ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 24.04.2021

Biden njeh masakrën ndaj armenëve si gjenocid

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka njohur zyrtarisht masakrën kundër armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. “Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetën e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin armenë në epokën Osmane dhe ne zotohemi sërish për të parandaluar që mizori të tilla të ndodhin sërish”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar më 24 prill, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit armen. “Ne nderojmë viktimat e Meds Yegher në mënyrë që tmerret... Читать дальше...

Turqia nis ofensivë ushtarake në veri të Irakut

Evropaelire.org 

Turqia ka nisur një operacion të ri ushtrak kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, duke kryer në seri të sulme ajrore kundër tyre, thanë zyrtarët më 24 prill. Ushtria ka goditur caqet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në qytetin kufitar Hakkari, tha televizoni shtetëror. Forcat speciale, dronët dhe helikopterët po ashtu janë pjesë e kësaj ofensive në veri të Irakut, thanë zyrtarët dhe raportuan mediat të shtunën. Ofensiva ka për qëllim të “zhduk vrasësit”, tha presidenti turk... Читать дальше...

Policia interviston tre persona për vrasjen me thikë në afërsi të Parisit

Evropaelire.org 

Hetuesit francezë thanë më 24 prill se janë duke marrë në pyetje tre persona, lidhur me vrasjen e një tuniziani, që ishte punëtor i policisë. Viktima vdiq pas një sulmi me thikë në afërsi të Parisit, në një sulm të dyshuar islamist. Mediat kanë raportuar se sulmuesi, 36 vjeç, i identifikuar si Jamel Gorchene, më 23 prill, theri me thikë në fyt një punëtor të administratës, të moshës 48 vjeç. Më pas policët kishin shtënë në drejtim të sulmuesit. Gorchene nuk kishte qenë një person i njohur për shërbimet e inteligjencës apo për policinë. Читать дальше...

Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, janë duke i bashkërenduar qëndrimet për procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Rrahman Paçarizi. Sipas tyre, në favor të këtij bashkërendimi janë: letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe vizita e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në Prishtinë dhe Beograd. Në letrën që presidenti... Читать дальше...

Liderët rajonalë kërkojnë nga ushtria e Mianmarit të ndalë shtypjen e protestave

Evropaelire.org 

Liderët rajonalë i kanë bërë thirrje ushtrisë në Minamar që të ndalojë vrasjet dhe dhunën ndaj protestuesve, pas puçit ushtarak të shkurtit të këtij viti dhe të lejojnë një delegacion që ta vizitojë këtë shtet. Në Xhakarta të shtunën u mbajt një takim mes liderëve të gjysmës së shteteve të Azisë Juglindore me gjeneralin e Minamarit, Min Aung Hlaing. Shtetet e Azisë Juglindore i kanë bërë thirrje Minamarit që të ndalë shtypjen e protestave pro-demokracisë. Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin... Читать дальше...

Çka është Njësia 29155 e GRU-së?

Evropaelire.org 

Më 20 mars, 2012, një dekret i nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov u publikua nga Qeveria ruse. Ky dekret përcaktonte një sistem të pagesës për ushtarakët për “arritje të veçanta në shërbim”. Neni 4 i këtij urdhri, për të cilën fillimisht raportoi Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, thotë se “pjesëtarët e njësive ushtarake 99450, 74455 dhe strukturat e Njësisë ushtarake 29155 do të paguhen me një shtesë mujore”. Atëbotë, këtij dekreti iu kushtua pak vëmendje: Dihej pak për njësitë... Читать дальше...

Afaristët kërkojnë që ndihma nga shteti të mos vonohet

Evropaelire.org 

Në kohë të vështira, nevojitet reagimi i shpejtë për t’i sanuar dëmet e shaktuara nga kriza, në të kundërtën do të thellohet në masë të parikuperueshme hendeku i zhvillimit negativ në sektorin privat, që paraqet boshtin kryesor të zhvillimit ekonomik, thonë nga odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Afaristët, thonë se për të qenë rikuperimi ekonomik më i qëndrueshëm në periudhë afatmesme, autoritetet e vendit duhet të punojnë në drejtim që ekonomia të bëhet më rezistente ndaj goditjeve që ka shkaktuar kriza e pandemisë. Читать дальше...

Armenët shënojnë Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të bëjë një njoftim më 24 prill, në mes të spekulimeve se ai do ta njohë si gjenocid masakrën e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Biden, gjatë kohës sa ishte kandidat për president të SHBA-së, ishte zotuar se nëse zgjidhet president, do të ndërmerrte një hap të madh simbolik në këtë drejtim. Ai pritet që më 24 prill të lëshojë një deklaratë, në ditën kur armenët shënojnë Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit. Gjatë Luftës së Parë Botërore... Читать дальше...



Kosova regjistron shtatë viktima dhe 335 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Të shtunën, Kosova regjistroi shtatë viktima dhe 335 raste të reja me koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rastet e reja dalin pas testimit të 3.252 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Gjatë 24 orëve, IKSHPK-ja... Читать дальше...

E diela vendimtare e Shqipërisë

Evropaelire.org 

Rreth 3.6 milionë shqiptarë më të drejtë vote në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 prill. Fushata elektorale u shoqërua me tensione, që u karakterizuan me dy incidente të armatosura.

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet me bomba në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Afganistan më 24 prill raportuan për një valë të sulmeve, ku u vranë të paktën 22 persona. Sulmet ndodhën në pesë provinca të këtij vendi, teksa dhuna po vazhdon të pengojë përpjekjet për arritjen e paqes në Afganistan. Bombardimet e kryera nga militantët talibanë janë rritur që prej se presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji, njoftoi se do të ketë vonesa në tërheqjen e trupave amerikan nga Afganistani. Afati për tërheqjen e trupave, që fillimisht ishte për 1 maj, tani është deri më 11 shtator. Читать дальше...

Kina hedh poshtë akuzat për gjenocid në Xinjiang

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i Partisë Komuniste kineze në provincën Xinjiang e ka kritikuar Britaninë, që këtë javë ka thënë se trajtimi i ujgurëve dhe minoriteteve të tjera është gjenocid. Ky zyrtar ka thënë se këto akuza janë “totalisht të pabaza” dhe “nuk përkojnë me fakte”. Të paktën një milion ujgurë dhe minoritete të tjera, kryesisht myslimane, besohet se po mbahen në kampe në Xinjiang dhe ka dokumentime të abuzimeve dhe ndalimit arbitrar, të sterilizimit të detyrueshëm dhe punës së detyrueshme. Qeveria... Читать дальше...

A mund ta parandalojë filmi mohimin e gjenocidit?

Evropaelire.org 

Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës shpresojnë që filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?”, të fitojë çmimin Oskar, në mënyrë që të rikujtohet gjenocidi që ndodhi në vitin 1995 si dhe të ndalojë mohuesit e kësaj ngjarjeje të rëndë. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)

Disa shtete ashpërsojnë masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar sistemin shëndetësor në disa shtete, teksa pandemia ka vrarë më shumë se tre milionë persona në mbarë botën. Spitalet në Indi kanë bërë thirrje që të furnizohen me oksigjen, teksa kriza shëndetësore në këtë shtet po përkeqësohet. Më 23 prill, India ka raportuar mbi 330,000 infektime të reja – shifra më e lartë brenda një dite që ndonjë shtet ka regjistruar – dhe mbi 2,000 viktima. Shumë pjesë të shtetit kanë ashpërsuar masat, përfshirë Nju Dehlin si dhe shtetin verior Uttar Pradesh... Читать дальше...

SHBA-ja heq pauzën për vaksinën Johnson & Johnson

Evropaelire.org 

Rregullatori shëndetësor në Shtetet e Bashkuar ka hequr pauzën 11-ditore për vaksinën kundër COVID-19 Johnson & Johnson, por shtoi se do të shtohet një paralajmërim se kjo vaksinë mund të shkaktojë mpiksje të gjakut. Qendrat për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve më herët kishin miratuar këtë vaksinë për përdorim. Por, 15 persona që e kishin marrë këtë vaksinë, kishin pasur mpiksje serioze të gjakut. Ky vendim do të thotë se të paktën dhjetë milionë doza të Johnson & Johnson që gjenden në fabrikën e kësaj kompanie në Holandë... Читать дальше...

“Më fal”, në katër gjuhë

Evropaelire.org 

Riallda Muhoviq, disa kohë më parë kishte një debat të vogël me një mik të saj. Kur e kuptoi që ajo ishte gabim, kërkim-falja e saj ishte e pazakontë. “Më fal, I am sorry, Zhao Mi Je, Üzgünüm”. Ajo i kërkoi ndjesë mikut të saj në të katër gjuhët që i flet rrjedhshëm. “Për pesë sekonda në krejt gjuhët i kam thënë më fal dhe ai ka mbetur duke më shikuar sepse nuk e ka pritur që unë t’i kërkoj falje në të katër gjuhët”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Për Rialldën dhe motrën e saj binjake Illdën nga Prishtina... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане






Консультации по вопросам погребения провели в Подмосковье

Валуй: Программа реновация затрагивает 80% территории Москвы

Почему дети воюют со своими звёзными родителями

В Великом Новгороде полиция задержала двух работников подпольной нарколаборатории