ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 26.04.2021

Franca e shqetësuar me shëndetin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është seriozisht i shqetësuar për shëndetin e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny. Zyra e presidentit Macron njoftoi për një bisedë telefonike të zhvilluar mes dy liderëve. Macron gjatë bisedës gjithashtu ngriti nevojën e "respektimit të të drejtave themelore të Navalnyt". Më herët të hënën, Gjermania dënoi një urdhër nga prokurorët rusë për të pezulluar të gjitha veprimtaritë e Fondacionit Antikorrupsion... Читать дальше...

SHBA-ja inkurajon Kosovën dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje

Evropaelire.org 

Raportet SHBA-Kosovë, sigurimi i vaksinave kundër COVID-19 dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë tema të diskutimit ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Njoftimi është bërë nga presidenca e Kosovës, e cila citon zyrtarin e lartë amerikan të ketë thënë se në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “SHBA-ja inkurajon palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive... Читать дальше...

Seksizmi duhet të trajtohet nga ana e BE-së, thotë von der Leyen

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën se trajtimi që iu bë asaj gjatë vizitës së fundit në Turqi, nënvizon nevojën që BE-ja të merret me çështjen e seksizmit. Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me Erdoganin më 6 prill. Mysafirët u çuan në një dhomë të madhe për bisedime, por atje ishin vendosur vetëm dy karrige për tre udhëheqësit. Atje u ulën dy burrat, ndërsa von der Leyen u ul në një divan të madh, larg homologëve të saj meshkuj. Читать дальше...

Vuajtjet e një familjeje, 35 vjet pas katastrofës së Çernobilit

Evropaelire.org 

Ish-punonjësja e uzinës së energjisë bërthamore në Çernobil, Anna Shynkarenko, e kujton hutinë dhe evakuimin e vonuar të familjeve, pas katastrofës bërthamore të vitit 1986, në atë që dikur ishte Bashkimi Sovjetik. Ajo thotë se fillimisht nuk ka ditur asgjë për seriozitetin e fatkeqësisë më të madhe civile bërthamore, dhe se madje ka punuar në ndërrimin e saj të rregullt në uzinën bërthamore, një ditë pas katastrofës. Kur Shynkarenko, bashkëshorti i saj, dhe tre vajzat e tyre më në fund u evakuuan nga shtëpia e tyre në Pripiatin e afërt... Читать дальше...

Kosova vë në dilemë datën e vazhdimit të dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Një vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë datë, e ka paralajmëruar të hënën Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai e bëri njoftimin gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Bruksel. Por... Читать дальше...

Të padukshme në Ditën e Dukshmërisë

Evropaelire.org 

A.K. ishte 10 vjeçe kur e kuptoi që ndiente tërheqje për personat e gjinisë së saj. Ajo shoqërohej kryesisht me djem, por qysh si fëmijë kuptoi që tërheqje ndjente ndaj vajzave. Prandaj, ende pa e ditur saktë se çfarë do të thoshte orientimi seksual apo të qenit lezbike, ajo ia rrëfeu ndjenjat shokëve të saj.  “Për herë të parë ia kam thënë shoqërisë, shokëve të mëhallës. Ata nuk është që kanë reaguar keq sepse me shoqëri kurrë nuk kam pas problem”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Familjes... Читать дальше...

Maqedonia e V., pa kushte për librat digjitalë 

Evropaelire.org 

Nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, thonë se Ministria e Arsimit fillimisht duhet të sigurojë kushtet elementare për mësimin klasik, e më pas të investohet në zhvillimin e librave digjitalë, ashtu siç ka premtuar kjo ministri. Blendi Hodai, kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, ka theksuar se mësimi me librat digjitalë edhe më shumë do të thellojë hendekun social të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.    “Ne nuk jemi kundër digjitalizimit, por vlerësojmë se digjitalizimi është kundër vendit tonë... Читать дальше...

OBSH dërgon ekipe shtesë në Indi

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke dërguar ekipe shtesë dhe furnizime në Indi për të ndihmuar këtë vend që të luftojë pandeminë, tha të hënën shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. "OBSH po bën gjithçka që mundet, duke siguruar pajisje, spitale lëvizëse në terren dhe pajisje laboratorike", tha Ghebreyesus në një konferencë. Sipas tij mbi 2.600 anëtarë shtesë të stafit të OBSH-së do të ndihmojnë këtë vend në përballje me pandeminë. Të hënën, India shënoi sërish një rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19... Читать дальше...



Votë e lirë apo ndërhyrje e Albin Kurtit në Shqipëri?  

Evropaelire.org 

Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Tiranës me vetura zyrtare, edhe pse nuk ishte një udhëtim zyrtar. Kurti, që ka shtetësi të dyfishtë, shkoi atje për të shfrytëzuar të drejtën e votës dhe për të mbështetur tre kandidatë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, të cilët i ka përkrahur edhe gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri. Të tre këta anëtarë të partisë së Kurtit, kandiduan si kandidatë të pavarur në këto zgjedhje. Vota e Kurtit nuk ndikoi shumë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri... Читать дальше...

Borrell pret marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha se pret që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, sado e vështirë që të duket arritja e saj. Këto komente ai i bëri të hënën gjatë një konference të përbashkët në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Borrell shprehu bindjen se dialogu do të vazhdojë në muajin maj, me një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq. Читать дальше...

BE-ja padit AstraZeneca-n

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka nisur veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca në lidhje me mungesat në dorëzimin e vaksinave kundër koronavirusit. Mungesa e tyre ka shënuar vonesa në procesin e imunizimit në të gjitha vendet anëtare të BE-së. "Komisioni ka filluar të premten e kaluar një veprim ligjor kundër kompanisë AstraZeneca në bazë të shkeljeve të marrëveshjes së blerjes", tha Stefan De Keersmaecker, një zëdhënës i BE-së. "Disa kushte të kontratës nuk janë respektuar... Читать дальше...

Borrell: Më 11 maj pritet takimi Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai e bëri njoftimin gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Bruksel. Në Bruksel të martën pritet të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012... Читать дальше...

Izraeli mbyll zonën e peshkimit në Rripin e Gazës

Evropaelire.org 

Izraeli njoftoi se ka mbyllur një zonë peshkimi në Rripin e Gazës, pas sulmeve të vazhdueshme me raketa ndaj shtetit hebre. Ushtria izraelite njoftoi se pesë raketa qëlluan Izraelin brenda natës. Dy prej tyre u shënjestruan nga mbrojtja raketore e Izraelit. Zona e peshkimit pranë Gazës do të "mbyllet plotësisht deri në një njoftim tjetër", njoftoi mekanizmi ushtarak izraelit që administron çështjet civile në territoret palestineze duke përfshirë Bregun Perëndimor të okupuar. Izraeli tha se... Читать дальше...

Opozita: Kurti dështoi në menaxhimin e pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi dhe sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, deklaruan të hënën deputetët e partive opozitare, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar gjendjen me pandeminë COVID-19 në vend. Sipas tyre, prioritet politik i kryeministrit, Albin Kurti, ishin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe jo shëndeti i qytetarëve të Kosovës. Kurti nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

IKSHPK: 11 viktima dhe 154 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Të hënën në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima nga koronavirusi i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, viktimat janë shënuar në Gjilan 3 raste, me nga dy raste Gjakova dhe Mitrovica, si dhe Drenasi, Peja, Prishtina dhe Suhareka me nga një rast. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.140. Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar 1.559 mostra prej të cilave 154 kanë dalë pozitive. Читать дальше...

Vazhdon dëbimi i diplomatëve mes Rusisë dhe vendeve evropiane

Evropaelire.org 

Tensionet diplomatike mes Rusisë dhe vendeve evropiane po vazhdojnë duke e shndërruar në përditshmëri dëbimin e diplomatëve. Rusia njoftoi se ka dëbuar një diplomat italian si shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë në muajin mars. "Ambasadori italian në Moskë, Pasquale Terracniano, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ku iu komunikua njoftimi se ndihmësi i atasheut të mbrojtjes dhe atasheut detar në ambasadën në Moskë shpallen persona non grata (të padëshiruar v.j) si... Читать дальше...

Godfrey: Kosova, pengesa kyçe për integrimin e Serbisë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha se pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane, qëndrimi mbetet i vazhdueshëm se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Ai vlerësoi se pengesa më e madhe e integrimit evropian të Serbisë mbetet çështja e pazgjidhur e raporteve me Kosovën. “Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbajnë të njëjtën linjë me të”, tha Godfrey... Читать дальше...

Komisioni Evropian deklarohet kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Evropaelire.org 

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë të hënën në një konferencë për media se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është i qartë dhe se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim kufijsh. Ai i ka bërë këto deklarata kur është pyetur se cili është qëndrimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen rreth ideve për ndryshim të kufijve, qoftë përmes dyshimeve se për këtë ka pasur një “non paper” slloven, apo... Читать дальше...

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, prin PS-ja

Evropaelire.org 

Në Shqipëri ka filluar procesi i numërimit të votave që nga orët e para të mëngjesit të së hënës dhe deri në ora 15:00 janë numëruar votat në 2.557 qendra të votimit nga 5.199 Nga rezultatet e deritanishme, kryeson Partia Socialiste me 48.77 për qind të votave, Partia Demokratike me 39.29 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.07 për qind. Ndërkaq, në këto zgjedhje, si kandidatë të pavaruar garuan edhe tre anëtarë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Boiken Abazi, sipas rezultateve të deritanishme... Читать дальше...

Новости России
Москва

Я – фартовая! Слушательница ENERGY отправилась в Мексику на выступление Джареда Лето


Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Myslimanët shënojnë Muajin e Ramazanit, në disa qytete ruse qytetarët protestojnë në mbështetje të liderit opozitar, Aleksei Navalny, ushtarët ukrainas marrin pjesë në luftime në lindje të Ukrainës. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur në javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy rrugë drejt vetting-ut

Evropaelire.org 

Organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, janë të gatshme t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre, për të qenë pjesë e Grupit punues të themeluar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, për hartimin e koncept-dokumentit për një ligj për vetting në sistemin e drejtësisë, thonë përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, Grupit për Studime Juridike dhe Politike si dhe të Institutit të Kosovës për Drejtësi. Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu... Читать дальше...

Trupat amerikane zbarkojnë në Shqipëri në prag të manovrës së përbashkët

Evropaelire.org 

Në prag të manovrës më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të hënën në Shqipëri zbarkoi kontingjenti i fundit me rreth 800 ushtarë amerikanë që do të jenë pjesë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila përmes llogarisë së saj në Twitter ka paralajmëruar edhe qëndrimin e disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri, gjatë muajit maj, për t'i mbikëqyrur ushtrimet e përbashkëta historike mes mijëra ushtarëve amerikanë dhe shqiptarë në Shqipëri. Читать дальше...

Përkeqësohet kriza shëndetësore në Indi

Evropaelire.org 

Të hënën, India shënoi sërish një rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19, teksa shtetet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë u zotuan se do të dërgojnë ndihmë shëndetësore, për të ndihmuar Indinë në luftën kundër pandemisë. India regjistroi 352,991 raste të reja në 24 orët e fundit, teksa spitalet në mbarë vendin janë mbingarkuar. Spitalet në kryeqytet, Nju Dehli po kthejnë mbrapsht pacientët, pasi nuk kanë shtretër të lirë e as furnizime me oksigjen. “Aktualisht, ka... Читать дальше...

Ka mundësi që amerikanët t'iu kthehen udhëtimeve në Evropë gjatë verës

Evropaelire.org 

Amerikanët do të mund të udhëtojnë këtë verë në Bashkimin Evropian – nëse janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka thënë të përditshmes amerikane New York Times se një gjë e tillë duhet të jetë e mundshme, pasi të dyja palët kanë miratuar vaksinat e njëjta. Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar vaksinat e kompanive Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson. Megjithatë, shefja e BE-së nuk ka dhënë... Читать дальше...

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e tretë në Mars

Evropaelire.org 

Helikopteri eksperimental i NASA-s ka fluturuar për herë të tretë në Mars, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës më 25 prill. Helikopteri, i quajtur Ingenuity, është ngjitur në pesë metra lartësi, dhe më pas ka kryer 50 metra fluturim, duke lëvizur anash. Ekipeve të NASA-s në Tokë, ai u ka dërguar fotografi bardhë e zi mbi sipërfaqen e Marsit. Ingenuity më pas është kthyer në vendin ku është nisur, pas 80 sekondash të fluturimit. NASA ka thënë se materiali i incizuar gjatë fluturimit do të dërgohet në Tokë në ditët në vijim. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова обыграла первую ракетку мира на турнире WTA






Лотерейному миллионеру снова улыбнулась удача: пчеловод из Ростовской области выиграл почти 10 миллионов

Румыния с 31 марта впервые начнет выдавать шенгенские визы россиянам

Как в России строят "лёгкие" мосты под ключ

Городок, возникший в начале 30-х: жители поселения Внуковское смогут принять участие в творческом конкурсе