ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 31.03.2021

Franca ashpërson masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Shkollat në Francë do të mbyllen për së paku tri javë, në kuadër të masave të reja për luftimin e koronavirusit, tha të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai tha se shkollat do të kalojnë në mësim nga distanca, nisur nga java e ardhshme. Masat e izolimit, të vendosura në disa zona të Francës javë më parë, do të shtrihen edhe në rrethe të tjera. Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa njerëzve do t’iu ndalohet të lëvizin më shumë se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pa pasur një arsye të mirë. Читать дальше...

EMA: AstraZeneca nuk bart rrezik specifik

Evropaelire.org 

Ekspertët që po hetojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit dhe mpiksjes së gjakut nuk kanë gjetur deri më tani asnjë faktor specifik të rrezikut, të tillë si mosha, gjinia ose historia mjekësore, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sipas saj, përfitimet e vaksinës në parandalimin e koronavirusit, tejkalojnë çdo rrezik të efekteve anësore. EMA, megjithatë, tha se analizat do të vazhdojnë. Deklarata e saj vjen pasi Gjermania ka ndaluar këtë javë... Читать дальше...

Spanja mposht Kosovën me rezultat 3:1

Evropaelire.org 

Kombëtarja e Spanjës në futboll mundi kombëtaren e Kosovës me rezultat 3:1, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Ndeshja u zhvillua në Sevilla të Spanjës. Besar Halimi shënoi golin për Kosovën në minutën e 70-të. Përpara fillimit të ndeshjes, u lëshua himni i Kosovës dhe i vendit nikoqir. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Më herët, zyrtarë të Federatës së Futbollit të Spanjës janë cituar të... Читать дальше...

TIKA turke: Nuk kemi qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës 

Evropaelire.org 

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës. Për këtë projekt, për të cilin u ngritën shqetësime nga profesorë universitarë dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, TIKA thotë se nuk ka për qëllim që të zbatojë asnjë projekt që është në kundërshtim më të kaluarën e shtetit të Kosovës. “Deri më tani, në asnjë mënyrë në asnjë shtet nuk kemi zbatuar, nuk jemi... Читать дальше...

Navalny futet në grevë urie

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi të mërkurën se është futur në grevë urie. Në një postim në Instagram, i cili u publikua nga avokatët e tij, Navalny tha se kërkon trajtim mjekësor për dhimbjet e rënda në shpinë dhe për mpirjet e këmbëve. Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, rreth 100 kilometra larg Moskës. Burgu njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi. Navalny është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini... Читать дальше...

Dyshime për falsifikim votash në Kosovë në zgjedhjet e Serbisë

Evropaelire.org 

Ish-politikani nga Mitrovica e Veriut, Marko Jakshiq thotë se nuk ka votuar në zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, të mbajtura më 21 qershor, 2020. Por, Komisioni i Zgjedhjeve të Republikës së Serbisë i ka dërguar njoftim se vota e tij është evidentuar në një vendvotim në Mitrovicë të Veriut. Derisa Jakshiq dyshon se dikush ka falsifikuar votën e tij dhe për këtë parregullsi ai e akuzon Listën Serbe, subjekt i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, një komisioner zgjedhor, që kishte punuar atë ditë në vendvotimin e tij... Читать дальше...

Shqipëria siguron edhe 50,000 vaksina AstraZeneca

Evropaelire.org 

Shqipëria siguroi edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, shkroi Rama në Facebook, pa dhënë detaje të tjera. Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparsi punonjësve shëndetësorë. Më 28 mars, ndërkaq, ka nisur vaksinimin masiv, fillimisht në Tiranë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera. Читать дальше...

Ndalohet një person, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës

Evropaelire.org 

Një person u ndalua në Kosovë nën dyshimet se ka kryer veprën penale: krime lufte kundër popullsisë civile, njoftoi të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës. Në komunikatën për media, i ndaluari identifikohet me inicialet M.A. dhe thuhet se është shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatë. Detaje të tjera nuk jepen. Në masakrën e Izbicës - fshat në Komunën e Skënderajt - forcat serbe kanë vrarë 147 shqiptarë, në mars të vitit 1999.



Pushimi pranveror në arsim bëhet javën e ardhshme

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit e Kosovës caktoi për javën e ardhshme pushimin pranveror të nxënësve të nivelit parauniversitar. Ministrja Arbërie Nagavci tha në një postim në Facebook se pushimi pranveror do të fillojë më 6 prill, 2021, dhe do të përfundojë më 8 prill, 2021. Datat 5 dhe 9 prill janë festa në Kosovë, andaj i bie që pushimi pranveror të zgjasë një javë të plotë. Mësimi në arsimin parauniversitar do të vazhdojë nga data 12 prill, 2021. Nagavci tha se vendimi për pushimin është marrë me... Читать дальше...

BE e referon Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e referoi Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me respektimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Supreme. “Jam thellësisht e shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme që minojnë pavarësinë gjyqësore në Poloni”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë presionin e vazhdueshëm ndaj gjykatësve, pavarësisht vendimeve të mëparshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me këtë çështje. Читать дальше...

Si të regjistroheni për të marrë vaksinën kundër COVID-19?

Evropaelire.org 

Edhe pse në një shkallë të vogël, Kosova tashmë ka filluar vaksinimin për imunizim ndaj COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se për të marrë vaksinën, qytetarët fillimisht duhet të regjistrohen në një platformë online.

Në pritje të telefonatës për vaksinim

Evropaelire.org 

Esat Rama, 72 vjeç nga Prishtina, me padurim pret që të marrë vaksinën kundër sëmundjes COVID-19. Ai nuk është lajmëruar në asnjë nga institucionet shëndetësore, pasi pret thirrje telefonike nga autoritetet. “Po pres që të më thërrasin në telefon edhe pse nuk e di si e marrin numrin tim të telefonit. Mua asnjëherë në ambulantë (Qendër të Mjekësisë Familjare), kur kam shkuar për vizitë apo kur e kam marr vaksinën sezonale, nuk më është kërkuar numri i telefonit. Por, ata (Ministria e Shëndetësisë) kanë thënë mos të lajmëroheni”, tha Rama. Читать дальше...

PDK: Nëse Osmani zgjidhet presidente, pushteti koncentrohet në duart e Kurtit

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës. Hoxhaj e cilësoi Osmanin si “figurë përçarëse dhe njëpartiake”. Në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, Hoxhaj tha se PDK-ja mbështet krijimin e institucioneve të reja, por shtoi se ato nuk duhet ta rrezikojnë demokracinë dhe ta polarizojnë skenën politike.  Hoxhaj tha se me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit... Читать дальше...

Në Maqedoni të V. vaksinohen të moshuarit

Evropaelire.org 

Në Maqedoni të Veriut më 31 mars ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i personave mbi 77 vjeç. Kjo kategori e shoqërisë po vaksinohet me vaksinën e AstraZenencas, që Maqedonia e Veriut e ka marr nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rastet me koronavirus dhe kriza politike tronditin Brazilin

Evropaelire.org 

Brazili regjistroi një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,780. Shifra e raportuar për 24 orët e fundit çon në afro 314,000 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë regjistruar më shumë. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë, ndërsa në të kaluarën ka shprehur dyshime ndaj vaksinimit dhe ka mbështetur ilaçe të paprovuara për trajtim. Ai ka kundërshtuar vazhdimisht edhe masat e bllokimit... Читать дальше...

Katërmbëdhjetë viktima dhe rekord rastesh me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se shifra e rasteve të reja ditore është më e larta për këtë vit. Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,470 mostrave, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273. IKSHPK po ashtu njoftoi se katër raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, katër në Prizren dhe nga një rast në Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtrri. Читать дальше...

Maqedonia e V. nis vaksinimin e personave mbi 77 vjeç

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Imunizimi ka nisur me 24.000 dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat më 28 mars arritën në Shkup përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vaksinimi po zhvillohet në Shkup ku janë hapur tri pika vaksinimi, sikur edhe në nëntë qytete tjera. Të drejtën e vaksinimit në këtë fazë e kanë personat mbi moshën 77-vjeçare, të cilët për orarin e vaksinimit po njoftohet përmes mjekut amë. Читать дальше...

Italia dëbon dy zyrtarë rusë

Evropaelire.org 

Roma urdhëroi dëbimin e dy zyrtarëve rusë, nën dyshimet për spiunim. Policia italiane tha më herët se ka arrestuar një kapiten të Marinës italiane, së bashku me një zyrtar ushtarak rus, në lidhje me rastin e spiunimit. Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi më vonë se ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus, Sergei Razov. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se ka informuar ambasadorin për “dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë, të përfshirë në këtë incident jashtëzakonisht të rëndë". Читать дальше...

Qytetarët e ‘relaksuar’, spitalet e mbushura plot

Evropaelire.org 

Mbajtja e maskës dhe distanca fizike prej së paku 1.5 metra janë dy nga masat elementare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. Këto masa, të cilat janë në fuqi që nga 13 marsi i vitit 2020, kur Kosova shënoi rastet e para me COVID 19, në masë të madhe nuk po respektohen nga qytetarët. Kafiteritë, baret e restorantet janë vendet më të frekuenturat në Kosovë edhe në kohën e pandemisë. Shumë nga lokalet kanë pothuajse të ngjitura njëra me tjetrën tavolinat dhe me grumbullim të madh të njerëzve. Читать дальше...

Новости России
Москва

Чем интересен EVOLUTE i-SPACE? Почему его стоит купить рядовому потребителю


BioNTech/Pfizer: Vaksina, 100% efektive te moshat 12-15 vjeç

Evropaelire.org 

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer thanë të mërkurën se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100 për qind efektive te moshat 12 deri në 15 vjeç. Provat e fazës së tretë të kryera në 2,260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara "treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave", thanë kompanitë përmes një deklarate. "Ne kemi në plan t'i paraqesim këto të dhëna tek rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor ", tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla. Читать дальше...

BE-ja pret nga Qeveria Kurti përkushtim të plotë ndaj dialogut

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”. BE-ja tash beson se ka ardhur koha që procesi të përmbyllet me sukses, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht obliguese e cila do të adresoj të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Këto vlerësime i ka shprehur një zëdhënës i BE-së duke u përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa... Читать дальше...

Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk kërkuan bashkëpunim për çështjen e presidentit

Evropaelire.org 

Kryetari i partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk kanë kërkuar nga partia e tij, që të bëhet pjesë e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.  “Nuk kemi marrë prej tyre një propozim, një kërkesë, një marrëveshje politike për të votuar ose presidenten ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej nesh një bashkëpunim.... Читать дальше...

Google do të ndajë 25 milionë euro për të luftuar dezinformimin

Evropaelire.org 

Kompania Google, që është në pronësi të Alphabet Inc, është zotuar se do të ndajë 25 milionë euro si kontribut për një fond të ri evropian që synon luftimin e "lajmeve të rreme" dhe mbështetjen e kontrollit të fakteve. Kompanitë e teknologjisë janë nën presion të fuqishëm nga ana e shteteve, për të bërë më shumë në luftën kundër dezinformimit në internet. "Pasiguria dhe sfidat e vitit të kaluar (2020) kanë dëshmuar se është më e rëndësishme se kurrë për njerëzit që të kenë informacion të saktë... Читать дальше...

Në Ballkan, numërimi nuk është kurrë i lehtë si 1, 2, 3....

Evropaelire.org 

Është një vit regjistrimi, praktikisht si asnjë tjetër. Me pandeminë COVID-19 që paraqet ende kërcënim serioz, qeveritë dhe organizatorët e regjistrimit të popullsisë përballen me sfida të mëdha. Mbledhja e të dhënave, që ka nisur javën e kaluar në Angli, Uells dhe Republikën Çeke, bëhet për herë të parë kryesisht në mënyrë elektronike. Serverët e internetit në Republikën Çeke kanë qenë të mbingarkuar për pak kohë. Rusia do t’i mbledhë të gjitha të dhënat e saj në prill, për regjistrimin e... Читать дальше...

Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë

Evropaelire.org 

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus, njoftoi policia italiane. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente. Policia ushtarake e zhvilloi aksionin "gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash", thuhet në deklaratën e policisë. Policia ka ndaluar të dy personat, por vetëm shtetasi italian është arrestuar nën dyshimin e krimeve të rënda... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Новак Джокович в пятый раз получил спортивный «Оскар» как атлет года






Суд оштрафовал Ивлееву на 50 тысяч за дискредитацию ВС РФ

Хуснуллин заявил о всеобщей заинтересованности в строительстве ВСМ

Чернышенко считает, что санкции являются подарком для российского спорта

GTC Logistics запустил экспресс-доставку в более чем 200 стран