ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 08.04.2021

Turqia dhe Azerbajxhani mbajnë ushtrime ushtarake

Evropaelire.org 

Forcat e Turqisë dhe ato të Azerbajxhanit kanë nisur ushtrime të përbashkëta ushtarake që do të zgjasin dy ditë. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se stërvitjet kishin për qëllim "zhvillimin e aftësive ushtarake të vendimmarrjes". Komanda ushtarake e Turqisë nuk ka bërë ndonjë koment. Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani zhvilloi një luftë të shkurtër, por të suksesshme me forcat armene për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit... Читать дальше...

Regjistrimi i diasporës kontestohet nga opozita

Evropaelire.org 

Opozita në Maqedoninë e Veriut thotë se edhe në shtator nuk do të pranojë rezultatin e regjistrimit të popullsisë, nëse vazhdon regjistrimi i diasporës dhe nëse e njëjta përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ajo vlerëson se pjesë e regjistrimit nuk mund të jenë ata që më shumë se një vit qëndrojnë jashtë vendit. Ngjashëm vlerësojnë edhe ish drejtues të Entit të Statistikës. Por drejtuesit aktual të këtij enti hedhin poshtë këto pretendime duke theksuar se ligji e parasheh një gjë të tillë. Читать дальше...

Izraeli refuzon bashkëpunimin me GJNP-në

Evropaelire.org 

Izraeli njoftoi se ka vendosur zyrtarisht të mos bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) në lidhje me një hetim për krime të luftës në territoret e okupuara palestineze. Kryeprokurorja e GJNP-së, Fatou Bensouda, njoftoi më 3 mars, se ajo kishte hapur një hetim të plotë mbi situatën në territoret e pushtuara nga Izraeli. Vendimi zemëroi Izraelin, i cili nuk është anëtar i gjykatës me bazë në Hagë. Më 9 mars, GJNP-ja u ka dërguar një njoftim Izraelit dhe Autoritetit Palestinez se kanë një muaj kohë për të informuar gjykatësit... Читать дальше...

Maqedonia e V. shënon përmirësim të situatës epidemiologjike

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut shpreson të ketë kapërcyer pikun e valës së tretë të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se institucionet po regjistrojnë rënie të shifrave dhe të presionit mbi kapacitetet shëndetësore.  "Të mërkurën dhe enjten kemi ndjerë një rënie të lehtë të presionit në spitale. Të enjten numri është pak më i ulët, duhet të jetë rreth 1.200. Të mos nxitojmë me deklaratat, sepse duhet të monitorojmë situatën këtë javë... Читать дальше...

Shqipëri: Mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Të enjten në në Shqipëri kanë mbërrijtur 100 mijë doza të tjera vaksinash “Sinovac” të Kinës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shpërndau në faqen e tij në Facebook momentin e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit. “Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anti-Covid”, shkruan Rama. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,... Читать дальше...

Diskriminimi që vazhdon

Evropaelire.org 

8 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Kjo ditë e gjenë këtë komunitet në Kosovë të diskriminuar në punësim, qasje në arsim, infrastrukturë dhe skema sociale.

Vitia: Asnjë i vaksinuar nuk ka pasur efekte anësore

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha se kontigjenti tjetër i vaksinave kundër koronavirusit, pritet të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill, ose në fillim të majit. Më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këto vaksina, Kosova i mori falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Читать дальше...

Spiuni i dyshuar italian "nuk kishte shumë qasje në sekrete"

Evropaelire.org 

Kapiteni i marinës italiane që u arrestua javën e kaluar nën akuzat e spiunimit për Rusinë, nuk ka pasur qasje të plotë në sekretet ushtarake kombëtare ose në ato të NATO-s, tha të enjten ministri Mbrojtjes i Italisë, Lorenzo Guerini. Kapiteni, Walter Biot, që punonte në zyrën e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, po mbahet në paraburgim. Policia italiane pati thënë se e kishte arrestuar atë duke i dorëzuar dokumente të fshehta një oficeri ushtarak rus, në këmbim të 5 mijë eurove. Sipas ministrit Guerini... Читать дальше...



Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara  

Evropaelire.org 

Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.     Komisioni i cili funksionon brenda Ministrisë Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej  464,600.00 euro.     "Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit... Читать дальше...

Blinken Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka thënë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”. Në një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re” dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar... Читать дальше...

IKSHPK: 12 viktima dhe 871 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2, Podujevë 2, Lipjan 1, Prishtinë 1, Prizren 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast“, thuhet në njoftim.  Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është bërë testimi i 5.502  mostrave dhe në bazë të rezultateve janë shënuar edhe 871 raste të reja me COVID-19. Nga sëmundja janë shëruar... Читать дальше...

Rihapet Aeroporti i Tiranës për fluturime esenciale

Evropaelire.org 

Në Shqipëri janë zhbllokuar fluturimet esenciale për ditën e enjte, ndërsa nga dita e premte do të vazhdojnë edhe ato komerciale. Fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit “Nënë Tereza” kanë mbetur të bllokuara nga mëngjesi i së mërkurës, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët ajrorë të kompanisë private “Albcontrol”, që menaxhon kontrollin e fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në konferencën për mediat nga aeroporti i Rinasit sqaroi se fluturimet esenciale - fluturimet humanitare... Читать дальше...

Merkel dhe Putin diskutojnë për tensionet në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar për rritjen e tensioneve në Ukrainën lindore dhe për rastin e burgosjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Në javët e fundit janë shtuar përplasjet midis separatistëve pro-Rusisë dhe forcave ukrainase. Frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit e ka rritur edhe një ndërtim ushtarak rus në kufi me Ukrainën. "Presidenti i Rusisë dhe kancelarja e Gjermanisë... Читать дальше...

Gjykata Evropiane përkrah vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përkrahur Republikën Çeke në kërkesën për vaksinim të detyrueshëm të fëmijëve të nivelit parashkollor. Ky rast është shqyrtuar pas kërkesës së familjeve, të cilat janë gjobitur, meqë fëmijët e tyre nuk janë pranuar nëpër shkolla sepse nuk kanë qenë të vaksinuar. Gjykata ka vendosur se ndonëse politika çeke ndërhyn në të drejtën për jetë private, ekziston nevoja e mbrojtjes së shëndetit publik. Të gjitha rastet e trajtuara janë të periudhës para pandemisë së koronavirusit. Читать дальше...

Publikohet ndihma e Qeverisë për bizneset e prekura nga masat e reja

Evropaelire.org 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka thënë të enjten se pas takimit me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin dhe kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqin, janë pajtuar që sektorëve direkt, të ndikuar nga masat e reja për luftim të pandemisë, t’iu subvencionohen pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e qirasë për 50 për qind. “Mjetet do të ndahen në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Читать дальше...

Shtohen thirrjet për qetësim të situatës në Irlandën Veriore

Evropaelire.org 

Qeveria e Irlandës Veriore, me bazë në Belfast, ka organizuar një takim urgjent, pas natës së katërt të trazirave dhe dhunës lidhur me rregullat për tregti dhe tensionet në rritje brenda qeverisë pas Brexitit. Ministrja e parë e Irlandës Arlene Foster, nga Partia pro-Britanike e Unionit Demokrat, dhe zëvendësministri i parë nga partia e nacionalistëve irlandezë Sinn Fein, kanë dënuar sulmet. Pjesa më e madhe e konfliktit është zhvilluar në Belfast, ku është parë se si një autobusit i është vënë... Читать дальше...

Puna që kushton me jetë

Evropaelire.org 

Valon Berisha, para tre vjetësh, ka humbur jetën në vendin e tij të punës në sektorin e ndërtimtarisë në Fushë Kosovë. Valoni, që në atë kohë ishte 29 vjeç, la pas gruan dhe dy fëmijë, tregon për Radion Evropa e Lirë, vëllai i Valonit, Ramadan Berisha.   Berisha tregon se Valoni kishte të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive, kurse ishte duke vazhduar studimet master në njërin nga kolegjet private në Kosovë. Në mungesë të gjetjes se një vendi tjetër të punës, thotë ai, Valoni ishte detyruar të punojë në sektorin e ndërtimtarisë. Читать дальше...

Turneu i tenisit në Francë shtyhet për një javë

Evropaelire.org 

Federata Franceze e Tenisit ka shtyrë nisjen e turneut French Open, që njihet edhe si Roland Garros, për një javë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky institucion ka thënë më 8 prill se turneu, ngjarja e dytë Grand Slam e sezonës, do të nisë më 30 maj dhe do të përfundojë më 13 qershor. “Kjo shtyrje do të lejojë më shumë kohë për përmirësim të situatës sanitare dhe duhet të rrisë mundësitë për mirëpritje të spektatorëve në Roland Garros”, ka thënë Gilles Moretton, president i Federatës Franceze të Tenisit. Читать дальше...

Qytetarët mbi 85-vjeç, të parët që marrin vaksinat

Evropaelire.org 

Në Kosovë, të enjten ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare. Me vetëm 24,000 vaksina deri tash në dispozicion, Kosova është vendi që ka vaksinuar më së paku banorë në Evropë.

Новости России
Москва

Эксперты КА «Главный Советник» приняли участие в форуме «Тренды и антитренды корпоративного видео сегодня»


Vaksinat po "zbehin lidhjen" mes infektimeve me koronavirus dhe vdekjeve

Evropaelire.org 

Të dhëna të fuqishme tregojnë se programi i vaksinimit në Mbretëri të Bashkuar është duke zbehur lidhjen në mes rasteve të infektimit me koronavirus dhe vdekjeve, kanë thënë shkencëtarët që kanë vëzhguar pandeminë. Një studim ka zbuluar se shkalla e infektimit ka rënë prej muajit shkurt, para se të riniste rritja. Kjo e dhënë është edhe për faktin se njerëzit kanë nisur të qëndrojnë më shumë së bashku, mirëpo numri i vdekjeve nuk ka ndjekur ritmin e njëjtë. Një gjë e tillë nuk ishte vërejtur para muajit janar... Читать дальше...

Navalny “po humb ndjesinë në duar dhe këmbë”

Evropaelire.org 

Politikani i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny po përballet me dy herni diskale në shpinë dhe ka nisur të humbë ndjenjat në këmbë dhe duar, ka thënë një prej avokatëve të tij, pas vizitës që i ka bërë në burg. Olga Mikhailova i ka thënë kanalit televiziv Dozhd se Navalny ka refuzuar dy ilaçe që i kanë përshkruar autoritetet e burgut, pasi ato nuk janë përdorur në mjekësi tash e 30 vjet. Navalny, 44-vjeçar, është ankuar për dhimbje të mëdha të shpinës dhe mpirje të këmbës për gati tri javë, kanë thënë ndihmësit e tij. Читать дальше...

Nis vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare

Evropaelire.org 

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, të enjten ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Përveç Prishtinës, vaksinimi i personave të kësaj moshe do të bëhet edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku veçse ka nisur ky proces. Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill. Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht... Читать дальше...

Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër

Evropaelire.org 

Pekini ka më shumë miliarderë sesa secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes. Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është nikoqir i 100 të tillëve, ka thënë revista. Ky qytet ka mposhtur qytetin e Nju Jorkut me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur pozitën e parë në shtatë vjetët e fundit. Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje. Читать дальше...

Bavaria nënshkruan marrëveshje për blerje të Sputnik V nëse miratohet në BE

Evropaelire.org 

Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë. Markus Soeder, udhëheqës i këtij landi ka thënë më 7 prill se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V. Nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen, ka thënë Soeder. Читать дальше...

Ambasadorin e Mianmarit në Britani e largojnë nga ambasada

Evropaelire.org 

Ambasadori i Mianmarit (Birmanisë) në Britani të Madhe Kyaw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila ka fituar pushtetin në Mianmar, në muajin shkurt. Kyaw Zwar Minn, i cili ka bërë thirrje për kthim të rregullit civil në vendin e tij, ka thënë më 7 prill se zëvendësi i tij e ka larguar atë nga ambasada në qendër të Londrës dhe ka marrë kontrollin në emër të ushtrisë së Mianmarit. “Ky është një lloj puçi në mes të Londrës, mund ta shihni se ata kanë pushtuar ndërtesën time”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина отреагировала на высказывания Винер о россиянах






Как выбрать квартиру в Крыму?

Избившего контролера-ревизора мужчину осудили на 3,5 года

Правительство России направило дополнительно 1 млрд рублей на программу промышленной ипотеки

В МОСКВЕ ОТКРЫЛАСЬ ВЫСТАВКА ВОЕННЫХ ФОТОКОРРЕСПОНДЕНТОВ И ХУДОЖНИКА РОСГВАРДИИ «СВОЙ VZГЛЯД»