ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 14.03.2021

Kurti uron Abdixhikun: Bashkëpunimi opozitë-qeveri, interes i përbashkët

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se është në interes të Kosovës, që të ketë bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe qeverisë së re. “Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”... Читать дальше...

Qentë kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Itali janë duke u trajnuar disa qenë nuhatës, që t’i dallojnë njerëzit që janë të infektuar me COVID-19. Qentë do të jenë prezentë në pikat kufitare, në stadiume, qendrat tregtare dhe sallat e koncerteve, që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)

Shqiptarët e Luginës në hall me pasivizimin e adresave

Evropaelire.org 

Vitin e kaluar, Teuta Fazliu u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit, ku kishte qenë e regjistruar. Fazliu thotë për Radion Evropa e Lirë se me pasivizimin e adresës së saj dhe shumë banorëve të tjerë të komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Beogradi zyrtar po bën shkelje të të drejtave të njeriut.   “Kanë filluar që vendqëndrimet t’i pasivizojnë, do të thotë t’i fshijnë emrat e njerëzve nga vendqëndrimet. Unë jam një nga viktimat e radhës në këtë çështje. Читать дальше...

Protestë kundër masave të izolimit në Holandë

Evropaelire.org 

Policia në Holandë ka përdorur topa uji dhe shkopinj gome për të shpërndarë qindra protestues në Hagë, të cilët po kundërshtojnë masat e izolimit, të vendosura për ta luftuar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.   Mediat lokale raportuan se policia ka ndaluar disa protestues. Читать дальше...

Bie numri i kurorëzimeve gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka ulur numrin e kurorëzimeve për rreth 30 për qind në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, më së paku martesa, përkatësisht 268, janë realizuar në muajin prill të vitit 2020, kur edhe virusi filloi të përhapet në këtë shtet. Ndërkaq, numri më i lartë i martesave është regjistruar në gusht, përkatësisht 1.176. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 – muajt prill, maj dhe qershor – numri i kurorëzimeve ka shënuar rënie për 66.5 për qind... Читать дальше...

Abbasi: COVID-pasaportat do t’i diskriminojnë të varfrit

Evropaelire.org 

Certifikatat apo pasaportat e vaksinimit kundër koronavirusit do të bëhen normë e pashmangshme e së ardhmes, thotë Kamran Abbasi, profesor në Departamentin e Kujdesit Primar dhe të Shëndetit Publik në Kolegjin Imperial të Londrës. Sipas tij, kur nisin gjëra të tilla, ato shkaktojnë domino efekt dhe secili përfundon me to. Por, në këtë mes, Abbasi përmend si problem themelor pabarazinë. Sipas tij, njerëzit e varfër dhe pakicat etnike vaksinohen më pak dhe certifikatat e vaksinimit do t’i diskriminojnë pikërisht këto grupe. Читать дальше...

IKSHPK: Gjashtë të vdekur dhe 565 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se kanë vdekur gjashtë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHP-së. Ndërkaq, pas testimit të 3.444 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 565 raste të reja me koronavirus. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së... Читать дальше...

Papa kërkon që të rriten përpjekjet për arritjen e paqes në Siri

Evropaelire.org 

Papa Françesku e ka cilësuar luftën civile në Siri si një prej krizave më të këqija humanitare në ditët e sotme, duke thënë se 10-vjetori i kësaj lufte duhet të shtyjë të gjithë që të kërkojnë “shpresë” për këtë shtet të shkatërruar. Ai bëri thirrje që të rriten përpjekjet për përfundimin e luftimeve. Protestat pro-demokracisë së marsit të vitit 2011, shpejt u kthyen në konflikt të brendshëm, ku u përfshin edhe fuqitë botërore. Në këtë konflikt, janë vrarë qindra-mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Читать дальше...



Kosova pa asnjë gazetë të shtypur

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi. Zhvillimi i teknologjisë, e veçmas përdorimi i internetit në masë të madhe, politizimi i gazetave, vështirësitë financiare të kompanive mediale dhe së fundmi pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, sipas tyre, janë faktorët... Читать дальше...

“Isha në listë për t'u vrarë nga talibanët”: Gazetarët ikin nga Afganistani

Evropaelire.org 

Grupi militant Shtetit Islamik (IS) angazhoi tre vrasëse për të vrarë Parwin, një gazetare që punon për një nga transmetuesit kryesorë të Afganistanit. Nga frika për jetën e saj, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë në Afganistan, agjenci kryesore e inteligjencës në këtë vend, urdhëroi Parwin të qëndronte në shtëpi dhe të ndërpriste çdo komunikim. Brenda një jave, një ekip agjentësh të armatosur nxorën Parwin nga banesa ku jetonte, e futën brenda një automjeti të blinduar dhe e zhvendosën atë në një shtëpi të sigurt në kryeqytet, Kabul. Читать дальше...

Të paktën dy të vrarë në protestat në Mianmar

Evropaelire.org 

Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Mianmarit, Rangoon, teksa forcat e sigurisë po vazhdojnë shtypjen e protestave kundër puçit ushtarak në këtë shtet. Të dy viktimat janë qëlluar për vdekje nga policia, raportuan mediat lokale më 14 mars. Në videot e publikuara në mediat sociale shihen turmat e njerëzve duke ikur nga policia, ndërkaq dëgjohen edhe të shtëna me armë zjarri. Protesta, përveç në Rangoo, po mbahen edhe në qytetin Dawei. Një ditë më parë, katër protestues u vranë në Mandalay ... Читать дальше...

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

Evropaelire.org 

Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, njoftoi të dielën, më 14 mars, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. “Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri (i Jashëm i Izraelit, Gabriel) Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Читать дальше...

Vrasje dhe vetëvrasje në Prishtinë

Evropaelire.org 

Në lagjen Emshir të Prishtinës, në mëngjesin e së dielës ka ndodhur një vrasje dhe një vetëvrasje. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti,  e cila tha se në orën 09:00 kanë pranuar informacionin për gjetjen e dy personave të pajetë në Emshir të Prishtinës. "Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovarë, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit", tha Policia. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një revole... Читать дальше...

Mbahet gjyqi i dytë ndaj punonjëses iraniano-britanike

Evropaelire.org 

Punonjësja humanitare britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe ka thënë se gjyqi i dytë ndaj saj, nën akuzat për “propagandë ndaj sistemit”, është mbajtur në Teheran më 14 mars. Avokati Hojjat Kermani i tha një ueb-faqeje iraniane se gjyqi u mbajt “në një atmosferë të qetë, në prezencën e klientes time”. “Është bërë mbrojtja ligjore. Kam shumë shpresë se ajo do të lirohet nga akuzat”, tha ai. Zaghari-Ratcliffe, një menaxhere projektesh në Thomas Reuters Foundation, ishte arrestuar në Teheran në prill të vitit 2016. Читать дальше...

Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së

Evropaelire.org 

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të kësaj partie. Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, ka fituar pa balotazh. Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai u tërhoq nga gara për kreun e partisë. Abdixhiku ka marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне






Дело против режиссера Беркович и драматурга Петрийчук рассмотрит военный суд

Представители бизнеса обсудят смыслы и ценности устойчивого развития

Стала известна предполагаемая стоимость проезда на ВСМ Петербург-Москва

«У зябликов и скворцов скоро вылупятся птенцы». Орнитолог рассказала, какие птицы вернулись в Москву