derisa konfliktet nxisin pjesën më të madhe të urisë, “tronditjet... Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në Mianmar, përkundër dhunës

Evropaelire.org 

Në Mianmar vazhduan protestat kundër grushtshtetit edhe sot, një ditë pasi një grup i të drejtave të njeriut tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 12 protestues. Protestat u mbajtën në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, dhe në disa qytete të tjera. Vendi, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është në krizë, prejse ushtria ka rrëzuar Qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë më 1 shkurt dhe ka marrë përsipër pushtetin. Zëdhënësi i juntës ushtarake, gjenerali Zaw Min Tun, ka thënë të enjten... Читать дальше...

Guvernatorit të Nju Jorkut i bëhet thirrje për dorëheqje

Evropaelire.org 

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i kërkoi guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të japë dorëheqje për shkak të akuzave për ngacmime seksuale. Cuomo është nën hetime, pasi gjashtë gra e akuzuan atë për sjellje të papërshtatshme. De Blasio tha se dëshmitë e grave janë “absolutisht të papranueshme”. Njëra prej tyre, Lindsey Boylan, ish-ndihmëse e lartë e Cuomos, ka thënë se guvernatori e ka prekur atë pa pëlqimin e saj. Ish-ndihmësja tjetër, Charlotte Bennett... Читать дальше...

Edhe Tajlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Evropaelire.org 

Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut - ndonëse nuk ka prova për këtë. Kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha, planifikoi të nisë përdorimin e kësaj vaksine sot, por kjo u anulua. “Edhe pse cilësia e AstraZenecas është e mirë, disa vende kanë kërkuar shtyrjen”, tha një këshilltar i Qeverisë tajlandeze. Disa vende në Evropë, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, e pezulluan po ashtu përdorimin e AstraZeneca-s. Читать дальше...

Biden e sheh 4 Korrikun si “Ditë të Pavarësisë” nga virusi

Evropaelire.org 

Disa orë pasi nënshkroi paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti një fjalim televiziv për të përshkruar fazën e ardhshme të luftës kundër pandemisë së koronavirusit. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, në përvjetorin e parë të shpalljes së pandemisë, Biden tha se ka dritë në fund të tunelit. Ai tha se secili amerikan i rritur do të ketë të drejtë për vaksinim jo më vonë se data 1 maj. Masat aktuale u japin përparësi njerëzve sipas moshës ose gjendjes shëndetësore. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Пощады не будет, не ждите: за инструменты и садовую технику на даче начнут штрафовать с 1 мая

Собянин: Стадион «Локомотив» на юго-востоке Москвы будет возрожден

В Иркутске встретили Знамя Победы, которое едет через всю страну

Мария Арнаут стала судьей межрегионального фестиваля MISS BELLY DANCE