ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 13.04.2021

Norvegjia lehtëson këtë javë masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Norvegjia do të nisë lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit nga e premtja, duke përfshirë heqjen e ndalesës për shitje të alkoolit, që është vendosur para Festës së Pashkëve, ka thënë kryeministrja Erna Solberg të martën. Restorantet dhe kafiteritë tjera mund të nisin shitjen e alkoolit për konsumatorët që porosinin ushqim deri në orën 22:00, ka thënë Solberg. Organizimet sportive dhe ato kulturore për fëmijë dhe të rinj mund të zhvillohen me audiencë deri në 50 persona, apo deri në 600... Читать дальше...

Maqedoni e V.: Rritet numri i të vdekurve me COVID-19, ulet i të infektuarve

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 27 të vdekur me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 si dhe 1,129 të infektuar. Numri më i madh i viktimave, gjithsej 12, janë regjistruar në Shkup, nga tre në Ohër dhe Manastir ndërsa nga dy të vdekur janë regjistruar në Kumanovë dhe Tetovë. Në pesë qytete tjera është regjistruar nga një viktimë. Në Shkup gjithashtu është regjistruar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 458 persona. Instituti i Shëndetit Publik ka prezantuar... Читать дальше...

Irani kërcënon me pasurim të uraniumit deri në 60 për qind

Evropaelire.org 

Irani ka paralajmëruar se do të nisë pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti, dy ditë pas një sulmi në qendrën kryesore bërthamore Natanz. Për këtë sulm është fajësuar Izraeli. Ky paralajmërim ka ardhur disa orë pasi një diplomat i lartë iranian ka thënë se sulmi i supozuar në Natanz ka qenë “lojë shumë e keqe”, e cila do të forcojë dorën e Teheranit në bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Irani ka informuar Agjencinë... Читать дальше...

Mundësi e ulët e infektimit me COVID-19 nga sipërfaqet

Evropaelire.org 

Një studim i ri sugjeron se rreziku i marrjes së COVID-19 përmes sipërfaqeve të ndotura është i ulët ose një rast në 10,000; të dhëna të reja klinike nga Izraeli sugjerojnë se vaksina Pfizer/BioNTech mund të jetë më pak efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut; Kina thotë se mund të përziejë vaksinat e prodhuara në vend, për të rritur efikasitetin e tyre. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Bujar Tërstena)

Biden i kërkon Putinit ulje të tensioneve në kufi me Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar homologut të tij rus Vladimir Putin që të marrë masa për ulje të tensioneve me Ukrainën, dhe ka propozuar mbajtjen e një samiti në mes të dy liderëve, në ndonjë shtet të tretë. Në një bisedë telefonike, të zhvilluar më 13 prill, Biden “ka shprehur shqetësimet tona për rritjen e prezencës ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe në kufi me Ukrainën, dhe ka bërë thirrje për ulje të tensioneve nga ana e Rusisë”, është thënë në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Читать дальше...

Biden "do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani" deri më 11 shtator

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në 20-vjetorin e shënimit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, kanë thënë disa burime nga The Washington Post dhe Reuters. Ky vendim mund të rezultojë me dhënien fund të luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të bëjnë të ditur këtë vendim për aleatët e NATO-s në Bruksel, më 14 prill. Burimet... Читать дальше...

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri  

Evropaelire.org 

Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 prill në Shqipëri. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë garon në këto zgjedhje me Boiken Abazin, Iljaz Shehun dhe Kreshnik Merxhanin si kandidatë të pavarur. Njohësi i zhvillimeve politike në Shqipëri, Ben Andoni, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e kryeministrit të Kosovës, Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë ka filluar të jetë shqetësuese. Читать дальше...

Gërvalla: Kosova, e hapur për epokë të re me Serbinë

Evropaelire.org 

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se pavarësisht dëmit të shkaktuar nga Serbia, Kosova mbetet e hapur për dialog me këtë shtet. Sipas saj, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovës së pavarur, aq më shpejt do të dilet nga situata. “Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Читать дальше...



‘Vrasje aksidentale’ e të riut afrikano-amerikan

Evropaelire.org 

Në qytetin Mineapolis të Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar trazirat, pasi policia qëlloi për vdekje një afrikano-amerikan. Policia tha se vrasja ishte aksidentale. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)

Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim. Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus... Читать дальше...

Luftimi i trafikantëve të drogës me ndihmën e DEA-s

Evropaelire.org 

Përfshirja e Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës (DEA), në aksionet e fundit kundër trafikimit me lëndët narkotike në Maqedoninë e Veriut, është sinjal i qartë se organet vendore të ndjekjes penale dhe të policisë nuk janë në detyrën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i Policisë maqedonase. Të premten, më 9 prill, në aksin rrugor Prilep-Rosoman, në jugperëndim të shtetit, policia në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, gjatë një kontrolli rutinë konfiskuan 200 kilogramë marihuanë... Читать дальше...

Qeveria paralajmëron Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme 

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes të së martës, miratoi një koncept-dokument për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që u tha se i hap rrugë hartimit të një projektligji për këtë çështje. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Projektligji për konfiskimin e pasurisë do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave të dyshuar, edhe nëse ndaj tyre nuk ka aktgjykim të formës së prerë.  “Inicimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme i bën më efikase institucionet... Читать дальше...

Anulohet projekti i TIKA-s për restaurimin e Hamamit të Madh 

Evropaelire.org 

Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave, ka anuluar projektin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë, i cili ishte miratuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM). Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Qerim Ondozi, këshilltar për media i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. “Po, ky projekt është pezulluar", ka deklaruar Ondozi të martën. Ai ka shtuar se... Читать дальше...

BE-ja nuk komenton raportimet për letrën e Janshas dhe ndryshimet e kufijve

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Komisionit Evropian dhe i shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se zyrtarët e bllokut evropian nuk janë në dijeni për ndonjë dokument të dërguar nga kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha, për të cilin kanë raportuar mediat në Ballkan, e që supozohet se flet për ndryshimin e kufijve. Mediat, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, kanë shkruar se Jansha përmes një letre jozyrtare, që supozohet se i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ka... Читать дальше...

SHBA kërkon pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Evropaelire.org 

Autoritetet federale shëndetësore në Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit. Thirrja pasoi raportet për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut te njerëz që e kanë marrë vaksinën. Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së tha se po vepron “nga kujdesi”. Sipas saj, gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut janë zbuluar pas administrimit të më shumë se 6.8 milionë dozave të vaksinës. Administrata për Ushqim dhe... Читать дальше...

NATO i kërkon Rusisë të mos grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të mos vazhdojë me grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, ndërsa për këtë të fundit shprehu mbështetjen “e palëkundur” të aleancës. Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Stoltenberg tha se NATO “i qëndron krah Ukrainës”. Sipas tij, veprimet ruse janë “të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”. Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës... Читать дальше...

Pfizer/BioNTech së shpejti në Kosovë, çka duhet të dini?

Evropaelire.org 

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për synim shpërndarjen e vaksinave në vendet në zhvillim, tha të hënën se 100,620 dozat në fjalë do të arrijnë gjatë rundit të tretë të shpërndarjes, që përfshin periudhën prill-qershor 2021. Në fund të marsit, Kosova siguroi nga COVAX 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Të tilla pritet të sigurojë edhe 76,800, deri në fund të majit. Читать дальше...

Edhe një Ramazan në pandemi

Evropaelire.org 

Besimtarët e fesë Islame në mbarë botën, shënojnë Muajin e shenjtë të Ramazanit. Prej 13 prillit, ata nisin agjërimin e tyre. Ky është Ramazani i dytë që myslimanët e presin gjatë pandemisë së koronavirusit.

Osmani takon ish-presidentët e Kosovës

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi të martën ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. Osmani tha se i ka ftuar në takim paraardhësit e saj, për të krijuar një kulturë të re “të memories dhe traditës institucionale”, e cila, sipas saj, është e nevojshme që shteti i Kosovës të ecë përpara. Takimi po ashtu u thirr "për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të vazhdueshëm të ish-presidentëve, sidomos për çështje që janë të interesit nacional dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri - “i lodhur nga pandemia”

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit. “Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut. “Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat. Читать дальше...

Heshtja e autoriteteve të Kosovës për targat jolegale në veri

Evropaelire.org 

Në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, vazhdojnë të qarkullojnë automjetet me targa jolegale, me akronimin "KM" (Mitrovica e Kosovës), të cilat qytetarët e këtyre komunave i regjistrojnë në territorin e Serbisë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë që nuk kanë ndonjë urdhër nga instancat politike të vendit, për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me targat “KM”. Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011... Читать дальше...

India miraton vaksinën ruse Sputnik V

Evropaelire.org 

India miratoi përdorimin emergjent të vaksinës ruse Sputink V kundër koronavirusit. Kompania farmaceutike Dr Reddy's Laboratories tha të martën se ka marrë leje nga Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave në Indi për të importuar vaksinën. India, deri më tani, ka administruar mbi 100 milionë doza të dy vaksinave të prodhuara në këtë vend: Covaxin dhe Covishield. Covishield është version i vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, AstraZeneca. Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë Rusisë... Читать дальше...

Osmani uron Ramazanin, bën thirrje për respektimin e masave anti-koronavirus

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së Muajit të Ramazanit. “Sot, kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për të manifestuar shpirtin solidar, duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë”, tha Osmani. “Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin mes vete”, theksoi ajo. Osmani ftoi qytetarët që t’i respekojnë masat kundër koronavirusit, duke mbajtur maskat dhe dezinfektuar duart... Читать дальше...

Ujërat nga termocentrali i Fukushimës do të hidhen në det

Evropaelire.org 

Japonia miratoi planin për të hedhur në det më shumë se një milion tonë ujë të ndotur nga termocentrali i shkatërruar bërthamor, Fukushima. Uji do të trajtohet dhe do të hollohet, në mënyrë që nivelet e rrezatimit të jenë nën nivelet e vendosura për ujë të pijshëm. Qeveria japoneze tha se puna për lëshimin e ujit që përdoret për të ftohur karburantin bërthamor, do të fillojë brenda dy vjetësh. Rreth 1.25 milion tonë ujë u ruajtën në rezervuarë në termocentralin bërthamor Fukishima, qëkur tërmeti... Читать дальше...

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

Evropaelire.org 

Të gjithë njerëzit mbi 50 vjeç dhe ata të grupeve me rrezik të lartë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur Qeveria britanike. Kjo do të thotë se autoritetet kanë përmbushur qëllimin e tyre për t’iu dhënë dozën e parë nëntë grupeve me prioritet, deri më 15 prill. “Ky është një tjetër moment i jashtëzakonshëm historik në programin tonë të vaksinimit”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. Qeveria tha se është në rrugë të duhur për... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






«Передайте Ильичу - нам и десять по плечу»: челябинская автомобильная весна. Пятничные моргулесы

Подмосковье провело отборочный этап фестиваля «Робофинист»

В Ростове задержали подозреваемого в убийстве парня на парковке в Москве

Сервисы аренды самокатов могут начать блокировать аккаунты несовершеннолетних