ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 28.03.2021

Kosova merr 24.000 vaksinat e para

Evropaelire.org 

Kosova ka marr 24.000 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 programi COVAX. Personeli shëndetësor, personat mbi 80 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike do të vaksinohen të parët.

Në Kosovë arrijnë 24.000 doza të vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Fushata e vaksinimit do të nisë javën e ardhshme dhe fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, solli dozat e vaksinës... Читать дальше...

Maqedoni e V: 27 për qind e pronave, në emër të grave

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, 27 për qind e pronave janë në emër të grave, thuhet në një analizë që është publikuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2020. Në komunat, që banohen kryesisht nga shqiptarët, ka përqindje më të ulët të grave si bartëse të pronave. Në Komunën e Dibrës është përqindja më e ulët, përkatësisht 14.4 për qind, në Gostivar 15.8 për qind dhe Tetovë 16.5 për qind. Ndërkaq, përqindja më e lartë e grave që janë të regjistruara si bartëse të pronave është në Shkup me 34.6 për qind... Читать дальше...

Çfarë e pengon furnizimin e Evropës me vaksina?

Evropaelire.org 

Kryenegociatorja e Komisionit Evropian për vaksina tha se reputacioni i kompanisë AstraZeneca është dëmtuar rëndë, për shkak të dështimit për ta furnizuar bllokun me vaksina kundër koronavirusit. Mosmarrëveshjet me kompaninë anglo-suedeze vijnë në kohën kur vendet anëtare të BE-së po luftojnë për të vaksinuar popullsinë e rritur. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)

Ambasada në Izrael, pa ndikim në raportet ekonomike Kosovë-Turqi

Evropaelire.org 

Faktorët joekonomikë nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet e qëndrueshme ekonomike mes Kosovës dhe Turqisë, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë të Odës Tregtare Kosovare-Turke. “Pavarësisht faktorëve të tjerë, midis Kosovës dhe Turqisë janë duke u zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike. Shpresojmë se këto marrëdhënie të forta ekonomike nuk do të ndikohen nga faktorë joekonomikë”, thuhet në përgjigje.  Përgjigjja pason deklarimet e mëhershme të Ambasada turke në Prishtinë... Читать дальше...

Një komision mbikëqyrës rus viziton Navalnyn

Evropaelire.org 

Anëtarët e Komisionit të Mbikëqyrjes Publike në rajonin Vladimir, janë takuar me liderin opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili gjendet në burg. Ky takim erdhi pasi Navalny është ankuar për probleme shëndetësore. Vyacheslav Kulikov, kryetar i këtij komisioni, tha se ekipi “vizitoi burgun dhe u takua me Aleksei Navalnyn për të kuptuar problemet shëndetësore që ai ka dhe që të sigurohet se ai do të marrë trajtimin e duhur mjekësor”. “Gjatë diskutimeve, Navalny është ankuar se ka dhimbje në këmbën... Читать дальше...

Sa kushton një sezon në Superligën e Kosovës? 

Evropaelire.org 

Në kohën kur klubet e futbollit në botë shpenzojnë qindra miliona euro për transferimin e një futbollisti, janë vetëm disa klube kosovare që shpenzojnë mbi 1 milion euro brenda një sezoni. Kjo shifër përfshin pagat e futbollistëve, përgatitjet që i bëjnë klubet jashtë vendit, udhëtimet dhe pajisjet. Në mesin e skuadrave që shpenzon rreth 1 milion euro brenda një sezoni në Superligën e Kosovës, është skuadra Gjilani nga qyteti i Gjilanit. Drejtori sportiv i këtij klubi që u formua në vitin 1945... Читать дальше...

Kosova regjistron dhjetë viktima dhe 914 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në 24 orët e fundit janë regjistruar dhjetë viktima dhe 914 raste të reja me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)", njofton Instituti. Numri i rasteve të reja del pas testimit të 4.733 mostrave. Kjo njëherësh paraqet shifrën më të lartë të infektimeve... Читать дальше...



Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën e AstraZenecas

Evropaelire.org 

Në total, Kosova do të furnizohet me 100.800 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksordit. Kontingjenti i parë me vaksina, në Kosovë arrin në mbrëmjen e 28 marsit dhe është në kuadër të vaksinave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në fundin e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën e AstraZenecas, e cila jepet përmes dy dozave. Читать дальше...

Sulm me bombë në një katedrale në Indonezi

Evropaelire.org 

Policia në Indonezi tha se dy sulmues vetëvrasës dyshohet se kanë kryer një sulm jashtë një katedraleje katolike gjatë meshës të së dielës, duke plagosur disa persona. Sulmi ndodhi në orën 10:30 sipas kohës lokale, në qytetin Makassar në provincën Sulawesi në jug të Indonezisë. Zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono tha se 14 persona, që gjendeshin jashtë kësaj katedraleje, janë plagosur nga shpërthimi. Autoritetet nuk raportuan për asnjë viktimë brenda këtij objekti të kultit. Fillimisht, policia... Читать дальше...

Kosovë: 880 pacientë po trajtohen në klinika dhe spitale

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njoftoi të dielën se 880 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, ku 33 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit, 729 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus, ndërkaq 151 të tjerë janë në pritje të rezultateve. SHSKUK njofton po ashtu se 679 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 357 janë të shtrirë në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 523 të tjerë në spitalet rajonale. Читать дальше...

Nis vaksinimi masiv në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri të dielën, më 28 mars, ka nisur vaksinimi masiv kundër sëmundjes së COVID-19, fillimisht në kryeqytet, Tiranë, ndërsa më pas do të vazhdohet në qytete tjera. Në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, janë ngritur disa çadra që pritet që të shërbejnë si vende vaksinimi. Gjatë së dielës do të vaksinohen të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët do të marrin dozën e vaksinës kineze të Sinovac. Ata janë njoftuar nga mjeku i familjes në bazë të rendit alfabetik. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama... Читать дальше...

Maqedonia e V. pranon 24.000 doza të AstraZenecas

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të dielën pranoi 24.00 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që... Читать дальше...

Plani i Kosovës për vaksinimin kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë, të dielën më 28 mars, do të arrijë kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, thonë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Kontingjenti i parë i vaksinave, sipas një njoftimi të kryeministrisë së Kosovës, do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në ora 20:15. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Читать дальше...

Kina vendos sanksione të reja ndaj qytetarëve të SHBA-së dhe Kanadasë

Evropaelire.org 

Pekini ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy amerikanëve, një kanadezi dhe një grupi për të drejtat e njeriut, për shkak të kritikave që ata i bën Kinës lidhur me trajtimin e ujgurëve në rajonin Xinjiang. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se këto masa të Kinës do të përqendrojnë më shumë vëmendjen në “gjenocidin” dhe shkeljet e të drejtave të ujgurëve etnikë dhe të grupeve të tjera myslimane në Xinjiang. “Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që ngrenë zërin... Читать дальше...

Në Kosovë sot vijnë vaksinat e AstraZenecas

Evropaelire.org 

Në Kosovë, të dielën më 28 mars, do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca. Kontingjenti i parë i vaksinave, sipas një njoftimi të kryeministrisë së Kosovës, do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në ora 20:15. Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se të dielën do të arrijnë 24.000 doza të AstraZenecas.  Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX... Читать дальше...

Ushtritë e 12 shteteve dënojnë përdorimin e forcës vdekjeprurëse në Mianmar

Evropaelire.org 

Komandantët ushtarakë të 12 shteteve kanë dënuar forcën vdekjeprurëse të përdorur nga ushtria e Mianmarit, pasi më 27 mars u vranë mbi 90 persona, që ishte dita më e përgjakshme që prej se në këtë shtet ushtria mori kontrollin dhe filloi shtypjen e protestuesve që po e kundërshtojnë puçin ushtarak. Përmes një deklarate të përbashkët, shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve të NATO-s si dhe të Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe Australisë, thanë se ushtria në Mianmar ... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Финалисты «Мастерса» в Монте‑Карло опередили Рублева в рейтинге ATP






Сципион Африканский -первый император Рима и как он отомстил за смерть родственников (2 статьи)

Гид по ММКФ-2024: что смотреть на Московском кинофестивале

Саратовские абитуриенты интересуются столичными вузами

Частный дом внутри многоквартирного: в жилом районе ÁLIA появится новый формат жилья